Si të qëndroni tërheqëse për partnerin tuaj?

Kresha

A pretty face can never trick me
-640-0-5f9473ff0a214.jpg

Të gjitha femrat dëshirojnë që të jenë përgjithmonë me mashkullin që e dashurojnë, por kjo ka nevojë për disa mënyra sjelljesh. Të kesh një partner dhe ta bësh të jetë i interesuar gjithmonë për ty, kthehet në një qëllim të përditshëm. Më poshtë keni disa këshilla se si të jeni gjithmonë tërheqëse.

Mos u bëni posesive

Nëse e keni shprehi të mbështeteni gjithmonë te partneri juaj, ta thirrni atë çdo gjysmë ore, ta pyetni për çdo gjë që ai e bën, atëherë urgjentisht ndalojeni këtë shprehi. Kjo shprehi herët ose vonë do ta bëj atë tuaj të lodhet nga ju dhe t’ju braktis.

-640-0-5f94752811053.jpg

Bëhuni praktike dhe realiste

Një lidhje e suksesshme bazohet në atë se sa mirë ju e kuptoni të dashurin tuaj. Mos harroni se ai dëshiron edhe jetë të lirë. Mos kërkoni nga ai gjithmonë të jetë me ju.Në fund të fundit largësia e bën dashurinë më të fortë.

Shpreheni dashurinë tuaj

Partnerit tuaj i duhen fjalët. Beni diçka speciale për të, shkruani një letër dashurie, blijani një dhurate ose bëni ndonjë befasi sipas preferencave të tij. Edhe “Të dua” e thjeshtë mund të bëj çudira. Befasojeni në momentin, që ai më së paku e pret.

Kaloni kohë cilësore

Komunikimi me partenrin ka shumë rëndësi. Nëse të dy partnerët janë të punësuar, atëherë ata këtë kohë duhet ta gjejnë gjatë fundjavës, ndërsa çiftet e martuara mund të hanë një mëngjes së bashku ose mund të kenë çdo ditë nga një bisedë 10 minutëshe para se të bien në gjumë.

-640-0-5f94740d2458a.jpg

Asnjëherë mos e nxirrni mllefin tek partneri

Në punë ose diku tjetër brenda ditës mund të konsumoni energji negative. Mos e shfrytëzoni rastin që këtë energji ta çlironi te njeriu më i dashur për ju. Në vend të kësaj mund të kërkoni nga partneri juaj një përqafim. Besoni se funksionon.

Vishuni dhe rregullohuni

Mbajeni veten të mrekullueshme dhe tërheqëse. Kini kujdes me mënyrën si visheni dhe rregulloheni.

Xhelozia

Një nga metodat e vërtetuara për të qenë tërheqëse për një mashkull është ‘ta injoroni’ atë pak dhe ta bëni xheloz duke komentuar ndonjë mashkull tjetër të bukur.

Duaje veten

Kur nuk na pëlqen vetja, ne priremi të projektojmë atë që nuk na pëlqen tek vetja tek partnerët tanë. Sa më shumë ta pranojmë veten, aq më tolerantë jemi ndaj të tjerëve që na rrethojnë. Nëse ka diçka që nuk ju pëlqen tek vetja, merrni përgjegjësi dhe përqendrohuni në përmirësimin e saj. Vetë-zhvillimi është jetik, na jep kuptim dhe inkurajon kënaqësi më të madhe brenda vetes dhe me të tjerët. Dashuria për veten inkurajon vlerësim pozitiv dhe mund të promovojë një mjedis ku ne ndihemi më të tërhequr nga partnerët tanë.


//classlifestyle
 

Attachments

  • -640-0-5f9473ff0a214.jpg
    -640-0-5f9473ff0a214.jpg
    67.9 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5f94752811053.jpg
    -640-0-5f94752811053.jpg
    60.7 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5f94740d2458a.jpg
    -640-0-5f94740d2458a.jpg
    33.3 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5f9473ff0a214.jpg
    -640-0-5f9473ff0a214.jpg
    67.9 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5f94752811053.jpg
    -640-0-5f94752811053.jpg
    60.7 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5f94740d2458a.jpg
    -640-0-5f94740d2458a.jpg
    33.3 KB · Shikime: 0
Looooool

E njejta gje vlen dhe per seksin delikat ?
 
Rri e bej si te duash @Loverboy mashkulli kafsh ngelet ?
Edhe ne kemi tipare tkafsheve. Me te ndegjuar e kam edhe femrat poashtu. Psh soj pele, soj mace etj, keshtu thonin. A e ke kuptuar ndonjehere perse lol
 
-640-0-5f9473ff0a214.jpg

Të kesh një partner dhe ta bësh të jetë i interesuar gjithmonë për ty, kthehet në një qëllim të përditshëm.
Qellim i perditshem? Qellim te perditshem duhet te keni te permiresoni veten, te rriteni, te realizoni objektivat tuaja dhe jo te besh partnerin te interesohet per ty.
Keshilla ime si eksperte e fushes eshte: Jini vetvetja dhe beni ç’tju doj kokrra qejfit tuaj. Ai qe te gjen interesante te gjen pa shume perpjekje nga ana juaj. ?
 

Attachments

  • -640-0-5f9473ff0a214.jpg
    -640-0-5f9473ff0a214.jpg
    67.9 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5f9473ff0a214.jpg
    -640-0-5f9473ff0a214.jpg
    67.9 KB · Shikime: 0
Qellim i perditshem? Qellim te perditshem duhet te keni te permiresoni veten, te rriteni, te realizoni objektivat tuaja dhe jo te besh partnerin te interesohet per ty.
Keshilla ime si eksperte e fushes eshte: Jini vetvetja dhe beni ç’tju doj kokrra qejfit tuaj. Ai qe te gjen interesante te gjen pa shume perpjekje nga ana juaj. ?

Sa lehte e thuani, perderisa ne anen tjeter ne max mundoheni tfitoni zemren e partnerit :D
 

Me fal Lego, por shume postim FAKE!

Nuk ka asnje person ne bote, qe nuk mundohet te beje dicka, qe ta fitoje dashurine e personit qe e do. Ndaj, ne kete rast pergjigjeja juaj eshte teper e FEJKIRAT :D
 
Me fal Lego, por shume postim FAKE!

Nuk ka asnje person ne bote, qe nuk mundohet te beje dicka, qe ta fitoje dashurine e personit qe e do. Ndaj, ne kete rast pergjigjeja juaj eshte teper e FEJKIRAT :D
Nuk eshte nevoja per shum mundim dhe perpjekje per te fituar dashurine e dikujt. O puqesh o s’puqesh! Mund te perpiqesh shum, aq sa te sfilitesh, ta tjetersosh veten, dhe ai person po se ndjeu s’te do dhe kaq. Prandaj gjerat duhet te vin vet natyrshem, pa zbatuar manuale si kto me siper. Kte doja te thoja.
 
Nuk eshte nevoja per shum mundim dhe perpjekje per te fituar dashurine e dikujt. O puqesh o s’puqesh! Mund te perpiqesh shum, aq sa te sfilitesh, ta tjetersosh veten, dhe ai person po se ndjeu s’te do dhe kaq. Prandaj gjerat duhet te vin vet natyrshem, pa zbatuar manuale si kto me siper. Kte doja te thoja.

Tani jemi OK :p

Po gruaja e Ledrit, a din gje, lindi akoma apo jo lool
 
Nuk e di aty, e di qe Ledri luan counter strike cdo nate :lol:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


minuta 6:50 e ke ledrin gamer :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top