Si të fitoni Green Card amerikane

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Si të fitoni Green Card amerikane
Si_te_fitoni_Green_Card_amerikane.jpg
Duke aplikuar vetë pa pagesë. Po, po, nëse keni pak aftësi në kompjuter dhe e njihni anglishten apo dikë që njeh anglisht, ju nuk keni nevojë të paguani shuma të mëdha për të aplikuar për lotarinë për Green Card amerikane.

Procesi hapet me: Si të fitoni Green Card amerikane

Duke aplikuar vetë pa pagesë. Po, po, nëse keni pak aftësi në kompjuter dhe e njihni anglishten apo dikë që njeh anglisht, ju nuk keni nevojë të paguani shuma të mëdha për të aplikuar për lotarinë për Green Card amerikane.

Pra siç po e shihni titulli ishte paksa mashtrues. Nuk ka formulë magjike për të fituar dhe çdo kush që ju premton diçka më shumë se mbushje teknike të formularëve si shërbim, ju ka mashtruar.

Shteti amerikan e ofron këtë lotari pa pagesë si mënyrë për të shtuar larminë e popullsisë në Amerikë (edhe zyrtarisht programi njihet si Diversity Visa). P.sh.: numri veç i madh i kinezëve dhe meksikanëve që shkojnë në Amerikë çdo vit (llogariten 5 vitet e fundit) bën që qytetarët e lindur në këto dy vende të mos jenë asnjëri prej rreth 50,000 fatlumëve që shkojnë për ta shijuar ëndrrën amerikane nëpërmjet këtij programi çdo vit.

Të lindurit në Shqipëri, Bullgari, e shumë shtete Afrikane privilegjohen për shkak të numrit të vogël që hyjnë në Amerikë çdo vit. Të shpresojmë që kur të hapet konkursi këtë vit, kosovarët po ashtu do të jetë në këtë listë të të privilegjuarve si grup më veti.

Procesi hapet më 2 tetor dhe qëndron i hapur deri me 1 dhjetor. Gjatë kësaj periudhe keni mundësi të shkoni në këtë adresë Electronic Diversity Visa Lottery dhe ta mbushni aplikacionin.

اka kërkohet është një fotografi për secilin kandidat me përmasa teknike siç kërkohet për vizë amerikane: d.m.th. 50x50 mm që kap pjesën frontale të fytyrës dhe kraharorit, me prapavijë njëngjyrëshe në një skedar elektronik JPEG jo më të madh se 65 kb.

Po ashtu kërkohen informata personale rreth emrit, vendlindjes (është shteti i lindjes që përcakton pranueshmërinë), profesionit, dhe fëmijëve nën 21 vjeç të cilët po ashtu kanë të drejtë t’u bashkëngjiten prindërve.

Të dy prindërit kanë të drejtë të aplikojnë duke përmendur në aplikacion fëmijët nën 21 vjeç dhe bashkëshortin/bashkëshorten tjetër.

Fëmija 21 vjeç e më lartë duhet të aplikoj ndaras dhe nëse fiton nuk mund të merr prindërit apo anëtarët tjerë të familjes, përveç nëse ka krijuar vetë familje, me ç’rast vlejnë të njëjtat kushte si më lartë.

Kusht tjetër është posedimi i një diplome të shkollës së mesme apo dy vite përvoje punë në një zeje që kërkon së paku dy vite aftësim.

Mbushja e me shumë se një formulari për të njëjtin person ju diskualifikon prej konkurrencës. Po ashtu, edhe nëse fitoni mirëpo keni dhënë shënime jo të sakta, do të diskualifikoheni.

Fituesit lajmërohen me postë të thjeshtë apo ndoshta edhe elektronike gjatë muajve maj-korrik të vitit të ardhshëm, në këtë rast në vitin 2009, me ç’rast fillojnë procedurat tjera rreth organizimit të udhëtimit tuaj dhe vendosjes në Amerike.

Vitin e kaluar ka pas 6.4 milion aplikacione të mbushura ku vendet si Nigeria apo Ukraina prijnë me qindra mijëra. Viti i kaluar ka pasur 0.9 milion më shumë aplikues se ai para tij.

Arianit Dobroshi
 
po une e kam mbush formularin dhe aty thuhet qe duhet te kesh acount ne ne banke dmth qe duhet te paguash por nuk jam e sigurt a kam bere ate formular qe duhet please me jepni nje adrese te sakte qe eshte pa pagese per aplikim
 
E kam bere kete nepermjet internetit.ishte dicka kot qe e provova.tani me dergojne e-mail,cdo 2 dite dhe me thone paguaj X $ se e ke fituar.............!
 
ATO WEBSITE QE JU KERKOJNE LEKE JANE FALLCO!!!
Kujdes, mos jepni informacionet e llogarise tuaj bankare, sepse qeveria Amerikane nuk kerkon leke per keto aplikime...leke paguhen vetem kur hyn ne ambasade per ndonje interviste.
 
po cfare informacioni te llogarise bankare moj leket tona na i hengren vajzat e botes
 
Eshte thjesht llotaria amerikane qe njohim nga vitet e kaluara...
Mos u ngaterroni me sitet me pagese...
 
Ca llogarie bankare.............edhe kujt do ia hudhin ata .ne shqiptareve...........qe edhe kur duhet me dhene leke,nuk japim.jo me kshu kot!!!!!!!!!!!
 
Nese iu kerkojne llogarine bankare, apo cdo lloj pagese mos jepni asnje informacion sepse vetem do iu marin leket. Jane adresa fallco ato!!
Llotaria amerikane plotesohet falas ne internet ke kjo adrese: Electronic Diversity Visa Lottery. Llotarite kane filluar qe sot, nga data 2 tetor ne oren 12 te drekes dhe mbarojne me 1 dhjetor ne oren 12 te drekes. Eshte mitre te tregoni te verteten per çdo informacion qe shkruani sepse kontrollohen te gjithe aplikuesit me imtesi ne rast se jane fitues.
Me sa di une duhet te jesh mbi 18 vjeç dhe minimumi te kesh mbaruar gjimnazin e te kesh nje diplome. Nese nuk keni shkollen e larte, atehere kerkohet nje pune zanati 2 vjetore pas gjimnazit qe te pranohen.
 
Edhe 30 minuta dhe fillon llotaria amerikane .

Ata qe e kane bere te mesmen pa shkeputje nga puna me mire te mos e bejne fare , pasi zyrtari konsullor nuk i kualifikon si fitues te llotarise
Ndersa ata gjimnaziste qe sivjet jane ne vitin e trete le ta provojne fatin e tyre se ku i dihet
Ju uroj te gjitheve atyre qe do aplikojne shume fat
 
Ne ora 18 me oren e Shqiperise u hap llotaria amerikane
LLotot e tjera ma pagese mos i pranoni dhe mos i besoni
Kete vit ishte kusht i domosdoshem ( nese keni dhe doni ta vendosni ) edhe adresa e e- mailit
Gjthashtu ne fund te dergimit te llotarise keni dhe nje numer serial te cilin per mendimin tim duhet ta ruani pasi te keni bere printimin
 
Nëse nuk ke fituar në Llotarinë Amerikane 2009, të jepet një tjetër shans. Në Ambasadën Amerikane kanë nisur procedurat për Llotarinë DV 2010. Për një shpresë për të shkelur në tokën e premtuar, një person duhet të ketë parasysh disa kushte. Por jo vetëm kaq, Ambasada Amerikane jep edhe disa këshilla për plotësimin e disa formularëve për këtë llotari. Ndërkohë, që pas viteve 1990, vendi ynë u përfshi në Llotarinë Amerikane dhe ka "të drejtë" që çdo vit 2087 persona të marrin viza, leje-qëndrimi të përhershëm, në një nga shtetet amerikane. Sipas të dhënave, aktualisht Korça mban rekordin e qyteteve që kanë edhe numrin më të madh të personave të përzgjedhur nga sistemi kompjuterik.

Sipas të dhënave nga Ambasada Amerikane, Llotaria Amerikane regjistrimet për aplikimin e Llotarisë Amerikane DV-2010 kanë filluar në orën 12:00 të drekës në datën 2 tetor 2008 dhe mbarojnë në 12:00 të drekës në datën 1 dhjetor 2008. اdo aplikim duhet të mbërrijë në Qendrën e Llotarive në Kentacky brenda këtij intervali kohe.
Instruksionet e Llotarisë Amerikane 2010
Seksioni 203 (c) i Aktit të Emigracionit të vitit 1990 vë në dispozicion për çdo vit një maksimum prej 50 mijë vizash emigrimi për qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mund të përzgjidhen në mënyrë të rastësishme prej sistemit kompjuterik të programit të Llotarisë (DV-2010).
Departamenti i Shtetit ka vendosur në zbatim sistemin e regjistrimeve të llotarisë elektronikisht, duke filluar që nga llotaria e vitit 2005, në mënyrë që të bëjë procesin më efikas dhe më të sigurt. Departamenti përdor teknologji speciale për të identifikuar ata që kryejnë mashtrim për qëllime emigrimi ilegal apo për ata që regjistrohen disa herë.
Ju lutemi kini kujdes: Ka pasur shembuj në faqe interneti të ndryshme, duke mashtruar, janë paraqitur si faqe zyrtare të qeverisë së ShBA-së. Disa nga këto faqe kanë përfituar para duke "plotësuar" formularin e aplikimit të llotarisë. Nuk ka asnjë pagesë për të plotësuar Formularin Elektronik të Llotarisë Amerikane.
Kujdes! Periudha e regjistrimit të llotarisë dv-2010
Aplikimet për Llotarinë Amerikane DV-2010 duhet të parashtrohen elektronikisht, duke filluar në orën 12:00 të drekës në datën 2 tetor 2008 dhe mbarojnë në 12:00 të drekës në datën 1 dhjetor 2008. Gjatë kësaj periudhe aplikantët mund të plotësojnë formularin elektronikisht në faqen e Internetit Electronic Diversity Visa Lottery. Aplikimet me email, postë apo faks NUK DO Tث PRANOHEN. Aplikantët janë të lutur që mos të presin deri javën e fundit për të aplikuar. Pritet që shumë persona nga e gjithë bota të aplikojnë, gjë që mund të vonojë aplikimin në internet. Asnjë aplikim nuk do të pranohet mbas orës 12:00 të datës 2 dhjetor 2008.
KثRKESAT E PRANIMIT Tث APLIKIMIT
Duhet të jetë i lindur në një nga vendet e listuara:
I lindur në një nga vendet kualifikuese: Në shumicën e rasteve kjo kupton vendin (shtetin) në të cilin aplikanti ka lindur. Gjithsesi, ka edhe dy mënyra të tjera, me të cilat një person mund të kualifikohet. E para, në qoftë se një person ka lindur në një vend ku vendasit e këtij vendi janë të pazgjedhshëm për të aplikuar, por bashkëshorti(ja) e tij/i saj ka lindur në një vend ku vendasit janë të zgjedhshëm për të aplikuar, ky person mund të pretendojë vendin e lindjes së bashkëshortit(es) dhe në këtë mënyrë të dyve do t'i lëshohet viza që ata të hyjnë në SHBA njëkohësisht.
E dyta, në qoftë se një person ka lindur në një vend ku vendasit e këtij vendi janë të pazgjedhshëm, por as njëri as tjetri nga prindërit e tij/saj kanë lindur ose banuar atje në kohën kur personi ka lindur, një person i tillë mund të pretendojë vendlindjen në një nga vendlindjet e prindërve të tij/saj, në qoftë se ky vend është i kualifikueshëm për programin e DV-2010.
Ju duhet të keni ose edukim të mesëm ose punë të kualifikueshme sipas kërkesave të programit të DV-2010.

Edukim i mesëm ose punë e kualifikueshme: Ju duhet të keni ose një edukim shkollor të mesëm ose të barabartë, të përcaktuar si 12 vjet edukim fillor dhe të mesëm të përfunduar plotësisht (pra të vërtetoni me bindje që keni mbaruar 12 vjet shkollë të plotë); ose të keni 2 vjet eksperiencë pune brenda 5 viteve të shkuara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për të ushtruar. Për të përcaktuar eksperiencën e kualifikueshme të punës do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net OnLine.
Në qoftë se ju nuk mund të keni këto kërkesa, ju NUK duhet të aplikoni në Programin e Llotarisë DV-2010.
 
REGJISTRIMI I APLIKIMIT
Formularët e aplikimit për DV-2010 do të pranohen të plotësuara vetëm nëpërmjet Internetit Elektronikisht në faqen Electronic Diversity Visa Lottery. Në qoftë se nuk plotësoni formularin plotësisht ose me gabime, aplikanti do të s'kualifikohet. Formulari i regjistrimit do t'ju kërkojë që të përfshini informacionin e mëposhtëm:
EMRI I PLOTE - Mbiemri, Emri, Emri i Mesit;
DATA E LINDJES - Data, Muaji, Viti;
GJINIA - Mashkull ose Femër;
QYTETI I LINJDES;
SHTETI I LINJDES;
SHTETI I PRANUESHثM OSE I KUALIFIKUESHثM PثR PROGRAMIN E LLOTARISث DV-2010 - Vendi juaj i pranueshëm normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Kjo nuk ka lidhje me shtetin ku ju banoni;
FOTOGRAFIA E APLIKANTIT - Sigurohuni që të përfshini fotografinë tuaj, të bashkëshortit(es) dhe secilit prej fëmijëve;
ADRESA E POSTثS - (Në kujdes të..., Rruga, Lagjja, Numri i Pallatit ose Shtëpisë, ose Fshati/Komuna, Qyteti, Shteti;
NUMRI I TELEFONIT - Jo e detyrueshme;
ADRESA E POSTثS ELEKTRONIKE (EMAIL) - Jo e detyrueshme;
CILI ثSHTث NIVELI Mث I LARTث I EDUKIMIT Qث JU POSESONI, Qث NGA KJO DITث? - Ju duhet të tregoni NJث nga nivelet e edukimit ju përket: (1) Vetëm shkollë fillore, (2) Shkollë të mesme, i/e pa diplomuar, (3) Shkollë të mesme, i/e diplomuar (4) Shkollë profesionale, (5) Disa kurse universitare, (6) Universitet, i/e diplomuar, (7) Disa kurse me nivel pasuniversitar, (8) Master, i/e diplomuar, (9) Disa kurse me nivel Doktorature, (10) Doktoraturë, i/e diplomuar;
GJENDJA CIVILE - I pa-martuar, i martuar, i ndarë, i/e ve, Ligjërisht i/e ndarë;
NUMRI I FثMIJثVE Qث JANث Tث PAMARTUAR NثN MOSHثN 21 VJEا - Regjistrimet duhet të përfshijnë emrin, datën dhe vendin e lindjes të bashkëshortit(es) tuaj dhe të gjithë fëmijëve-natyralë, si dhe të gjithë fëmijëve ligjërisht të adoptuar ose të bashkëshortit(es), që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç (përveç fëmijëve që kanë shtetësi amerikane, ose që kanë rezidencë ligjore të përhershme), edhe në qoftë se ju nuk jeni më i martuar ligjërisht me prindërit e fëmijës, edhe në qoftë se bashkëshortja apo fëmija nuk banojnë me ju apo nuk do të emigrojnë me ju duhen përfshirë. Vine re se fëmijët e martuar dhe fëmijët mbi moshën 21 vjeç nuk mund të përfshihen sepse nuk kualifikohen për programin e Llotarisë Amerikane DV-2010. Në qoftë se nuk i përfshini të gjithë fëmijët, që janë të pranueshëm, do të rezultojë në s'kualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjesëtarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë;
INFORMACIONI MBI BASHKثSHORTIN(EN) - Emri, Data e Lindjes, Gjinia, Qyteti i Lindjes, Vendi/Shteti i Lindjes, Fotografia; Në qoftë se nuk përfshini bashkëshortin(en), do të rezultojë në s'kualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjesëtarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë;
INFORMACIONI MBI FثMIJثT - Emri, Data e Lindjes, Gjinia, Qyteti i Lindjes, Vendi/Shteti i Lindjes, Fotografia.
 
Procedurat për hapjen e portës në tokën e premtuar
Për të gjetur menjëherë çelësin që hap derën për të kaluar në botën tjetër, mjafton që të ndjekësh në mënyrë të rregullt procedurat për të fituar Llotarinë Amerikane. Gazeta "Tirana Observer" publikon sot të gjitha procedurat dhe çfarë duhet të ketë parasysh një aplikues për Llotarinë Amerikane DV 2010.
Formulari
Formularët e aplikimit për DV-2010 do të pranohen të plotësuara vetëm nëpërmjet internetit elektronikisht në faqen Electronic Diversity Visa Lottery. Por gjithashtu çdo aplikant duhet të ketë kujdes, pasi nuk do të kualifikoheni në qoftë se fotografitë e kërkuara nuk regjistrohen. Fotografi të kohëve të fundit duhen regjistruar elektronikisht për secilin nga pjesëtarët e familjes.
Udhëzime
Për të pasur një foto sa më të mirë, si dhe mënyra se si do të jetë pozicioni në foto, Ambasada Amerikane jep disa udhëzime për aplikantët shqiptarë. Fotografia duhet të jetë një imazh dixhital ose e skanuar dhe duhet të ketë këto specifikime, ndryshe aplikimi nuk do të pranohet. Fotografi në grup nuk do të pranohen, duhet të jetë vetëm personi aplikant. Nëse dështoni të regjistroni fotografitë e kërkuara për bashkëshorten dhe secili fëmijë do të rezultojë si regjistrim i papërfunduar në sistemin e regjistrimit të aplikimit dhe ju do t'ju duhet të ri-regjistroheni.
PROCEDURAT E APLIKIMIT Tث DV-2010
Formularët e Aplikimit për DV-2010 do të pranohen të plotësuara vetëm nëpërmjet internetit elektronikisht në faqen Electronic Diversity Visa Lottery gjatë periudhës së regjistrimit duke filluar në orën 12:00 të drekës në datën 2 tetor 2008, dhe mbarojnë në 12:00 të drekës në datën 1 dhjetor 2008..
Lejohet vetëm NJث aplikim për çdo aplikant. Në qoftë se dallohen dy ose më shumë aplikime për ju, do të s'kualifikoheni automatikisht.
Mbas regjistrimit të suksesshëm të aplikimit, ju do të lexoni në ekran, emrin, mbiemrin, datëlindjen, vendbanimin dhe datën e regjistrimit të aplikimit të cilën mund ta stamponi (print) dhe ta keni për rekordet tuaja.
Aplikimet me letër (me anë të postës, me shkrim dore, email, faks, etj.) nuk do të pranohen.
Regjistrimi juaj do të s'kualifikohet në qoftë se fotografitë e kërkuara nuk regjistrohen. Fotografi të kohëve të fundit duhen regjistruar elektronikisht për secilin nga pjesëtarët e familjes tuaj:
o fotografia juaj
o e bashkëshortit(es) tuaj
o e çdo fëmije të pamartuar nën moshën 21 vjeç, duke përfshirë të gjithë fëmijët e natyrshëm, gjithashtu edhe fëmijët e adoptuar-ligjërisht apo fëmijët e bashkëshortit(es), edhe në qoftë se një fëmijë është shkëputur nga banimi me ju ose nuk dëshiron të emigrojë me ju.
Nuk është e nevojshme të regjistroni një fotografi për fëmijët tuaj me shtetësi amerikane ose me rezidencë të përhershme ligjore.
Fotografi në grup nuk do të pranohen; duhet të keni vetëm një fotografi vetjake për çdo pjesëtar të familjes. Nëse dështoni të regjistroni fotografitë e kërkuara për bashkëshorten dhe secili fëmijë do të rezultojë si regjistrim i papërfunduar në sistemin e regjistrimit të aplikimit dhe ju do t'ju duhet të ri-regjistroheni. Nëse dështoni të regjistroni fotografinë e duhur për secilin pjesëtar të familjes, atëherë aplikimi juaj dhe i të gjithë pjesëtarëve të familjes do të s'kualifikohet në kohën kur ju të intervistoheni për vizë.
Një fotografi dixhitale e juaja, e bashkëshortit (es) tuaj dhe secilit fëmijë duhet regjistruar në Internet së bashku me Formularin Elektronik të DV-2010. Fotografia mund të prodhohet nga një aparat fotografik elektronik dixhital ose duke e skanuar fotografinë me një skaner elektronik dixhital.
Regjistrimet janë subjekt i s'kualifikimit dhe refuzimit të vizave për rastet kur fotografitë nuk janë të kohës së tashme ose janë manipuluar, ose nuk përmbajnë specifikimet e shpjeguara më poshtë.
 
Si Tث REGJISTRONI NJث FOTO DIXHITALE:
Fotografia duhet të jetë një imazh dixhital ose e skanuar dhe duhet të ketë këto specifikime, ndryshe aplikimi nuk do të pranohet:
Specifikimet e përbëra të fotografisë:
Pozicioni i kokës:
Personi që fotografohet duhet të jetë me fytyrë drejt aparatit;
Koka e personit nuk duhet të jetë e vendosur lart, poshtë ose anash;
Koka e personit duhet të mbulojë rreth 50 % të sipërfaqes së fotografisë.
Sfondi:
Personi që fotografohet duhet të jetë përpara një sfondi të bardhë të shndritshëm;
Fotografi me sfond të errët ose me ngjyra të ndryshme nuk do të pranohen.
Epiqendra (fokusi):
Fotografia duhet të jetë në qendër.
Sendet dekorative:
Fotografitë, të cilat, personi që fotografohet mban syze dielli apo sende që zvogëlojnë sipërfaqen e fytyrës, nuk do të pranohen.
Mbulimet e kokës dhe kapelet:
Fotografia ku aplikanti ka vendosur shami apo kapele, pranohen vetëm për shkak të besimit fetar, edhe në qoftë se ndodh një gjë e tillë, fytyra nuk duhet mbuluar;
Fotografitë ku aplikanti ka mbuluar fytyrën, jo për shkak të besimit fetar, nuk do të pranohen;
Fotografitë ku aplikanti ka vendosur kapele për shkak të detyrës (ushtarak, infermier, etj.) nuk do të pranohen.
Përbërja e fotografisë:
Fotografitë me ngjyra me thellësi "24-bit" janë të preferuara. Fotografitë mund të shkarkohen nga një aparat fotografik dixhital në kompjuter ose ato mund të skanohen në kompjuter. Në qoftë se ju përdorni një skaner, përbërja e fotografisë duhet të jetë "TrueColor" ose "24-bit". Fotografitë me ngjyra ose bardh-e-zi duhet të skanohen me këtë përbërje për kërkesat e DV-2008.
Specifikimet teknike të fotografisë:
Në qoftë se aplikanti bën një fotografi të re me anë të një aparati dixhital:
Lloji i formatit të fotografisë Fotografia duhet të jetë e formatit JPEG
Madhësia e fotografisë Maksimumi i madhësisë së fotografisë duhet të jetë jo më shumë se 62,500 bytes
Rezolucioni i fotografisë 320 pika (pixels) e lartë me 240 pika (pixels) e gjerë
Thellësia e ngjyrave të fotografisë Ngjyra 24-bit ose bardh-e-zi 24-bit thellësia e ngjyrave(Shënim: Fotografi Monokrome ose nën 2-bit, 8-bit ngjyra, 8-bit stil gri nuk do të pranohen)

Në qoftë se aplikanti skanon një fotografi me skaner dixhital: Përpara se fotografia të skanohet ajo duhet të ketë specifikime të stampimit (printimit):
Përmasat e stampimit (printimit) 50mm x 50mm katrore
Ngjyrat e stampimit (printimit) Fotografia mund të jetë me ngjyra (e preferuar) ose 24-bit stil gri
Mbas stampimit (printimit), fotografia duhet të ketë këto specifikime të skanimit:
Rezolucioni i skanimit Të skanohet me rezolucion 150 dots per inch (dpi)
Lloji i formatit të fotografisë Fotografia duhet të jetë e formatit JPEG
Madhësia e fotografisë Maksimumi i madhësisë së fotografisë duhet të jetë jo më shumë se 62,500 bytes
Rezolucioni i fotografisë 300 me 300 pika (pixels)
Thellësia e ngjyrave të fotografisë Ngjyra 24-bit ose bardh-e-zi 24-bit thellësia e ngjyrave(Shënim: Fotografi Monokrome ose nën 2-bit, 8-bit ngjyra, 8-bit stil gri nuk do të pranohen) TO
 
Titulli: Si të fitoni Green Card amerikane

ja ku e keni adresen:
hapi i pare hap google
hapi i dyte kerko adresen Electronic Diversity Visa Lottery
hapi i trete klick electronic visa lottery
you will enter the official web site for the department of state nga ku aplikoni falas dhe shpejt.
good luck!!!!!!!!!!!
 
Titulli: Si të fitoni Green Card amerikane

a mund te ma thoni cdo te thote ..in care of dmth ca duhet te shkruaj une ketu te kjo kutia <<ne kujdes te >>
 
Titulli: Si të fitoni Green Card amerikane

a mund te ma thoni cdo te thote ..in care of dmth ca duhet te shkruaj une ketu te kjo kutia <<ne kujdes te >>

aty shkruaj adresen tende ose nese do qe pergjigja te shkoje ne ndonje adrese te ndonje familjari tend qe ka adrese me te sakte shkruaj adresen e tyre
 
Titulli: Si të fitoni Green Card amerikane

a mund te ma thoni cdo te thote ..in care of dmth ca duhet te shkruaj une ketu te kjo kutia <<ne kujdes te >>

c'do ne amerike me ti ajde te te gjeje ndonje katunare te trashe ketej nga anglia 2 ore me avion je large
 
Titulli: Si të fitoni Green Card amerikane

e pare e punes mos me ofendo mua se ti thyej turinjte more vesh katunar i trashe pse ore se di une se cdo te thtoe in care of une sdi se cfare kerkon ajo te shkruj si adrese dhe ato fjalet terhiqi mbrapsht more vesh njeri pa tru ,,,
 
Titulli: Si të fitoni Green Card amerikane

u be turiri juaj qe vini njeher jashte shtetit dhe na boni sikur ca keni ...ti kushedi ku punon andej haleve te anglise dhe me ben mua numra ,,,ik ere se ti as dy klase shkolle nuk ke ...
 
Titulli: Si të fitoni Green Card amerikane

ju lutem mi fshini cik keto postimet e mia ketu se me ngriti nervat nje anetar ketu
 
Titulli: Si të fitoni Green Card amerikane

e pare e punes mos me ofendo mua se ti thyej turinjte more vesh katunar i trashe pse ore se di une se cdo te thtoe in care of une sdi se cfare kerkon ajo te shkruj si adrese dhe ato fjalet terhiqi mbrapsht more vesh njeri pa tru ,,,

o goce i ke shkruare para se te me dergoje mesazhin private apo pas?
te shajme dhe te ofendojme ne internet nuk ja vlen se tregone injorancen por ti ne qofte se i ke marre per ofendime une te kerkoje falje ,se ta thashe per shaka dhe lexoje perseri cfare kame thene ndersa per te tjerat e tregone vete nga mynyra se si flete
 
Titulli: Si të fitoni Green Card amerikane

a mund te ma thoni cdo te thote ..in care of dmth ca duhet te shkruaj une ketu te kjo kutia <<ne kujdes te >>

"In care of..." do te thote "Ne Kujdesi te...", dmth tek kush adrese duhet te te cojme pergjigje nese je fitues? Kerkohet adresa qe ne rast se fiton llotarine do te kthejne pergjigje me zarf.
 
Titulli: Si të fitoni Green Card amerikane

deri ne ca moshe mund te aplikosh vec prinderve .dmth qe te besh nje lloto per vetem per veten ... po nqs je 19 vjec si mund te aplikosh
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Si të fitoni Green Card amerikane

deri ne ca moshe mund te aplikosh vec prinderve .dmth qe te besh nje lloto per vetem per veten ... po nqs je 19 vjec si mund te aplikosh
nuk do mundesh fare kusht eshte mbi 21 vjeq une para 2 dyte kom aplikue e tash e veshtroj llogarin time permes internet ne menyr ligjore me para nen 21 e nje vjeq vetem me prind po OK
 
Titulli: Si të fitoni Green Card amerikane

LLotaria aplikohet mbi 18 vjec apo si eshte puna se nuk e kam marre vesh.Kush eshte minimumi dhe maksimumi i moshes qe pranohet per te aplikuar llotarine?
 
Titulli: Si të fitoni Green Card amerikane

Nqs aplikon vete duhet te kesh mbi 18 vj, nqs aplikojne prindrit per ty sduhet te kesh mbi 18!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top