“Shqipëria, sekreti i fundit i Europës”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1429723786bregdetijonian.jpg


Shqipëria po zë gjithnjë e më shumë hapësirë në agjencitë europiane të udhëtimeve turistike që ua këshillojnë klientëve të tyre.

Hapësira e radhës mbërrin nga Britania e Madhe ku vendi i ynë përfshihet në listën e pesë vendeve për t’u vizituar këtë verë.

Udhëtimi nis nga Marseja në Francë, më pas në Shqipëri, për t’u hedhur në Sardenjë të Italisë, në Malaga në Spanjë dhe më pas në Portogali.


Stylist.co.uk këshillon Rivierën shqiptare, nga Vlora në Sarandë. Radhit ushqimet dhe pijet tracionale, pa harruar të saktësojë çmimet më të lira se kudo në Mesdhe.

“ثshtë quajtur si sekreti i fundit i Europës. Turistë nga Italia dhe Ballkani e vizitojnë prej vitesh, por tashmë ka ardhur koha që këtë ta bëjë edhe pjesa tjetër e Europës. Riviera shqiptare është një magji mes ujërave të kaltra joniane dhe bregdetit shkëmbor, ullishteve e portokalleve”, shkruajnë mediat britanike.

Në artikull këshillohet vizita edhe në zonat me trashëgimi historike dhe kulturore si Butrinti, Gjirokastra, Berati, Kruja, Shkodra e të tjera. / Top Channel
 
Titulli: “Shqipëria, sekreti i fundit i Europës”

Nga Franca ne Shqiperi...pastaj prap te kthehen pas ne Itali? Pa kuptim
 
Titulli: “Shqipëria, sekreti i fundit i Europës”

Per te ardhur keq qe Shqiperine e ka bekuar Zoti me gjith are pasuri natyrore dhe te rinjt skan mundesi punesimi...enden neper azilet e Gjermanise e Europes per 1 kore buke...
Dje pash nje Spot qe promovonte ATO 2 male qe ka Maqedonia dhe Ohrin... Ama televizioni Gjerman i promovonte,dhe ju lumte qe kan investuar ne turizem. Me vjen keq shume qe jetojm ne Europe dhe Bote larg natyres rrenqethese qe ofron Shqiperia jone. Mund te ishim vend qe vijn emigrante per te punuar...
 
Titulli: “Shqipëria, sekreti i fundit i Europës”

Shqiperia piksepari esht e harruar nga vet shqiptaret ca pret me nga te huajet...Qeveria duhej te vinte dor ne vendet turistike duke u mundsuar kushtet turistve .....Turizmi ne shqiperis do ti sillte shum te ardhura nese qeveria do te dinte ta mirmbante ..
 
Titulli: “Shqipëria, sekreti i fundit i Europës”

portokallet e limonat ti shohin ne enderr lol
 
Titulli: “Shqipëria, sekreti i fundit i Europës”

portokallet e limonat ti shohin ne enderr lol

Tashi mir e the ti shoqe ska me as limona as portokalle u kan fut spaten te gjithafe lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top