‘Selfies’ është një çrregullim mendor.

Lauri

Anunnak
Vetëfotografimi, “selfie” a është vërtetë simptomat e një çrregullimi mendor?

Lajmi ishte i pabesueshëm, ajo përhapur si flakë e tërbuar përmes mediave sociale, shkruan para disa kohësh një portal. اfarë kishte ndodhur? Shoqata Psikiatrike Amerikane (APA) e kishte klasifikuar zyrtarisht se vetëfotografimi, ‘Selfies’ është një çrregullim mendor.

fotovete_zpsvrw0wrcn.png

Mania e vetëfotografimit ka kohë që ka shfaqur interes në qarqet shkencore. Trajtimi i saj si një patologji serioze ka shtyrë shumë institute, grupe shkencore, veprimtar të pavarur, për të saktësuar shkencërisht këtë kërcënim serioz të shoqërisë. A jetojmë vërtetë një sotme të molepsur prej kësaj patologjia, nëse po cilat janë rrugët që duhet të ndiqen për ta parandaluar? Ndonëse janë hedhur hapa seriozë në ballafaqimin e së vërtetës së trishtë, ende vazhdohet të shihet me skpticizëm dhe të paragjykohet ky sinjal rreziku. Ende i sëmuri nuk është i bindur se po vuan.

Shoqata Amerikane e Psikiatrisë (APA) ka konfirmuar zyrtarisht atë që shumë njerëz e kanë menduar prej kohësh: bërja e fotove “selfie” është një çrregullim mendor.

APA e bëri këtë klasifikim gjatë takimit të përvitshëm të bordit të drejtorëve në اikago. اrregullimi u quajt “Selfitis” dhe përshkruhet si një dëshirë obsesive-kompulsvie për t’i bërë foto vetes dhe për t’i postuar ato në median sociale, si një mënyrë për të kompensuar vetëvlerësimin dhe për të mbushur boshllëkun personal.

APA tha se ka tre nivele të çrregullimit:

“Selfitis borderline” – bërja e fotove vetes të paktën tre herë në ditë, por mosndarja e tyre në median sociale.
“Selfitis akut” – bërja e fotove vetes të paktën tre herë në ditë dhe postimi i secilës prej tyre në median sociale.
“Selfitis kronik” – nxitje e pakontrollueshme për t’i bërë foto vetes gjatë gjithë kohës dhe postimi i tyre në median sociale më tepër se gjashtë herë në ditë.

Sipas APA-s, ende nuk ka një kurë për çrregullimin. Trajtimi që mund të ofrohet për momentin është Terapia e Sjelljes dhe Njohjes.

Trendi çdo herë në rritje i bërjes së “selfieve” me celularët modernë, ka të bëjë me gjendjen shëndetësore të individit, që fokusohet te mania e personit me dukjen e tij.

Sipas psikiatrit David Viel, dy nga tre pacientët që e kanë vizituar me çrregullim disformik të trupit (mendime negative për dukjen – v.j.) – që nga dalja e kamerave në celularë – kanë kompulsione që vazhdimisht të bëjnë dhe të postojnë “selfie” në rrjetet sociale.

“Terapia kognitive biheviorale përdoret për të ndihmuar pacientët për të njohur arsyet për sjelljen e tij kompulsive dhe për të mësuar pastaj për ta zbutur atë”, ka cituar ai para disa kohësh në Mirror.

Një adoleshent britanik u përpoq të bëjë vetëvrasje pasi nuk arriti të bëjë “selfie” të përsosur. Danny Bowman u fiksua me pozat perfekte, për çka kaloi 10 orë në ditë duke bërë 200 “selfie”. 19-vjeçari ka humbur afro 14 kilogramë, e la shkollën dhe nuk doli nga shtëpia për gjashtë muaj, në kërkimin e tij për foton e duhur. Ai bënte 10 fotografi, menjëherë pasi zgjohej. I frustruar nga tentimet e tij për ta bërë imazhin që donte, u përpoq t’ia marrë vetes jetën nga tejdoza, por u shpëtua nga nëna.

“Vazhdimisht isha në kërkim të bërjes së ‘selfieve’ perfektë. Dhe, kur kuptova se nuk mundesha, doja të vdisja. I humba miqtë, edukimin tim, shëndetin tim e gati edhe jetën”, tha ai për Mirror.

Ata më të afeksionuarit besohet të jenë të parët që iu nënshtrua terapisë për të trajtuar varësinë teknologjike, çrregullimin obsesivo-kompulsiv dhe çrregullimin e dismofrisë së trupit. Një pjesë e trajtimit të tij në Spitalin Maudsley në Londër përfshinte largimin e iPhonet në intervale prej 10 minutave, gjë e cila shtohej në 30 minuta e pastaj një orë.

“Ishte torturë për të filluar me këtë, por e dija se duhet bërë nëse dua të jetojë”, tha ai.

Zyrtarët e shëndetësisë publike në Mbretërinë e Bashkuar njoftuan se është sëmundje varësia ndaj mediave sociale, si Facebooku, Twitteri dhe Instagram, dhe se 100 pacientë kërkojnë trajtim për çdo vit.

Manifestimi online i narcizmit mund të jetë diçka si strategji e vetëprezantimit për të kompensuar vetëvlerësimin e ultë dhe të lëndueshëm. Por, kur këto përpjekje përforcohen dhe shpërblehen nga të tjerët, ata përjetësojnë deformimin e realitetit dhe konsolidojnë iluzionet narcisoide.

Varësia nga “selifiet” ka alarmuar edhe profesionistët e shëndetit në Tajlandë.

“Për t’i kushtuar vëmendje fotografive të publikuara, për të parë se kush i sheh, kush i pëlqen apo kush i komenton, duke shpresuar që të arrihet numri më i madh të ‘likeve’… kjo është simptoma se ‘selfiet’ shkaktojnë probleme”, thotë Panpimol Wipulakorn, duke shtuar se këto sjellje mund të shkaktojnë në të ardhmen probleme të trurit, veçanërisht ato të ndërlidhura me mungesën e vetëbesimit.

Fjala “selfie” u zgjodh si “Fjala e Vitit 2013”, nga Oxford English Dictionary. Ajo është definuar si “fotografi që dikush ia bënë vetes, në mënyrë tipike me një smartphone ose webcam, dhe që ngarkohet në faqet e internetit të mediave sociale”.

Robert Cornelius një pionier amerikan në fotografisë ishte i pari që realizoi dhe prodhoi më 1839 në vetëfotografim. Debutimin përmes kameras portative “Kodak” daton në vitet 1900. Vetëportretizimi lulëzoi më 1970.
/A-V
 
Titulli: ‘Selfies’ është një çrregullim mendor.

Po tash kur behen nga adoleshent ,ajt ma mosha,adrenalina dhe kaperdihen deri ne masen e duhur.
Por ku shikon moshen 40 e siper ,e nana femijesh duke u vetefotografuar ne cdo momente e situat(shpesh ehde qesharake) ,mua me japin shije te neveritshme.
Padiskutim qe eshte nje varsi jo e shendetshme,per mendimin tim.
Tani nese eshte e vertet nje lloj patollogjie psikollogjike,per kete studimet do na ndricojne perseri me shume ne te ardhmen.

Njerzit duhet t emesojne te vlersojne veten me shume dhe potencen reale tyre,jo te shtremberohen mijera here surratin perpara nje selfie.
Mendoj qe tek shume njerez ,kur teprohet kjo gje,eshte nje fare mungese vetevlersimi ose nje lloj boshlleku qe ndjejne brenda tyre.
 
Titulli: ‘Selfies’ është një çrregullim mendor.

3 her selfi ne dit perdit?!
Si ja bojne kur kan floket pa kref apo per tu la
Nderrojn veshjet gjat ktyre 3 herve apo po me te njejtat rroba?
Nuk eshte semundje "selfie"... personat qe bojne ja 200 foto ndit vetes kam probleme me te thella.
Ky mendimi im
 
Titulli: ‘Selfies’ është një çrregullim mendor.

sincerisht cdo gje e tepert eshte haram thone, edhe kjo puna e sefieve u bo bajat...tash edhe i postojn cdo foto, cdo levizje e percjellin dhe me emocion...hajdeeee
 
Titulli: ‘Selfies’ është një çrregullim mendor.

kur bejne dhe meshkujt selfie si tip femrushi
 
Titulli: ‘Selfies’ është një çrregullim mendor.

3 her selfi ne dit perdit?!
Si ja bojne kur kan floket pa kref apo per tu la
Nderrojn veshjet gjat ktyre 3 herve apo po me te njejtat rroba?
Nuk eshte semundje "selfie"... personat qe bojne ja 200 foto ndit vetes kam probleme me te thella.
Ky mendimi im


Nuk e percakton qe eshte 3 here ne dite, por thote te pakten, domethene qe keta persona bejn nje foto minimumi 3 here,
por qe tashme dihet qe shumica ben me shume se 3 foto ne dite. Mjafton te hedhesh nje sy verdalle, shikon plote njerez
me telefon ne dore qe bejn selfie.
Per tu futur tek crregullimet mendore do te thote qe keta persona jane te fiksuar, duhet te kene cdo gje perfekte per te bere foton,
floket, rrobat,, ambjentin gjithcka. Imagjino dike qe kalon tere diten duke i bere foto vetes, si rasti i sjelle ne artikulle, jane raste
ekstreme qe skane me nje jet por mendojn vetem per selfie. Te besh nje, dy foto ne dite nuk eshte gje e madhe, konsiderohet problem
kur e tejkalon, kur fiksimi ndikon ne jeten tende te perditshme dhe nuk arrin ta kuptosh dhe te ecesh perpara. :)
 
Titulli: ‘Selfies’ është një çrregullim mendor.

Ore selfien po e bej hallall tani qe doli opsioni smothie. Duken grate 50 vjece pa pik rrudhe si 20. Lol
 
Titulli: ‘Selfies’ është një çrregullim mendor.

Nje gje nuk kuptoj une;po ato buzet pse i bejn ashtu? :eek:
Nuk quhet selfie pa buzet?
 
Titulli: ‘Selfies’ është një çrregullim mendor.

Ne shyqyr qe ja arritem kesaj dite,keta thone crregullim mendor. :D
 
Titulli: ‘Selfies’ është një çrregullim mendor.

Ne shyqyr qe ja arritem kesaj dite,keta thone crregullim mendor. :D

Bashke me fotoshopet..:p qerpik,buze.tualet dhe modifikime trupi.
Tashi s"ka me plakje ne F_B,s"ka me natyrshmeri ,vetem prefeksion..Flas per disa,se ka dhe nga ata qe natyrshmeria,spontnaiteti i nje fotoie,per ta eshte dicka e pacenueshme.
 
Titulli: ‘Selfies’ është një çrregullim mendor.

Une qe sdi te perdor photoshop,as retrica asgje ..kete te fundit tek mbesa e kam pare :p Po na prish punet kjo teknologjia e sotme se e te duash smund te mashtrosh dike,te thote tjetri beje nje foto te momentit se je cumee sexi aman :p te momentit ska mbas nja dy oresh ta gjej ne google mbase :lol:

Gjithsesi persa i perket temes nuk mund te flasim per crregullim mendor ketu edhe pse kur e bejne moshat me te medha disi sbien mire ne sy,por nga ana tjeter duan te gz pak e ato se ju iku mosha e si arriten keto ahaha.Mua me shqeteson me shume fakti qe femijet,adoloshentet ne kete rast e gjejne mjaft zbavitese dhe bien preh e mashtrimeve shume lehte duke pozuar foto intime si ne fb e twiter a cka i thone.Dikur kishe frike e i keshilloje kur dilnin jashte mos flisnin me te panjohur etj,ndersa sot rrezikun e ke kudo akoma dhe brenda ne shpi !
 
Titulli: ‘Selfies’ është një çrregullim mendor.

Eh Cte bejm rini hesapi :)
Nfakt un spara bej shum selfi po kam qef nese po pij dicka ose po ha cokollata ju bej foto :(
 
Titulli: ‘Selfies’ është një çrregullim mendor.

Eh Cte bejm rini hesapi :)
Nfakt un spara bej shum selfi po kam qef nese po pij dicka ose po ha cokollata ju bej foto :(

Ua sben sh foto thote
Po ti vetem ne fv i ke 50 cope mi lol
Ah dhe me buze te fryera qe te mos keqkuptohemi :p
 
Titulli: ‘Selfies’ është një çrregullim mendor.

Tek ne thonin me një vakt: ra kjo vdekje, e u pamë!
Se njeriu ka çrregullime e dobësi, kjo dihet, por duhet pritur
momentin diçka të ndodhë apo të jetë shkaktar që ajo të
del në dritë.

Në anën tjetër, kur diçka ndodhë si rallë, ateherë do të thoja se
është ndonjë sëmundje reale, por kur kjo është tek miliona,
atëherë ajo është një "sëmundje" e programuar nga vetë natyra.
 
Titulli: ‘Selfies’ është një çrregullim mendor.

Kur isha ne Londer dhe vajtem tek London Eye, ishte njera me selfie stick dhe vetem shkrepte selfies non-stop. Gjate gjith xhiros qe te ben London Eye, kjo s'pushonte. Rri ne prit qe te mbaronte kjo qe te shkrepnim ndonje foto, se e kishte zaptuar te gjith ate kendin qe kishte good views. Kshu qe per mua, kta qe qarkullojne verdalle me selfie sticks jane ata me me shume crregullime.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top