Si do te ishte jeta nese..............!

Lela_Dr

Donatorë
Ju ka ndodhur ndonjehere ne jete te keni pasur nje zgjedhje te rendesishme midis 2 shanseve.
C'dua te them me kete???

Po ju bej disa shembuj....
1. Nese keni pasur 2 oferta pune, dhe keni zgjedhur njeren
2. Nese keni pasur 2 propozime njekohesisht dhe keni zgjedhur njerin
3. Nese keni nderruar shtet......ndryshe nga vendlindja
4. Nese keni pasur enderr nje profesion dhe beni nje tjeter......

Keni menduar ndonjehere se si mund te ishte jeta nese do kishit zgjedhur rrugen tjeter......
Si mund te ishte puna tjeter
Si mund te ishte dashuria me tjetrin
Si mund te ishte jeta ne Vendin tend....etj etj.


Personalisht mendoj shpesh per keto gjera, sepse imagjinoj jeten time ne nje rruge tjeter, si p.sh, si do te ishte jeta ime, po te kisha ndejtur ne Shqiperi (mund te isha e martuar duke rritur femijet si gjithe shoqet e kushet e mia), mund te kisha nje pune komplet ndryshe nga kjo qe kam, mund te kisha studiuar per ndonje dege tjeter nga kjo qe kam zgjedhur ne emigrim.
Dhe keshtu fantazoj nje jete paralele komplet ndryshe nga kjo qe kam.

Po ju mendoni gjera te tilla?????????????
 
kur kisha nje te dashur ne te njejten kohe me propozioi nje goc tjeter dhe une "frajeri" nuk e pranova per shkak qe te mos e tradhtoja te qe kisha.... mirpo ca ndodhi??.... nuk munda me qen bashke as me te qe kisha dhe keshtu qe smund ta mendoj qe si do ishte jeta me ate te ardhmen :(
 
po mos te kisha ik nga shqiperia , do isha bo nje kokerr rrugaci .
 
Ne fakt une jam tip qe nuk e vras mendjen pasi kam vendosur. E vras shume mendjen, dhe e mendoj ceshtjen, i vi rreth e rrotull nga te gjitha anet duke menduar si do dali por vetem PARA se te vendos. Mundohem qe te jem mese e vendosur, sepse te behesh pishman me vone, ne disa raste nuk ka me rrugezgjidhje dhe do jete teper vone.
 
Normal qe te gjith ato mendojm ket mendoja dhe une punoja me modifikime makinash ne shqiperi tirane dhe ika se mendoj po te dilja ketej do isha dikushi dhe po behem pak nga pak jam ber anetar i top tuning , dhe jam shum i kenaqur , por gjithmon ndodh qe ne vetem mendojm si do ishte kjo e si do ishte ajo as i her svendosim dot me te paren .
 
Kam patur shume nga keto, dhe vazhdoj te kem se paku disa here ne vit.

Nje nder me te rendesishmet qe akoma dashje pa dashje mendoj tani eshte mundesia qe kam patur per tu federuar dhe "enderruar" per te vazhduar karrieren futbollistike, mbase nje nder pasionet e mia me te medhaja ne jete me ate te frekuentimit te shkolles.
Ka qene nje vendim shume i veshtire pasi te dyja ishin "endrra" per te ardhmen. Duke patur parasysh kushtet e veshtira qe te ofron shqiperia, edhe me te keqija kane qene me perpara, te dyja keto ne te njejten kohe ishin te parealizueshme. Nga tipi jam pak perfeksionist, gjerat duhet te behen shume mire ose me mire te mos fillohen per tu lene pergjysem dhe kjo me ka bere te jeme vertete i shqetesuar nga rreziqet, mundesite, shanset per te shkelqyer dhe cdo gje tjeter qe mund te kishte qene e mundeshme qofte negative apo pozitive. Thjeshte zhgjella ti kushtohem shkolles "kemb e krye" dhe futbollin ta mbaj akoma si pasjon, dhe nje nder aktivitetet me argetuese per mua. Rreziku me i madh ishte qe une te mos vleresohesha per ate qe isha ne shqiperi. Te demtohesha, qofte edhe ne stervitje dhe te rrezikosh seriozisht rikuperimin dhe te mos arrish te jesh ai qe vertete je.

Nje nder opsionet tjera ishte ajo ndermjet zgjedhjes per te studjuar ne shqiperi, Itali dhe Amerike. kjo ndershmerisht ka qene nje nder vendimet me te veshtira nga ana emocionale dhe perfaqesimit te pergjegjesive. Thjeshte zgjedha te studjoj ne Amerike. Aryset???!!! Jane shume, me e rendesishmja, desha te rrezikoj me aftesite e mia, te provoj veteveten dhe cdo rezultati ti ve firmen time dhe patjeter te marr pergjegjesite per te.

Ka raste qe i mendoj, por gjithmone arrij ne konluzionin dhe bindjen qe kjo ishte rruga e duhur. Kjo ishte zgjedhja me e mire.
 
Ju ka ndodhur ndonjehere ne jete te keni pasur nje zgjedhje te rendesishme midis 2 shanseve.
C'dua te them me kete???

Po ju bej disa shembuj....
1. Nese keni pasur 2 oferta pune, dhe keni zgjedhur njeren
2. Nese keni pasur 2 propozime njekohesisht dhe keni zgjedhur njerin
3. Nese keni nderruar shtet......ndryshe nga vendlindja
4. Nese keni pasur enderr nje profesion dhe beni nje tjeter......

Keni menduar ndonjehere se si mund te ishte jeta nese do kishit zgjedhur rrugen tjeter......
Si mund te ishte puna tjeter
Si mund te ishte dashuria me tjetrin
Si mund te ishte jeta ne Vendin tend....etj etj.


Personalisht mendoj shpesh per keto gjera, sepse imagjinoj jeten time ne nje rruge tjeter, si p.sh, si do te ishte jeta ime, po te kisha ndejtur ne Shqiperi (mund te isha e martuar duke rritur femijet si gjithe shoqet e kushet e mia), mund te kisha nje pune komplet ndryshe nga kjo qe kam, mund te kisha studiuar per ndonje dege tjeter nga kjo qe kam zgjedhur ne emigrim.
Dhe keshtu fantazoj nje jete paralele komplet ndryshe nga kjo qe kam.

Po ju mendoni gjera te tilla?????????????




Mua gjithmone keshtu me ka ikur filli Kur s'kam s'kam asgje , kur me vine, me vine dy tre njeheresh
E keqe eshte kjo eeeeeeeeee si mendoni ju ?
 
Normale,ka raste kur jemi perballe zgjedhjesh te tilla......po ka patur raste qe kam thene ashtu.gjithsesi jam e kenaqur me kete jete qe po bej ......edhe pse besoj se do ishte ndryshe po te kisha zgjedhur ndryshe me kohe!
 
Nuk kam menduar fare. Ate cfare kam zgjedhur, e kam konsideruar si fatin tim, dmth "ashtu ka qene kismet nga Zoti" ! Perderisa jam plotesisht i lire, kam alternative zgjedhjeje....Kurre nuk e perdori fjalen "SIKUR" :) "Che sara, Sara" (Cfare ka ndodhe, ka ndodhe !)
 
  • Më pëlqen
Reactions: WxP
lela ... shume interesante si teme :)

Edhe une ndonjeher e mendoj nje gje te tille ... por une ndalem pikerisht ne ca momente te cilat kan sjell kthesa shume te medha n jeten time

Eshte ajo qe themi nganjeher nje minut eshte shume i madh ... vetem nje fjal vetem nje veprim mjafton qe jeta te mari nje kahje komplet tjeter ... dhe ktu ndalem pikerisht ne kto momente dhe mendoj "sikur te mos vinte ai moment" une do kisha vazhduar ashtu sic isha dhe sot do kisha nje jete komplet tjeter ...

ose, sic thua ti .. sikur te zgjidhja ate tjetren..Ku dhe si do isha une sot ... ?

E mendoj .. megjithate..gjithcka ndodh per nje arsye .. ndoshta une bera zgjedhjen qe bera se thjesht ishte e shkruar te ndodhte kshtu ... ose thjesht e kam par me te arsyeshme nje gje te till ...por pishman per zgjedhjet qe kam ber nuk behem asnjeher !
Fundja , jo gjithmone kemi gjithcka ne dore .. ca zgjedhje nganjeher na imponon "vet jeta" ....
 
Ju falenderoj se pari per pergjigjet qe keni dhene.
Jam kurioze ne fakt te lexoj mendimet e te tjerve, sepse une shpesh here mendoj dhe imagjinoj veten sikur jeta ime te vazhdonte ne ate pike ky mora vendime te rendesishme.

As une s'jam bere pishman per asgje per jeten qe kam dhe per cfare po bej per te ardhmen.
Mbase mendoj icik me shume se te tjeret, sepse p.sh une nuk pata mundesi zgjedhje, por zgjodhen prinderit e mi per mua.
Nuk e zgjodha une emigracionin, nuk e zgjodha une te braktisja vendin tim.....
U gjinda rastesisht ne kete jete, dhe u mundova me aq sa kisha mundesi te ecja perpara ashtu si shumica e njerezve, me sakrifica te medha.

Prandaj dhe truri im nganjehere kthehet ne te kaluaren dhe ne ato momente te paharrueshme te femijerise sime.
 
Nuk arri dot te mendoj te tilla gjera... Lirisht kam bere ate qe une e kam quajtur te drejte dhe dyshimet qe mund te krijojnte te tilla mendime mund te me cojne ne paranoje. Kam shume gjera qe edhe une si kthej dot mbrapsh po e kam te veshtire te pranoj diferencimet e ndollive. Cdo gje qe ka ndodhur dhe do te vazhdoj te ndodhe do ta pranoja si pjese e riskut tim, si qenie njerzore.
 
ne pergjithsi nuk dua te ri te mendoj se ca do ndodhte nqs...
kur mar nje vendim e mar me vetdije dhe me responsabiltet..se e bera vete zgjidhjen...

ama zgjidhja te iki nga vendlinja nuk eshte imja.... mbase ketu kur me hypen nostalgjia pyetem "si do ishte nqs sdo kisha ikur?" ku do kisha arritur? a do beja te njetin fakultet? a do kisha te njetat mendime? a do kisha te njeten sjlleje? a do isha merzitur me prindrit e mi pse nuk zgjodhen dhe ata te ikin nga Shqipria....? se di jan pyetje pa pergjigje ...

per gjera te tjera akoma nuk kam pasur te them situata te tilla te duhet te zgjedh mes 2 "shancesh"

[urime per temen lelushi :puc]
 
MIRMBREMA LELA, JETON NE DURRES SE NESE PO NDOSHTA JEMI KOMSHIE. Sa per temen, e kam nje nese te madhe ne shpirtin tim dhe gjithmone mendoj nese ai sot do ishte gjall si do ish jeta ime? Dhe ka ca vite qe pyes veten dhe e sigurt qe zdo ta di kurre. puc teme interesante :ciaoo:
 
Ju ka ndodhur ndonjehere ne jete te keni pasur nje zgjedhje te rendesishme midis 2 shanseve.
C'dua te them me kete???

Po ju bej disa shembuj....
1. Nese keni pasur 2 oferta pune, dhe keni zgjedhur njeren
2. Nese keni pasur 2 propozime njekohesisht dhe keni zgjedhur njerin
3. Nese keni nderruar shtet......ndryshe nga vendlindja
4. Nese keni pasur enderr nje profesion dhe beni nje tjeter......

Keni menduar ndonjehere se si mund te ishte jeta nese do kishit zgjedhur rrugen tjeter......
Si mund te ishte puna tjeter
Si mund te ishte dashuria me tjetrin
Si mund te ishte jeta ne Vendin tend....etj etj.


Personalisht mendoj shpesh per keto gjera, sepse imagjinoj jeten time ne nje rruge tjeter, si p.sh, si do te ishte jeta ime, po te kisha ndejtur ne Shqiperi (mund te isha e martuar duke rritur femijet si gjithe shoqet e kushet e mia), mund te kisha nje pune komplet ndryshe nga kjo qe kam, mund te kisha studiuar per ndonje dege tjeter nga kjo qe kam zgjedhur ne emigrim.
Dhe keshtu fantazoj nje jete paralele komplet ndryshe nga kjo qe kam.

Po ju mendoni gjera te tilla?????????????

Ehhh .....me ka ndodhur te jem mes dy zgjedhjeve shpesh dhe shpesh mendoj si do ishte jeta ime nese do kisha zgjedhur ate rrugen tjeter,por ja qe shpesh planet nuk dalin ose nisesh per tjeter gje dhe del nje tjeter .
Me kujtohet nje shprehje qe thote "Ti cfaredo qe te besh ,sido qe ta besh prap do pendohesh,prandaj beje"
Kam zgjedhur shpesh ate rrugen me te veshtire,me te panjohuren, as vete nuk di perse e kam bere kete :konfuz:
Keq nuk me ka dale por vetem pak e stergjate si rruge .
 
Un gjithmon kam zgjedhur c`fare mu ka dukur me e mir per veten se di ne i kam bere mire apo gabim dhe po ashtu se kam menduar se si do te ishte ndryshe !
 
Dhe keshtu fantazoj nje jete paralele komplet ndryshe nga kjo qe kam.

Po ju mendoni gjera te tilla?????????????

Nuk je e vetmja qe humbet neper fantazi te ketij lloji.. nese te ngushellon, ke shoqe plot! :p
Me ndodh dhe mua, jo shpesh, por me ndodh te mendoj per ato vendime qe s'kam marre e per ato perpjekje qe s'kam bere. Deri para pak kohesh vecse, isha e zhgenjyer nga vetja e me vinte inat pse nuk kisha vepruar sic mendoj se duhej te kisha vepruar, ne ate periudhe te caktuar. Ndersa tani, kuptoj qe ne fund te fundit kam bere c'kam dashur te bej, e gjithe vendimet qe kam marre i kam marre sepse isha e bindur se po beja gjene e duhur. Dhe mendoj se kam bere gjene e duhur, duke pare rezultatet.
Qellon te jesh e detyruar te heqesh dore nga dicka, per hir te dicka-je tjeter qe ndoshta eshte me e rendesishme. Asnje keqardhje! Perkundrazi! Asnjehere nuk eshte vone per te rekuperuar dicka, ke nje jete te tere perpara. Mbase nuk do ia dalesh dot mbane me te gjitha, po midis atyre te parealizueshmeve ka shume te realizueshme. Kemi kaq shume per te dhene, eshte nje mekat i madh te presesh pleqerine duke psheretire nga pengu.
 
Ju ka ndodhur ndonjehere ne jete te keni pasur nje zgjedhje te rendesishme midis 2 shanseve.
C'dua te them me kete???

Po ju bej disa shembuj....
1. Nese keni pasur 2 oferta pune, dhe keni zgjedhur njeren
2. Nese keni pasur 2 propozime njekohesisht dhe keni zgjedhur njerin
3. Nese keni nderruar shtet......ndryshe nga vendlindja
4. Nese keni pasur enderr nje profesion dhe beni nje tjeter......

Keni menduar ndonjehere se si mund te ishte jeta nese do kishit zgjedhur rrugen tjeter......
Si mund te ishte puna tjeter
Si mund te ishte dashuria me tjetrin
Si mund te ishte jeta ne Vendin tend....etj etj.


Personalisht mendoj shpesh per keto gjera, sepse imagjinoj jeten time ne nje rruge tjeter, si p.sh, si do te ishte jeta ime, po te kisha ndejtur ne Shqiperi (mund te isha e martuar duke rritur femijet si gjithe shoqet e kushet e mia), mund te kisha nje pune komplet ndryshe nga kjo qe kam, mund te kisha studiuar per ndonje dege tjeter nga kjo qe kam zgjedhur ne emigrim.
Dhe keshtu fantazoj nje jete paralele komplet ndryshe nga kjo qe kam.

Po ju mendoni gjera te tilla?????????????

Ndonjëherë jeta te ve përballë udhkryqeve ku ne duhet të vendosim se cilën rrugë të marrim, e duhet të zgjedhim atë që ne mendojmë se është më e mira për ne dhe shpesh na ndodh që pasi kemi bërë zgjedhjen , më vonë kthehëmi me mendjën tonë, mbrapa në kohë, në atë momentin që kemi vendosur .........është normale që të fantazojmë rrugën që do kishte marrë jeta jonë nëse do kishim vendosur për tjetër rrugë e jo atë që kemi vazhduar aktualisht....

Ndonjëherë zgjedhjet tona janë te diktuara nga rrethanat të ndryshme, ose faktorë dhe njerëz të tjere....Atëherë pishmani dhe gjithmone NثSE-t do na godasin gjithmonë mendjen dhe jeta nuk do rrjedhe e qetë por me dyshime të vockla edhe sikur të jemi të kënaqur me atë që kemi.

Prandaj zgjedhjet në jetë duhet të jemi të lirë ti marrim vetë, këshillat nga të tjerët por jo zgjedhjet e jetës ato më jetësore më private :D

Mendoj herë herë, nëse do të shkoja me studime jashtë :D dhe të jetoja në Tiranë, si do ishte jeta ime tani.....Por jo me pishman, por për kuriozitet...Sepse në një mënyrë apo tjetrën, kam realizuar cka desha, si nga ana profesionale edhe pse kjo akoma nuk është e kompletuar......edhe nga ana personale e cila është pjesa dhe zgjedhja më e mirë që kam bërë.
Madje kam pasur fat, sepse disa vite të miat kanë qënë shumë të vështira në aspektin personal
.....:puc :ciaoo:
 
Ne fakt nganjeher e mendoj se si do te ishte jeta ime nese do kisha zgjedhur nje rruge tjeter.Nuk eshte se e mendoj shume sepse jeta me ka marre dhe dhene plot gjera por nuk jam penduar per zgjedhjet qe kam bere. Me teper mendoj per te ardhmen se si do eci karriera ime dhe normal planet familjare
 
qenka teme tipike per mua!
ne kte periudh me duhet te zgjedh mes dy rrugve,mes dy vendimeve qe jane te rendesishme per mua,por ajo qe eshte me e rendesishme eshte se kam frike te zgjedh njeren apo tjetren,nuk di se si do jete jeta ime po te zgjedh vendimin a ose vendimin b,kam frike !!!!
mund te them se kjo eshte periudha me e keqe per mua,nuk jam perball asnjehere mes dy zgjedhjeve!!!
gjithsesi pres prindrit e mi qe te vendosin per mua!
 
Booooo na futi mendime kjo tema...e vetmja dilem qe kam eshte nese kam sgjedhur degen e duhur per te studiuar..kaq!gjerat qe lidhen me tema afeksioni etj etj..:)nuk pendohem sepse kan qen vendime qe i kam mar pa dal nga vetja ime.pendohem vetem kur bej dicka sepse ndikojn te tjeret edhe dal jashte vetes.ne te kundert jo!
 
Titulli: Si do te ishte jeta nese..............!

Bora e kam hapur kete teme pikerisht per t'ju futur te gjithve pak ne mendime.
E di qe nuk eshte aspak e lehte, por mjafton te mendosh dhe te imagjinosh.
 
Titulli: Si do te ishte jeta nese..............!

Shpesh here them po mos te kisha thyer kemben 3 her ne te njejtin vend do isha ndonje basketbollis i mir tani :p


kam pas deshir shum basketbollin qe ne mosh te vogel dhe e dua ende , kam luajtur shum mir basketboll nga mosha 13 deri 17 , por pasi pata lendu kemben njehere dhe mu sherua kam luajtur prap pas nje kohe me ndodhi prap ta lendoja ne te njejtin vend dhe prap mu sherua dhe me ndodhi prap e njejta gje ne te njejtin vend dhe pas heres se 3t me tha mjeku qe per disa vite un nuk ben te luaj me sepse mund te mbes pa kemb .

dhe tani me shkuan disa muaj e vite pa luajtur , dhe as edhe vrapim nuk guxoja te beja sepse ashtu me tha mjeku dhe me hupi e gjith ajo mundsi per te luajtur , dhe mbeta kshtu pa at deshir te madhe qe kisha ne at koh dhe qe e kam ende por qe tani ndoshta mosha nuk me ben qe te mos mund te luaj sepse per 2-3 vite ndoshta do kthehesha prap ne ate qe kam qen por jan gjona te tjera qe nuk me lejojn qe i shtohen moshes pak kilo qe kam shtuar kam humbur at forcen per te luajtur dhe deshiren dhe qe me mjafton te me mbetet si nje enderr e pa realizuar me .

qe sja deshiroj askujt .

pra kjo eshte ajo endrra ime e pa realizuar qe e mendoj po thuajse gjdo dit qe qfar jete qka do te ishte ndryshe tek un nese do isha nje basketbollist tani dhe a do te luaja ne kosove apo jasht dikun etj etj .



kjo eshte ajo qe me ka mbet e me mbet ne kok qe shum koh ndonje gje tjeter ncok.
 
Titulli: Si do te ishte jeta nese..............!

Me vjen keq qe paske pasur prbleme me shendetin dhe sidomos kur shendeti behet pjese e mosrealizimit te endrres tone.
Pervec basketbollit ne keto vite s'te ka pelqyer ndonje sport tjeter?

Nese paske probleme me kembet, une do te keshilloja p.sh notin. Eshte sport qe nuk te kerkon sforcim te nervave apo muskujve te kembeve.
 
Titulli: Si do te ishte jeta nese..............!

se kam menduar ndonjeher se si do te kishte qene jeta po ti kisha ber gjerat ndryshe, i bera kshu dhe .
sme pelqen te mendoj kto gjera, me duket shume torturuese..
 
Titulli: Si do te ishte jeta nese..............!

mendoj shpesh x opsionin 3...
kam krijuar nje jete paralele me kete qe kam...
mendoj shpesh qe do kisha ndenjur me shoqerine,qe jeta ime private do kishte mare nje tj rrjedhe....fantazoj aq sh,saqe shpesh here i bej pyetje vetes??
VER8 KETE JETE DOJA??MOS KAM GABUAR ZGJEDHJE??
po tani è vone x tu kthyer mbrapsht,kam me teper xgjegjesi mbi supe,sec mendoja...atje kisha jeten e qejfit,ketej ndryshoi puna...
mbase duke menduar keshtu,nuk me lejon te eci xpara ketej...sikur ca gjera me kane mbetur peng:(:(:(
njs,me mjafton te zgjohem,e te kuptoj q realiteti è ndryshe nga fantazia;)
 
Titulli: Si do te ishte jeta nese..............!

Sa here shkoj en shqiperi e mendoj Por kur jam ktu ne it nderroj ide ,Mendoj se kjo rruge qe kam zjedhur nuk eshte e duhura ,PO te rrija ne al do isha shume me mire se ne it tani po nejse e kam ber dhe un 1 zjedhje gabiim .Puna qe kisha ne al nuk kthehet pass.
 
Titulli: Si do te ishte jeta nese..............!

mbase nuk e mendoj aq mire sa duhet...fundja ne shq nuk do kisha pasur kurre nje te ardhme sic doja...ketej i kam mnd;)



p.s ty eri ta kam thon une 10000000000000 her qe ke bo gabim....po a degjo ti???
tani,kur te vijn ment sti hajne as qent LOL LOL LOL
:kiss
 
Titulli: Si do te ishte jeta nese..............!

Nese do kisha clickuar ne opsionet te cilave iu jam shmangur,do gjendesha perballe nje sfondi bardhe e zi...

me siguri do kisha deshtuar femije,do isha bere profesoreshe ,mund te isha bere edhe vip,,,
 
Pe: Si do te ishte jeta nese..............!

Faktikisht nuk kam menduar nga nje rruge alternative per jeten time ne Shqiperi...dhe zgjidhjet qe kam marre ne momente te caktuara kan qene te duhura per ate periudhe kohe, me vone duke kaluar ajo situate ndonje here dalin dhe te gabuara.Ne te vertet sjam penduar asnje here per te gjitha ato rruge qe kam marre qofshin dhe te gabuara, me kan sherbyer per te qene ky qe jam. Zakonisht mendohem per ate qe do vi jo per ate qe ka ikur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top