alfonci
Veri investigatio
Përpara xhamisë së Et’hem Beut, një sërë tezgash ishin vendosur paraditen e djeshme me fletëpalosje për miqësinë shqiptaro-turke. Vetëm 100 metra më tej, në xhaminë e “Rrugës së Kavajës”, asnjë element i tillë nuk dukej.
Debati i lindur ditët e fundit në Komunitetin Mysliman Shqiptar përmban një mori detajesh dhe replikash ndërmjet dy grupimeve brenda komunitetit. Kreu i këtij institucioni, Haxhi Selim Muça, deklaroi pak ditë më parë se bëhet fjalë për dallime mes tradicionales dhe radikales, si dy rryma që bashkëjetojnë brenda komunitetit, ndërkohë kundërshtarët e tij cilësojnë absurde diçka të tillë, duke deklaruar se ekziston një rrymë që dëshiron të mbajë karrigen në komunitet.
Situata e krijuar nuk është kaq e lehtë sa duket, sipas përfaqësuesve të komunitetit. Ata parashtrojnë një sërë faktorësh, si menaxhimi i pronave, drejtimi financiar dhe marrëdhënia me besimtarët, që kanë çuar në një situatë të tillë. Por, në asnjë rast nuk flitet për ndikime të jashtme që mund të krijojnë përçarje brenda Komunitetit Mysliman dhe të ndryshojnë drejtimin fetar. Myslimanizmi shqiptar ka qenë sipas modelit turk, vetëkuptohet ndikimi për shkak të pushtimit 500-vjeçar. Por pas viteve ‘90-të, shumë rryma të reja dhe ndikime nga Arabia Saudite hynë në myslimanizmin shqiptar. Ndryshimet mes dy rrymave janë të dukshme që nga mjekra e gjatë dhe pantallonat e shkurtuara në fund dhe deri tek xhamitë e zgjedhura për t’u falur. Por vetë protagonistët e dy krahëve nuk tentojnë të prekin thelbin e ndasisë fetare, ndërsa merren me çështje procedurale dhe me funksionimin e demokracisë në zgjedhjen e kreut.
Selim Muça deklaron se rryma radikale brenda komunitetit vjen nga imamë të ardhur prej Maqedonie dhe Kosove, ndërsa kundërshtarët e tij bëjnë fjalë vetëm për dy vështrime të ndryshme që ekzistojnë mbi të njëjtin fenomen. Në Maqedoni dhe në Kosovë, në Komunitetin Mysliman ekziston një debat i hapur për përballjen mes myslimanizmit tradicional dhe myslimanizmit të ri. Ndërkohë, në Shqipëri pakkush flet për një fenomen të tillë.
Ndërhyrje nga Turqia dhe Arabia Saudite?
Por, jo për të gjithë një dikotomi është e panjohur. Ish-zyrtarë të lartë të administratës publike, duke folur për “standard”, deklaruan se ekzistojnë ndikime të jashtme që krijojnë një situatë të tillë brenda komunitetit. Duke ruajtur anonimatin, ata deklarojnë se dy shtete, Turqia dhe Arabia Saudite kanë qenë gjithnjë të interesuara për të ruajtur “ndikimin” e tyre brenda Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Një prej tyre tregon se ambasadorët e Turqisë dhe vendeve arabe kanë qenë në kontakte të vazhdueshme me drejtuesit shtetëror shqiptarë, sidomos në periudhat e zgjedhjeve për drejtuesit e Komunitetit Mysliman, si edhe të institucioneve në varësi të saj, si Medreseja. Madje, konfidencialisht ish-zyrtari shprehet se ndikimi ka qenë disa herë aq i lartë sa edhe përfaqësues të politikës së këtyre vendeve kanë ndikuar në një mënyrë, ose në një tjetër, për të krijuar ekuilibra të rinj brenda institucionit.
Qeveria e mëparshme ka qenë e predispozuar, sipas tij, që t’i lejojë më shumë hapësirë ndikimit turk, e për këtë arsye, ish-zyrtari kujton se një delegacion i nivelit të dytë u nis për në Ankara për këtë çështje. “ Aty na priti vetë Kryeministri Erdogan, i cili anuloi një takim të rëndësishëm për t’u takuar me ne”, – rrëfen ish-zyrtari, duke treguar nivelin e rëndësisë së rrymave brenda komunitetit dhe prapaskenat që ekzistojnë në zgjedhjen e drejtuesve. Por këto ndikime duket se do jenë të destinuara të jenë gjithmonë në prapaskenë, pasi vetë përfaqësuesit zyrtarë nuk pranojnë të flasin për këtë gjë. Gazeta “standard” i dërgoi Komunitetit Mysliman Shqiptar pyetje në lidhje me rrymat brenda komunitetit dhe ndikimit që ekziston nga jashtë. Haxhi Selim Muça nuk u përgjigj, ndërsa Drejtoria e Kulturës në Komunitet u përgjigj zyrtarisht, duke thënë se “situata është trajtuar gjerësisht në media” dhe se “kryetari i komunitetit, Haxhi Selim Muça, nuk ka reagime të mëtejshme për këtë çështje”.
Ndërhyrjet e institucioneve të jashtme nuk pranohen as nga grupimi kundërshtar i kreut të Komunitetit Mysliman. Pyetur në lidhje me këtë çështje, Ilir Hoxholli, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit, tha për gazetën se një ndikim i tillë mund të ketë të bëjë me institucionin por jo me besimtarët. “Personat e shtetit kam përshtypje se kanë informacione të marra nga institucioni dhe institucioni po tregon se ekstremizmi shfaqet vetëm kur kërkohet transparenca, ose kur ka zgjedhje. Kjo e bën shumë qesharake si proces. Pas akuzave të serbëve, për shqiptarët e Kosovës dhe maqedonasve për shqiptarët e Maqedonisë, Selim Muça, u bashkëngjitet atyre. Unë mendoj se Komunitetit Mysliman i ka ardhur koha për një shqiptar të mirë në krye të tij”, – tha z. Hoxholli.

Redaktimi i fundit: