Shfaqet dokumentari kushtuar Ndre Mjedës

*deliza*

VIP
V.I.P
Shfaqet dokumentari kushtuar Ndre Mjedës

Pas një periudhe të gjatë xhirimesh e postproduksioni, të premten n5 date 10 korrik në Kinema "Millenium" në Shkodër, është shfaqur filmi dokumentar, kushtuar poetit dhe klerikut Ndre Mjeda.
"Andrra e Jetës" është realizuar me skenar të studiuesit të njohur të Mjedës, Mentor Qukut, me regji të Gjovalin Gjonit dhe producent Dom Nikë Ukgjini, autor i pesë filmave dokumentarë.

Filmi 30 minutësh përveç frymës dokumentare, ka edhe një linjë të rindërtuar me aktorë. Xhirimet e dokumentarit janë zhvilluar jashtë Shqipqrisë, ku Mjeda ka bërë studimet filozofike dhe teologjike si në Chatenau des Alleux, pranë Lavalit në Francë, në Kraljevicë të Dalmacisë ku ka përfunduar studimet filozofike,(1887-1877), në Krakova të Polonisë, ku përfundoi studimet teologjike (1887-1895) etj.

Ndërsa, brenda Shqipërisë është xhiruar në Shkodër ku ai ka lindur dhe është rritur, pastaj në Mjedë dhe fshatrat për rreth të Vau të Dejës etj. Xhirimet e kulmore të filmit janë realizuar në famullinë e Kuklit, në komunën e Bushatit.

Panorama​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top