“Jam e sigurt se kjo fytyrë do u duket e njohur,” thotë Janny Barber e Universitetit të Dandit. Ajo ka arritur të rikrijojë pamjen e një adoleshenti të para 7500 viteve.
Duke përdorur teknikat e sotme për rikonstruktimin dhe identifikimin e trupave të dekompozuar, ajo ka arritur të rindërtojë fytyrën e një adoleshenti 15-vjeçar, që jetonte në shpella në Norvegji 5500 vjet Përpara Krishtit në një klan me 15 njerëz.
Nuk është hera e parë që rindërtohet fytyra e një njeriu të Kohës së Gurit, por mendohet se ky është vizioni më i saktë që është sjellë ndonjëherë./tema/
Gjuhashqipe