Si mund të jetohet në Australi?

fshatari

Anetar
Si mund të jetohet në Australi?

Një guidë për të gjithë ata që kërkojnë të emigrojnë në Australi.


Për shumë emigrantë burimet kryesore të informacionit rreth Australisë janë kushërinjtë, shokët, dhe kontaktet në Australi.
Më poshtë do paraqesim disa prej gjërave që duhen ditur rreth Australisë.
2 vjet para se të marrësh sigurimin social
Shumica e emigrantëve të sapo ardhur duhet të jetojnë në Australi për 2 vjet si banorë të përhershëm para se të marrin shumicën e pagesave të sigurimit social, duke përfshirë edhe ndihmat e papunësisë, të tilla si Pagesat fillestare të Sëmundjes, ndihma për studentët të tilla si Atustudy (ndihma financiare për studime) ose Pagesa për të rinjtë dhe ndihma të tjera si Karta e Kujdesit Shëndetësor. Që të keni të drejtën e pensioneve të moshës dhe paaftësisë duhet që të keni jetuar në Australi 10 vjet si banorë i përhershëm.
ثshtë e rëndësishme që të kuptoni se duhet të keni para të mjaftueshme për të përkrahur veten për të paktën 2 vitet e para në Australi. Në qoftë se ju keni sponsor apo një njeri që të siguron ju duhet ti pyesni ata, përpara se të arrini në Australi, rreth përkrahjes që ato kanë mundësi t’ju sigurojnë.
Përjashtime nga periudha e pritjes
Pagesa e quajtur ndihmë sociale mund të jepet gjatë periudhës së pritjes nëse ju jeni në vështirësi për arsye se ju kenë pësuar një ndryshim tërësor e përtej kontrollit tuaj në rrethanat tuaja. Kjo pagesë jepet vetëm në raste shumë të rralla. Paaftësia për të gjetur punë apo mbarimi i parave nuk janë arsye të mjaftueshme për kualifikim për ndihmë sociale.
Ndihmë për familjet me fëmijë
Emigrantët e ri me fëmijë në ngarkim mund të marrin pagesë asistenca familjare për të ndihmuar me koston e rritjes së fëmijëve. Zakonisht, ju duhet të keni vizën e përhershme të qëndrimit me qëllim që t’ju jepet e drejta, por ka disa përjashtime. Nuk ka periudhë pritjeje për këto pagesa. Pagesat e Asistencës Familjare janë vetëm të ardhura suplementare dhe nuk mjaftojnë për të jetuar.
Janë tre lloje përfitimesh të Asistencës familjare. Ato janë taksa e përfitimit familjar A, B dhe përfitimi i kujdesjes për fëmijët. Shuma e taksës së përfitimit familjarë që ju keni të drejtë të merrni varet nga mosha dhe numri i fëmijëve në familje dhe nga të ardhurat totale të familjes përmbi të ardhurat aktuale të vitit. Përfitimet e kujdesjes së fëmijës paguhen për t’ju ndihmuar ju me koston e futjes së fëmijës tuaj në çerdhe.
Shuma e të hollave që ju do të merrni do të varet nga të ardhurat materiale të familjes tuaj përmbi të ardhurat aktuale të vitit, lloji i çerdhes që ju do të zgjidhni dhe sa orë do ta lini në çerdhe.
Janë gjithashtu edhe 2 lloje pagesash të tjera ekstra për familjet me beba të vegjël.
Sigurimet shëndetësore private
Shumë australianë kanë sigurime shëndetësore private. Ato ju mbulojnë disa ose të gjitha trajtimet si një pacientë privatë në spitalet private ose publike.
Kondita të veçanta aplikohen tek emigrantët e ri që kanë ardhur në Australi mbas datës 1 korrik dhe mbas datëlindjes së tyre 31 vjeçare. Emigrantët nuk paguajnë rritjen e kostos në qoftë se ata blejnë figuracion privat të spitalit përpara vitit të tyre të parë nga dita që ato kishin të drejtë Medicare, pasi çdo vonesë mund të rrisë koston e figuracionit pasi çmimi mund të përfshijë gjithashtu shumën tjetër shtesë si ngarkesë figuracionin shëndetësor të përjetshëm, në varësi të moshës në kohën kur marrin figuracion shëndetësor privat.
Paratë dhe Banka
Ju duhet të merrni çeqe udhëtimi ose valutë tjetër të negociueshme të tilla si dollar amerikan ose australian përpara se të udhëtoni. Ju mund të këmbeni valutën e huaj në dollarë australian tek shumë aeroporte ndërkombëtare të australisë.
Transporti
Ju do të keni nevojë që të gjeni transport nga aeroporti deri tek akomodimi juaj. Taksitë dhe autobuzat ndodhen në të gjitha aeroportet ndërkombëtare dhe në shumë aeroporte të tjera.
Ti jepni makinës, ju duhet të keni patentën e makinës australiane. Patenta ndërkombëtare është e pranueshme për një kohë të shkurtër.
Banimi
Të marrësh me qira apo të blesh një shtëpi/apartament , ju mund të gjeni se çfarë është e disponueshme nëpërmjet reklamimeve në gazetat, në internet ose nëpërmjet agjentëve të pasurive të paluajtshme. Një depozitë, e barabartë me një qira mujore, plus një muaj pagesë qera paradhënie është një praktikë e zakonshme kur merr me qira.
Kosto e jetesës
Kostoja e jetesës në Australi, në krahasim me shumë vende të tjera, është e lartë. ثshtë esenciale që ju të mendoni se si do të siguroni për veten tuaj dhe familjen të paktën për 2 vitet e para. Mos e mendoni se mund të gjeni punë të shpejtë.
Ju duhet të mbani mend gjithashtu, kostoja e rivendosjes është e lartë. Kjo kosto e rëndësishme përfshin udhëtimin në Australi, lëvizjen e paisjeve shtëpiake dhe krijimin e një shtëpie të re.
Në Australi, ju do të gjeni qendrat e zyrës së ndihmës për familje nëtë gjitha zyrat e Medicare, qendrat e shërbimeve publike që gjenden kudo.
Punësimi në Australi
Tregu i punëtorëve në Australi është shumë konkurrues. Punësimi varet nga faktorët ekonomik, lloji i punës që kërkohet dhe rrethanat specifike të cilat mund të ndikojnë në punën e disponueshme në çdo anë të vendit.
Në qershor 2006, përqindja e papunësisë sezonale në Australi ishte 4.9%. Përqindja e papunësisë për emigrantët e sapo ardhur është shumë e lartë. Emigrantët e ardhur nga Janari 2001 deri në Qershor 2006, janë vlerësuar të kenë një përqindje papunësie rreth 8.1%.
Ata që kanë hyrë në Australi nën kategorinë e zanateve kanë në përgjithësi përqindjen e të papunëve më të ulët sesa emigrantët në kategoritë e tjera.



Marre nga Shekulli.com.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top