Shpella e Gadimes

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shpella e Gadimes gjendet në fshatin Gadime në afërsi të Lipjanit, Kosovë ajo është e gjatë 1500 metra. Mirëpo për turistët është i mundshem shikimi i vetëm 800 metrave të para të shpellës, pasi që për pjesën tjetër të shpellës ende nuk janë të mundshme kalimet. Gjatë verës temperatura në brendi të shpellës është 8-11 gradë celsius dhe gjatë dimrit 11-13 gradë.
Shënimet e para të shkruara për ekzistimin e shpellës duket se janë marruar nga një fshatar i cili në oborrin e shtëpisë së vet gjatë punimit (thyerjes) së gurëve kishte hasur në një gropë të vogël nga e cila vinin reflektime të dritës. Pasi që fshatari kishte shikuar me vëmendje ai ishte magjepsur nga bukuria dhe shkëlqimi i kristaleve stalagmite. Për datën në të cilën janë futur në aktet zyrtare këto shënime nuk dihet. Por në fshat flitet se fshatarit fatlumë për lajmërimin që kishte bërë i janë dhuruar katër shtëpi mesatare të asaj kohe. Personat të interesuar për brendinë e shpellës dhe që si duket kanë provuar të hynë aty, kanë lajmëruar se edhe brendia e saj është po aq e bukur sikurse ajo që shohin turistët dhe ndoshta edhe më e bukur. Në shpellë si duket ka edhe disa dukuri tjera natyrore siç është liqeni madhësia e të cilit ende nuk është matur. Fshatarët e këtyre viseve tregojnë për disa gjëra për të cilat ata thonë se i kanë mbajtur pasi që janë frikësuar që ato do të keqpërdoreshin nga sistemet shtetërore që sundonin në Kosovë. Se sa janë të vërteta këto pohime i mbetet kohës dhe personave të specializuar për vërtetimin e gjërave të tilla.Wikipedia
413234.F1070012.jpg
754.jpg

shpella%20e%20gadimes.gif
805348_GadimeCave.jpg
 
Titulli: Shpella e Gadimes

A kam vizituar disa here. Shpella akoma ka shume galeri te pa zbuluara mire. Nje vend shume i preferuar per turistet por me nje menaxhim jo adekuat.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top