Si e propozojnë partneren studentët e degëve të nd

dassa

Anëtar i ri
Fillimisht kerkoj falje ndoshta eshte hap ndonje tem e keti lloi,jam i ri ne ket forum por une po shprehna

Letërsia

E dashur, te dua!!! Unë u linda për ty, ti u linde për mua. Ky zjarr që ma djeg shpirtin me mohimin tënd do më hedhë në rrethin e nëntë te Ferrit, kurse pohimi yt, qoftë edhe i heshtur do më bënte sikur e jem ne parajs

Inxhinieria

Fytyra jote e bukur më kujton fasadën e hotel Tiranës, ndërsa flokët e tua derdhen supeve si burme pa fund. Ingranazhi i dashurisë sime duke u rrotulluar në këtë burme pa fund, nga kontakti lind shkëndija ndjenjash. Dashuromë që unë si çeliku, e ti si betoni, të kthehemi në betonarme!

Mjekësia

Simptomat e sëmundjes “dashuri” i njoha që kur linda dhe s’ka ilaç tjetër përveçse të më dashurosh! Truri s’i mban dot ndjenjat e mia, të dua klith zemra, dëgjo si qan mëlçia...

Matematika

Integrali i ndjenjave të mia në kufijtë nga unë te ti është i barabartë me termin shumëdomethënës “dashuri”. Rrethuar nga padurimi, më shikon e të shikoj, në bazë të teoremës së dy policëve, të dashuroj!

Fakulteti ekonomik, dega finance

Dashuria jote eshte si nje bilanc korporate, me shume produkte dhe shume nenzera. Nuk ka burre nane me ja nxjerr fitimin se sado qe lodhem me del vetem humbja. Do perdor rezerva dhe kapital pronari, do bej rregullime qe ti moj vajze e mbare mos ikesh nga zemra ime. Dhe kur bilancin te shkoj ta dorezoj do ndalem nga ti te te them "te dashuroj"

Studentet e juridikut

Permes nje kontrate, permes nje denimi
te ty moj vajze e bukur me ka ngel shikimi.
ndermjet nje marreveshje dhe nje gjykimi
te dua moj vajze, te dua une trimi..

:lov:lov:lov:lov
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Si e propozojnë partneren studentët e degëve të nd

Informatika…

E di se nuk ke nevoje as për “Hard Disc” dhe as për “intel Core”, por do të dëshiroja të bëhem për ty i vetmi “processor”. Ska lidhje HDD por as GB Memory ne duhet të bëhemi Multi-in – 2 në 1…

Psikologji

Pas shumë bisedave dhe sqarimeve, seancave dhe diskutimeve, nuk di se çka të të shkruaj por dua diçka të të them ke diçka interesante dhe impresionuese dhe te unë ke zërë vend. Mos më jep pasqyrime dhe reflektime por më jep kurajo dhe vullnet të bëhem në zemrën tënde sikur një mbret dhe prej andej shpirtit t’i impulsoj deri sa pafundësisht të më dashuroj. Të imagjinoj dhe të studjoj, por edhe bëj analizat e tua, të ecjes, foljes, gjesteve, trupit, zërit dhe pulsit kardiak, më duket se ti je dhe ngelesh “I vetmi shpirti im binjak”.

Farmakologjia

Më është sëmurë trupi dhe shpirti kurse në ty shoh të vetmin aspirin, i cili sot mundet të më ndihmojë, nga dhimbjet e mëdha të më shërojë. Do të bëjmë së bashku formula të ndjeshme kimike dhe të prodhojmë me to edhe shumë Antibiotike. Secilën bimë në drogë e kishim shëndrruar vetëm ne të dy për tu bashkuar,dhe asgjë në botë nuk do të mund të shkatëronte imunitetin tonë të ndërtuar në secilën qelizë. Por në secilin bashkëdyzim të elementeve njerzore,kimike ,toksike dhe farmakokinetike do të prodhonim ndoshta edhe substanca për trupin dhe shpirtin gati njëjtë sikur magjike, me amphetamin dhe meskalin (Ekstasy; MDMA) për të krijuar çdo ditë dhe më shumë halucinacion dhe të dyshimtin, disponim.

Gazetari

Në mes kolumnave në faqet e fundit të gazetave gjeta emrin tënd, të fshehur dhe të shkruajtur në fund të artikullit që kurr se lexoj, sikur të bëhesh e imja faqen në front t’a garantoj. Aty të shoh dhe të paramendoj e në fund si redaktore në një zyrë të vetme do të gradoj. Atëherë së bashku do të krijojmë tema brilante për faqet e para të lajmeve në botën mbarë dhe si ne të dy nuk do të ket më parë. Do të grIndemi ndonjëherë duke u përça « të lutem të lutem shkronjat e titullit mos i ha »?!

Astronomi

Nëpërmjet mikroskopit Hubble isha duke kërkuar yje të ri se si janë duke lindur dhe në mes të « supernovave » të pashe ty, në plejadën e yjeve gjigant ,që ishin duke lindur dhe krijuar. Sikur isha duke të përcjellur dëshiroja të të pagëzoj me emrin më të bukur që është emërtuar ndonjë yll deri më sot pasi ashtu kishe bukurinë e cila ecte me miliona vite drite,( por jo më shpejtë se neutrinot, Ajnshtajni në formulë tash dështoi) ; për një çast doli « vrima e zezë » dhe përbiu ëndrrën time. Nëse ende je gjallë dhe ke kaluar këtë rrezik më lajmro se unë jam ende duke të pritë me teleskop Hubble në dorë duke u rrokullisur në « Rrugën e qumshtit » ku jetojmë edhe ne të dy sikur diçka të paidentifikuar, por jo edhe të harruar…

Gjeografi

E dashura ime shkoj kah shkoj, zemrën nuk mundem të qetsoj, eci male dhe lugina, kontinente, shtete dhe qytete, por gëzimin nuk më japin dot, sa kam mbushur të gjitha sferat e tokës me lot. Andaj mos ngurro dil prej thellësisë së shtresave nëndjenjore dhe më gëzo sikur të kisha gjetur nën tokë miniera ari dhe diamanti apo derivate të naftës. Harroj të gjitha paralelet, meridianet , pikat e hartave, lartësitë dhe thellësitë apo edhe formulën hartografike por eja e dashur me trego për gjeologjinë së bashku me dashurinë.

Artet:

Muzika

Në mes notave dhe pentagrameve, në mes tempeve – shpejtë dhe ngadal, në mes pasëvijshit dhe çelësit të kërkoj por ja e dashur se asgjë prej teje nuk ndëgjoj. Dhe po të këndoj të gjitha artet e këngëve më të bukura deri tash duke i përdorur të gjitha notat la1, re1, do1 dhe fa1 dhe duke kompozuar ritmin e këngës të lutem më ndëgjo: se të dua mos harro…

Vizatimi

Sikur në skicat e filluara të portreteve që ende si vizatova më duket se e shoh hijen tënde të paformuar dhe fytyrën tënde me ngjyra të ylberit të freskuar. Në pejsazhet më të bukura kam krahasuar buzëqeshjen tënde me diellin e ngrohtë që ngron gjithësinë, aq sa as Monalisa e Da Vincit, nuk ka mundur më bukur të qeshet dhe të mahnitë, pastaj i kam dhënë fytyrës ngjyra dhe gjallëri, bile as Picasso nuk do të mundej të ngjyroste aq me përpikmëri,që ashtu të më jetosh në mendje dhe portret, e dashura ime ti.

Sporti

As në vrapime dhe as në notime nuk të harroj ty e dashura ime, por të kërkoj gjatë maratoneve të mia të gjata, ushtrimeve të përditshme dhe të ndryshme, sikur edhe ndeshjeve futbollistike me humbje të larta, çdoherë që më kujtohesh më inicion fitoren ashtu edhe dua të kërkoj te prindërit e tu dorën. Së bashku të vrapojmë drejt fatit të jetës ashtu lehtë dhe pa frikë sikur në gjimnastikë.

Histori

Duke mësuar për popujt, për mitet, doket dhe zakonet në bibliotekën e lashtë të gjeta ty sikur në prrallat e Sherezadës nga „ 1001 e një natë“. Nuk isha mbreti i përrallave se ai për çdo natë mbyste nga një grua, por jam ai që dua të të them sot dhe tash të dua. Nuk më intereson prejardhja etnike, fisi apo historia e emrit dhe mbiemrit por ajo që më intereson të jemi prej momentit që u takuam bashkë dhe për jetë prej sot dhe për shumë e shumë mot… të pres nga lashtësia për të jetuar në ardhmëri…
 
Titulli: Si e propozojnë partneren studentët e degëve të nd

Farmakologjia

Më është sëmurë trupi dhe shpirti kurse në ty shoh të vetmin aspirin, i cili sot mundet të më ndihmojë, nga dhimbjet e mëdha të më shërojë. Do të bëjmë së bashku formula të ndjeshme kimike dhe të prodhojmë me to edhe shumë Antibiotike. Secilën bimë në drogë e kishim shëndrruar vetëm ne të dy për tu bashkuar,dhe asgjë në botë nuk do të mund të shkatëronte imunitetin tonë të ndërtuar në secilën qelizë. Por në secilin bashkëdyzim të elementeve njerzore,kimike ,toksike dhe farmakokinetike do të prodhonim ndoshta edhe substanca për trupin dhe shpirtin gati njëjtë sikur magjike, me amphetamin dhe meskalin (Ekstasy; MDMA) për të krijuar çdo ditë dhe më shumë halucinacion dhe të dyshimtin, disponim.

hahahahahahaahhah
 
Titulli: Si e propozojnë partneren studentët e degëve të nd

Filozofet gjekundi si pash apo hyne ne grupin e psikologeve!
 
Titulli: Si e propozojnë partneren studentët e degëve të nd

tumblr_lw4tpxQruQ1r48xvr.jpg
 
Attachments

  • tumblr_lw4tpxQruQ1r48xvr.jpg
    tumblr_lw4tpxQruQ1r48xvr.jpg
    41.3 KB · Shikime: 0
  • tumblr_lw4tpxQruQ1r48xvr.jpg
    tumblr_lw4tpxQruQ1r48xvr.jpg
    41.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Si e propozojnë partneren studentët e degëve të nd

Simptomat e sëmundjes “dashuri” i njoha që kur linda dhe s’ka ilaç tjetër përveçse të më dashurosh! Truri s’i mban dot ndjenjat e mia, të dua klith zemra, dëgjo si qan mëlçia...

Po qajti melcia i kemi punet keq :p :p :p
 
hahahaha ...mistrece e zgjuar ti!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Si e propozojnë partneren studentët e degëve të nd

Fakulteti ekonomik, dega finance

Dashuria jote eshte si nje bilanc korporate, me shume produkte dhe shume nenzera. Nuk ka burre nane me ja nxjerr fitimin se sado qe lodhem me del vetem humbja. Do perdor rezerva dhe kapital pronari, do bej rregullime qe ti moj vajze e mbare mos ikesh nga zemra ime. Dhe kur bilancin te shkoj ta dorezoj do ndalem nga ti te te them "te dashuroj"
...
hahahaha e bere planin ket fund viti :p... ekonomistet e shkrete presin te dorezohet bilanci i bilancuar haha
 
Redaktimi i fundit:
Informatika…
E di se nuk ke nevoje as për “Hard Disc” dhe as për “intel Core”, por do të dëshiroja të bëhem për ty i vetmi “processor”. Ska lidhje HDD por as GB Memory ne duhet të bëhemi Multi-in – 2 në 1…
:emoji_joy_cat: :emoji_joy_cat:
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top