Shansi i fundit për Spanjën, duhet shmangur Brazili

redi-

Anëtar i Respektuar
JOHANESBURG-Grupet G dhe H luajnë sot ndeshjet e tyre të fundit, teksa Brazili ndeshet me Portugalinë për të siguruar vendin e parë dhe për të evituar një përplasje të mundshme me Spanjën. Edhe nëse renditet i pari, Brazili mund të përballet me skuadrën e Del Boskes, e cila rrezikon të renditet e dyta në rast se nuk merr një fitore të thellë sot. Spanja do të ndeshet me Kilin dhe mund të mjaftojë një fitore minimale, por kjo vetëm nëse Zvicra nuk fiton 2-0 me Hondurasin në takimin tjetër të grupit H.

(d.b/a.Latifi/BalkanWeb)
 
Titulli: Shansi i fundit për Spanjën, duhet shmangur Brazili

Spanja kundër Portugalisë në të tetën e finales
Spanja ka shënuar fitore prej 2-1 përballë Kilit për të marrë kreun Grupit H dhe për të siguruar kualifikimin në të tetën e finales së Kampionatit Botëror.

Sulmuesi i ri i Barcelonës, David Villa, kaloi Spanjën në epërsi (25’), ndërsa mesfushori blaugran, Andres Iniesta, dyfishoi rezultatin (37’).

Gjërat u përkeqësuan për Kilin në minutën e 38-të, pasi që Marco Estrada u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Megjithatë, përkundër inferioritetit numerik në fushë, Kili arrit ta ngushtojë epërsinë me golin e Rodrigo Millar të shënuar në fillim të pjesës së dytë (47’), dhe me rezultat 2-1 përfundoi takimi.

Pas kësaj fitoreje, Spanja kryeson Grupin H me gjashtë pikë, po aq sa ka Kili në vendin e dytë. Në të tetën e finales ‘furia e kuqe’ luan kundër Portugalisë, ndërsa Kili kundër Brazilit. /Telegrafi/

[video=youtube;qY-zCAsEq3k]http://www.youtube.com/watch?v=qY-zCAsEq3k[/video]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top