Shkelqimi i poezisë sonë

shaban cakolli

Anëtar i ri
Rrustem Geci


SHKثLQIME Tث POEZISث SONث

Rrustem Geci
Libri i Rrustem Gecit, “Kanuni poetik“ është një libër i prushit të madh, një libër plot hapësirë dhe thëllimë.Poezia e Rrustem Gecit pulson ndryshe nga poezia e poetëve të tjerë.Ky poet i shkëlqimeve të mëdha sjell një poezi me plot shpirt e shëndet. Jemi valë të një lumi / të një deti, të një oqeani / jemi njeriu i njerëzimit / koha që po jetojmë / Rruga e krijimit thotë Rrusta është proces i mundimshëm..Shkëlqimet e poezisë së Gecit janë të madhërishme dhe domethënëse. Ai përherë është në shtëpinë e materjes, në dhomat e saj të padukshme. Rrethi tematik i Kanunit Gecian, është i gjerë dhe universal. Fuqia e poezisë së tij reflekton në të gjitha vargjet; qoftë në motivet me Shqipëri, qoftë në motivet me Arbëresh e اamëri, Geci kudo është një Marthanomak i poezisë. Poeti Llemadeo në leximin e tij të parë shkruan; Libri “Kanuni poetik” i Rrustem Gecit, me 1 mijë e 600 faqe, dhe me 2006 poezi, është një libër kolos në letërsinë tonë. Për këtë libër do të flasi koha dhe njerëzit, ata që do të dinë ta çmojnë e vlersojnë. Për mjeshtrin e madh të fjalës , sheshi i poezisë së tij, është letra e bardhë, fusha ku ai bën betejat. / kujt t´ ia tregojë plagën time , kujt!.. / kur të gjithë jemi të plagosur / me të ndaluarat çfarë të bëj / pse duhet të ankohem, pse../ Rrustem Geci u lind në Roganë të Dardanës më 1950. Mësimet e para i kreu në vendlindjen e tij, ndërsa , shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrustja u kulturua në Universitetin e Prishtinës. Ai plot 17 vjet punoi në Radio Televizionin e Prishtinës .Pas mbylljes së RTP-së, Geci mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tashti jeton. Geci kryesisht merret me poezi , ese , dhe skenare. Veprimtaria e tij është shumë e gjerë. Libri “Kanuni poetik”i Rrustem Gecit është një libër me poezi dhe ide të përmbledhura, ku pësosmëria e vargjeve është në unison me kohën që po jetojmë. U kujtojmë se poezia e Rrustem Geci është poezi me angazhim të fortë artistik. E kuqja në poezinë e Gecit, bashkë me të blertën, krijojnë emocionin. Nga dhimbja e gjakshme, shkruan Geci më nxorri poezia, arti që unë e desha dhe e dua. Poezia për poetin, jo rrallë kërcënon kënaqësitë personale. Dy baballarët e poezisë, Homeri dhe Borhesi, jo rastësisht, poezisë ia falën sytë. Rrustem G e c i deri më tash ka s h k r u a r dhe botuar 12 l i b r a ; “Demonstratat e luleve“ ,“Antologjia personale “ , „Dridhjet e barit“, “K ë n g ë Q i p s h t e“, „Një rrënjë ulliri jemi“ „Këngë Ilirishte“,“Poezi me Shqipëri“,“Fletët e qepës”,“Rogana“,“Antologjia e poemave“ „ Malli ndjek udhën e vet “ dhe „Kanuni p o e t i k“. Këtë shkrim për poetin ,Rrustem Geci po e mbyllim me një poezi të tij : Gjak u bënë vargjet / derisa erdhën tek ju / për ta dhënë mesazhin / e një mesdite të bukur / Këto dhe mijëra vargje të tjera janë bota e tij , arti me të cilin bashkëjeton autori. Poezia është e magjishmja , e bukura; Sa herë t´i je unë / dhe sa herë unë jam ti / ne bëjmë betejën / trup me trup të dy!...sepse../ për më të bukurën / për më të dashurën / nata sonte do të jetë më e gjatë / e dhimbja më e ëmbël...

Dashnim Hebibi - Zyrih
Llemadeo - Shqipëri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top