Shprehje tipike te qytetit tuaj

angel boy

cun i veshtire
po e hap kete teme se me duket shum interesante ..shum gazmoredhe shum informuese...ishalla nuk e kziston nje e tille.,,

ketu tek kjo teme shkruani shprehje tipike te zones ,,qytetit tuaj...
ato me te vecantat....
 
Me qytetin tim nuk 'i dilet'. :D
Ne nje artikull ne nje gazete shqiptare shkruhej rreth perkthyesit shqiptar qe ka bere te mundur qe ne te lexojme Don Kishotin ne shqip. Ai e kishte patur te lehte te perkthente Don Kishotin, por tek Sanco Pancoja kishte ngecur...dhe keshtu dikush i kishte sygjeruar qe te shkonte te rrinte ne Kruje per ca dite. LOL Dhe atje ka gjetur thenie plot...keshtu qe, keshilla me e mire do te ishte te lexoni fjalet e Sanco Pancos. :D
Po ja nje psh qe eshte tipike krutane dhe ata qe nuk jane nga Kruja nuk e kane idene se cfare eshte, por ne fakt eshte nje betim i madh per krutanet:
"Per qat Sarisalltik" (per qat Sallsatajk:p)
komshiu im kur na bertiste kalamajve te lagjes na thonte
"mos u sillni si po**** neper breke" :p
"syte e keqinj pertej detit te zi" thonin plakat kur te benin kripe nqs dyshonin se te kishte zene syri i keq...te tjerat i shtoj kur te me kujtohen.
 
vlora ka shume shprehje te vetat,por do vecoja ate me tipiken:
o motra kur do ta pim ate kafen?
 
Cme je bere si lepitke?

te ferkohesh me qyramithke- kur je shume pise

Ku i ke by...t me apo i ke len ne kumar --- kur nje cupke e shkrete nuk ka shum by.. te bukura haha
 
Last edited by a moderator:
ka ca qytete tjera si Tetova, Dibra, Gostivari, Struga qe kane ca fjale me tipike..keto tonat ne shkup nuk jane edhe shume te vecanta qe te tingellojne me ndryshe..nuk me kujtohet per momentin ndonje
Ose tani mu kujtua nje :D : hej hajt bre po dalim pak ka qyteti ta bojm nje krug LOL
 
i ka kembet si zhaba

ja dhe nje poezicke ..

Pandi Gjiza me koburre vret hardhucka neper mure...
Mos i vri o budalla se hardhucka nuk te ha....

E zeza Vane qe beri Nisken si preu koken po kerthisken.
 
Last edited by a moderator:
Shume i ki idejat e smuta, ama realizimi i dobt
 
pse nuk te le ti
 
ku r nji person eshte i shemtute i themi
ti i ke then majmunit zbrit nga pema te hypi un
 
hyp se t'vrava zhdryp se t'vrava...o fysht...nuk m'je rrit n'bashqe t'babes..n'hamom t'hyres...ta ka ftis...loqken e zemres ta honksha...
 
1. O njeri koke shum i smut.. ose sa i/e smut( kur ma than heren e par u pergjegja oo sjam smut jo, smut=semur) kjo per me than qe je cool :bum:bum:bum

2. Futja ne po... :D

3. qa pom sillesh si po** neper tirqi
4. kuuuuuuuu cfar smotani LOL LOL etj etj
 
1. O njeri koke shum i smut.. ose sa i/e smut( kur ma than heren e par u pergjegja oo sjam smut jo, smut=semur) kjo per me than qe je cool :bum:bum:bum

2. Futja ne po... :D

3. qa pom sillesh si po** neper tirqi4. kuuuuuuuu cfar smotani LOL LOL etj etj

:haha::haha:

a han shqip more ti...ah esad pash he esad pash...
 
:haha: shihy


1tjeter.. A mos tkam pas n'kollomoq dmth me punu neper ara(misrin) (kur dikush thot jam lodh shum sot..e ti e din qe u kan ne shetitje tan diten..i thojn kshtu)
 
Cme je bere si lepitke?

Hahahaha lolllll

Po jo bre t'u mbyllte e mendjes hahahaha :haha: :haha:

E papame eshte si shprehje me pelqen ta degjoj hahaha :haha:
 
-"Nuk ka lezhjane t'krehun dhe shkodrane terun".

Sepse ne Lezhe fryne shume ere,dhe ne Shkoder bije shume shi.

-"Po mor t'marrsha t'keqen".
 
Redaktimi i fundit:
mi ke dhomet si gardh jevgu
 
euu bre ça kishe qenë!!
 
euu bre ça kishe qenë!!

hahahahaha:D
Moj kete bre-ne si nuk e heqa dot nga e folmja, komplet nga anet tona.

Me kujtove gjyshen time, ajo thot:

-o ti djal i kujt je mor?
-te kje rrit te kje ba sa per nam:p
 
Shkodra ka shum por un pa them disa prej atyne qe po me kujtohen per momentin ose qe i perdore me shum...

mas ja nxij jeten,
i hiku petlla,
trujt zoti,
tu prift mar,
bash qef,
ja mar dush, naqe,
dvet 100 vet e ban si tdush vet,
me ken shkodran te tana i ban,
s'ka pyll pa derra,

*kaq per momentin
 
Redaktimi i fundit:
me rob shkolle
me ner babi
vdeksha un per ty
te honkshin qent
ball cekic
ftyr qen
gaxhi
ja ke fut p....dhes kot
ku je o 1sh
mere me long se mishi maroj
po te kapa ta hapa
po te zura ta vura
sa ka po duhet i dite me i shkrujt
 
I rond si pejon///
Ndigo...
Pejonski...
 
me je bere sa gomari i hallos
 
Shkodra ka shum por un pa them disa prej atyne qe po me kujtohen per momentin ose qe i perdore me shum...


i hiku petlla,

edhe ne e kemi kete, por kam degjuar se ne ca vende ne jug (edhe ne Shqiperi te Mesme si Kavaja) "petlla" ka kuptim te keq, dhe jo kuptimin e toruas si me siper.
 
Shprehje Shkodrane

Te nderuar bashkeqytetare te mij,ju dergoj pershendetjet me te perzemerta ,ketej nga Skandinavija e ftohte ,po me zemer te ngrohte per te gjithe ju dhe per Shkoderlocen qe me mungon aq shume,se ka 1o vite pa e shkele ate toke dhe kuptohet se malli eshte i madh,por dhente zoti dhe nje dite do te jem dhe une aty me njerzit e miqte e mije me te mire duke shetitur rrugeve te atij qyteti kaq te dashur per te gjithe.
Une gjate kohes kam bere nje permbledhje te disa shprehjeve shkodrane dhe sot me daten 14 tetor jane botuar dhe ne faqet e gazetes "Ndryshe".Nese ka ndonje vend mendoj se do te ishte dicka interesante dhe per kete faqe kaq te mrekullushme.Nese jo nuk prish pune ne perseri mbesim shkodrane.

Me respekt per ju dhe per punen tuaj.

Luigj Shkodrani

Danimarke


-Ush ush si gjithkush.
- Mos ban petlla ne uje.
- Nuk bane kosi uje ma.
- T´ hifte dreqi n ´bark.
- Ma mire koc me u lepi,se sa tul me u ngi.
- Si asht veni bahet kuvendi.
- ke leshu shtat si shtogu n`mut.
- Fol me ty e mih n´Bune.
- Pordhi kali n´dere t´hanit.
- O roje fiki dritat.
- Grup a ke me ndeze.
- Rrej se rritesh.
- Mos pjedh shume.
- Andrra n´beze.
- Qicrra n´hell.
- Kur te qethen vicat.
- Kur te bien bore tash ta za nji zog.
- Zemra m´don bytha s´ma m´ban.
- Shnet e pare tanve.
- T´rafte nji sen.
- Punen e nates lene per nadje.
- Si keni njeh,a keni njeh mire,a jeni cu heret ?
- I prefte nji gja rrugen.
- Fleje me bythe n´uje.
- T´hangshin 700.000 dreqen.
- T´hangshin dreqnit.
- Buna t´marrte.
- T´grifte kanceri trupin.
- T´shifte kolera.
- Mos pritsh me ken.
- T´rafte pika n´lule t´ballit.
- T´marrte mordja.
- Haje mos t´rafte n´bark.
- Thesh qafen.
- Shtat e hije men as nji fije.
- Ali Hoxha,Hoxhe Alia,ma mire e ama se e bija.
- Kur t´bajne gjeli ve.
- Allahallah...
- Qingji i urte thith dy nena.
- T´rrofte perja.
- A pave me fjete.
- Mos ja pacim lakmi kaurrit.
- T´rrofte dreqi pa lage krejt.
- Shkodran prej puket.
- Pordhi kali n`dere t`hanit e ja njiti atij shkodranit,ky shkodrani bani be ,nuk kam poerdhe qysh se kam le.
- Burri mire qen i bardhe,burri i keq qen i zi,qen se qen puna e tij.
- T´kane hi bethet n´meth.
- Je ba me t´kja me faculete t´kuqe.
- T´lujte kupa e krese.
- Prit gomar sa t´dalin bar.
- Ec morri.
- Vic kopshtijesh.
- Naqe.
- Kry bidon.
- Ca po pjell o bajraktar.
- Birat e gardhit e fjalet e hallkut nuk mbyllen kurre.
- Mos ma caj meneren.
- Mendja e madhe e zeza e t´ zot.
- Tuksh moj dhi.
- Ik more fmi apartamentesh.
- Rruj te rrujme e sa t´na dalin.
- Fut e rruj e del e luj.
- Kalo se pot t´xa.
- Brjeri ti bime.
- Tan mishnat bahet jahni,vec mushknia e bardhe nuk bahet jahni,aq sa bahet bushkenia e bardhe jahni,aq bahet katunari zotni.
- Mend mend kaca mend,mjeri ai qe nuk ka mend.
- As per vedi as per kerkend.
- Kur t´vijne mend nuk t´nxane vend.
- Kur s´ka njri mend ka kame.
- Shtat e hije mend as nji fije.
- Ah ti paske le n´diten e qefit.
- A ke pa nji pele mلt ane.
- T´marrit i l`shohet rruga.
- Ka thane nana ka thane baba kuj ti bi nuk kam ca baj.
- Hyp ketu e shih Stamollin. (Tek gishti i madh)
- Hupi si xhaferi simitin.
- Kalova lumin t´dhesha kalin.
- Ty t´bahet ferra brahim.
- Lakuriq me dur n´xhepa.
- T´rafte pika n´bir t´pipit t´villit.
- T´gjujte reja e zeze.
- Ku je more nyc.
- M´sillesh kot si karabush.
- Ma mire kastravec e n´shpi tane.
- Dita e mire shihet n´sabah.
- kur ka re n´Tarabosh ,ja fut shi me kosh.
- shkodran t´terun e lezhjan t´krehun ska.
- E njeh si postribaku qepen.
- ma mire i madh nder t´vegjel,se i vogel nder t´medhej.
- Ja fut kot si kau peles.
- Ruju beg se ka hendek.
- Ma mir mut se i vogel.
- Kastravec i papjekun.
- Edhe gomar edhe buzebardhe s´ka.
- Shko mor leshko.
- Jam ba kubel.
- Ma mire nji qorre se shtat dasnore.
- Yp xhixhi.
- Mos t´paste jotam ma mire.
- ti mos u rritsh ma i madh jarabil.
- Thi thiut.
- Ku n´fe t´tet po do me shku.
- Mos ja pash piken e hajrit.
- hajde ketu more kopil.
- Ju t`shkrini per Zoten.
- Puna e nates gazi i dites.
- Shkojne si dosa me sakicen.
- ardht sahati i hajrit.
- Ke me shku si vaskja.
- Flet si me ken e bija e konte kacilli t.
- T´hangert mordja.
- I gjati per harxhet e i shkurti per lezet.
- Flen si kih.
- Asht per pike t´pikes.
- I ra spata n´mjalte.
- Gjuha e gjate ,belaja e t´zot.
- E han marren me buke.
- Mos dalsh per t´keq.
- T´keqen e te shkrumit.
- Sahati i hajrit.
- I ke gja satam.
- Paska ken pjelle e keqe.
- Mos u ban shakllaban.
- Nen aher.
- N´hatlla.
- Spo di me i dhane dum.
- N´hall t´Zotit
- C´ka sjell dekiku se sjell mot moti.
- Jete gjati jete shkurte s´bahet kurre.
- Nafak e madhe.
- I ka ra magjypja shkop.
- Allahile...
- A ta pruni pampori a ?
- Zoti ju shtofte lezetin.
- Mos qit bishta.
- I bath e i kokerr.
- Sa fjale aq t´mira.
- Per ty paska ken kjo jete.
- E ke kape jeten per veshit.
- I biri i t´jatit.
- Dy martohen 300 terbohen.
- I ka lane mendet n´kumar.
- Jam ba kallanjer.
- S´po i bjen itibari.
- Jam ba mukajet.
- Paske kene stervine e madhe.
- M´kan ba terbjet.
- Ta pot baj hor.
- Ma zi marrja se dami.
- Flasin hallku.
- Bastyardhinat nuk i du.
- Shtaz.
- Ty shyqyrit tan.
- Ik more rraca e tytet.
- Ti dalsjh menc ishalla.
- U bani ti surrati jot.
- Mos rrjellt pikon.
- Si lem dy gur bashke.
- Pis sterpisit.
- Jam ba hukubet.
- N´hall t´Zotit.
- Bylmez hudrash.
- Fmi llapaduq.
- Korr e mos lidh.
- T´bifte dreqi n´bark.
- U ty mos t´xafte nadja.
- Ma pac faqen e zeze.
- Ti mos pric me kene.
- T´rafte nji sen.
- T´hangert mica.
- Mos u rritsh ma i madh i bukri Zot.
- Zagar..
- Si mje ba sot si ficligen.
- Jam namazli.
- Je ba sa nji zdap.
- Je shnoshe si lope.
- Si qoshin voshin.
- Fukaraja ma mire mos lefte.
- Paske kene mrrude.
- Kush ast kjo plak rrume.
- Ti je nji kopilice.
- Paske ken tabjetli.
- E tash teru.
- Fol ti folsh me gishta.
- Tu hapte rrashta e krese.
- Ti mos pritsh ishalla.
- T´lafte nana n´oborr.
- T´shtisha n´dhe.
- Mi shprishe mushkerite.
- T´grifte kanceri.
- Ajet n´breke bajet.
- Mos njehsh neser nade.
- T´thafte vera e t´bafte cung.
- T´dalte shpirti per gazep.
- Ta hangert dreqi n´zhabe t´barkut.
- T´´ grifte sharrza.
- T´rafte pika krese.
- T´rrufte perja.
- Mos t´xafte Bajrami.
- Mos e kapsh vitin e ri.
- Se kam dashte vedi per gja t´dynjase.
- Ka ba pare me spol.
- Deksh beqar.
- Ty shyqyrit tand.
- Tiksh he dhi malit.
- T´marrte mordja nji sahat e ma pare.
- T´lafsha n´drrase.
- Flesh gjumit t´madh.
- U aja gazit.
- Rrejsh n´luk t´qenit.
- Noc rrokun.
- Deksha n´llac.
- Gjaja e vjellun ,shpirti bjerrun.
- Borxhi i vone gezon t´zone.
- Ta fus cok krese.
-Ta baj shpinen ma t´bute se barkun.
- Si nenia e dushit.
- Lagu sot e rruju mot.
- Mendja e madhe e zeza e t´Zot.
- Si qofte hajri e bafte Zoti.
- Mendja e krese gja e madhe.
- N´baft e n´taft.
- Ka po shkon tamarrsha.
- Qeveria e zen lepurin me qerre ..... e jo ma ujkun.


MBLODHI PER JU TE NDERUAR MIQ

LUIGJ SHKODRANI.


infoshkodra
 
ca bone??:p:D
 
tej merr vesh sa magari pi muzikes
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top