Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Kresha

A pretty face can never trick me
Per ata qe duan ta njohin Islamin & Profetin Muhammed a.s. :



To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Ai ka qen model per gjith njerzimin e mbar botes...
 
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

A lejohen postime ketu edhe per jo myslimant?
 
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Kur ke marre leje qe ta devijosh temen, qe po pyet tani !?
 
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Duhej kjo teme Lover :)
 
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Kur ke marre leje qe ta devijosh temen, qe po pyet tani !?

Desha te imitoj Muhametin; te shtirem ne nje menyre dhe ndryshe te bej.
Fjalet jane kaq te bukura sa qe as vete Ai nuk i praktikonte dot. Perkundrazi, me goje dhe me shpatull ka bere krejt te kunderten.
Jeten e muhametit e njoh si xhepat e mi, ka nje thes habithe qe ai vete thonte e bente krejt te kunderten.

ps.keta fjalet jane per te mashtruar shpirterat e njerzeve per ti ftuar ne islam, pastaj per te dale jashte islamit koken ke ne rrezik.
 
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Eshte Muhamedi jo Muhameti. Nese per ty nje shkronje nuk con peshe, atehere Lauri do jete ne forum cdohere KAURR, mos shtrembero emrin:foot

Sa i perket fjaleve te tjera, nuk jane risi, te tilla kane thene edhe arabet e kohes se tij. Filloj i vetem, pa thike e shpate ne dore, tere gadishulli arabik per 23 vite pranuan Islamin, u crrenjos paganizmi dhe besimet e kota, njerezit e kuptuan te verteten, madje edhe armiqte i fali. Kjo eshte e verteta Kaurr (me fal shkronja "L", spo me ben ne tastature, si duket i kemi nderruar me shkronjen "T" dhe "D"). Ti mund tsjellesh sa tke deshire hadithe, por kurre nuk i kupton as vet ato, pasiqe tkam thene edhe me pare, nuk ja ke idene shkences se hadithit dhe kategorise se si ndahen. Me fal, e verteta eshte kjo, armiqte le tpelcasin. Kete shembull e ndoqi edhe Salahuddin Ejjubi, qe i fali te krishteret ne Jerusalem.

Shiqim te kendshem :biciklete: Dorezimi i Jerusalemit !

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Kjo është e vërteta, dhe kush do lexon dhe e kupton, kush nuk do mundohet në çdo mënyrë të gjejë hapësirë për të degraduar dhe mohuar vlerat e vërteta. Dashurinë për pejgamberin më shtojnë dhe këto vlera për luftën që paraqiten këtu :)
 
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Eshte Muhamedi jo Muhameti. Nese per ty nje shkronje nuk con peshe, atehere Lauri do jete ne forum cdohere KAURR, mos shtrembero emrin:foot

Stafi merret me seleksionim postimesh, una ta jap perseri se cdo thote Kaurr. Kaurr ka origjine arabe pikerisht per mostolorance fetare ne kundershtim me videon e temes. Perbuzje ndaj te tjerve jo mysliman te cilen e perdor edhe ti pikerisht si ofendim.

Por une jam krenare per kete, sepse kete fjale e sollen dhe e perdorin turko-arabet ne Shqiperi drejtuar atyre qe flisnin shqip; katolikeve = kaurr- qafir- kafir. C'fare do thote fjala Kaurr?

Dhe tani te lidhemi 100% me temen, ose me mire, me kontraditat e Muhametit perballe temes.

Kuran4:89

Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njejtë. Mos zini për miq prej tyre derisa ata të shpëngulen (si ju) për hirë të All-llahut, e nëse refuzojnë,ataherë kudo që t’i gjeni, kapni dhe mbytni dhe prej tyre mos zini as mik as ndihmës.

Kuran 5:33

Dënimi i atyre që luftojnë (kunddërshtojnë) All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në dynja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.

Kuran 8:12

Edhe kur Zoti yt u kumtoi engjëjve se: “Unë jam me ju, pra, inkurajoni ata që besuan! Unë do të hedh frikë në zemrat e atyre që nuk besuan, e ju goditni në qafë e lartë, mëshonju atyre në çdo gjymtyrë (gishtërinj).

Kuran 9:5

E kur të kalojnë muajtë e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t’i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshrues.

Kuran 33:61


(Do të jenë) Të mallkuar, kudo që të ndeshen do të kapen dhe do të mbyten.
 
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Muhametit i vodhen kamelet, Ai ju preu gjymtyret dhe ju nxori syte me hekur te nxehte. Ky eshte Profeti i temes..!! Keta jane burime Kuranore dhe habithe Islame Lauri nuk shpik asgje!!

" Pa asnje dyshim, do ti keshe vrare sepse Profeti te ka thene: "nqs ndonje (mysliman) largohet nga religjoni e tij, vriteni"
Ju njihni religjone te tjera qe thrrasin per te vrare ata qe deshirojne te braktinin??

Bukhari LII 260

"Kur Muhametit ju preu duart dhe kembet atyre qe i vodhen kamelet, ju hoqi edhe syte me hekur te nxehte ne zjarr, Allahu i dha Muhametit versetin kuranor: " denimin per ata qe i bejne lufte Allahut e Profetit...shiko siper Kuran 5:33

(Abu Zinad, Dawud XXXVIII 4357).
 
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Historia po perseritet, keto citate Kur'anore me qindra here i kemi shqyrtuar edhe ne tema tjera pra asgje risi. Nuk ja vlen te te citoj asnjehere ne lidhje me ajetet qe ti i mer cope cope dhe i poston, duke mos postuar ajetet tjera qe nderlidhen me njera-tjetren dhe e sqarojne ajetin tjeter ne vazhdim.
Kujt t'i flas ? Foli Laurit foli murit.

Sa per HADITHE (Jo habithe, me shkoj jeta duke te mesuar si t'i shkruajsh, apo ne shqip habithe u thuhet lol), tkam thene, ka hadithe te dobeta, te shpikura, te mangeta etj etj, po nejse prap edhe kete e kam thene :D

Per Kaurr, nese je krenar atehere me shendet e bajsh kete nofke. Ti mua me meso ndonje fjale italisht po deshe, per arabisht mos mu shit profesor kur 2 sekonda shkolle si ke:vje:
 
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Me mjafton qe te behesh koshent qe je ti ai qe ofendon, dhe qe turko-arabet ju thone kaurr atyre qe flisin shqip.

Vazhdojme me temen tende paqesore.

Ne video thuhet qe te mos prishen kisha dhe tempujt??
Cfare beri Muhameti me doren e vet ne Qabe, a nuk i shkatrroj 360 idhuj ku besonin mekanet arab?

"Profeti hyri ne Meke, dhe aty ishin 360 idhuj rreth Qabese. Muhameti filloi thyrjen e idhujve me shkop qe kishte ne doren e tij dhe duke recituar: "E verteta (Islami) ka ardhur dhe genjeshtra eshte zhdukur."

Abdullah bin Masud


Edhe kjo eshte nje habith genjeshter..!!

mu4_zpsmajsqdq3.png
 

Attachments

  • mu4_zpsmajsqdq3.png
    mu4_zpsmajsqdq3.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • mu4_zpsmajsqdq3.png
    mu4_zpsmajsqdq3.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Muhamedi per kohen e tij ka qene ne rregull , por keto delet qe duan te rrine perhere e librat e tij ndresa
bota civile synon te pushtoje universin , me tingellojn shume te bezdisshme .
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Gati cdo kapitull i Kuranit ka te beje me ngjarjet reale te Muhametit, Gjenocidit kunder trubuve te tjera qe banonin ne Arabi. Cdo perleshje o shperngulje (o me mua o kunder meje) ka versetet kuranore perkatese te Muhametit ne emer te Allahut. Hubalit te Mekes

Kurani nuk ka asgje hyjnore, perndryshe nuk quhet recitim

Edhe kjo i bashkangjitet postimit siper ku paraqitet Muhameti qe shkatrron statujen e Zotit Hubal ne Meke, mbi te cilin krijon imazhin e Allahut (misterjoz)

mu6_zpsflvhfm91.png
 

Attachments

  • mu6_zpsflvhfm91.png
    mu6_zpsflvhfm91.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • mu6_zpsflvhfm91.png
    mu6_zpsflvhfm91.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Kaurr, thuhet Hadith jo Habith :p

Beje dallimin ndermjet idhujve dhe kishave. Si mendove ti, te lihen 360 idhuj ne Qabe dhe ne te njejten kohe te mbreteroje Islami aty ? Jo jo, ky nuk eshte Krishterizem :D Krishterimi eshte me shume se 50% paganizem, ne skemi nevoje per updates, kalo vizllushem :D
 
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Beje dallimin ndermjet idhujve dhe kishave. Si mendove ti, te lihen 360 idhuj ne Qabe dhe ne te njejten kohe te mbreteroje Islami aty ?

Pikerisht, Islami u ndertua mbi themelet e nje besimi tjeter. Pra u shkatrrua me force nga Profeti yt kulti i nje besimi tjeter.
Me mjafton kjo qe te helle poshte ate pjesen e videos qe te mos prishen kultet e besimit te te tjerve.

Vazhdojme me tej me paradoksin e videos.
Ne video thote qe te mos vriten grate dhe femijet.

"..Profetit i eshte bere nje pyetje se eshte e ligjshme te menjanohen grate dhe femijet, qe te mos rrezikohen kur te sulmohen paganet naten. Profeti ju tha: Ata (grate dhe femijet) jane te tyre (pagan armiq).."

Bukhari 52:256


Ne video thuhet qe te mos vriten te dorzuarit

“Allahu tha: Nje profet duhet te masakroje me pare se te zeje rober. Nje armik i masakruar eshte i fshire nga faqja e dheut. Muhamet, ti e kerkove kete bote, qe te sjell te mirat (materjale) dhe roberit. Por Allah deshiron qe te vriten per te manifestuar religjonin.."

Ibn Ishaq 484

Edhe keta jane Hadithe te sajuara..?
 
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Pikerisht, Islami u ndertua mbi themelet e nje besimi tjeter. Pra u shkatrrua me force nga Profeti yt kulti i nje besimi tjeter.
Me mjafton kjo qe te helle poshte ate pjesen e videos qe te mos prishen kultet e besimit te te tjerve.

Cudi, ishte vetem Muhammedi a.s., si arriti tere gadishullin i vetem ta ktheje ne Islam, cfare force perdori :D?


Ne video thote qe te mos vriten grate dhe femijet.

"..Profetit i eshte bere nje pyetje se eshte e ligjshme te menjanohen grate dhe femijet, qe te mos rrezikohen kur te sulmohen paganet naten. Profeti ju tha: Ata (grate dhe femijet) jane te tyre (pagan armiq).."

Bukhari 52:256

Ne video thuhet qe te mos vriten te dorzuarit

“Allahu tha: Nje profet duhet te masakroje me pare se te zeje rober. Nje armik i masakruar eshte i fshire nga faqja e dheut. Muhamet, ti e kerkove kete bote, qe te sjell te mirat (materjale) dhe roberit. Por Allah deshiron qe te vriten per te manifestuar religjonin.."

Ibn Ishaq 484

Edhe keta jane Hadithe te sajuara..?

Per cdo gje qe sjell, duhet referencat dhe mendimet e dijetareve te duhur qe jane per hadithe, se si i kane klasifikuar ato. Mos u lodh kot !

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Tani e kuptoj pse jan aq paqesor ne lufte kta te Isis :p
 
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Sepse u trajnuan nga njerezit "Paqesore" klau92, te cilet sot pushtojne toka ne emer te Paqes dhe Demokracise apo luftes kunder terrorizmit :qerpiku:
 
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Laur dhe Loverboy, i perkisni dy boteve te ndryshme, tema ishte shume e qarte per ata qe mendojn, tregon per Muhamedin a.s. Lauri mundohet te tregoj te kunderten, te pamundshmen,por nuk ekziston ajo ane e monedhes,sado qe te deshiroj ai...
Pra keshilla ime, lereni me kaq, sepaku mos u lodhni kot...Laur smundesh te besh qe nje besimtar te besoj ate qe thua ti, as ti Lover smundesh te besh nje tjeter qe sbeson te besoj...pra vazhdoni me tema tjera, jepni nje perfundim...
 
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Tani e kuptoj pse jan aq paqesor ne lufte kta te Isis :p

Komplimenti klau 92. Isis nuk po ben asgje ndryshe c'ka ka bere Muhameti me miqt e tij kriminelet. Isis eshte islami i vertete.

ps. Loverboy po na meson islamin nepermjet youtube :lool:
 
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Loveri e thote ate ce eshte e vertete per ne, pak rendesi ka nga vjen info. Me rendesi eshte se ty te vjen si figure shahu = MAT. Ske faj qe e rrezon cdohere mbretin ne tabele, ske kacik :plazh:
 
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Sepse u trajnuan nga njerezit "Paqesore" klau92, te cilet sot pushtojne toka ne emer te Paqes dhe Demokracise apo luftes kunder terrorizmit :qerpiku:

Domethene mjafton nje shperlarje truri nga njerezit "paqesor " dhe ju harroni/ shtremberoni ideologjite tuaja?
Kaq shuum vlere paskan ato ne krahasim me urdherasat e profetit ?
 
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Ata njerezit "Paqesore" nuk jane ata qe ti mendon se e kisha fjalen.
 
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Loveri e thote ate ce eshte e vertete per ne, pak rendesi ka nga vjen info. Me rendesi eshte se ty te vjen si figure shahu = MAT. Ske faj qe e rrezon cdohere mbretin ne tabele, ske kacik :plazh:

ok ok, une jam "shah mat". Rendesi ka per mua qe nuk po shpif qe te influencoj ne mendjen e njerzeve. Po sjelle pikerisht burme islame me riferenca. Ti merr per baze interpretimin e ketyre haditheve nga dietaret une marr per baze origjinalin.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

E keni pare filmin Mission Imposible te fundit?? Si thote Tom Kruiz:Mendoni se cdo gje ndodh rastesisht?? jo, jo nje grup i vetem drejton tere trazirat ne gjith boten :murit:

Nejse, se tema eshte per Profetin tone te Dashur. Njeriun me te larte te njerezimit! Njeriun per te cilin jemi te permalluar dhe pse kurre se kemi pare, Njeriun qe plot 1 bilion e gjys shpresojne ta takojne ne boten tjeter.Personalitetin me te shquar, personalitetin me te lakuar e pergezuar nga kokat e njerezimit! Me te mirin femi, me te mirin prind, me te mirin Drejtues, me te mirin lider, me te mirin shok,me te mirin bashkeshort,me te mirin moral,me te dashurin per cdo kend, vulen e profeteve!

Ajo qe mburon nga zemra sa here kujtoj keshillat dhe moralet e tij, eshte turp per veten time&muslimanet qe s'jemi te afte te percjellim madheshtine e vertete te fese qe ai na predikoi, dhe nje dashuri te madhe qe rritet sa me sh lexoj rreth Tij. Zoti na mundesofte te shohim perher te verteten ne, por dhe te gjithe njeerezve te cilet akoma s'kane arritur te ndjejne e shohin ate qe Islami predikon!
 
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Ah, ku mu kujtua.
E kam sjelle dhe here tjera, dhe do e risjell sa here tme kujtohet fjalimin e fundit te bere nga ai. Kush vertet do te dije kush dhe si ka qene e gjen ne keta rreshta se cfare ftonte Muhamedi a.s.


Hutbeja e lamtumirës
O njerëz, dëgjoni se ç'do t'ju them, se nuk e di a do t'ju takoj më në këtë vend pas këtij viti!
O njerëz, frikësohuni Zotit dhe respektojeni atë, bëhuni të njerëzishëm dhe të drejtë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Kjo është dita e flijimeve në emër të All-llahut. Vërtet gjaku juaj, nderi juaj dhe pasuria juaj janë të shenjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin e juaj, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vend.
Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e perso*nalitetit dhe të dinjitetit njerëzor.
Njeriu është vepër madhështore e All-llahut dhe mjerë për atë, që e përçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së All-llahut.
O njerëz, ju pashmangshëm dhe pakthyer do t'i ktheheni All-llahut të Amshueshëm dhe Ai do t'ju thërret në përgjigjësi për veprat dhe punën e juaj.
O besimdrejtë, dijeni se ka përfunduar koha e mosdijes dhe e traditave të këqija, të cilat i kanë sjellë aq fatkeqësi gjinisë njerëzore. Unë jua kam treguar rrugën e shpëtimit, të cilës duhet hecur.
Sendet që u janë dhënë në amanet ruani si të juajat dhe kthejani ato besnikërisht dhe me kohë atij që i përkasin.
Gjakmarrja është e ndaluar. Të gjitha akuzat e këtilla, të cilat rrjedhin nga koha e injorancës, anu*lohen. Akuza e parë e cila anulohet është gjakmarrja e ungjit tim Ibn Abdul-mutalibit, të cilin të pafa*jshëm e vranë njerëzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjak*marrje le të harrohet dhe të gjitha të tjerat në të ardhmen le të falen.
Fajdeja dhe kamata janë të ndaluara. Huadhë*nësi nga huamarrësi duhet të marrë vetëm atë që vërtet ia ka huazuar. Huatë e para që i nënshtrohen këtij vendimi janë huatë e ungjit tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj.
O besimdrejtë, faljani kamatat borxhlinjve! Dëgjojeni këshillën time dhe pasuria juaj do të shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjëja për tregëti dhe punë të ndershme. Nëse këtë nuk e bëni, dijeni se e keni zemëruar rëndë All-llahun dhe të Dërgu*arin e Tij. Nëse borxhliu juaj është në vështirësi, vazhdojani afatin e pagimit, ndërsa, nëse jeni në gjendje që t'ia falni borxhin, atëherë kjo është edhe më e mirë për ju.
O besimdrejtë! O njerëz! Frikësohuni Ditës, e cila vërtet do të vijë, kur të gjithë do të paraqiteni para All-llahut, Gjykatësit të Vetëm Suprem, (ditën) në të cilën ju pret drejtësia absolute!
Kur të obligoheni se do ta paguani borxhin, pagojeni me kohë, dhe kur ta bëni marrëveshjen bëjeni atë me shkrim, saktë dhe besnikërisht theksojeni afatin e pagesës...
O ju që do të vdisni! Duajeni dhe dëgjojeni Zotin, Krijuesin e materies dhe asaj që është shpirtërore, i Cili krijoi mashkullin dhe femrën, prej të cilëve u zhvillua e tërë gjinia njerëzore!
Frikësohuni All-llahut, nën ndihmën, prehjen dhe mëshirën e të Cilit të gjithë jemi udhëzuar! Ne jemi të vdekshëm dhe çdo moment jemi sa më afër vdekjes dhe takimit me Të, me All-llahun e Amshueshëm, Gjykatësin e Drejtë.
Respektojeni farefisninë. Besnikërisht përmbushni detyrat dhe obligimet, të cilat ekzistojnë ndërmjet burrit dhe gruas si dhe ndërmjet prindërve dhe fëmijëve!
Xhenneti është nën këmbët e nënës.
Ruajuni nga prostitucioni, tradhëtia bashkëshortore dhe xhelozia. Prostitucioni dhe tradhëtia bashkëshortore janë mëkat i rëndë, ndërsa xhelozia shpie kah përçarja në martesë.
Martohuni me ato, të cilat i doni, e kur Zoti me vullnetin e vet do t'ju bashkojë, atëherë respektohuni, duajuni dhe jetoni në dashuri dhe harmoni.
O bashkëshortë, silluni ndaj grave tuaja me shumë mirësi dhe dashuri!
O besimdrejtë, largohuni ngatërresave dhe përgojimit!
Le të jenë të mallkuar në të dy botërat ata që u bëjnë shpifje grave të ndershme! Ata që i akuzojnë gratë e ndershme për tradhëti në martesë ose për amoral, e për këtë nuk munden t'i sjellin katër dëshmitarë të besueshëm, dënoni me tetëdhjetë goditje (shkopinj) dhe më asnjëherë mos u besoni, sepse janë të poshtër dhe të këqij!
Nëse ndjeni se ndaj grave të juaja ju është dobësuar dashuria, mos nxitoni (në shkurorëzim), por mendoni mirë, sepse All-llahu nëpërmjet këtij sprovimi ju udhëzon në rrugët e fatit të ri dhe të madh, me të cilin dëshiron t'ju përgëzojë. Mos kërkoni shkurorëzim pa shkaqe të arsyeshme, sepse prej të gjitha gjërave që All-llahu i ka lejuar, më së tepërmi e urren shkurorëzimin. Gratë e juaja u janë dorëzuar në besë të Zotit, pra respektojeni o besimdrejtë, atë amanet të Zotit!
O njerëz, sot Djalli i mallkuar është i dëshpruar, sepse ka pësuar humbje dhe nuk mundet më të ndikojë në ju. Megjithatë, gjithnjë bëhuni të kujdesshëm që ai i mallkuar të mos ju lajthitë as në gjërat më të vogla!
O besimdrejtë, kur e caktoni dhe e ndani ndërmjet vetes trashëgiminë, bëhuni të drejtë dhe përmbahuni Librit të Zotit. Ruajeni pasurinë e të miturve, të paaftëve dhe të marrëve.
Zoti çdonjërit ia ka dhënë të drejtën e vet, andaj nuk ka nevojë t'u lihet trashëgimtarëve testament, ndërsa si testament nuk mund të lihet një e treta e pasurisë.
Fëmija i takon atij, në shtratin e të cilit është lindur.
Kush pohon se i takon tjetërkujt përveç prindit, atë do ta zë mallkimi i Zotit.

Nuk i lejohet gruas të jep diçka nga pasuria e burrit të vet pa lejen e tij.
Borxhin duhet paguar, ndërsa sendin e huazuar duhet kthyer. Dhurata duhet kthyer me dhuratë. Kush hyn dorëzan për dikë, obligohet me përgjegjësi për dorëzani.
Me robërit dhe shërbetorët silluni njerëzisht. Ushqeni ata sikur që ushqeheni vetë, dhe vishni ata sikur që visheni vetë. Nuk guxoni t'u bëni keq e as t'i keqpërdorni. Edhe ata janë njerëz, edhe ata janë shërbetorë të Zotit.
O besimdrejtë, dijeni dhe mos harroni se të gjithë muslimanët janë vëllezër. Ju jeni plotësisht të barabartë në të drejta dhe detyra. Arabi ndaj joarabit nuk ka kurrfarë përparësie, e kjo vlen edhe për të ziun ndaj të kuqit dhe për të kuqin ndaj të ziut, përveç në devotshmëri. Të gjithë ju jeni pasardhësit e Ademit, ndërsa Ademi e ka prejardhjen nga dheu.
O muslimanë, kujdesuni, duajuni dhe ndihmohuni mes veti! Nuk guxoni ta ofendoni njëri-tjetrin, e as t'i grabitni diçka njëri-tjetrit. Ky është mëkat i rëndë. Merreni vetëm atë që ju jepet me dëshirë! Respektojeni pacenu-eshmërinë e pasurive tuaja derisa janë në frymën e ligjeve të Zotit.
Islami dhe interesi i përgjithshëm le të jetë mbi ju dhe mbi interesin tuaj! Përkushtojani Islamit jetën tuaj dhe në punën për Islam jepni prej vetes gjithçka që mundeni.
Kurrë mos e shkelni të drejtën dhe nderin e dikujt! Mos i bëni dhunë vetes! Mos harroni se mëshira është një ndër bazat e Islamit.
O njerëz, dëgjoni se ç'po ju them dhe mbajeni mend mirë! Po ju lë Librin e Zotit-Kur'anin, të cilit nëse i përmbaheni, gjithnjë do t'ju ruajë që të mos e humbni rrugën e drejtë, rrugën e drejtësisë dhe së Vërtetës. Kur'ani është libër i qartë dhe i shenjtë, vepër e vërtetë e All-llahut dhe fjalë e Tij, në vërtetësinë e së cilës nuk ka dyshim.
Para vehtes e keni tërë jetën time, fjalët dhe veprat e mia. Gjithçka që kam folur dhe punuar jam përpjekur të jetë në përputhshmëri të plotë me urdhërat e All-llahut.
Ju vërtet nuk do të lajthitni, përderisa i përmbaheni Kur'anit (Librit të Zotit) dhe Sunnetit (traditës sime).
O njerëz, pas meje nuk do të vijë më Lajmëtar tjetër nga Zoti dhe pas jush populli nuk do të ketë më Pejgamber! Pra, bëni ibadet (besoni dhe adhuroni) Zotin; falni pesë namazet në kohë; agjëroni muajin e Ramadanit; jepeni zekatin me plot zemër e të kënaqur dhe kryeni haxhxhin, si dhe zbatoni urdhërat e sundimta-rëve tuaj! Ashtu do të hyni në Xhennetin e Zotit tuaj![1]
O besimdrejtë, flitni gjithnjë të vërtetën e pastër. Urrejtja asnjëherë të mos ju largojë nga rruga e drejtë. Drejtësia është motra e devotshmërisë. Frikësohuni All-llahut, se Ai i sheh veprimet tuaja!
O njerëz, e dëgjuat porosinë time, pra futeni atë në zemrën tuaj dhe (praktikoheni) në jetën tuaj!
Të gjithë ata që i dëgjuan fjalët e mia le t'ua përcjellin atyre që nuk i kanë dëgjuar, se ndodh që ata (të tjerët) i kuptojnë më mirë.
O Zoti im, a e përmbusha detyrën dhe misionin e besuar?
Rreth njëqind e dyzet mijë haxhilerë brohoritën njëzëri:
O i Dërguar i Zotit, ti e përmbushe misionin tënd besnikërisht, dhe na e komuni-kove atë që të urdhëroi Zoti...
Atëherë Muhammedi u tha:
O Zot, dëshmo! O Zot, dëshmo! O Zot, dëshmo!
Atë ditë atij iu shpall ajeti nga Zoti i Lartëmadhëruar:
"Sot juve ua kam përsosur fenë tuaj, plotësova dhuntinë time ndaj jush, dhe jam i kënaqur që Islami të jetë fe e juaj." (Maide-3)
 
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Me aq sa kam lexuar une mbi muhametin (ne muzeum) thuhet qe ai thoshte qe duhet te mbaroje shkollen i her para se te beje dicka tjeter.
 
Titulli: Si i këshillonte Profeti Muhamed shokët e tij para luftës?

Me aq sa kam lexuar une mbi Muhametin (ne muzeum) thuhet qe ai thoshte qe duhet te mbaroje shkollen i her para se te beje dicka tjeter.

Ateher gabim paske lexuar...ska thene ashtu...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top