Shkolle shqipe ne Virxhinia SHBA

alfonci

Veri investigatio
Dy fjale per nje shkolle shqipe ne Virxhinia SHBA:



Duke qene deshmimtar i faktit qe ne emigracion femijet shqiptare: ata qe kane ardhur te vegjel apo qe kane lindur ketu, kane veshtiresi ne perdorimin e gjuhes se tyre te origjines,duke ndjere dhimbjen se "gjuha e memesâ" po zbehet e se ajo edhe mund te zhduket krejt, mendova te beja nje gjest qofte simbolik.



Te celja nje klase ku te mesohej gjuha e bukur shqipe, e cila, po te ecte mbare te behej edhe shkolle.



Per kete u konsultova me disa nga prinderit e femijeve qe jetojne ketu prane nesh dhe munda te regjistroj 13 femije.



Duke mare kete nisme, si te thuash u vetshpalla edhe "drejtor" i saj.



Miqte, shoket dhe prinderit e femijeve, te entusiazmuar nga nisma, ishin te gjithe ne nje mendje qe klasa apo shkolla e vogel e gjuhes shqipe, te pagezohej me emrin e "mesuesit te Merituar" Janko LL Pali, I cili per nje jete te tere punoi dhe edukoi breza te tere per te pervetesuar dhe mesuar gjuhen e bukur shqipe.



Keshtu, me forcat dhe perpjekjet tona, aritem te krijonim nje mjedis te kendshem per shkollimin e femijeve e, kete e beme te mundur, me ndihmen e z Arqilea Polo, I cili vuri ne dispozicjon nje nga dhomat e shtepise se tij. Po ashtu e paisem ate me flamuj e me harta te Shqiperise, fotografi, DVD, CD, incizime me "Hymnin e Flamurit" e kenge te ndryshme shqiptare, etj.



Tashme, cdo te shtune e te djele, femijet ulen ne bangat e mesojne e shkruajne shqip. Gezimi I tyre eshte I pa pershkruar. Dhe jo vetem I tyre , por edhe I mesueseve vullnetare i Elsa Xhaferit (Pali) dhe te tjerave, te cilat ne fundjave, lene cdo pune dhe angazhohen me deshiren ne shkollen tone te vogelte gjuhes shqipe.



Per me teper me shpenzimet dhe kursimet tona familjare, mundoohemi, qe krhas mesimeve, femijet te kene mundesi dhe te argetohen. Keshtu, ata I kemi shoqeruar ne veprimtari sportive, ne shfaqje filmash, ne kopshte zologjike, pishina, cirk.



Ne ebejme kete pune me zel dhe perkushtim te vecante,prandaj urojme qe kjo tradite te vazhdoje e te psurohet me tej e te ndiqet edhe nga komunitete te tjera shqiptaree ne mergim.



Petraq Janko Pali, poet-shkrimtar

Drejtor i shkolles shqipe ne VA/USA



Shenim: Shif librin "HISTORIKU I SHKOLLES QEPAROIT" faqa 126-127 / "ALBIN" 2008

frosina
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top