Shtyhet rezultati për Tiranën

WxP

Staf në FV.AL
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbërthyer në debate që lidhen me rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë. Një vendim që ka të bëjë me rezultatin është shtyrë për më vonë me kërkesë të kryetarit të KQZ-së që deklaroi në komision se ka disa informacione që duhet t'i shqyrtojë.

Perfaqesuesi juridik i Partisë Socialiste Genc Gjoncaj kerkoi shkarkimin e kater anetareve te djathte te KZAZ-së 49 qe i perket njesise 5 ne Tirane, sepse ata nuk pranojne te firmosin rezultatet e votimit per kryetarin e bashkise ne kete njesi.
Rezultati kutive se fundit i dha Rames fitoren me vetem 10 vota me shume se Lulzim Basha. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve qe duhet te nxjerre rezultatin vijon te shtyje dhenien e nje vendimi, nderkohe qe u miratua shkarkimi sekretarit te kesaj KZAZ-je.

Anetaret e KQZ kane debatuar mes tyre ne lidhje me kete fakt ndersa kryetari Ristani nuk dha arsyen se perse kerkoi shtyrjen e marrjes se vendimit. Per shkak te ketij ngerci ende Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar rezultatin e votimit per kryetarin e bashkise se Tiranes.

Me pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi te ridiskutoje ankesen e koalicionit Aleanca per Qytetarin per rezultatin e zgjedhjeve ne bashkine Polican, ku kandidati i Aleances per te Ardhmen, fitoi me nje rezultat shume te ngushte. Avokati Agim Hoxha qe mbron Aleancen per Qytetarin ne kete ceshtje ka dhene fakte qe sipas tij rezultati ne Polican eshte i manipuluar.

Top-Channel
 

Attachments

  • kqz-bllokimet.jpg
    kqz-bllokimet.jpg
    12 KB · Shikime: 37
Pe: Shtyhet rezultati për Tiranën

TIRANE- Një javë nga 8 maji,kur rreth 250 mijë votues iu drejtuan kutive të votimit për të votuar, se kush do drejtojë bashkinë e kryeqytetit, ende nuk ka një rezultatet të çertifikuar nga KQZ nëse do jetë Edi Rama i PS-se apo Lulzim Basha i PD-se. Debate shoqeruan dhe kete mbledhje te radhes se KQZ ku po diskutohet rreth vendimit për tabelat përmbledhëse të zgjedhjeve për kryetar bashkie në Tiranë.
Në fillim të mbledhjes, përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj kërkoi përmbylljen e procesit zgjedhor për kryetarin e bashkisë së kryeqytetit dhe këshillit bashkiak.
" I kërkoj KQZ-së të ndërhyjë për ta mbyllur procesin ose në të kundërt të shkarkojë komisionerët e PD-së ne KZAZ nr 49, të cilët po e zvarrisin atë në kufijtë e paligjshmërisë", tha ai. Një ditë më parë, KQZ-ja vendosi që kërkesën e Partisë Socialiste për tabelat përmbledhëse ta shqyrtojë në mbledhjen e sotme

KQZ: PRESIM TABELثN PثRMBLESHثSE NGA NJثSI 5
Ora 14:13 Në mbledhjen e KQZ me kërkesë së përfaqësuesve socialist u vendos që sekretari i PS në njësinë numër 5 të shkakrohej. Përfaqësuesi i PS Genci Gjocaj kukoi dhe shkarkimin e komisionerëve të PD, ndëkohë KQZ nuk ka marrë ende një vendim për këtë. Në njësinë numër 5 dorëzimi i tabelës po mban peng rezultatin pasi KQZ duhet të bëjë verifikimin dhe të shpallë fituesin e KZAZ. Ky komision pasdite do të vendosë për metodologjinë si do hartohet tabela përmbledhëse për shpalljen e rezultatin.

NJثSIA 5, KOMISIONERثT E PS: NUK JEMI LARGUAR NGA PUNA
Ora 13:00 Komisionerët socialist nga njësia 5 reaguan ndaj deklaratave të kryeministrit se janë ato që po e mbajnë peng procesin e tabelave përmbledhëse të cilat nuk po i dërgohet KQZ duke mbajtur peng shpalljen e fituesit për bashkinë. Komisionerët e PS: Deklaratat e kryeministrit të pabaza, ne nuk jemi larguar nga detyra. Komisonerët e PS kanë bërë me dije se në këtë qendër janë konstatuar fletë votimi të pavlefshme në kutitë e votimit pëër këshillin bashkiak, ndërkohë që theksuan se këto votë janë të pavlefshme dhe nuk do llogariten në favor të kandidatëve për kryetar bashkie.

NJثSIA 5, NUK FIRMOSET PROCESVERBALI
Ora12:34 Situata vijon të mbetet pezull në këtë njësi ku të dyja palët PS-PD akuzojnë njëra tjetërën. NEWS 24 raporton se në njësinë 5 të instaluar në shkollën ‘Vasil Shanto’, 3 fletë një për kandidatin e PD Lulzim Basha dhe dy për Erisa Xhixhon jane gjetur në kutinë për këshillin bashkiak dhe u shpallën të pavlefshme. Nëse nuk dorëzohet pasqyrimi i të dhënve nga kjo KZAZ nuk do kemi kryetat zyrtar të bashkisë së kryeqytetit. Edhe për njësinë bashkiake dhe për këshillar bashkiak, ka mbetuar pezull puna. Nëse do të dërgohet pasqyrimi atëherë brenda 48 orësh shpall kryetarin e bashkisë së Tiranës.

SHTYHET SHPALLJA PثR REZULTATIN E TIRANثS
Ora 12:35 Do shtyhet shpallja e rezultatit për shkak të mos dorëzimit të tabelave permbledhese të njësisë bashkiake numër 2 dhe 5, ku situta mbetet e bllokuar për shkak se anëtarët e PD nuk pranojnë të firmosin tabelën përmbledhëse. Përfaqësuesi i PS Genci Gjocaj ka deklaruar se PD po bllokon punën për mos dërgimin e tabelave përmbledhëse. Njazi Kosovrasti dhe kryetari i KQZ Arben Ristani kanë kane kerkuar shtyrjen e afatit për shpalljen e vendimit dhe në orën 18:00 ato do të dalin me një vendim të ri për këtë ceshtje.


BalkanWEb
 
Pe: Shtyhet rezultati për Tiranën

SHTYHET PثR NESثR NUMثRIMI TE NJثSIA 5 PثR KثSHILLAT BASHKIAKث
0ra 16:00 Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur të shtyjë për nesër numërimin këshillin bashkiak në njësinë numër 5. KQZ ka vendosur që numërimi në këtë njësi do të rinisë nesër në orën 09:00. shtyrja e numërimit është vendosur me consensus të plotë midis palëve. Ndërkohë që njësia numër 5 është edhe qëndra e cila po mban peng shpalljen e fituesit të kreut për bashkinë e Tiranës. Sot është shoqëruar me debate dhe akuza të ndërsjellta PD-PS , për shkak të mos arritjes së konsensusit për tabelat e kreut të bashkisë. KQZ për këtë arsye ka parashikuar sot një mbedhje në orën 18:00, ndërkohë që në orën 17:00 KQZ do të realizojë një takim me ambasadorin e SHBA Aleksander Arvizu

BalkanWEb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top