Si të lyejmë sytë jeshil?

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ndiqni këto 5 këshilla dhe nuk do të gaboni në trukimin e tyre.

• Ngjyrat e kapakëve që përdoret për sytë: nëse keni sy jeshilë, në çantën tuaj të tualeteve nuk duhet të mungojnë nuancat e vjollcës. Të jetë lejla, rozë e hapur, kumbull apo vjollcë e ndezur. Me këtë ngjyrë jeni të sigurta që do të nxirrni në pah ngjyrën tuaj të syve. Nëse dëshironi të guxoni më shumë, mund edhe ta kombinoni me një rimel vjollcë, për të pasur një rezultat akoma më magjepsës. Për sytë jeshilë janë të përkryer edhe ngjyrat metalike si argjendi apo bakri. Në këtë rast mund të zgjidhni edhe jeshilen, me kusht që të jetë e ndezur dhe ndryshe nga ngjyra e syve tuaj.

• Ngjyrat që duhen evituar: të ndaluara janë ngjyrat jeshile të buta, apo ato bojqielli, mund të rrezikoni të shuani vështrimin tuaj, edhe pse do ta kombinonit me vizë të zezë bojë apo laps.


e6268677-8017-4b32-89ca-b880589ed9b5---0-.jpg
• Pak laps: sytë jeshilë, ashtu sikurse ata bojqielli, janë vërtet të bukur kur theksohen me lapsin e zi. Vajzat me sy jeshilë mund të forcojnë vështrimin e tyre edhe me një laps jeshil për t’u aplikuar në pjesën e poshtme të syrit: do të duket pothuajse një refleks i ngjyrës së irisit të syrit. Edhe në këtë rast më mirë evitoni nuancat e hapura, drejtohuni ndaj jeshiles së errët që të dallohet mirë nga ngjyra juaj e syve.

• Nëse keni flokë gështenjë: në rast se flokët tuaj kanë nuanca bakri, ju këshillojmë ngjyra metalikë për kapakët e syve, ndërsa nëse përafrojnë me ngjyrën bionde, mund të hidheni tek tonalitetet e vjollcës.

• Nëse keni flokë bionde apo të kuqe. Për biondet, për të theksuar vështrimin tuaj ju këshillojmë një ngjyrë të kuqe për kapakët, por jo portokalli, as lejla dhe as vjollcë. Ndërsa për flokëkuqet nuancat e ngrohta si bakri dhe bronzi./living.al/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top