Sheshet, gati për mitingjet përmbyllëse. Mbërrijnë simpatizantët

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
800px-07Tirana_Sheshi_Skenderbej03.jpgTIRANث- Përgatitjet për mitingjet përmbyllëse të fushatës elektorale të PS-së dhe PD-së kanë marrë fund, ndërkohë që simpatizantët, ende pse do kohë të nisin mitingjet kanë nisur të zaptojnë sheshet kryesore.
Të rinj, të rritur e të moshuar po zbresin në sheshet kryesore me flamujt e partive dhe parrullat përkatëse.
Sipas programit, PD-ja e ka planifikuar nisjen e mitingut në orën 19.30 dhe PS-ja në orën 20.00, në sheshe jo fort larg njëri-tjetrit.
Një grup prej 12 specialistësh, nën tingujt e muzikës, vazhdonte punën në orët e para të pasdites së sotme për ngritjen e tribunës në sheshin "Skënderbej", ku në orën 19:30, PD do të zhvillojë mitingun përmbyllës të fushatës elektorale.
Përballë monumentit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një podium me përmasa 10 me 8 m, po ngrihej i mbështetur pas një baneri 6 me 8 si dhe dy ekrane të mëdha 4 me 3 metra.
Edhe në sheshin përpara Kryeministrisë, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ku do të zhvillohet mitingu përmbyllës i fushatës elektorale të Partisë Socialiste, një grup pune po merrej me përgatitjet e skenës.
Një ndër pjestarët e stafit që merrej me përgatitjet, tha se skena do të vendoset me pamje ballore nga sheshi "Skënderbej", ndërkohë që në hapësirën ku do të zhvillohej mitingu, ishin vendosur 12 kolona që përfaqësonin 12 qarqet në vend.

Tërhiqet policia, Rama: Askush nuk na prek votën. Berisha: Provokacion i Ramës
UPDATE - Pas konfliktit disa orësh policia është tërhequr duke iu hapur rrugë socialistëve të ngrenë skenën e mitingut në Bulevardin Dëshmoret e Kombit, para Kryeministrisë. Situata kulmoi sot paradite kur u përleshen fizkisht forca të rendit me simpatizantë të PS.
Nje person humbi ndjenjat ne kete konflikt. Ai ishte nje i moshuar i perplasur nga nje makine policie. Njoftimi i fundit i PS, nderkohe per mitingun eshte ora 20.00
******
Lideri socialist, Edi Rama e ka quajtur përpjekje të dëshpëruar, të njerëzve të dëshpëruar zaptimin forcërisht të bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe ka ftuar gjithë simpatizantët të jenë të pranishëm në festën përmbyllëse të socialistëve, mbrëmjen e sotme.
Ndërkohë që kryeministri, Sali Berisha në një konferencë për shtyp e ka quajtur provokacion të Edi Ramës gjithë sa ndodhi në sheshin para kryeministrisë.
Rama: Askush nuk prek votën tonë
Kreu i PS-së, Edi Rama në reagimin e tij për trazirat në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", është shprehur se "kjo lloj shprehjeje primitive e dëshpërimit dy ditë përpara zgjedhjeve, nga ana e njeriut që qeveris Shqipërinë e sapo anëtarësuar në NATO, tregon se sa i padenjë është Sali Berisha për të drejtuar këtë vend".
Sipas Ramës, ky turp është një arsye më shumë që të gjithë të votojnë në 28 qershor për ta mbyllur kapitullin e politikës së vjetër që rron duke nxitur dasi e sherre dhe për të hapur një kapitull të ri ku politika të mos na japë arsye vetëm për t'u ndarë në pikëpamje, por edhe motive për tu bashkuar kur duhet si shqiptarë e për t'u mirëkuptuar gjithnjë si qytetarë.
"Ndërkohë të gjithë duhet ta dinë se ne do ta mbrojmë votën tonë në 28 qershor, njësoj siç mbrojtëm vendosmërisht lirinë tonë për t'u mbledhur e për të festuar në këtë mbrëmje të fundit para zgjedhjeve"- tha ai.
Rama ka theksuar se socialistët janë të përgatitur të numërojmë drejt çdo votë, edhe më mirë se sa në Tiranë dy vjet më parë.

Berisha: Incidenti, provokacion i Ramës
Kryeministri Sali Berisha e ka quajtur provokacion të Ramës incidentin në shesh, duke pohuar se kjo gjë u organizua për faktin se sheshet nuk i mbush dot. "Meqenëse nuk mbush sheshet, i lamë këtë rrugën këtu, le ta bëjë aty mitingun. Por sheshet janë për festat e mëdha. Nuk e bën dot, le ta mbajë. Le që më thanë edhe tjetrën, se po bëhej gati të shpallte bojkotin. Lëre thashë, hiqja pretekstin. Kishim një projekt ne, e ndryshuam. Nuk prish fare punë, ishte një projekt fare i thjeshtë. Le ta bëjë, e rëndësishme është që ai zgjedh vend të ngushtë dhe jo hapësira"- tha ai, në reagimin e tij për incidentin.
Në fjalën e tij ai ka ftuar edhe njëherë qytetarët të marrin pjesë në votime.

****
Rreth 14 ore kane zgjatur tensionet mes policise dhe perfaqesuesve te PS ne bulevardin e Tiranes. Policia filimisht ka dhene leje per zonen e mitingut, me pas ka bere njoftim te dyte, per te kufizuar territorin ku mund te leviznin simpatizantet, dhe duke hequr nga e drejta e levizjes sheshin perpara kryeministrise.
Gjate perpjekjeve te PS per te ngritur nje skene elektorale ne kete segment, simpatizantët janë konfrontuar. Policia me pas ka udhtruar dhune kur PS ka tentuar të fusë një maune në Bulevard me materiale elektorale.
Ndërkohë një polic ka kaluar ne ekstrem dhe është shtrirë poshtë maunes duke mos lejuar hyrjen e saj në Bulevard. Mendohet se ai eshte Krenar Ahmetaj, ish-drejtor i Policise Rrugore te Tiranes
Shekulli
 
Tani sapo i shikoja ne Tv ,goxha pjesmarje ka ne te dyja mitingjet!
 
SA.jpg
 
Tiranë, PD dhe PS nisin mitingjet përmbyllëse të fushatës elektorale


TIRANث- Muzikë dhe atmosferë e ndezur në dy sheshet kryesore të kryeqytetit, ku partitë e mëdha kanë nisur mitingjet përmbyllëse të fushatës elektorale.
Tinguj kënge nga sheshi "Skënderbej", ku janë pozicionuar simpatizantët e PD-së, ndërkohë që nga sheshi "Nënë Tereza", simpatizantët e PS-së i gëzohen tingujve të grupit West Side Family.
Sheshet kryesore jane mbushur nga mijëra qytetarë, militantë e mbështetës të dy forcave politike, ndërkohë që bien në sy banderolat, flamujt dhe pankartat me slogane nga më të ndryshmet.
Mitingu i PD-së
Pas muzikës, në tribunën në Sheshin "Skënderbej" janë ngjitur me radhë kandidatët për deputetë të PD-së, që kanë sjellë përshëndetjen e zonave të tyre. "Ne do të fitojmë se besojmë në programin e PD-së"- thonë kandidatët, shoqëruar me entuziazmin e militantëve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top