Si të kujdeseni për lëkurën në pranverë

cent

...Lontano
Kujdesi për lëkurën është një sfidë për femrat. Sakrifikojnë gjithçka për të qenë të bukura dhe për të pasur një lëkurë të freskët. Me ndërrimin e stinëve gjithçka bëhet akoma më e vështirë, ndërsa kujdesi për lëkurën kërkon ndryshim.

53950_3.jpg


Sapo kemi lënë pas stinën e dimrit, por lëkura është e thatë dhe me shenja. Mbizotëron një zbehje në fytyrë dhe në trup, kjo sepse kanë munguar rrezet e diellit.

Ardhja e pranverës kërkon që ju të bëni një hidratim të gjithë lëkurës së trupit. Kjo stinë simbolizon dhe kujdesin për lulet, duhet pasur kujdes e duhen përdorur dorëza mbrojtëse për duart.

Nevojitet një pastrim i thellë i lëkurës kjo do të ndihmonte fytyrën të rifitojë pamjen natyrale dhe butësinë. Pastrimi bëhet me preparate të ndryshme që përmbajnë edhe grimca pak më të forta në madhësi të rërës, në mënyrë që të largohen qelizat e vdekura dhe pjesët e thara të lëkurës së fytyrës.

Përdoret një shprehje për këtë periudhë “dielli i pranverës të nxin lëkurën”, pasi rrezet e diellit shtohen me ardhjen e kësaj stine, por këshillohet mbrojtja e lëkurës. Mbrojtja nga rrezet e diellit që të mos shkaktojnë asnjë dëm në lëkurë. /BalkanWeb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top