Si jetoj me djalin e droguar

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
heroine.jpg

Një nënë që jeton prej dhjetë vitesh me djalin e droguar u rrëfye në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’ duke zbuluar dramën e saj.

“Për herë të parë e kuptova që djali im përdorte drogë kur pashë një shiringë në momentin që po fusja rrobat në lavatriçe. Nuk dinim ku të kërkonim ndihmë, u traumatizuam. Fillimisht ai nuk e pranonte, por unë e kuptova sepse kërkonte lekë vazhdimisht”, shprehet gruaja që nuk preferoi të identifikohej.

Më tej, nëna e 27-vjeçarit tregoi hapat që ndërmori për ta larguar të birin nga rruga e drogës: “E shtrova në spital ku ndenji 10 ditë, por pas një muaji gjendja ishte e njëjtë. Ka qenë një nga dramat më të këqia në familje. Kur nuk merrte dozën e heroinës bëhej agresiv e pasi e merrte dozën bëhej i dhimbshëm.”

“Mërzitet shumë, nuk ushqehet, nuk i flitet... Kur merr ilaçet normalizohet, por tani që po ia ulin dozën e mjekimit është sërish agresiv. Unë mundohem t’i flas, por ai nuk më duron më”, shton nëna.

“Bashkëshorti u sëmur që kur e mori vesh që merrte drogë. Nuk e përballoi dot. Kaloi paralizë cerebrale dhe vazhdon të jetë i sëmurë”, tregon gruaja, e cila burgun nuk e ka shikuar kurrë si mundësi rehabilitimi.

“Burgun nuk e kam menduar ndonjëherë. Shpresoj që mjekimet të bëjnë efekt. Këtë që më ka ndodhur mua nuk ia uroj asnjë nëne në botë”, përfundon nëna.

TOP-CHANNEL
 
Titulli: Si jetoj me djalin e droguar

Sa gjynah kujtoj nje shok femijerie qe kishte perfundu kshu :(
 
Titulli: Si jetoj me djalin e droguar

E pashe emisjonin.. sa histori e dhimshme e shkreta zemer e asaj nene :(
 
Pe: Si jetoj me djalin e droguar

Halle e mbi halle keta njerez...
 
Titulli: Si jetoj me djalin e droguar

Duhet te jete e veshtire per nje familje te kete nje femije-problem. Droget shkatrojne, ata smendojne me kthjellet. Te vetmit qe mund te bejne gje, jane njerzit qe i rethojne, ti cojne ne reabilitim, ti ndihmojne, e jo ti gjykojne.

Se kuptova ate te burgut, te fusi djalin ne burg, te "sherohet"? Sme duket zgidhje, sepse ne burg droga qarkullon e lire, si ne autostrade. Pastaj keta njerez nuk kane nevoj per izolim, mbase arriten konsumator pikerisht se i mungonte familja/dashuria/kujdesi.

Eshte nje rruge e veshtire shpetimi nga dependenca, por jo e pamundur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top