Shitblerja e votës dhe sekuestrimi i kartës së identitetit dënohet 1-7 vjet burg

Pak orë para seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit si rrjedhojë e marrëveshjes politike, Partia Demokratike mblodhi grupin parlamentar, ku kryetari Lulzim Basha prezantoi ndryshimet ligjore në 3 ligje që lidhen me proçesin zgjedhor.

“Duke folur për ndryshimet që janë bërë në Kodin Penal, në Ligjin e Medias dhe në Ligjin e Financimit të Partive, Basha u ndal në pikat kryesore që kanë të bëjnë me garantimin e votës së lire” informon selia blu në njoftimin për mediat.

Kështu sipas këtyre ndryshimeve ligjore, shitblerja e votës do të dënohet në mënyrë taksative nga 1 deri në 7 vite burg. Nuk do të ketë masa ndëshkimore si gjoba por vetëm burg për ata që do të tentojnë tjetërsimin e vullnetit të lirë të votuesve shqiptarë. Kjo vepër penale, do të jetë e paamnistueshme.

Gjithashtu do të dënohet nga 1 deri në 7 vite burg marrësi dhe dhënësi i kartave të identitetit.

Nga ana tjetër, shpërdorimi i autoritetit policor për të influencuar në mbështetjen e një partie politike do jetë veper penale dhe të dënohet deri në 5 vjet burgim.

Përdorimi i të mjeteve publike, veprimtarisë shtetërore apo i burimeve financiare ose njerëzore, për zgjedhje, do dënohet vetëm me burgim, nga 1 deri ne 4 vjet.

Ashpërsim të dënimeve për të gjitha veprat e tjera penale në fushën e zgjedhjeve, duke i parashikuar të gjitha si krime.

Gjithashtu, do të forcohen rregullat për të mbikqyrur financimin e partive dhe ndalimin e financimeve të paligjshme.

“Të gjitha këto masa dhe ndërhyrje, bëhen për të garantuar qytetarët shqiptarë nga presinet dhe shitblerja e votës dhe garë të ndershme për partitë politike në fushatën zgjedhore” mësohet të ketë thënë Basha në mbledhjen e grupit.

Këto ndryshime, së bashku me Ministrat teknikë, kreun e ri të KQZ dhe Avokatin e Popullit, rezultat i marrëveshjes politike të 18 majit, do të miratohen sot në seancën e pasdites në Kuvend.

Dita
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top