Shkrime të ndryshme...

100 vite si sot, për shembull në vitin 2123, të gjithë ne do të jemi nën tokë ⚰️ ashtu si të afërmit dhe miqtë tanë.

Njerëz që nuk i njohim do të jetojnë në shtëpitë tona. Prona jonë do të jetë në pronësi të të huajve.

Ata as nuk do të na kujtojnë. Sa prej nesh kujtohemi për babanë e gjyshit tonë? Ne do të bëhemi pjesë e historisë në kujtesën e brezave tanë, ndërsa njerëzit do të harrojnë emrat tanë.

E në këtë kohë, ne do të kuptojmë se sa injorante dhe e mangët ishte ëndrra për të patur gjithçka. Do të kërkonim një jetë tjetër vetëm për ta kaluar duke bërë vepra të mira, por do të jetë tepër vonë.

Kijeni parasysh! Sot, ne ke mundësinë bëj mirë, nëse nuk ke, KEQ MOS BËJ!
 
“Do të vijë një ditë kur pemët do të urrejnë mosmirënjohjen e njerëzve dhe do të ndalojnë së prodhuari hije, shushurimë dhe oksigjen. Ata do të marrin rrënjët dhe do të largohen. Vrima të mëdha do të lihen në tokë ku ishin pemët më parë. Kur njerëzit të kuptojnë se çfarë kanë humbur, ata do të shkojnë dhe do të qajnë me hidhërim mbi këto vrima. Shumë do të bien brenda. Tokat do t'i mbulojnë ato. Askush nuk do të rritet."
 
VENDOS KUFIJT PERSONAL

Jo të gjithë duhet të jenë në jetën tonë deri në fund, kështu që kur dikush sjell dhimbje, vuajtje dhe mungesë respekti në jetën tuaj, lëreni të shkojë, nëse dëshironi, mund t'i uroni gjitha të mirat nga larg.
Nëse nuk është e mundur t'i lini plotësisht, sigurohuni që të kufizoni energjinë tuaj dhe kohën e kaluar në praninë e tyre.
Mos harroni se ju jeni të denjë për respekt.
Ju keni rëndësi. Jeta juaj ka rëndësi.
Mbani distancë nga njerëzit që nuk do ta pranojnë kurrë se e kanë gabim dhe që gjithmonë përpiqen t'ju bëjnë të ndiheni sikur gjithçka është faji juaj.

363280170_6530449516977469_1954303466114054074_n.jpg
 
Natyrëshmëria e krijimit!
Shpeshherë shohim në rrjetet sociale foto dhe video të kafshëve teksa tregojnë mëshirë për njëra-tjetrën. Mëshirë kjo që nuk manifestohet vetëm me dhe brenda sojit të njëjtë të tyre por edhe karshi llojit dhe racave të tjera. E shpeshherë shohim që kjo mëshirë të manifestohet dhe të shfaqet edhe ndaj llojit që, në kushte normale, janë armiq mes vete.
Por, a thua pse ndodh kjo...?
Kjo ndodh ngase kafshët kanë ruajt natyrëshmërinë e krijimit të tyre. Pra, kanë ruajt origjinalitetin e krijimit të tyre dhe nuk kanë devijuar dhe nuk kanë lajthitur siç ka bërë njeriu.
E ndërsa arsyeja përse ne ua kemi lakmin këtyre veprimeve të kafshëve është se neve po na mungon kjo mëshirë. Pra, mëshira mes njerëzve dhe karshi çdo gjëje tjetër sa vjen e humb. Ajo po humb edhe me kalimin e kohës por po humb edhe me rritjen e njeriut sepse tek të vegjlit ende e gjen mëshirën mes tyre ose prej tyre karshi të tjerëve apo edhe karshi kafshëve. Prandaj, njeriu çdoherë ndjen mall dhe ndjen nevojë për atë që i mungon. E këtë e manifeston në forma të ndryshme andaj edhe sot kur postohen veprime të tilla marrim shumë pëlqime. Gjë që tregon se kjo mungesë dhe kjo nevojë sa është duke u rritur.
Andaj, njeriu është mirë që të kthehet në origjinalitetin e tij, në natyrëshnërinë e tij, në qëllimin e krijimit të tij dhe të mos pranojë assesi që të dal nga vetvetja e tij apo nga lëkura e tij.
Kjo pasi që çdo tentim për të dal jashtë vetvetes ka pasoja të mëdha. Prandaj, sot jemi dëshmitarë të shtimit të vrasjeve brenda familjes, të shtimit të shthurjës së familjes, të shtimit të shtëpive të pleqve, të te jetuarit në vetmi, të problemeve të shumta shoqërore, të shtimit të vetëvrasjeve, e shumë dukurive e fenomeneve tjera negative që më parë nuk kanë qenë të njohura apo nuk kanë qenë të përhapura deri në këtë masë.
364122187_6225105674285866_3414484256987810727_n.jpg

(E huazuar)
 
Ti je i imi.
Në krahët e mi
Në mendjen time
Në shpirtin tim
Në venat e mia
Në sytë e mi.
Do të të kem për vete.
Në një përqafim kozmik
Në ulërimat e mijëra yjeve
Në dritën e perëndimit të heshtur.
Do të jesh i imi.
Në një ëndërr që nuk ka përfunduar kurrë
Në një udhëtim pa destinacion
Në bukurinë e viteve tuaja
Në flakë të një qiri të djegur. Do jem jotja
Në zemrën tënde
Në frymën tënde
Në fjalët e tua
.......
Do të jem i yti.
Në një ylber që i lag sytë
Në një valë që trondit gurët
Në çdo fëmijë
Lindur i lumtur
Çdo hap i rrugës që shënon çdo gjurmë.
Do të më marrësh.
Në një trëndafil të bërë prej dhuntisë,
Në lakuriqësinë tënde të tasteve
Në shpirtin tënd që goja nuk e merr
Në barkun tënd që krijon jetë.
Dhe ne do të jemi
Çfarë kemi qenë tashmë.
Të pamposhtur dhe të përsosur
Ari dhe argjendi
Sot dhe përgjithmonë
Në të tashmen dhe përtej..
 
Të vërtetë në shtëpi.
Të vërtetë në shkollë.
Të vërtetë kudo.
Fëmijët duan të bëjnë mirë. Ata nuk duan të bëjnë keq. Ata nuk duan të zhgënjejnë njerëzit. Ata nuk duan që njerëzit të mos i pëlqejnë.
Nëse ata nuk po e bëjnë këtë, është sepse diçka është në rrugën e tyre.
[Përshkrimi i figurës: Një fëmijë i ulur në cep të një dhome me duar që mbulojnë fytyrën. Teksti i mbivendosur thotë: “Nuk mund t'i mësosh fëmijët të sillen më mirë duke i bërë të ndihen më keq. Kur fëmijët ndihen më mirë, ata sillen më mirë. - Pam Leo.”]

365227151_6562421007113653_6883598100592332104_n.jpg
 
Lotët janë shkrirja e akullit të shpirtit... dhe atyre që qajnë, të gjithë engjëjt i rëndrojnë pranë

Hermann Hesse ishte në gjendje, falë thellësisë së mendimit të tij dhe koherencës së tij të brendshme, të interpretonte vuajtjet e të gjithëve, duke përdorur talentin e tij artistik për t'i dhënë botës një vepër letrare të bazuar në një humanizëm të kuptuar në të. ndjenja më fisnike e misionit të dashurisë që duhet t'u jepet njerëzve.
Ai këshillon se “Periudhat e trazuara dhe të pafavorshme përgjithësisht sjellin përfitime më të mëdha se ato që në dukje janë të gjalla dhe të begata. Është e nevojshme të kesh durim, jo të ushtrosh arsye. Ju duhet të shtyni rrënjët më thellë, jo të tundni degët.”
Kush ka një sens të fortë individualist, duhet të kuptojë se jeta është një luftë midis sakrificës dhe krenarisë, midis njohjes shoqërore dhe shpëtimit të personalitetit.
Hesse, nw një përpjekje për të zgjuar brenda nesh shpirtin e qëndresës përmes lirisë, arrin të konfigurojë gjendjen tonë shpirtërore dhe ta ballafaqojë atë në nevojën për të mos patur frikë. “Keni frikë nga mijëra gjëra, nga dhimbjet, nga gjykimet, nga zemra juaj; njeriu ka frikë nga gjumi, nga zgjimi, nga frika nga vetmia, nga të ftohtit, nga çmenduria, nga vdekja. Sidomos për këtë të fundit, të vdekjes. Por të gjitha janë maska, maskime.
Në realitet ka vetëm një frikë: të lini veten të bjerë, të hidhni atë hap drejt së panjohurës larg çdo sigurie të mundshme... ka vetëm një art, një doktrinë, një mister: të lini veten të bini, të mos kundërshtoni në mënyrë të pabindur vullnetin e Zotit, mos u kap për asgjë, as të mirën as të keqen. Atëherë je i shpenguar, i lirë nga vuajtjet, i lirë nga frika.
Ai mohon, këtë idiot zemërbutë, gjithë jetën, të gjitha mendimet dhe ndjenjat, gjithë botën dhe realitetin e të tjerëve. Për të e vërteta është një gjë krejtësisht e ndryshme se për ta. Realiteti i tyre, për të, është si një hije. Fakti i shikimit dhe kërkimit të një realiteti absolutisht të ri, e bën atë armik të tyre. [...] [Ai] një ose më shumë herë u gjend në pragun magjik ku çdo gjë pranohet, ku jo vetëm çdo mendim i largët është i vërtetë, por edhe e kundërta e tij. Pafajësia e tij nuk është gjë tjetër veçse e padëmshme, dhe të tjerët me të drejtë kanë frikë prej saj. [...] Jo se i thyen tabelat e ligjit, por thjesht i kthen dhe na tregon se e kundërta shkruhet në anën e pasme.
Fillova gjithashtu të kuptoj se dhimbjet , zhgënjimet dhe melankolia nuk bëhen për të na bërë të pakënaqur dhe për të na hequr vlerën dhe dinjitetin, por për të na pjekur, thkeson Hesse.
Nuk mjafton të përbuzësh luftën, teknologjinë, ethet e parasë, nacionalizmin. Ne duhet të zëvendësojmë idhujt e kohës sonë me një besim. Është ajo që kam bërë gjithmonë: në Steppe Wolf është Mozarti, të pavdekshmit dhe teatri magjik; në Demian dhe në Siddhartha të njëjtat vlera, vetëm me emra të ndryshëm.
Për të thirrja e vdekjes është gjithashtu një thirrje dashurie. Vdekja është e ëmbël nëse e bëjmë më të mirën prej saj, nëse e pranojmë si një nga format e mëdha, të përjetshme të dashurisë dhe transformimit.
Duke ironizuar Hesse thekson se “Njeriu dallohet nga pjesa tjetër e natyrës mbi të gjitha nga një shtresë xhelatinoze e gënjeshtrës që e vesh dhe e mbron.”
Çdo qenie njerëzore është diçka personale dhe e papërsëritshme; dëshira për të zëvendësuar një ndërgjegje personale me një kolektive është tashmë një dhunë dhe hapi i parë drejt çdo forme totalitarizmi.
Në jetën tonë të nxituar, shurdhuese, ka pak orë në të cilat shpirti mund të ndërgjegjësohet për veten, në të cilat jeta e shqisave dhe ajo e shpirtit heshtin dhe shpirti qëndron pa perde para pasqyrës së kujtimeve dhe ndërgjegjja.
Dy njerëz mund të shkojnë shumë mirë, të flasin për gjithçka dhe të jenë të afërt. Por shpirtrat e tyre janë si lulet, secila e ka rrënjën në një vend të caktuar dhe askush nuk mund t'i afrohet shumë tjetrit pa e braktisur rrënjën, gjë që është e pamundur. Lulet lëshojnë parfumin e tyre dhe shpërndajnë farën e tyre sepse duan të afrohen, por lulja nuk mund të bëjë asgjë që fara të arrijë në vendin e duhur; i takon erës që vjen e shkon si të dojë.
Në kohë vështirësish të mëdha njeriu kupton me habi se ka më shumë njerëz të aftë të vdesin për idealet sesa ata që janë të gatshëm të jetojnë për to.
Është pjesë e papërsosmërive dhe sakrificave të jetës njerëzore që fëmijëria jonë duhet të na bëhet e huaj dhe të bjerë në harresë, si një thesar që ka shpëtuar nga loja me duar dhe ka rënë në një pus të thellë.
Dhe... të lexosh dhe të eksplorosh, veçanërisht sot, në një periudhë kaq të thatë dhe dekadente, të nxjerrësh njohuri personale dhe të mos ndalosh së bëri pyetje për të cilat të ashtuquajturit "të fuqishëm" të botës kanë qenë në gjendje të japin vetëm përgjigje që nuk janë në gjendje t'i kënaqin. shqetësimin e atyre që duan të shkojnë përtej atyre modeleve të imponuara të mirëqenies materialiste, konsumizmit dhe "rritjes". Të lexosh jo për të gjetur lumturinë, siç pretendonte vetë Hesse, por për të kapur fshehurazi atë thelbin jetësor që " i referohet vetes ".
Përgatiti: Albert Vataj
 
Unë kam kaq nevojë për ty,
Më shumë se ky liqen për përrenjtë.
Se dora ime nuk ra rastësisht mbi supin tënd
Si bien duart e shelgjeve të reja mbi supet e valëve.
Dhe në qoftë se ndonjëherë ikën
(mos e thuaj!)
Ashtu si ikin dhe ndërrojnë drejtim përrenjtë
(ah, mos e thuaj!)
Diku në brigjet e shpirtit tim do kumbojë
Kënga e lashtë popullore e liqeneve të tharë,
Duke imagjinuar ardhjen tënde,
si ndër legjenda,
në formën e shiut
ose formën e vesës,
mbi rërën e orëve,
bile mbi vite të tëra;
se dora ime nuk ra rastësisht mbi supin tënd,
si bien duart e shelgjeve mbi supet e valëve!

Frederik Rreshpja
 
Zhduken drurët me fjalë e me gjethe
Dhe luleve u rrëzohen ngjyrat,
Nata gdhend në ajër statujat e hijeve.

Eja ti, tërë dritë si dashuria,
Hidh ngjyra mbi lulet,
Vër rregull mbi peizazhet e botës!

Nëse nuk vjen,
Do të tretem nëpër kështjellat e ftohta,
Vizatuar brutalisht nga nata.

Frederik Rreshpja
 
Kthehu!
Nuk të premtoj dashuri.
Me dashuri kemi tërbuar tërë botën...
Thjesht, kam mall për ty!

Frederik Rreshpja
 
Ne qytetin tend

Erdha serish ne qytetin tend
Jo me i vetem, me te tjere
Por ty s'te pashe ne asnje vend
Te kish marre nje ere !

Te hirte bredhat, pak noprane
Ne shetitore vetem pleq
Liqeni vec merzi shperndan
Atehere shkelqente si nje qelq.

Kane humbur gjurmet e dikurshme
Prej endrra gjethesh, puthjesh roze
Ndofta nositet i kane zhdukur
Ata kane qene perhere xheloze.

Dhe mire kane bere ,patjeter mire
(Nositet skam fytyre ti shaj )
Une kam vec trille ne gjymtyre
Qe kur vjen casti si permbaj.

E kam veshtire te ndjej mbi supe
Te njejtin qiell ne cdo stine
Me dehin syte e kujtdo cupe
Ndaj fluturoj ,marr arratine.

Keshtu kam qene e do te mbetem
Nga sot ,nga neser dhe nga mot
Jam nje liri qe "ha vetveten "
Dhe me vjen keq ,qe s'ndryshoj dot.

Ne qytetin tend erdha serish
Ndonese tashme me ngjan e huaj
Por prap i keq nuk jam , ta dish
Ca mall ne xhep per ty, prape ruaj!

Agim Bajrami
 
O, n’ësht’ vërtet se natën von’
Kur prehet hëna dhe ndriçon
Mbi gurë varresh të harruar,
O, n’është’ vërtet se hapet dheu
E dalin hiet atë çat,
Do dal Lejlasë t’i thërras:
Tek un’ e dashur kthehu! kthehu!

Afromu prapë o shpirt i gjorë
Si atë çast që pate shkuar
E zbet’ e ftohte si dëborë
Nga dhimbja tretur e dërrmuar.
Si yll përpara meje ngrehu
M’u çfaq si zë a fllad i lehtë,
A si fantazmë e vërtetë,
Veç eja prapë. Kthehu! kthehu!

Po të thërras me përgjërim
Jo të vish botën të qortosh,
Që më pat mbytur shokun tim,
As amëshimin t’më tregosh.
Jo pse më theu e më breu
Trishtimi e dhimbja shpirtin mua,
Por që të them se prapë të dua
Se jam i yti, kthehu! kthehu!


Pushkin
 
“Njerëzit e traumatizuar ndihen kronikisht të pasigurt brenda trupave të tyre: e kaluara është e gjallë në formën e shqetësimit të brendshëm. Trupat e tyre bombardohen vazhdimisht nga shenjat paralajmëruese viscerale dhe, në përpjekje për të kontrolluar këto procese, ata shpesh bëhen ekspert në injorimin e ndjenjave të tyre të zorrëve (gut feeling) dhe në mpirjen e vetëdijes për atë që luhet brenda. Ata mësojnë të fshihen nga vetja e tyre.”
― Bessel A. van der Kolk
 

Sot është e diel
Sot për herë të parë më nxorën në diell,
Dhe për të parën herë në jetën time
U çudita sa kaq larg prej meje qenkësh ky qiell.
Kaq i gjerë
Kaq i blujtë
Qëndrova palëvizur
Pastaj me respekt u ula në tokë,
Dhe mbështeta shpinën në mur.
Tani s`mendoj më as ahengjet
Tani as lirinë, as gruan time të bukur,
Toka, unë dhe dielli,
jam i lumtur.


Nazim Hikmet Ran
 
KUR TË VDES, DUA…

Kur të vdes, m’i vendos duart e tua mbi sytë:
ato duar të dashura me atë dritë të grunjtë,
freskinë e tyre bëmë dhe njëherë të shijoj,
atë ëmbëlsi të ndjej, që fatin ma ndërroi.

Dua të jetosh dhe unë përgjumshëm do të pres,
zhurmën që bën era, të kesh përherë ndër veshë,
ajrin e detit të thithësh, që aq shumë e deshëm
dhe vazhdo të ecësh, atje ku bashkë ecëm.

Të gjallë dua gjithë ç’kam dashuruar,
gjithçkaje këndoji dhe duaje,
përherë ti lulëzo, mbetsh e lulëzuar,

dhe paç gjithçka dashuria ime thotë,
dhe hija ime të kaloftë nëpër flokë,
shkak i këngës sime ishe, le ta dijë kjo botë.

𝐍𝐞𝐫𝐮𝐝𝐚
 
Unë, jam ajo që të do


Unë jam gazela jote e paepur,
vetëtimë që dritën e thyen në gjoksin tënd.
Jam erë e pafrerë grykash malore
dhe shkëlqimi i ndezur i zjarrit të okotit*.
I ngrohë netët e tua,
duke ndezur vullkane me duart e mia,
syujtë prej tymit të kratereve në mua.
Rend drejt teje
veshur me shi dhe kujtime,
duke qeshur njësoj si vite më parë.
Ende udhë e paeksploruar jam,
qartësi që thyen errësirën.
Ngjëroj yje midis lëkurës tënde dhe times
dhe të përshkoj plotësisht,
çeltirë pas çeltire,
duke minuar dashurinë time,
duke u përleshur me frikën.
Një emër jam që këndoj dhe bie në dashuri
me anën tjetër të hënës,
Jam zgjatim
i buzëqeshjes, i kurmit tënd.
Unë jam diçka që rritet,
edhe kur qesh edhe kur qan.
Unë,
jam ajo që të do.

Gioconda Belli
 

S'është e thënë të jetë vetëm një ditë me shi..
Një ves i vjetër,
më ndjek prej vitesh.
Ora fiks,
pa një pesë minutësh plus
ose minus, thjesht fiks..
Ngrihem,
dhe pa u latuar fare ndër shtroja,
veprimi i parë,
largoj perden,dhe hap dritaren
në dy kanatet e saj..
Syri pishë!
Sikur të mos kisha fjetur
për asnjë sekond të vetëm,
gjithë natën e lume...
Veçse, çdo mëngjes,
një puhizë dorëzgjatur ndryshe..
Shpesh,kam menduar
që mund të jem dhe pak somnambul,
sepse një sërë veprimesh,
pothuaj, më fshihen krejtësisht
si të kisha shkruar,mbi një letër,
me një laps pa majë...
A nuk ndodh kështu
me një pjesë të jetës sonë?!
Në mënyrë të pa vetëdijshme,
truri mundohet të izolojë
sa më shumë dhimbjen,
duke e drejtuar në disa labirinthe
pa dyer e pa dritare,krejt errësirë,
e ne,thjesht e perceptojmë
që është aty,por nuk e shohim dot..
Mjafton një melodi e bukur diku tej,
për të të vizatuar
një buzëqeshje gati fëminore
në fytyrë.
Mjafton të shohësh një lule
që krejt ndrojtje,
ka filluar të zbulojë gjinjtë e saj,
dhe sytë shkëlqejnë
sikur mijëra diej të shkriheshin
në tá...
Ama janë edhe ato...
(e di që qoftë edhe me mendim, duke lexuar këto rreshta,do u varen instiktivisht buzët tashmë)..
Po,po.,
Janë ato mëngjese,
kur në sekondën e parë,
sytë hapen,
e shohin po të njejtin dekor dhome,
që herë është i ngrohtë,
e herë duket mermer,akull, Antarktidë..
Ngrihesh sërisht,(forca e zakonit),
dhe ndjen se në çdo moment,
lëkura do të ndahet nga trupi..
dhe një kokë,
që rëndon sa bota e gjithë të pa strehëve
në të gjithë planetin...
Duart nuk vendosen më të dyja
mbi parvaz....
Një cep krahu në një anë dritareje,
dhe dora tjetër mbi stomak..
-O Zot!
S'kam lëkurë!
Prek drejt e në mish....
Pastaj ajo melodia (që fare mirë mund të kish qenë një "Ode to joy")
transformohet në një "Egmont"...
Pastaj ajo lulja, që sapo ka prekur ditën e re,me petalet e saj,mes gjinjsh,ka një krimb që fillon e bren pistilin e njomë..
S'është e thënë të jetë vetëm një ditë me shí...
Mjafton të jetë një ditë pa ty....

Dori Camaj
 
Një gjarpër kishte vendosur që të pendohet dhe të mos helmoj njerëzit. Por, nuk e dinte se si të vepronte. Andaj, kishte shkuar tek një urtak për ta pyetur se çfarë duhet të bëjë që të pendohet.
Plaku i tha se duhej të shkonte në një vend, të vetmohet dhe të mos ngacmonte askënd.
Gjarpri i penduar vendosi që të vepronte ashtu siç e kishin këshilluar. Ai gjeti një livadh dhe në një skaj të tij vendosi folenë.
Disa fëmijë e kishin vënë re gjarprin dhe çdo ditë vinin e e gjuanin me gurë. Gjarpri i penduar nuk i ngacmonte fëmijët por duronte torturën e tyre.
Fëmijët, lerë që nuk ndaleshin por çdo ditë vetëm sa shtonin ngacmimet dhe torturat karshi gjarprit.
Një ditë, gjarpri u lodh dhe nuk pati më mundësi që të duronte andaj vendosi që të shkonte përsëri tek plaku. Kur shkoj atje ia tregojë tërë ngjarjen me fëmijët dhe i kërkojë që ta këshillonte përsëri.
Plaku, i tha: Kur të vijnë fëmijët dhe të fillojnë te të torturojn atëherë dil para tyre dhe për ti frikësuar ata nxjerr helmin tënd. Por, helmin hidhe në ajër e assesi mos i sulmo fëmijët.
Të nesërmen kur erdhën fëmijët, gjarpri doli nga foleja e tij. U ngrit pak sa ta shohin fëmijët dhe nxori helmin e tij në ajër. Fëmijët me ta parë këtë, ikën me vrap dhe më nuk u kthyen kurrë.
Miq, të penduarit, të qenit durimtar, modestia, thjeshtësia, asnjëherë nuk duhet të nënkuptohen si dobësi. Andaj, në moment që cenohen të drejtat dhe liritë tua, duhet që të shfaqet forca dhe të mbrohet e drejta, liria dhe dinjiteti individual, e personalitetit i çdo njërit prej nesh.
 
TË KUPTUARIT E NEVOJËS PËR TË KËNAQUR
Kur ka qenë hera e fundit që i keni thënë dikujt "Jo, nuk mund të të ndihmoj me këtë" ose "Unë kam një mendim tjetër"? Mund të ndihet e rrezikshme – emocionalisht e prekshme – të vendosim kufij ose të pohojmë nevojat ose opinionet tona (veçanërisht nëse e dimë se ato janë të ndryshme nga ato të njerëzve të tjerë).
Sigurisht, është normale të dëshirojmë të pëlqehemi dhe të pranohemi, por për disa prej nesh, nevoja për të kënaqur është aq e fortë sa që do të sakrifikojmë identitetin tonë, nevojat dhe dëshirat tona, në mënyrë që të pranohemi.
Nevoja jonë për të kënaqur është në fakt më shumë një nevojë për përkatësi. Dhe nevoja jonë për t'u përkitur ndoshta është shkruar në ADN-në tonë miliona vjet më parë.
 
Dil nga mbretëria e gurit!
Kam kaq kohë që trokas tek mermerët.
Njëmijë vjet dhe dymijë vjet.

Jemi puthur nëpër iliadhet e vjetra
kur lirës i binin homerët.
O hënë e shiut, e verbëra madhështore!
Bëjë një iliadë për mua
kur të rrëzohet edhe Troja e fundit.

Frederik Rreshpja
 
🌿DARE SPIEGAZIONI TI INDEBOLISCE
È la caverna della colpa e della vergogna. Quando entri per dare spiegazioni ti senti sempre più debole, più colpevole, più imbarazzato. Non darle.

A volte non devi dare spiegazioni

La vita diventa più leggera quando smetti di spiegare inutilmente.

Non devi sempre spiegare le tue scelte.

Non devi sempre spiegare le tue preferenze.

Non devi sempre spiegare il tuo stile di vita.

Puoi prendere decisioni senza rispondere agli interrogatori.

Puoi fare quello che preferisci senza giustificarti.

Puoi vivere come vuoi senza spiegare il perché.

Smetti di dare spiegazioni a chi non se lo merita.

Osa dire "no grazie" e basta. Osa dire "perché è quello che preferisco" senza approfondire l'argomento.

Osa allontanarti dalle persone che ti interrogano solo per giudicare o per sapere.
Vivi leggera.

Vivi deliberatamente. Vivi senza dare spiegazioni inutili.

Di Juan Carlos
 
Një grua e pjekur nuk dominon, prek.
Ajo nuk provokon, është provokuese.
Nuk është inteligjente, është e ditur.
Nuk shtyhet, tregon hollësisht ecjen .
Nuk ka ngutje, pret momentin e duhur.
Nuk bën, rrjedh.
Nuk fluturon, luhatet.
Nuk preokupohet për sasinë, preferon cilesinë.
Nuk shikon, vëzhgon.
Nuk ecën, shëtit.
Nuk është pretenduese, thjesht do të shijojë.
Nuk gjykon, analizon.
Nuk ngushëllohet, ngroh zemrën.
Nuk kërkon, rizgjon ndjenjat.
Nuk zgidhet, lirohet.
Nuk magjeps, shtang.
Nuk është kërkuese, zgjedh.
Nuk shkëlqen, është e ndriçuar.
Nuk i pëlqen të jetë e shikuar,
preferon të jetë e dëgjuar.
Nuk merr me mend, percepton.
Nuk flet per seksin, ajo është një mjeshtre në artin e dashurisë.
Nuk është e lehtë, është e arsyeshme.
Nuk komandon, menaxhon.
Nuk rilind, është në lulëzim të përhershëm.
Dhe së fundmi, Gruaja E Pjekur është një bashkësi e të gjitha bukurive të mundshme, pasi është një GRUA.

Renacer Humano
 
Babai im gjithmonë më ka ikur, dhe akoma sot është kështu. Më parë e merrte tutje puna, tani dalëngadalë po ma merr koha, një kundërshtare me të cilën nuk mund të krahasohem, me të cilën nuk mund të konkuroj. Për këtë, tani, jetoj të njëjtën ndjesi pamundësie që përjetoja fëmijë.

Sidomos në vitet e fundit, çdo herë që e shoh e kuptoj që është gjithmonë e më shumë i plakur. Dhe ngadalë, ditë pas dite, e ndiej se më rrëshket nga duart. Dhe tashmë nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të shtrëngoj fort majat e gishtave të tij.

Në moshën tridhjetë e shtatëvjeçare, duke e parë këtë burrë të palindur kurrë, më vjen në mendje fraza që Marlon Brando e kishte ngjitur në dhomë: ”Nuk je duke jetuar nëse nuk e di që po jeton”.

Akoma sot pyes veten çfarë mund të bëj për të. Edhe pse sot e shoh të brishtë, të pambrojtur, të plakur, edhe pse tashmë dukem më i fortë se ai, në realitet e di që nuk është kështu. Është gjithmonë më i fortë se unë.
Gjithmonë ka qenë. Sepse atij i mjafton një fjalë që të më lëndojë. Përkundrazi, edhe më pak se aq: një fjalë e pathënë, një heshtje, një frikë. Një shikim i hedhur mënjanë, unë mund të çirrem e te shkundem për orë. Të kaloj në të shara, ndërsa atij për të më shtrirë në tokë i mjafton një shtrembërim, i bërë me cepin e buzës .

Nëse në jetën prej të rrituri ai ka qenë dhimbja e barkut tim, si fëmijë ishte përdredhja ime e qafës. Sepse bëja gjithmonë çdo gjë me kokën e kthyer nga ai, drejt një shikimi të tij, një fjale të tij, një përgjigjeje të thjeshtë.

Por reagimi i tij ishte me nxitim: një krehje e shkurtër flokësh, një kapje e lehtë faqeje, vizatimi që kisha bërë për të, që e vendoste shpejt në faqe të dollapit. Nuk mund të më jepte asgjë më shumë, sepse jo vetëm babai im nuk i ka kuptuar ndonjëherë dhimbjet e mia, nevojat e mia dhe dëshirat e mia, por nuk ka kuptuar as të vetat.
Nuk ka qenë kurrë i mësuar të shprehë ndjenjat, t’i marrë në konsideratë. Për këtë them që nuk ka jetuar vërtet ndonjëherë. Sepse është shmangur mënjanë.

Mbase për këtë arsye edhe unë me trashësi nuk e kam parë kurrë si një njeri që mund të kishte dëshira, frikëra, ëndrra. Përkundrazi, jam rritur pa menduar që ishte një person: ishte thjesht babai im, sikur ky fakt ta përjashtonte se ishte si gjithë të tjerët. Vetëm duke u bërë i madh dhe duke harruar për një çast. Që isha biri i tij kuptova si është realisht, dhe e njoha.

Do të kisha dashur të isha i madh qysh në vegjëli për të folur me të si burri me burrin. Kështu mbase do të kishim mundur të gjenim një zgjidhje për problemet tona, një rrugë të ndryshme për ta përshkuar së bashku.

Ndërsa, tani që kam kuptuar shumë gjëra mbi të, kam ndjesinë që kam arritur vonë. Që kam pak kohë.
Tani, ndërsa e vështroj, kam sigurinë e plotë që di gjëra për tim atë që as ai nuk i dyshon. Kam mësuar të shikoj dhe të kuptoj atë që fsheh brenda. Dhe që nuk është në gjendje të nxjerrë jashtë vetes.

Këtij burri për vite i kam kërkuar dashuri në mënyrë të gabuar. Kërkova tek ai atë që nuk ishte. Nuk shihja, nuk kuptoja, dhe tani paksa më vjen turp. Dashuria që më jepte ishte e fshehur në sakrificat e tij, në kufizimet. Në orët e pafundme të punës dhe në zgjedhjen për t’u ngarkuar me të gjitha përgjegjësitë. Po ta shikoje mirë nuk ishte as zgjedhje, mbase ajo ishte jeta që të gjithë kishin bërë para tij.
Babai im është bir i një gjenerate që ka marrë mësime të qarta dhe esenciale: të martohesh, të bësh fëmijë, të punosh për familjen. Nuk kishte argumente të ndryshme nga këto për t’i bërë pyetje vetes, vetëm role të përcaktuara më parë.

Është njësoj sikur të ishte martuar dhe të kishte bërë një bir pa e pas dëshiruar asnjëherë vërtet. Jam bir i një burri që ka qenë thirrur nga jeta nën armë. Për të luftuar një luftë private: jo për të shpëtuar një komb por për të shpëtuar familjen e tij.

Një luftë e bërë jo për të fituar, po për të dalë llogaria, për të mbijetuar. Për të vazhduar përpara.
E dua babain tim. E dua me gjithë qenien time. E dua këtë burrë, që kur isha i vogël nuk e dinte asnjëherë sa vjeç isha. E dua këtë burrë që akoma sot nuk arrin të më përqafojë, që akoma sot nuk arrin të më thotë: ”Të dua fort”. Në këtë jemi të njëjtë. Kam mësuar prej tij. As unë nuk arrij ta bëj këtë.

Fabio Volo
 
Një hije që mbetet pas ....

S'jam më ajo që isha!
S'jam më "unë" si më parë !
Çdo ditë që çelte agimi ,
buzëqeshja si e marrë .

Nuk jam unë më ajo !
Që nuk thosha njëherë, jo !
Nuk jam unë më ,që vrapoja .
Që mblidhja lulet që doja .

Nuk jam më ,ajo që s'qaja ,
edhe dhimbjen fort e mbaja !
Nuk jam më ,që shkallët ngjisja,
dhe nuk doja që të zbrisja .

Por tani duket qartë vet !
Si ndryshon çdo ditë kjo jetë !
Sesi vjen një ditë ,s'vjen tjetër !
Ndaj mos kërko dritën e vjetër!

Ajo hije që ka mbetur ,
është e gjallë ,po rri e vdekur .
Edhe fryma që frymon
dalgadalë në fund po shkon !

LAURETA MALAJ.

2565EFB7-7C69-40D2-9D19-B940260FB204.jpeg
 
Ja, tek kjo dhomë e vogël,
Gjysmë e errët,
Struken të trembura kujtimet që ti le.
Përsëri grilë e mbyllur,
Çelësi prapë në derë.
Çdo gjë si më parë,
Vetëm ti nuk je...

Ismail Kadare
 
Kur ti flet

Nga larg më vjen nga larg, ky zëri yt i valë,
Dhe më ndez në gji një afsh edhe një mall.
E s’di se ku më dhëmb, e s’di se çfarë kam,
Madje as nuk e di në jam, apo nuk jam.

Ti flet e flet, dhe çfarë flet e di,
Por unë vetëm flas, sepse përtej je ti.
Dhe sot po të më thonë: Pa shkundu mor i mjerë ndaç,
U them që një jetë të tërë, kështu mund të flas.

Nga larg dëgjoj nga larg, ah zërin tënd të butë,
Më vjen sikur dhe sytë, më ndizen në të tutë.
Dhe s’di se ku më dhëmb, dhe s’di se çfarë kam,
Madje as nuk e di në jam, apo nuk jam!

Robert Shvarc
 
Nga dashuria që kam për ty,
Mund të të shquaj edhe në mjegull,
Nga dashuria unë ktheva sytë,
Xhind, bohem, djalosh i rregullt.

Nga dashuria në qiell u shtriva,
Me kokë në diell unë fjeta gjatë,
Dhe s’u pendova që aq të desha,
Ndërmend e kam të të dua prapë.

Nga dashuria ditët e gjata
Në bukë i ktheva dhe gurë tespije,
Me to të gjallë e mbajta shpresën,
Me to sfidova ankthin në pritje.

Nga dashuria në qiell u shtriva,
Me kokë në qiell unë fjeta gjatë,
Dhe s’u pendova që aq të desha
Ndërmend e kam të të dua prapë.

Teodor Keko
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top