Si shiten produktet e vjedhura në Tiranë?

Love

βeℓℓe â๓e
“Dollari” po kthehet jo vetëm në strofkën më të njohur të informalitetit në kryeqytet, por edhe në strofkën e “teknologjisë së vjedhur”.
Të duhen celularë të tipave të fundit, laptop me parametrat e fundit?
Atëherë mund t’i gjesh shumë shpejt tek “dollari”. Madje edhe me një çmim të lirë.
Sa cilësorë dhe nga kanë ardhur ato?
Janë pyetje të cilat në këtë zonë humbasin disi kuptimin. Kjo për faktin se përgjithësisht “klientët” e kësaj zone janë në dijeni që pjesa më e madhe e produkteve janë të vjedhura dhe pjesa tjetër nuk janë cilësore.

“Në këtë treg mund të gjesh gjithçka; laptop, celular, iPad, mp3, iPod etj, janë të gjitha me çmime të leverdishme. Unë shes veç laptop dhe celularë. Kam shitur një iPad 2 para ca kohësh, i cili ishte i vjedhur. S’kishte ndonjë gjë të keqe në këtë mes, pasi njerëzit “vdesin” për ndonjë produkt të vjedhur, pasi është i mirëmbajtur dhe mbi të gjitha është i lirë”, tregon shitësi T.M. për “Shekullin”.

dollari-300x200.jpg

Të vjedhura dhe të përdorura

“100% e produkteve janë të përdorura. Edhe ata që tentojnë të shesin një produkt si të ri, nuk është se e kanë të tillë. Ai i ka bërë disa orë punë, por është i mirëmbajtur. Ata që mund të shiten të rinj, janë celularët e kopjuar apo siç njihen ndryshe; celularët kinezë dhe arabë. Këto tipe celularësh vijnë nga disa pika shumice, të cilat ndodhen në Tiranë dhe që furnizojnë të gjithë tregun. Duhet thënë që pjesa më e madhe e produkteve në këtë zonë janë të vjedhur”, – tregon T.M. Për shembull, laptopët që mund të blesh në 80% të rasteve janë të vjedhura. Shumë pak janë ato që shiten në mënyrë të rregullt nga ndonjë dyqanxhi në këtë zonë. Ndërkohë, produktet kryesore që vijnë si të vjedhur janë celularët. “Kjo zonë është bërë e famshme kryesisht për celularët dhe jo për laptopët apo për gjërat e tjera që shiten këtu. Thuajse të gjithë celularët që vidhen nëpër Tiranë shiten në këtë zonë.

Duhet kuptuar që nuk i shesin vetë ata që i vjedhin këto produkte. Personat të cilët vjedhin një celular apo një kompjuter, vijnë tek ne dhe na i shesin. Ne më pas i marrim, i rregullojmë nëse është e nevojshme dhe i rinxjerrim ato në treg. Ka edhe persona, të cilët i shesin vetë produktet që kanë vjedhur, por shumë rrallë. Kjo për faktin se kanë edhe frikë se mos njihen. Përgjithësisht ata që vjedhin dhe shesin këto celularë apo laptopë këtu, janë të lidhur me dikë që i shet në zonë”, thotë riparuesi i celularëve, Q.T. Gjithashtu, T.M. tregon se ka dy djem që i sjellin ndonjëherë ndonjë gjë për të shitur. Por, gjithashtu, dhe qytetarët sjellin celularë apo produkte të tjera për të shitur, pasi i kanë përdorur më parë vetë. Ata thjesht i bëjnë vlerësimin dhe ia blejnë. “Pasi ia marrim atyre, ditën e nesërme i nxjerrim sërish në shitje”.

Sa vlerësohet nga tregtarët të blejnë produktet e vjedhura?
“Ato vlerësohen në varësi të vitit të prodhimit dhe të teknologjisë që paraqesin. Për shembull, nëse dikush më sjell një iPhone 4S, që ka edhe teknologjinë e fundit, në dyqan ai kushton 630 euro. Ne, nëse është i vjedhur, e marrim për 300-400 euro. Nëse është pak i përdorur, nuk japim më shumë se 450 euro në varësi edhe të gjendjes që ka iPhon-i. Po kështu edhe për produktet e tjera”, thotë T.M.
Sa rishiten?
“Tek ky celular ne fitojmë nga 50 deri në 100 euro. Por gjithnjë fitimi vjen në varësi të gjendjes së celularit. Duhet theksuar që gjendja e produktit cakton çmimin më shumë se teknologjia që ka apo lloji i produktit”.
Po dyqanet?
“Dyqanet janë të tërhequr disi nga kjo skemë. Për faktin se kanë frikë.

Nëse kërkon të gjesh një telefon të vjedhur apo të përdorur në dyqan, atëherë mund të shohësh tek ata që ofrojnë servisë për celularë. Serviset e celularëve përgjithësisht blejnë produkte të vjedhura dhe i nxjerrin ato më pas në shitje. Po të shohësh mirë, serviset e celularëve të shesin gjithnjë celularë, laptopë dhe iPad të përdorur. Këto ose janë të vjedhur, ose janë shitur nga një përdorues i mëparshëm”.
Po a është shitësi i dyqanit i lidhur me to?
“Me thënë të vërtetën, ne kthehemi ndonjëherë si furnizues kryesorë të këtyre dyqaneve. Ndonjë celular të vjedhur, që është në gjendje të shkëlqyer, ne e shesim tek ata, por pa fitim. Por ka edhe raste, për shembull, siç kam një shok unë, që ia japim direkt atyre, pa nxjerrë ndonjë fitim të mirë”.
A mund të përfshihen nga taksat këta celularë?
“Me sa di unë jo. Atëherë duhet të kuptosh që në momente kontrollesh, shitësit ose i fshehin, ose i reklamojnë si të rinj. Fshihen ata që duken që janë të përdorur, megjithëse rrallë i gjen ata në dyqan.

Pasi mund të shiten ata që janë në gjendje të mirë. Duhet pasur kujdes nga dyqanet që janë servisë celularësh dhe njëkohësisht edhe dyqane për shitje, pasi mund të ta shesin një celular të përdorur si të ri”, vëren shitësi T.M.
Por shpesh flitet për telefona të ardhur nga jashtë shtetit, sa të vërtetë janë?
“Janë reklamime dhe jo të vërteta. Ato telefona janë ose të vjedhur ose të përdorur. Fundja të gjithë vijnë nga jashtë, se Shqipëria nuk prodhon celularë. Se si mund të mashtrohet qytetari, është një pikë tjetër.

Por duhet thënë se edhe ato që ndoshta na paskan ardhur nga jashtë, janë ose të vjedhur sërish jashtë vendit, ose të përdorur”, tregon T.M. “Njerëzit vjedhin edhe tek familja. Ata marrin një celular të shtëpisë dhe e shesin. Për të blerë drogë ose për t’i luajtur ato në bixhoz. Pak rëndësi ka për ta, se kujt ia morën celularin. Janë të shpeshta rastet që më kanë ardhur shumë veta me celularë të mirë, por që i kanë shitur për “një çap bukë”, vetëm për të marrë ca para. Por ka edhe nga ata që bëjnë kërdinë nëpër autobusë, dyqane, lokale etj. Më pas janë edhe ata që vjedhin, duke përdorur kërcënimin. Ata qëndrojnë nëpër lagje të ndryshme të Tiranës dhe kapin çuna të rinj, duke i kërcënuar me thikë apo me ca shokë të tjerë nga prapa. Nëse bën zë, mund të rrihesh keq nga ata”.

Kujdes nga serviset!

Mund të jenë shitës të mirë të telefonave, por nuk janë kurrë të rinj. “Telefonat që shiten nëpër servise nuk janë kurrë të rinj. Ca bëhet aty? Kur vjen ndonjëri për të shitur ndonjë telefon apo që e kanë blerë nga dollari, ato i marrin të gjitha pjesët e brendshme. Ose i vendosin një kaskë të re, ose në të kundërt i vendosin pjesë të ndryshme të celularit të vjetër tek një model thuajse i ri”, tregon shitësi T.M. “Ata mund të marrin edhe pjesë dhe të ta japin telefonin “të rregulluar” me ndonjë pjesë tjetër, e cila është duke u prishur”.

Anglia, Italia dhe Gjermania, “furnizues” kryesorë

Këto tri vende janë furnizuesit kryesorë të celularëve në tregun e zi të dollarit. “Telefonat që vijnë nga jashtë përgjithësisht janë të vjedhur në këto vende. Për shembull, shumë iPhone 4 dhe BlackBerry kanë ardhur nga Anglia kohët e fundit. Të gjithë të vjedhur nëpër dyqane apo nga njerëz të thjeshtë”. Këto telefona hyjnë kontrabandë nga këto vende. Kohët e fundit, vëmendja kryesore është vendosur tek Anglia, pasi ajo po kthehet në një furnizues të fuqishëm për tregun vendas.

“Kinezëria” e iPhone

Firmat e mëdha si Apple, Nokia etj kanë nga një model të kopjuar tek “Dollari”. Pak para se të publikonte iPhone 4S, “Dollari” na kishte si “ekskluzive” iPhone 5. Sigurisht, ishte një model i sajuar në Kinë. Kishte një pamje të ngjashme me iPhone 4, por ndryshimi ishte se në brendësi sistemi operativ, touchscrean e me radhë, ishin të gjitha të kopjuara në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Me siguri edhe “tregtarët” e zonës nuk kanë ditur që Apple do të publikonte iPhone 4S dhe jo iPhone 5, siç aludonin ata. اmimi për iPhone 5 ishte vetëm 15 000 lekë dhe jo 650 euro sa “motra” e saj origjinale.

iPad 3 publikohet fillimisht në treg të zi

Për ata që kanë parë hapjen zyrtare të dyqaneve të Apple në botë, ku radhët e gjata për të blerë iPad 3 shkonin në gati 1 kilometër. Në Shqipëri, shumë persona që prisnin ta gjenin atë në dyqanet e “autorizuara” të Apple, nuk e gjetën dot. Ai u “publiku” në dyqane të dorës së dytë. Modeli ishte origjinal me atë të publikuar në Itali, por mënyra se si kishte ardhur deri në Shqipëri mbetet një enigmë, ose thuajse e tillë.
Burimi: Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top