Si mund te arrihet integrimi i emigranteve ne BE?

Зngjεll

___________
Politika e integrimit eshte ne thelb nje ceshtje e vendeve anetare. Dhe ne vende te ndryshme konceptimi i saj eshte shume i ndryshem. Por qeverite e vendeve anetare jane te vendosura qe per integrimin e te huajve te bashkepunojne dhe te shkembejne vazhdimisht pervojat. Pervec kesaj ato kane rene dakord per disa parime te perbashketa baze. Integrimi eshte nje proces reciprok. Keshtu per integrim behet fjale vetem per ata njerez, te cilet ndodhen ne nje vend te BE-se ne menyre te ligjshme dhe duan te vendosen atje pergjithmone. Vec ketyre dy kufizimeve, integrimi eshte nje proces reciprok, ne te cilin kerkohet te veprojne si emigrantet ashtu edhe shoqerite pritese. Integrimi do te jete i suksesshem nese te dyja palet njohin njera-tjetren. Megjithate sipas mendimit te shumices se qeverive faji eshte pikesepari ne anen e emigranteve, ministri i Brendshem i Gjermanise Wolfgang Schنuble, e shprehu kete gjate takimit me koleget e tij te BE-se:

"Ne qofte se nje njeri nuk e di se ku jeton, ose se ku shkon dhe nuk ka nje minimum njohurish te gjuhes, atehere ky njeri vertete nuk ka shanse te mira jetese".

BE, po nxit integrimin me kurse gjuhe, masa politike dhe ligje kunder diskriminimit. Sipas mendimit te BE-se nje integrim i arritur duhet te gjeje shprehje ne nje pjesemarrje ne jeten ekonomike, shoqerore dhe demokratike. Shtetet e BE-se e nxisin procesin midis te tjerash me kurse gjuhe dhe me masa politike punesimi, por njekohesisht edhe me ligje kunder diskriminimit. Edhe komisioni ka vendosur programe per nxitjen e integrimit duke u bere jehone projekteve te suksesshme qe te sherbejne si shembuj pozitive.

Por politika e integrimit evropian mori nje goditje te rende sidomos pas sulmeve islamike ne SHBA ne vitin 2001 dhe disa vite me vone ne Evrope. Qe atehere debatohet ashper per limitet e gatishmerise dhe aftesise per integrim dhe duke iu referuar pikerisht te dyja paleve, si emigranteve ashtu edhe shoqerive pritese. Shumica e qeverive theksojne tashme me shume se perpara kerkesen ndaj qytetareve te rinj per te njohur dhe pranuar vlerat dhe ligjet e BE-se. BE-ja i permbahet ne thelb me vendosmeri objektivit per integrim, ndersa nuk e sheh si alternative izolimin e paleve nga njera-tjetra.

Sakaq, modeli i integrimit evropian eshte vete nje model i madh integrimi. Mario Sepi, president i komisionit social dhe ekonomik evropian (nje institucion keshillues i BE-se) e shtron pyetjen ne nje kontekst shume me te gjere: "Modeli i integrimit evropian eshte nje model i madh integrimi. Dhe nese nuk jemi ne gjendje qe te integrojme ne Bashkimin Evropian te porsaardhurit, atehere ne tradhtojme mesazhin tone ne mbare boten. Kjo sepse mesazhi i BE-se per boten eshte procesi i integrimit kombetar, social dhe ekonomik". Sepi e shpreh kete ne menyre shume idealiste. BE-ja vepron ne politiken e integrimit edhe ne interes te saj. Keshtu emigracioni dhe integrimi, konsiderohen edhe si kontribut per zgjidhjen e problemit te shoqerise evropiane ne plakje.

Deutsche Welle
 
Problemi i integrimit te emigranteve ne BE eshte nje problem qe nuk ekziston ose me mire te themi ekziston vetem per disa kategori. Pastaj duhet pare se çfare kuptojme me fjale "integrim". Nese me fjalen integrim kuptojme se emigrantet perveç mesimit te gjuhes se vendit ku jetojne duhet edhe te perqafojne kulturen dhe zakonet e atije vendi, integrimi nuk do te arrihet kurre, sidomos per emigrantet aziatik dhe afrikan. Europe si e tille nuk ka bere asgje ne kyte drejtim, si per ç'do gje tjeter edhe per problemin e emigracionit Europa nuk ekziston, duke jua lene ne dore kyte problem vendeve singel.
Ka vite qe Italia dhe Spanja kerkojne ndihme nga BE-ja per te perballuar dyntjet e emigranteve nga Azia dhe Afrika dhe kjo ndihme pothuajse nuk ka ardhur fare, me perjashtim te ndonje fondi per te ndertuar kampet famkeqe ku mbahen keta te mjere.
Sidoqofte Europa nuk mund te jetoje pa ndihmen e emigranteve, shume pune tashme behen vetem nga ata, sepse banoret vendas nuk pranojne qe t'i bejne. Qe te kemi nje integrim te mire duhet ne radhe te pare qe shtet ku emigrantet jetojne te kene ligje te pranushme dhe demokratike qe te favorizojne kyte integrim. Por jo gjithmone ndodhe kjo, vendet si Italia ka vite qe prodhojne ligje dhe nxjerrin dekrete kunder emigranteve, duke i trajtuar si invazor dhe jo si emigrant.
Edhe ne rastin kur ekziston ligji, eshte burrokricia qe rend jeten e emigranteve gjithmone dhe me te komplikuar, si ne ligjin per nenshtetesine. Qe te keshe te drejten te marresh nenshtetesine ne Itali, duhet te jeshe rezident qe 10 vjet dhe te keshe punuar gjithmone, por kyte nenshtetesi nuk ja japin pothuajse askujt. Edhe ata qe plotesjne keto kushte duhet te presin te pakten 10 vjet qe te kene nje pergjigje duke lene menjeane me mijera letra te tjera qe te kerkjone, dhe nuk perjashtohet mundesia qe nje pergjigje nuk do t'a marresh kurre.
Pastaj as kriza ekonomike nuk eshte duke u bere nje ndihme per kyte integrim, kushtet kryesore qe nuk mund te integrohesh por qe nuk mundesh as te jetosh eshte, puna dhe strehimi. Ka shtete si Britania e Madhe dhe Gjermania qe ne nje fare menyre t'a ofrojne nje oportunitet, por ka shume te tjera qe ndihma e tyre eshte zero, si Italia dhe Spanja.
Me qindra emigrant bile edhe nga vendet antare te BE-se jetojne jashte dhe jo gjithmone e kane nje pune.
Europa per te ndihmuar ne integrimin e emigrenteve nuk ka bere asgje, por edhe shtetet singel nuk eshte se kane bere mrekullira. Ne shumicen e rasteve emigrantet nuk konsiderohen si njerz per si "te ardhura ekonomike" per vendin ku jetojne.
 
Kur shqipetaret ti largohen politikes , duke mos ndjekur mafiozet neper mitingje apo duke ber propagande neper forume etj etj
Ateher do jet nje fillim i integritetit te shqipetareve ne BE
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top