Shqiptaret vetem te bashkuar si nje komb mund te zhvillohen normalisht

loyalx

Muslim
Vetëm bashkimi mundëson zhvillim më të shpejtë me të drejtë, duke krijuar kushte për shtet dhe shtetësi të pavarur, të zhvilluar dhe të sigurtë për kombin, qytetarët

Bashkimi është fuqi endogjene dhe energjike për çdo fushë zhvillimi, sepse këtë e dëshmon historikisht fuqia e ekzistimit të kombit dhe shtetit, pra e dëshmon ekzistenca, fuqia dhe mendja kolektive e tij

Ekzistojnë njëmijë e një arsye se bashkimi për shqiptarët është rruga e vetme e zhvillimit ekonomik, social-shëndetësor, politik dhe i të gjitha lëmive të tjera me interes kombëtar. Bashkimi gjithkombëtar është me interes regjional-fqinjësor i të gjithëve hapësirës për rreth dhe më gjërë. Bashkimi i shqiptarëve, intencë, qëllim dhe ide shekullore, si edhe i çdo kombi, në fazën e formimit, nuk ka pushuar me shekuj. Kjo përpjekje, për të cilën ekzistojnë njo mori arsyenash, ka lindë historikisht me lindjen e shoqërisë në një kontinuitet gjuhësor, areal homogjen dhe kulturor, (pra me një hapësirë të caktuar teritori-gjeografik), në marrëdhëniet reciproke në degë të ndryshme ekonomike fisnore, zejtare, tregtare etj. Ilirët, si fise të mëdha (popujë), të shpërndarë për gjatë tërë Gadishullin Ballkanik dhe atij Iberik-Apenin në jug, kur filluan për t` ju kanosur rrëziqet, ata u detyruan të formojnë Federatën Ilire, me shumë karakteristika të Shteteve të sotme të Bashkuara të Amerikës. Kuptohet në rrethana, kohë, hapësirë dhe kushte të tjera të Kohës së Vjetër. Kurse, sot shqiptarëve nuk u ofrohën asnjëra nga ato kondita, rrethana apo kushte që të kenë çfarëdo mundësie për krijimin e shteteve të vogla, pastaj që të kalohet në ndonjë federatë, apo lidhje shtetesh si në Kohën e vjetër, kur u themelua Federata Ilire. Mund të jenë vetëm ëndrra të bukura ato, për shumë kë, por edhe për shqiptarët në këtë milenium. Ndërkaq, bashkimi si një çështje esenciale e përpjekjeve të shekullit të kaluar, dukshëm më fuqishëm ka depërtuar në kokat e çdo shqiptari, që njehë dhe respekton dinjitetin kombëtaro-historik, të paktën nga Periudha e Luftërave shqiptaro- turke, të gjysmës së dytë të shekullit XV-të, të udhëhequra nge GJ. K. Skëndërbeu. Sepse, hapësira dhe areali i frymës së këtij populli, qysh atëherë ka ardhur duke u tkurrur me shpërnguljen e madhe të popullit shqiptarë në Itali, Dalmacinë Veriore dhe në veset e tjera të Europës dhe të Azisë. Koha e re dhe kjo më e reja, gjithashtu shqiptarët i ka dëmtuar si në toka, aq më shumë në frymë banorësh. Ngjarjet para, gjatë dhe pas Lidhës Shqiptare të Prizrenit,1878/1881, me gjithë konferencatë, kongreset dhe tubimet e tjera, Shqipërinë etnike e dëmtuan mbi 52, për qind të hapësirës të saj. Luftratë Ballkanike 1912/193, Lufta e Parë dhe e Dytë botërore, 1939/1945, gjithashtu, Shqipërisë etnike i shkëputën gjysmën e hapësirës. Lufta e fundit e Ushtrisë اlirimtare të Kosovës e përkrahur, nga të gjitha viset e Kosovës etnike, nga Diaspora, shteti amë etj, filloj me një përpjekje dhe shpresë përfundimtare për t` ju bashkuar pjesëve tjera të Shqipërisë Londineze, Republikës aktuale Shqiptare. Por, ka një mori faktorësh, të cilët ndikuan në të tri luftërat, Kosovë, Kosovën Lindore dhe në Iliridë, që ato përpjekje të përfundojnë pa u kurorëzuar me idealet, e atyre, të cilët ranë në altarinë e lirisë. Në gjithë këtë “mish- mash”, së pari ishte faktori ndërkombëtar ai, kinse për shkaqe të gjendjes së “ ndërlikuar me popujtë e shpërndarë në G. Ballkanik, çështjes së kufijve, të cilët paraqesinë ndërlikueshmëri etj”. Si çështja e Maqedonisë, Malit të Zi, Serbi, Bosnjë dhe Kroaci etj. E vërteta është krejtësishtë e qartë dhe e kristaltë, sa u përket shqiptarëve. Sepse, ata kanë territorin e tyre homogjen gjuhësor, historik, kulturor dhe gjeografik etj. Vazhdimi i luftës diplomatike, (pas humbjeve të të katër luftërave fizike , të Serbisë), tani sidomos me të ashtuquajturën, “ kërkesë të drejtësisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, më qartë se kurdoherë shihen pretendimet e mëtejme të Serbisë. Të paktën për shkëputjen e një pjese të Kosovës, nga shteti i brishtë i saj, pa ushtri, pa kufij të përcaktuar definitivishtë, pa ekonomi tregu të zhvilluar, me papunësi dhe varfëri ekstreme, pa ndihma të mjaftueshme investuese etj. Me një luftë tepër të ashpër diplomatike të fqiut verior, i cili jo më largë se 10- vjetë më parë rrënojë, kalli, vrau dhe ushtrojë gjenocidë, etnocidë, dhunë dhe shkatërrime marramendëse të ekonomisë, xehtarisë energjetikës, mjedisit etj. Të gjitha këto janë shkaqe, elemente, arsyena dhe përpjekje, të cilat duhet me mish dhe shpirt për t`i orientuar në një luftë jo violente, diplomatike, politike, të frymës bashkëpunuese shpirtrore drejtë bashkimit kombëtar. Sepse, tendencat e disa elementeve të huaja, të cilat në vazhdimësi përpiqën që Kosova të mos ketë ushtri të saj të rregulltë, tendencat e ish-UNMIKU-t, e sidomos tani të EULEX-it, që Kosova të krijojë (deshën shqiptarët apo jo, pra shumica absolute) edhe nja 8-10 komuna të banuara me serb. Që në Kosovë të kthehen të paktën gjysma e asaj popullsie, nga 600.000 sa ishin paraparë sipas unmikasëve, pra 300.000 etj. Kur dihet se Kosova, kurrë në historinë e saj nuk ka pasur më shumë se 180.000 banorë serbo-malazezë. Dhe prej tyre gjysma nuk kanë qenë vendës, por popullsi koloniste e sjellur sipas, situatave që i ka krijuar; MSKS, ish- Jugosllavia e parë, 1929-1939 dhe ish- Jugosllavia avnoiste 1945-1999. Historia e këtyre periudhave për shqiptarët e Kosovës natyrore, është tepër mosmirënjohëse. Prandaj, ka njëmijë e një arsye, që shqiptarët në G. Ballkanik të mendojnë, punojnë, të përpiqën me të gjitha forcat politike, diplomatike, me miqtë, aleatë dhe me atë ekonomi, me të cilën disponojnë brenda dhe jashtë në Diasporë, për kriijimin e kushteve, rrethanave dhe mundësive për bashkim kombëtar. Sepse, ata vetëm bashkimi i shpje drejtë një prosperiteti, zhvillimi dhe konsolidimi si komb, shtet dhe bashkësi më të fuqishme, më të zhvilluar dhe shumë më të respektuar në botë. Për t`u arritur kjo, nevojitet që së pari të eleminohën partikularizmat, duke u zhdukur intereset partiake, mbi ato kombëtare, vjedhjet, ndërprerjet e ndjekjeve të trurit, kthimin e tij kudo nga kanë ikur ata në Diasporë. Evitimin e luftës së egër dhe tepër të pakompromisë, të fushatave para, gjatë dhe paszgjedhore, ngritja e vetëdijës votuese etj.. Që të mos zgjedhën njerëz pa kapital kombëtar, jopatriotë, jonjerëzor e jo human etj. Ka rendësi jetike se kush ku, dhe nga çfarë familje vjen, në vende udhëheqëse shtetërore dhe institucionale etj. Prandaj, nga kjo çështje duhet nisur pastrimi i dosjeve nga e kaluara, e atyre që gjatë gjithë jetës bënë karrierë në frymën servile, dhe në dëm të gjeneratave, të cilat vuajtën nëpër burgje dhe kaluan kalvare të tjera mizerabël, vetëm e vetëm për liri, bashkim dhe për demokraci. Përpjekjet për të ringjallur parullën e “Bashkim Vëllazërimit”, për të krijuar diç të hibridizuar nga shqiptarët në “kosovar”. Përpjekjet që të harrohet e kaluara aq e trishtuar e këtij populli, jashtë kufijve të Shqipërisë, madje edhe Lufta e fundit e Ushtrisë اlirimtare të Kosovës, është barazi me kthimin, në ish-Jugosllavinë avnoiste- titiste. Unë, psh. kam menduar se para, gjatë dhe pas Luftës në Kosovë, nuk ka elemente të shumta të tipit, Basri Pllana, me të cilin sot e kësaj dite, edhe për kundër distancimit publikë ndaj tij, jo më pak se 80-90.000 shqiptarë të këtij llagapi, ( mbiemëri vazhdojnë të jenë të nënçmuar)! Tani, fare mirë është kuptuar se në Kosovë, ka të tillë, apo tipa të Basriut, me qindra, në çdo fis, çdo llagap, madje në detyra të niveleve mjaftë të larta shtetërore e institucionale etj. Të atillë të cilët, natë e ditë luftuakan, që të vazhdohet, “miqësia e vjetër e kumarisë me komshitë, të cilët më shumicë, gjatë luftës ishin vrastarë, të bashkuar me të gjitha njësitë, dhe orditë serbe në Kosovë. Pse atëherë, ne jemi duke i vuajtur pasojat e një apo dy-tre vete, me shembuj konkretë, dhe me emra, apo mbiemra të anatemuar!? Shikoni, asnjë (pllanë) nuk gjendet në kuvend, asnjë, (pllanë), nuk gjendet në Qeveri, asnjë nga ky llagap nuk gjendet në Presidencë! Këtij mbiemri me një numër mjaftë të madh banorësh, pavarësisht, vuajtjeve, sakrificave, madje sakrificave historike, pavarësisht ngritjes intelektuale, bashkë me llagapet e tjera të një emërtimi të huaj, por të ndodhur, e të quajtur muhagjerë, kurrë më shumë nuk janë lënë anash, se sa në këto dhjetë vjetët e kësaj lirie. Sidomos nga zgjedhjet e fundit dhe shpalljes së shtetit të Kosovës etj. Edhe pse muhagjeret qysh nga shpërnguljet e mëdha të vitit 1877/78, e deri në qershor të vitit 1999, përherë kanë qenë shumë të ndjekur, persekutar, burgosur , vrarë etj., në Kosovë! Fundja kjo ishte, dhe edhe sot e kësaj dite, është vepër përqarëse e armikut, jerli-muhagjirë, që s` do të thotë tjetër pos të ardhurë, të shpërngulur dhe vendës etj.. Edhe pse kjo çështje, nuk do të duhej të paraqesë ndonjë paradoks të madh! Sepse i ndjeri dr. Sabit Uka e ka shpjeguar bukur mirë në të 4- veprat e tij. Së fundi, s`do dalur nga tema, e cila ka një rëndësi krejtësisht të një natyre tjetër. Sepse, s`ka grur pa egjër dhe nuk ka fis, pa ndonjë pis, as shtëpi pa tym a dollap, derë a dritare! Shtruarja e temave të tilla në këtë kohë para zgjedhjeve, (mendohet në Shqipëri, por dhe ato lokale në Kosovë), për ndokë mund të duken ngapak absurde! Por, sado-kudo, për ndonjë politikan, diplomat dhe për shqiptarët, të cilët e duan kombin, atdheun, shtetin dhe mirëqenjen e popullit të vetë, ja vlenë prurja dhe shtruarja e këtyre mendimeve, të paktën për t`i zbutur gjakrat e atyre. Se nuk është gjithçka dhe mbi të gjitha, vetëm karriera përfituese, jokombëtare, pra vetëm përfituese vetiake, familjare, klanore, farefisnore etj., etj. Unë thjeshtë e them, se vetëm bashkimi na shpje drejtë prosperitetit, zhvillimit të mirëfilltë ekonomik, drejtë sigurisë së plotë të të mirave kombëtare etj. Pavarësishtë pranisë së NATO-së, e cila tashmë ka shkelur në një pjesë të hapësirës kombëtare. E cila prani, nuk do të thotë, se ka zgjedhur çdo gjë dhe gjithëçka do të jetë okej! Sepse, NATO-ja, ka strategjinë e saj politike, diplomatike e në rend të parë ate, ushtarake-gjeo-strategjike, sigurinë e një hapësire sa më të gjerë etj. Kurse, shqiptarët duhet të kenë strategjinë e tyre sublime; bashkimin si fuqi të vetme, të ngritjes së mirëqeniesë, afinitetit, zhvillimit dhe prosperitetit ekonomik urban dhe rural, detar dhe malor, turistik, kulturo-artistik dhe shkencor etj. Bashkimi është fuqi endogjene dhe energjike!... E këtë e dëshmojnë ekzistimi i SHBA-ve, NASE-së, NATO-së, pra e dëshmojnë ekzistencat e shoqërive kolektive, sociale e grupimeve si të bletëve, thneglave, etj., pra e shteti monolit e kombëtar, jo kaq heterogjen. Zatën lufta për ekzistencë në natyrë e imponon si të domosdoshme bashkimin i cili krijon fuqinë, jo për të dominuar, sa për të ekzistuar! Kjo s` është kurrfarë fshehtësie, por mëse e domosdoshme, dhe e provuar historikisht me shembuj konkret të vetë ekzistimit të kombit dhe shtetit! (Qerim Pllana)/27 Apr 2009/V.I.


www.lajme.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top