Si t’i konservoni ullinjtë për dimër

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Si t’i konservoni ullinjtë për dimër
1-3-1-696x522-720x340.jpg


Ullijtë janë shumë të shijshëm në sezonin e vjeshtës dhe atë të dimrit. ثshtë momenti kur në treg mund të gjeni ullij të vendit, në mënyrë që t’i konservoni për të shoqëruar pjatat tradicionale të shqiptarëve, fasule dhe thjerrëza, por edhe pjatat e mishërave.

Teknika
Hiquni ullijve farat dhe shpëlajini me ujë të ftohtë. Nëse ullijtë janë të hidhur lërini disa ditë në ujë dhe ndërrojeni atë, çdo ditë, ose dy herë në ditë. Ky proces mund të vijojë 3-4 ditë, por jo më shumë.

Më pas përgatisni shëllirën për të kriposur ullijtë. Për 1 litër ujë mjaftojnë 3 lugë gjelle të plota me kripë.

Në këtë tretësirë mund të fusni edhe disa lëkura limoni, ose portokalli, për t’u dhënë më shumë shije. Për t’u hequr hidhërimin përdoret edhe teknika me hirin e drurit. Për këtë teknikë mjaftojnë 2 lugë gjelle plot me hi, të situr më parë, për 1 litër ujë. Për të larguar ndonjë papastërti tjetër, përzierja e hirit kullohet sërish.

Ullinjtë vendosen në këtë përzierje dhe lihen për 24 orë. Më pas, shpëlahen dhe kullohen nga uji me hi, dhe futen në enën me shëllirën e kripës.

Ullinjtë mund të marinohen edhe me erëza, në kavanozë më të vegjël. Në to shtohen vaj ulliri, rigon, lëkura portokalli ose limoni, presh, dhe konsumohen brenda pak ditësh.shije.life


b-gatuajshendetshem
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top