WxP
Staf në FV.AL
ا’ndodhi 15 vjet më parë në sheshin “Skënderbej”. Flet ish- drejtori i Përgjithshëm i RTSH
Ndoshta asnjë nga ngjarjet e këtyre 15 vjetëve të tranzicionit tonë shqiptar drejt demokracisë, duke filluar nga mesi i vitit 1990 e deri në ditët tona, nuk ka pasur atë jehonë shpërthyese sa rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës në sheshin “Skënderbej” më 20 shkurt 1991. ثshtë kjo ngjarje e 15 vjetëve të shkuara, që mbeti tepër gjatë në memorien e njerëzve. Atë ditë të shtatë rrugët e kryeqytetit grumbulluan në qendrën e Tiranës turmat e njerëzve nga më heterogjenet, që mund të ketë një vend. Aty ishin krah për krah studentë, grevistë, kureshtarë, flamurtarë të zjarrtë, që hidheshin e brohorisnin për atë ngjarje. Nga krahu tjetër kishte edhe njerëz të befasuar të shushatur e pse jo edhe të mallëngjyer.
Aty pranë e pranë ishin forca ushtarake e paraushtarake, autoblinda e makina, garda e tërë, policia e sigurimi. Aty ishin edhe kamerat, edhe reporterët, edhe gazetarët. Dhe të gjithë së bashku, si në një regji mahnitëse, përjetuan çastet e rrëzimit të monumentit më të lartë dhe monumentit më të ri në atë kohë për Shqipërinë, të Enver Hoxhës.
Në atë ngjarje, ndoshta të pashembullt si askund tjetër, nuk u bë luftë, megjithëse armët u shkrepën, nuk u arrestua askush, megjithëqë policia e makinat e ndjekjes e furgonat aty ishin. Qentë nuk kafshuan askënd, megjithëse aty ishin bashkë me kufitarët. Edhe pse disa makinave iu vu zjarri tek sheshi, askush nuk u quajt fajtor. Njerëzit, turmat, nga uji i pompave të zjarrfikëseve, vetëm kërcenin e brohorisnin. Ishte një çudi e vegim i papërsëritshëm, që është ruajtur aq gjatë në kasetat e televizionit shqiptar deri në ditët e sotshme. Një dokumentar tepër autentik e origjinal, që shfaqet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende të botës.
Normalisht mandati i zëvendësimit të sistemit politik në Shqipëri, ashtu si në të gjitha vendet e Lindjes, ishte nënshkruar që me “Pjerestrojkën” e “Gllastnostin” e M. Gorbaçovit, i cili nga mesi i viteve 80-të pranoi botërisht, se socializmi si sistem shoqëror, politik e ekonomik e kishte humbur garën me kapitalizmin. E gjitha kjo më shumë se një përgjegjësi përpara qindra miliona njerëzve që kishin ndërtuar të ardhmen e tyre mbi atë sistem socialist, ishte një kapitullim, që nuk do të realizohej brenda një dite e një nate, por gradualisht në një kohë sa më të afërt deri sa të dorëzohej përfundimisht. Dhe ajo ndodhi.
Me dhembje apo në rrugë paqësore, vendet e Evropës së Lindjes, njëra pas tjetrës hynë drejt ekonomisë së tregut e sot me të mirat e të këqijat e saj ecin në atë rrugë. Edhe Shqipëria nuk u shmang dot nga ky fat. Parullat se do ta mbrojmë socializmin me bar e pa bar, me luftë e bunker, sepse jemi të vendosur, sepse nuk jemi as Lindje, as Perëndim, etj si këto, u shkrinë si kripa në ujë vetëm në pak muaj, duke filluar nga mesi i vitit 1990 e deri tek rrëzimi i monumenteve në fillim të vitit 1991, çka vulosi përfundimisht gjunjëzimin e sistemit socialist edhe në Shqipëri.
Shembujt më të gjallë të një rruge ndryshe drejt hapjes, pluralizmit e demokracisë, veç Bashkimit Sovjetik me programin reformator të Gorbaçovit, fakte konkrete dhanë Polonia me Gdanskun e Valesën, që më vonë u bë edhe president i vendit. Për hir të së vërtetës, protestat e grevat që nisën në portin e Gdanskut, nuk kapërcyen në eksese e gjakderdhje pavarësisht nga ashpërsia. Po në këto pozita u zhvilluan ngjarjet edhe me shembjen e “Murit të Berlinit”. Deri këtu udhëheqja e Partisë së Punës mbarte me kujdes hapin e taktikën e vet për të mos u dorëzuar lehtë. Pra, po të vijë puna për kapitullim, ishte ideja, do të veprojmë si këto vende. Por…
Fakte, përshkrime, komente
Duke iu përmbajtur rregullave të platformës që përmendëm më poshtë, do të përshkruajmë në mënyrë kronologjike si është përjetuar e vepruar apo më saktë si është amortizuar efekti i rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës në opinionin e përgjithshëm të vendit, të partisë, të shtypit dhe të atij ndërkombëtar, në një periudhë kohe vetëm në dy muaj.
Mbas krijimit të Partisë Demokratike, daljes së gazetës “RD”, në dhjetëditëshin e fundit të muajit dhjetor 1990, mbahet në Tiranë Konferenca e hapur e jashtëzakonshme e Partisë Socialiste në sallën ku është sot Kuvendi Popullor. Për rëndësinë e saj, u tha nga sekretari i pare, se ajo ishte në vlerat e Kongresit të Partisë. Megjithëse situata ishte tepër e tendosur, drejtuesi i mbledhjes e la rendin e ditës në mëshirën e tematikës së diskutantëve. Për çfarë nuk u fol tërë atë ditë të gjatë: Për ideologjinë që ishte dominuese, për tregtinë e jashtme që bëhej dhe nga Argjentina, për kthimin tek lidhjet e vjetra miqësore me Kinën e deri tek nga do të siguroheshin burimet e lajmeve. Kur ne ngritëm çështjen, se “Zëri i Amerikës” jep njoftimet brenda vendit tonë më shpejt se Agjencia jonë e Lajmeve apo Radiotelevizioni, veç kur të turreshin: Zërin e kujt sillni në konferencë?! Për një moment të dukej se pjesëtarët e mbledhjes s’kishin parë e s’kishin dëgjuar asgjë nga Shqipëria e asaj kohe. Në filozofinë e asaj mbledhje një gjë u trajtua si çështje predominuese. Të përgatitemi me pikëpamjet se partia jonë gradualisht edhe mund të humbasë monopolin e çdo gjëje, që nga ideologjia, simbolet e pse jo edhe pushteti do të vendoset në bazë të rezultateve të zgjedhjeve. Kush e kuptoi i vlerësoi drejt ngjarjet, që pushtuan skenën e politikës shqiptare më vonë.
Vetëm në ditët e javët e para të janarit 1991, filluan të shfaqen hap mbas hapi dukuritë e pritshme të manifestimeve, protestave, mbledhjeve e takimeve të ngjyrave e pikëpamjeve shumë larg tezave të monizmit si tek studentët, sindikatat, organizatat e masave të pavarura etj.
Kryefjala e atyre ngjarjeve disi kaotike u bë kërkesa e studentëve për heqjen e emrit Enver Hoxha Universitetit të Tiranës.
Amortizimi i parë domethënës për ato ngjarje ishte deklarata e qeverisë për shtetin ligjor, i cili nuk insistonte në përdorimin e metodave shtrënguese e detyruese për ato që po ndodhnin, por kërkonte rregull e gjykim me gjakftohtësi e theksonte atë që ishte më e rëndësishmja: Jemi në pluralizëm, ndaj pranohet dhe toleranca, por jo teprimet.
Më 18 janar shtyhet dita e zgjedhjeve të para pluraliste për Kuvendin Popullor. Merret në konsideratë verdikti i demokratëve: S’na mjafton koha për përgatitjet. Mbas dy ditësh largohet nga drejtimi i Frontit Demokratik të Shqipërisë, Nexhmije Hoxha. Argumenti: Në organizatën më të gjerë politike të masave në Shqipëri, të cilën Enver Hoxha e vlerësonte gjithmonë sa të përmasave të partisë, duhen bërë ndryshime, duhen sjellë figura të reja. Nënteksti: Shikoni, thoshte udhëheqja e Partisë së Punës, ne nuk po rrimë duarkryq. Po bëjmë ndryshime, bile po largojmë nga drejtimi i Frontit Demokratik të Shqipërisë autoritetin më të fuqishëm të saj, Nexhmije Hoxhën, që në fund të fundit ishte personifikimi i vetë Enverit. Pra goditja ishte fare e qartë, fare dorëlëshuese, bile-bile tepër stimuluese në drejtim të figurës së Enverit dhe emrit të tij. Në atë kohë, për ata që lexonin mes rreshtash, nuk kishte gjë më ashiqare e të kuptueshme se; nuk ishte sakrilegj i paparanueshëm marrja me emrin e Enverit. Ne po lëvizim bashkëshorten e tij nga ai istikami i organizatës, që mbante emrin e tij e jo të mos lëvizim edhe ata që nuk jetojnë më.
Për ironi të fatit, Nexhmije Hoxha, zëvendësohet po në atë mbledhje të Byrosë Politike me “gjak” të ri. Në vend të saj emërohet Adil اarçani, ish- kryeministër për shumë vite i qeverisë shqiptare. Kjo do të thoshte për ata, që e merrnin vesh politikën e asaj kohe, se aty nuk ishte fjala për të rinovuar Frontin Demokratik të Shqipërisë, por fjala ishte se si më e rëndësishmja e autoritetit të Enver Hoxhës, e shoqja, largohej de fakto nga politika shqiptare. Pra …
Më 23 janar, botohet dekreti për të drejtat e grevës, që shoqërohej me një sërë udhëzimesh si të ishte një shpjegues i formave të edukimit, ku thuhej se si duheshin organizuar ato, si duhej njoftuar e marrë leje, e përfundonte me idenë, që është më mirë që grevat të mos organizoheshin. Veç më e rëndësishmja e asaj dite, ishte edhe nxjerrja e dekretit për mbrojtjen e monumenteve të kulturës. Natyrisht materiali i drejtohej gjoja publikut të gjerë lexues. Ata si kureshtarë, të pamësuar me probleme të tilla, mbetën të habitur se si dikush do të ngrihej të prishte monumentet e aq më shumë Naimin, Samiun, Pashko Vasën, اajupin, Jeronim De Radën e natyrisht aty fillonte hutimi e pështjellimi për lexuesin, sepse bëhej si një farë kooperimi duke futur aty brenda si monumente kulture edhe Qemal Stafën, Vojo Kushin, Enver Hoxhën, Hysni Kapon etj. Ishte e kuptueshme se subjektit që i drejtohej drejtpërsëdrejti, kjo “rregullore” ishte Partia Demokratike e përkrahësit e saj të shumtë, që në atë kohë grumbulloheshin në masa të mëdha e aty vendin kryesor e zinin studentët. Dekreti kodifikonte edhe pasojat me të cilat do të përballeshin gjithë ata që do guxonin të vinin dorë mbi to. Në material nënvizohej edhe dënimi që i priste me burgim nga 6 muaj deri në tre vjet heqje lirie. اudi, kaq lirë do të shiteshin monumentet e kombit?! Apo mos ishte ideja, se me kaq dënim, të mos shqetësohej kush se s’do bëhej hataja, aq më tepër që dhunime të tilla do të bëheshin me pjesëmarrje të mëdha njerëzish e, aty, hajde përcaktoje fajtorin.
Fatos Nano, që në atë kohë po ngjiste shkallët e karrierës duke mbrojtur trashëgiminë e Enverit, çka u shërbente më shumë të inatosurve për ato që po ngjisnin, emërohet zëvendëskryetar i plotfuqishëm i Këshillit të Ministrave. اarçanit gradualisht i hapet një deriçkë e prapme për t’u larguar me gjithë qeverinë. Më dy shkurt njoftohet edhe çelja e bisedimeve për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 12 shkurt pararendin dy ngjarje të tjera të rëndësishme, të cilat nuk dhanë rezultate pozitive në favor të partisë në pushtet. E para, në Kryeministri. Sekretari i përgjithshëm A. Luarasi pret një grup studentësh, që kishin ardhur me kërkesën për ndryshimin e emrit “Enver Hoxha” të Universitetit dhe të disa simboleve të tjera. Natyrisht u quajt e papranueshme. Po këtë ditë bëhet me dije se takimi mes përfaqësuesve të Partisë së Punës e Partisë Demokratike për kërkesat e studentëve, nuk gjetën mirëkuptim. Secila u largua në hesap të vet.
Më 10 shkurt gazetave shqiptare i shtohej edhe “Republika”. Diversiteti në shtypin pluralist po bëhej shumë i ndjeshëm. “Zëri” nuk kishte më asnjë monopol. Faqet e gazetave mbusheshin me larmi lajmesh nga më të habitshmet. Më shumë ngjasonin me thashetheme: Ndaj Partisë së Punës dhe udhëheqjes së saj, duke vënë në krye Enver Hoxhën derdheshin kritika e mallkime të mëdha. Si rezultat i kësaj, mijëra vetë dorëzonin teserat e largoheshin nga partia. Kjo do të thoshte, se pozitat e më të madhit të Shqipërisë po shembeshin. “Zëri i popullit” ato ditë përgatiti një rubrikë lajmesh, ku theksi vihej tek disa forca që donin destabilizim, rrëzime bustesh e monumentesh, plaçkitje, përvetësim të pasurisë së shtetit etj. Dhe ato kolona lajmesh përfundonin në kërcënimin redaksional: Mos të guxojë kush të marrë veprime të tilla, se do të ndëshkohet rëndë. Një shfaqje tjetër e habitshme e “Zërit” të atyre ditëve ishte edhe forma, që kishte zgjedhur për të mos përkrahur grevën e studentëve për heqjen e emrit të Enverit. Gazeta botonte vetëm disa lajme të shkurtra e të thata në fund të faqes, ku theksonte, se studentët në vend që të mësojnë, merren me punë që nuk bëjnë pjesë në detyrat e tyre. Dhe nuk harronte të kujtonte herë pas here, se kush do dhunonte monumentet, do të kishte pasoja. Sepse ishte si me hile (nxitje) përsëritja e vazhdueshme e çështjes së rrëzimit të busteve.
Më 19 shkurt mblidhet plenumi i Komitetit Qendror, ku merrnin pjesë edhe sekretarët e parë të rretheve. Ato ditë kishte pështjellim të madh dhe mbledhjet nuk mungonin asnjë ditë. Aty u fol vetëm për çështjen e kërkesave politike të studentëve, të cilët me turrin që kishin marrë, s’kishin aspak më qëllim të ndaloheshin vetëm për çështje titujsh e emrash. Në komunikatën e botuar më 20 shkurt me gërma të mëdha e të zeza, në organizimin e partisë rreshtoheshin temat që u shqyrtuan si, problemet e jetës së partisë, drejtimet e ekonomisë, të organizimit etj. Në realitet ato ishin slogane të rastit, sa për të mbushur radhët. Tema e vërtetë, e cila u nxor edhe në shtyp më vete, kishte të bënte me grevën dhe kërkesat e studentëve, që për fat të keq përgjigjet për to u vulosën me thirrjet: Partinë nuk e shesim, Enverin nuk e japim!Asnjë alternativë tjetër nuk la mbledhja e atij plenumi. Nuk u fol aty asnjë fjalë për respekt të brezit të ri, për dhembje, për mirëkuptim apo mëshirë, të paktën formalisht. Edhe katër-pesë vetë, anëtarë të atij forumi të K.Q, që në rrjedhën e ngjarjeve kishin guxuar të thoshin diçka ndryshe, qenë shkarkuar nga detyra dhe rrinin në hije. اdo propozim i tyre për të gjetur ndonjë shteg komunikimi, bile edhe kur ai ishte plotësisht i mundshëm dhe i drejtë, atyre u mohohej, u mbyllej me pretekstin se gjoja gjërat i ngrinin, sepse u ishin cënuar interesat personale. Plenumi mbylli dyert si në tym e mjegull, pa përcaktuar asnjë rrugëdalje. Kjo i revoltoi në pikën kritike studentët. Në atë ditë të 20 shkurtit, ata vendosën ta japin vetë përgjigjen. Ata vendosën të largohen nga greva, por jo për t’u kthyer në auditore apo në shtëpi. Ata, si një ortek i zhurmshëm, vërshuan po atë ditë drejt rrugës së Elbasanit, në degëzimet para Radiotelevizionit Shqiptar, në kthesat e stadiumit “Qemal Stafa”, në unazën përgjatë Lanës etj. Po, a kishte orientim nga organizuesit, se ku do të ndalonin hovin turmat e irrituara të studentëve me thirrjet liri-demokraci, duam Universitet pa emrin e Enverit, poshtë diktatura, etj. Mbase edhe kishte. Ndoshta ishte vetë Komiteti Qendror e qeveria objekt i parë i demonstruesve. Në të gjitha rastet masat ishin marrë. Xhipsat e prodhimit kinez dhe qentë e kufirit gojëhapur zunë prita prapa rrapeve, afër Kryeministrisë. Rrahjet e shkopinjtë e gomës hynë në veprim, kasandrat e thyera dhe kokoret e mbrojtjes të shtrembëruara, krijuan portretin e atyre orëve, që hyjnë në kamerat e televizionit. Studentët me t’u ndeshur në koracën e policëve e të ushtrisë, që ishte thirrur në ndihmë sipas një dekreti të aprovuar ato ditë për forcat e armatosura, devijuan rrugë.
- Shokë e miq, grevistë e popull, mbas nesh, drejt sheshit “Skënderbej”! Tani kemi punë me vetë monumentin e Enver Hoxhës, jo vetëm me emrin e tij. Thirrën studentët me brohoritje.
Tmerri i kufomës së اausheskut
Ajo që tromaksi më shumë se çdo gjë tjetër udhëheqjen e Partisë së Punës, në frikën e saj për të mos rënë pre e ndonjë aksioni rebel komplotistësh, qoftë edhe pjesëtarë të grevave të ndryshme, ka qenë veprimtaria e kundërshtarëve politikë në Rumani, të ngritura kundër udhëheqjes së Partisë Komuniste. Arrestimet dhe ekzekutimet me metoda tepër mafioze të اausheskut dhe bashkëshortes Helena, duke i nxjerrë para një gjyqi ushtarak të ngritur me shpejtësi rrufeje dhe paraqitja e kufomave të tyre përmes xhirimit të një kamere amatore, ajo ngjalli në Shqipëri frikën e një probabiliteti se mos ndodhte një reprezalje e tillë edhe këtu në Shqipëri. Pamjet e asaj kamere befasuese janë shfaqur disa herë në zyrat e K.Q. duke ndjekur kuadër për kuadër, se si ishte zhvilluar gjyqi special, si ishte dhënë vendimi dhe si ishte kryer ekzekutimi po në të njëjtin vend. E gjithë kjo dhe të tëra ngjarjet e tjera, që ndodhën në atë kohë në kapërcimin dhe dorëzimin e sistemit socialist në vend, u krye në një rrugë, në dukje kontradiktore, por në realitet përmes një skenari mjaft të fshehtë me objektiva të menduara mirë, që do ta nxirrte Shqipërinë pa gjakderdhje e në mënyrë të veçantë do shpëtonte jeta e udhëheqjes së partisë. Pra nuk do të përsëritej Rumania.
Mbështetur në këtë logjikë udhëheqja e Partisë së Punës dhe konkretisht sekretari i parë i saj, Ramiz Alia, përpunoi një taktikë tërhiq e mos këput. Ngri zërin e ul tonet. Ndrysho ligjet e justifiko veprimet. Kjo politikë ka pasur pikësynim të kënaqte të gjithë krahët, jo kundërshtarët, se të tillë në atë përbërje të Byrosë Politike nuk kishte, por gjithësesi nuancat, mentalitetet e pikëpamjet në ato kohë të trazuara, patën diferencime. Mjafton të kujtojmë taktikën e raporteve, fjalimeve apo konkluzioneve në forumet më të larta të Partisë, ku ditën shtroheshin, programoheshin platforma e veprime për liri e demokraci, jo vetëm në masat e gjera të njerëzve, por edhe deri vetë brenda statutit të partisë, jetës së brendshme të organizatave etj. E veç kur natën në mbledhje si gjysmë klandestinë, bëheshin be e rrufe se Diktaturën e Proletariatit nuk e lëmë të deformohet, pushtetin nuk e dorëzojmë. Ky dualizëm i atyre kohëve u bë sistem pune e veprimi për të gjitha problemet. Do kthejmë, thuhej me të madhe, pronën private, tre dynymshet e lopën në fshat, por do t’i bëjmë tufëza e arëza. Do kthejmë lirinë e fjalës dhe të shtypit, por s’do lëmë jashtë pikëpamjet e partisë dhe të Enverit në këto drejtime. Ja disa veprime në pikat më të nxehta të asaj politike.