Shkrim me shkas -III-: Akti i fundit çoroditjes shqiptare – viti 2099

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Akti i fundit coroditjes shqiptare – viti 2099

………..ngjarja ndodh ne viti 2099, ora 20:30, Radiotelevizioni i Kosoves, emisioni ,,Brastvo - Jedinstvo apo Vllazrim Bashkimi’’.

Moderatori i emisionit pasi kerkoi nga diskutuesit per nje minut heshtje per rastin e kobshem qe kishte ndodhur sot ne Prishtine, beri hapjen e emisionit:

Moderatori: Shikues te nderuar siq jemi tashme te gjithe ne dijuni sot ne Prishtine rreth ores 13:15 ka ndodhur nje raste i kobshem dhe makaber ku nga nje bombe me teledirigjues jan vrare Hamdija Bajramovic, Minister per minoritete ne Republiken e Serbise dhe Sllobodan Hasani, Ambasador i Republikes se Serbise ne Republiken e Kosoves. Para se te futemi ne debat do ti bejme nje retrospektive ngjarjes se kobshme. Vizita e ministrit serb po realizohej ne 50 vjetorin e njohjes se Republikes se Kosoves nga Serbia dhe ne prag festimeve te 100 vjetorit te largimit te ushtrise Serbe nga Kosova. Hamdija Bajramovic, njeri nga te vraret e sotem, ishte sternipi i Sejdo Bajramoviqit, nje myslimano – kosovar qe dikur ishte president i ish-Jugosllavise ndersa Sllobodan Hasani ishte sternip i Sinan Hasanit, nje shqiptaro-kosovar qe dikur ishte president i ish-Jugosllavise. Qe te dy keta nga Shqiptaret e atehershem konsiderohej tradhetar te kombit. Tensionet kishin filluar pas kerkeses se Republikes se Serbise qe te rishkruhej Historia e Kosoves dhe per kete rishkrim te merreshin per baze arkivat Serbe te cilat konsiderohen si shume te sakta sepse gjoja deri me tani historia e Kosoves eshte shkruar ashtu sipas deshires se Shqiptareve. Te njejten kerkese e beri edhe Ministri serb Bajramoviq gjate dites se sotme perkunder kercenimit qe kishin bere organizata: ‘’Luftetaret e UاK-se’’ se nuk duhej luajtur me zjarr.
Pra te dashur shikues pas kesaj dite te tmerrshme qe ndodhi sot ne Kosove po e hape kete debat televizive me nje teme mjafte aktuale qe siq duket u be edhe shkaku i atentatit te sotem. Tema eshte: ‘’ A duhet te rishkruhet historia Shqiptare, me konkretisht e Kosoves’’. Per te debatuar sot ne studio kemi ftuar:

  • Debatuesi A – Kryetar i OJQ-se Multietniciteti
  • Debatuesi B – Anetare i shoqates ‘’UاK-ja vlere kombetare’’
  • Debatuesi C – Gazetar nga Kosova
  • Debatuesi D- Gazetar nga Shqiperia


Fjalen e ka debatuesit A: Une se pari beje thirrje qe sa me shpejt te gjinden autoret e ngjarjes makabre dhe ata te marrin denimin maksimal. Sa i perket temes mendimi im eshte se historia shqiptare ka nevoje per nje rishkrim. Arsyet e kesaj jane te shumta sepse historia shqiptare gjithnje eshte shkruar nga njerez luftetar dhe keta e kan bere shkrimin e saj ashtu siq kan dashur. Ne si shqiptar po harrojme se ish-Jugosllavia na ka dhene shume te drejta dhe se zhvillimi i shqiptareve ne Jugosllavi kishte marre hov te madhe saq po te mos ishte ai zhvillim ne sot do ishim te asimiluar. Shume historian kane bere gabime te medha kur kan shkruar se Jugosllavia dhe Serbia kan shtypur shqiptaret. Po harrojme ne se ne ate kohe kemi pasur dy presidenta te Jugosllavise ( Sinan Hasani dhe Sejdo Bajramoviq), kemi pasur edhe kuadro tjera qe kan udhehequr Jugosllavine, Armata jugosllave ka pasur 40% ushtar shqiptar, jemi shkolluar ne Jugosllavi, kemi punuar ne Serbi dhe nga ajo pune kemi ngrene buke. Pra thjesht e shkurt ne Shqiptaret po harrojme se pas Luftes se Dyte Boterore, Serbia e Jugosllavia na kane shpetuar se ne do kishim vdekur urie. Pra mos te kishin qene gjithe keto te mira do ishim zhdukur ne Shqiptaret. Andaj nuk duhet harruar te mirat dhe keto te mira duhet rishkruar ne historin e re qe duhet te shkruhet. Duhet theksuar gjithashtu se duhet perzene sa me pare nga shteti yne elementet turbullues sepse ne duhet te jetojme ne fqinjesi vellazerore me fqinjet tane me te cilet kemi histori te perbashket. Pra gjithashtu harrojme te shkruajme se mu ata te cilet kane shkruar kete histori na kan prishur bashkjetesen dhe po te mos ishte prishur kjo bashkjetese sot shqiptaret do te ishin shume me te perparuar dhe civilizuar.

Fjalen e ka debatuesit B: Une lidhur me vrasjen e sotme nuk do isha nderlidhur veq se dua te shtoje se dikush ketu tek ne po tenton te harroj krimet dhe se ato tenton ti humbe fare. Mos te harrojme se perkunder asaj qe ka kaluar kohe e gjate njerezit nuk munde ti harrojne ato krime dhe se thirrjet per te rishkruar historin jane te barabarta me thirrje per ndodhjen e serishme te atyre krimeve. Populli shqiptare gjithnje ka jetuar ne nje tolerance te mire fetare qe eshte fati yne me i madhe dhe ky rast nuk duhet te merr kahe fetare. Sa i perket histories dua te theksoj se ftesa per ta rishkruar ate dhe per tu bazuar ne arkiva te atyre qe deri dje ishin armiqet tane edhe shume fyese per popullin shqiptar. Pse duhet ta shkruajme ne historin me arkiva te armiqve tane? A mos thua ata kane shkruar historine me mire se ne? A po do gjejme ne arkivat e tyre krimet qe kan kryer mbi ne? A po mendon dikush se ata ne arkivat e tyre kan shkruar per dhunen dhe masakrat qe jane ushtruar ndaj popullit tone?
Kjo eshte e turpshme. Edhe une jam per rishiqimin e nje pjese te histories. Jam per rishiqimin e atyre pjeseve ku historia jone ka mungesa por jam qe keto pjese te rishiqohen nga akademiket tane dhe te plotesohen nga faktet qe do gjenden brenda kombit tone dhe jo te shkruhet apo rishkruhet historia jone nga ata qe deri dje ishin dhe armiqet tane te perbetuar. Tentativa per heqjen nga historia te njerezve te lavdishem te kombit dhe shkrimi i saj sipas armiqeve tane jo vetem qe tregon pa pjekuri por do sjelle dhune si ajo e dites se sotme. Ne nuk guxojme te mendojme per nderrim apo rishkrim historie sepse do humbim lavdin nder shekuj dhe ju garantoj se perkunder kesaj demokracie qe sot egziston per te shprehur mendimin ky eshte kulmi dhe populli do te reagoj ne menyre te ndryshme dhe te pa parashikueshme.

Fjalen e ka debatuesit C: Une perveq qe e mbeshtese me duartrokitje debatuesin A du ate beje ftese popullit qe neser te dalim ne protesta dhe te protestojme kunder dhunes. Cfare na duhen neve Nena Tereze ( kur asgje nuk ka bere per neve), cfare na duhet Skenderbeu ( kur ka qene bashkpunetor i Venedikut), cfare na duhet Adem Jashari ( i cili ka zhdukur me qellim familjen e vet), cfare na duhet Ibrahim Rugova ( qe dihet se e ka pasur baben kacak mali dhe ai vet ka nderruar fene), cfare na duhet Fehmi Agani( qe dihet se eshte shkolluar ne Beograd) cfare na duhen te tjeret qe ti mesojme ne Histori. Nuk na vyen kjo histori qe na prishe marredheniet me fqinjet. Na duhet nje histori me e bute qe na tegon se Serbet, Turqit dhe Greket i kishim fqinje te mire dhe se me fqinjet tane na prishen vetem interesat e huaja qe ishin kunder gjithqkaje. Pra rrofshin fqinjet tane te mire.

Fjalen e ka debatuesit D: Une pajtohem plotesisht me deabatuesin A dhe C. Shqiptaret ne pergjithesi duhet te jene me tolerant dhe duhet harruar ato histori te entuziazmuara nga Skenderbeu, Ise Boletini, Ismail Qemali, Lufta e UاK-se, etj etj. . Ne duhet hulumtuar arhivat e fqinjeve tane te cilet jan te shkolluar para nesh dhe kan arhiva te sakta qe do na ndihmonin shume ne shkrimin e nje historie te vertete dhe reale. Pra ata e dine fare mire historine tone dhe historia jone pa arhivat e tyre do ishte e manget……( NE KETE MOMENT U DEGJUA NJE ZHUREM E MADHE DHE TELEVIZIONI BLLOKOI PAMJEN PER MOMENTIN).

Epilog: …..te nesermen u muar vesh se organizata: ‘’Luftetaret e UاK-se’’ kishte kryer edhe aksionin e radhes ndaj Radiotelevizionit dhe ne kete sulm Televizioni kishte pesuar deme te konsiderueshme ne transmetim qe do kerkonin kohe per riparime. Gazetaret u munduan kot te kontaktojne me Moderatorin dhe debatuesit e emisionit.

Pra debatin munde ta vazhdojne te tjeret…………:gjujpeshk:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top