Saranda, deti dhe antikiteti në këtë sezon veror

*deliza*

VIP
V.I.P
Saranda, deti dhe antikiteti në këtë sezon veror

Entela Bani

Saranda është vendi që ofron jo vetëm detin, por pasuri të shumta monumentale, si natyrore ashtu edhe historike.

Hotelet​

Vit pas viti Sarandës i shtohen pushuesit. Gjatë verës së vitit të kaluar rreth 300 mijë persona e zgjodhën për ta vizituar apo edhe për të kaluar pushimet verore në të. Gjatë kësaj vere parashikimet tregojnë rritje të mëtejshme të kësaj shifre.

Me një kapacitet prej rreth 85 hotelesh, të regjistruara pranë Shoqatës së Hotelierëve dhe me dhjetëra apartamente që ofrohen me qira, kapacitetet janë të mjaftueshme për të përballuar fluksin gjithnjë e në rritje të pushuesve.

Ajo çka bie në sy gjatë këtij viti, është sensibilizimi i pronarëve të hoteleve për të ulur çmimet, çka synon të thithë më shumë pushues. 50 prej hoteleve kanë nënshkruar një marrëveshje për aplikimin e çmimeve të zbutura gjatë këtij sezoni veror.

Sipas përfaqësuesve të shoqatës së hotelierëve, dhomat nuk do të kushtojnë më shumë se 2000-3500 lekë në natë, çmim ky që më parë aplikohej për çdo person, dhe jo për dhomë.

Ndërkaq, çmimet e hoteleve janë të ndryshme, në varësi të kushteve që ofrojnë si dhe të periudhës së pushimeve. Në periudhën 1-15 gusht, çmimet në Sarandë arrijnë pikun, ndërsa vazhdimisht ato variojnë prej 3 000 lekë - 110 euro. Brenda çmimit të hotelit përfshihet vakti i mëngjesit, si dhe një çadër e dy shezlonë.

Shtëpitë me qira​

Nuk ka ditë që në Sarandë të mos ndërtohet. Dhjetëra pallate shumëkatëshe janë ngritur gjatë viteve të fundit, një pjesë e apartamenteve të të cilave jepen me qira përgjatë sezonit të plazhit. اmimet variojnë nga 2- 3 000 lekë nata në apartamente, në varësi të hapësirës dhe periudhës së plazhit.

Plazhet​

Me një gjatësi të përgjithshme të vijës bregdetare prej 66,7 kilometrash, që laget nga deti Jon, me një pozitë të favorshme gjeografike dhe dalja e gjerë në detin Jon e Mesdhe, afërsia me ishujt Jonianë si një nga pikat më të frekuentuara turistike, bukuritë e relievit dhe pasuritë e shumta historike e kulturore, e bëjnë Sarandën tepër të favorizuar për zhvillimin e turizmit në raport me rajonet e tjera të vendit tonë.

Janë dhjetëra plazhe me ujëra të kulluar që zgjaten përgjatë gjithë qytetit; mund të paguash aty 400 lekë për dy shezlonë dhe një çadër, por mund të qëndrosh aty edhe pa pagesë nëse çadrën e merr me vete. Pranë të gjitha plazheve nuk mungojnë baret dhe restorantet e shumta.

Përgjatë vijës bregdetare, në veri dhe në jug të qytetit të Sarandës ka pak sektorë të përshtatshëm për banjë uji dhe dielli. Plazhet me rërë këtu janë të pakta dhe zëvendësohen me të ashtuquajtura pllaka, sipërfaqe të sheshta, të valëzuara ku pushuesit shtrihen për banja diellore.

Sektorët më të përshtatshëm të pllakave janë në krahun e djathtë të rrugës automobilistike Sarandë - Butrint (sektori Sarandë - اukë) pranë ish- kampit të pushimit, por sektori në veri të qytetit të Sarandës nga porti deri në gjirin e Limionit përfaqëson vendin e mirëfilltë të quajtur "Pllakat e Sarandës".

Mund të bësh një shëtitje me varkë me lopata për 300 lekë, një varkë me pedale mund ta marrësh me qera për 500 lekë, ndërsa për një motor uji për gjysmë ore duhet të paguash 3 000 - 3 500 lekë.

Ksamili​

I frekuentuar veçanërisht prej të huajve që vijnë nga një sërë shtetesh ballkanike e veçanërisht nga shqiptarët e Kosovës. Një numër i madh plazhesh ofrohen në qytezën e Ksamilit, ndërkohë që janë gjithsej katër ishuj të vegjël shkëmborë të vendosur pranë njëri-tjetrit. Ndodhen përballë qytezës së Ksamilit.

Ishulli më i madh gjendet 60 metra larg bregut. Këta ishuj së bashku me bregdetin e Ksamilit përbëjnë një nga zonat që tërheqin numrin më të madh të turistëve të Sarandës. Si në Ksamil, ashtu edhe në ishujt e tij, lehtësisht të arritshëm edhe me not, mund të gjesh plazhe me rërë të bardhë, por edhe me gurë. Ksamili është i arritshëm me makinë, ndërsa taksia deri atje kushton 3 000 lekë.

Gjiri i Kakomesë​

ثshtë një nga gjiret më të spikatur për nga bukuria në bregdetin e Sarandës, i vendosur në veri të kepit të Qefalit. Gjendet rreth 10 km larg Sarandës dhe 4 km larg rrugës nacionale Sarandë - Vlorë. Në vendin e quajtur Krekëz, devijon drejt perëndimit një rrugë automobilistike e paasfaltuar që të çon në këtë gji.

Gjiri me origjinë të dyfishtë tektoniko - karstike është mjaft i mbrojtur, deti futet në brendësi rreth 500 m dhe përfundon në një plazh me rërë të trashë dhe sidomos me zallishte. Në këtë hapësirë të gjirit është parashikuar të ngrihet një fshat turistik.
 
Jeta e natës

Në Sarandë të pasionuarit pas jetës së natës mund ta gjejnë atë në një sërë pikash e diskosh verore, të cilat vazhdimisht ofrojnë risi të ndryshme, porsa u përket dj-ve të ndryshëm dhe këngëtarëve që ftojnë, duke ofruar në këtë mënyrë larmishmëri. Fillimisht paguhet një biletë prej 700 lekësh për të hyrë, e brenda këtij çmimi ofrohet edhe një pije falas.

Jeta artistike

Festivali ndërkombëtar i teatrove në Butrint, si dhe festivali i bandave frymore janë evenimentet kryesore, të përvitshme në sezonin veror në Sarandë. Shumë trupa teatrale nga e gjithë bota ngjiten për 6 ditë me radhë në skenën antike të Butrintit, ndërsa banda të ndryshme frymore performojnë në shëtitoren e qytetit të Sarandës.

Kinematë verore janë një tjetër mënyrë argëtimi, ndërsa për asnjë ditë nuk mungojnë panairet e librit. Një sërë artistësh të ndryshëm janë gjithashtu të ftuar nga bare e restorante të ndryshme apo edhe nga bashkia e qytetit.

Qiratë

اmimet e apartamenteve variojnë nga 2 000 - 3 000 lekë nata, në varësi të hapësirës dhe periudhës së plazhit.
50 prej hoteleve kanë nënshkruar një marrëveshje për aplikimin e çmimeve të zbutura gjatë këtij sezoni veror. Dhomat nuk do të kushtojnë më shumë se 2000-3500 lekë në natë, çmim ky që më parë aplikohej për çdo person, dhe jo për dhomë.
Në periudhën 1-15 gusht, çmimet në Sarandë arrijnë pikun, ndërsa vazhdimisht ato variojnë prej 3 000 lekë - 110 euro. Brenda çmimit të hotelit përfshihet vakti i mëngjesit, si dhe një çadër e dy shezlonë

Plazhi

Mund të paguash 400 lekë për dy shezlonë dhe një çadër, por mund të qëndrosh aty edhe pa pagesë nëse çadrën e merr me vete.
Mund të bësh një shëtitje me varkë me lopata për 300 lekë, një varkë me pedale mund ta marrësh me qira për 500 lekë, ndërsa për një motor uji për gjysmë ore duhet të paguash 3 000 - 3 500 lekë

Tarifat e lëvizjeve

3 000 lekë kushton taksia për në Ksamil
Për lëvizjet brenda qytetit këshillohet përcaktimi paraprak i çmimit me drejtuesin e taksisë
Autobusi për në Butrint kushton 100 lekë dhe është çdo një orë, taksia kushton rreth 2500 lekë

Bileta në pjesën e poshtme të qytetit të Butrinti kushton 500 lekë
Bileta për të vizituar kalanë e muzeun është 200 lekë

Baret e restorantet

اmimet nuk janë të përcaktuara, por një drekë me 4 persona do të kushtonte minimalisht 4 000 lekë.
Në bare gjithashtu nuk ka çmime fikse. Një kafe varion nga 50 - 150 lekë, një birrë nga 150-300 lekë, pijet freskuese nga 100-200 lekë. Në shumicën e bareve në mbrëmje nuk shërbehen pije të ngrohta

Antikiteti

Por Saranda nuk ofron vetëm detin, diellin dhe klimën për vizitorët e saj. Një sërë objektesh monumentale, ku natyrisht qyteti antik i Butrintit, pjesë e organizatës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore botërore UNESKO përbën edhe pikën kryesore. Janë më shumë se 27 objekte natyrore dhe kulturore me vlera të mëdha, të rralla, që menaxhohen me mënyra e rregullta të veçanta, që ruhen e mbrohen me ligj.

Qyteti antik i Butrintit

I ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit, qyteti antik i Butrintit laget nga liqeni i Butrintit dhe nga kanali i Vivarit. Qyteti përshkohej prej gjashtë hyrjesh, dy prej të cilave ruhen në gjendje shumë të mirë; porta e Liqenit (Skea) nga lindja dhe porta e Luanit nga veriu.

Qyteti njeh një hov të madh ndërtimesh dhe zgjerohet mjaft gjatë periudhës romake, ku mbizotërojnë ndërtimet e karakterit shoqëror si gjimnazi, kapitoli, banjat, ujësjellësi 5 km i gjatë, çezmat, si dhe zgjerimi i sipërfaqes. Në këtë kohë qyteti u zgjerua duke u shtrirë në fushën e Vrinës dhe në Diaporit, si dhe mori statusin e kolonisë në periudhën e Oktavian Augustit.

Gjatë sundimit romak u ndërtuan shumë objekte të rëndësishme. Një nga këto është Ujësjellësi i Butrintit, që teknikisht është një ndërtim i arritur.

Në vitin 1992 gërmimet e ndërmarra në qendrën e qytetit antik të Butrintit nxorën në dritë forumin romak të qytetit. Bileta për pjesën e poshtme të qytetit kushton 500 lekë, ndërsa nëse do të vizitosh kalanë dhe muzeun këtij çmimi duhet t'i shtosh edhe 200 lekë të tjerë.

Onhezmi (Saranda)

Shek IV para K. - shek. VI pas K. ثshtë emërtuar në antikitet me emrin Onhezmites. Onhezmi del për herë të parë në burimet e shkruara në shek I para K. Onhezmi romak gjatë shek. I-IV pas K, përkon me pushtimin e Ilirisë nga Roma. Me mjaft interes është zbulimi i një bazilike të madhe në anën lindore të kalasë.

Historia që u pasua pas shek. VI pas K. nuk jep elemente historike dhe arkeologjike për këtë qytet, përveçse si një pikë pelegrinazhi në Manastirin e 40 Shenjtorëve. Mbreti Zog këtë qytet e emërtoi Zogis, kurse Musolini në vitin 1939 i dha emrin Porto Edda për nder të vajzës së tij.

*shekulli
 
Ishte shum shum e bukur saranda...qeshe atje per nje jave,dhe nuk me behej te ikja...isha dhe ne ksamil dhe butrint dhe me lane mbresa te paharruara...........
 
Saranda është qytet në jug të Shqiperisë, e vendosur në bregdetin jonian, përballë ishujve të Korfuzit. Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian në Qafën e Gjashtës, që i kushtohet Dyzet Shenjtëve (Santi Quaranta).
Qyteti i Sarandes ndodhet ne nje gji te hapur te detit Jon. Panorama e detit, varieteja e flores, e favorizuar me klimen e bute, e bejne Saranden nje qender te preferuar per clodhje, pushime, dhe nje qytet te preferuar turistesh, jo me kot njihet si qyteti i muajit te mjaltit. Plazhi eshte shume i paster, jane shtuar kapacitetet e hotelerise, restoranteve, diskotekave dhe lokalet e nates. Pushuesi mund te gjeje ketu vlera historike dhe arkeologjike te nivelit boteror, si Butrinti, Kalaja e Lekuresit, Finiqi, Manastiret e vjetra te 40 Shenjtoreve dhe Mesopotamit, etj. Rritja e kultures se sherbimit turistik, e ka ber kete vend akoma me te vizituar nga turistet e huaj dhe vendas.
Ne Sarande sot ka sherbime ditore me traget per ne Korfuz dhe anasjelltash.
 
Edhe ketu postimet e fshira prap...po le llafet me Nick se hajt edhe ishin jashte teme por keta te fshine edhe postet qe jane brenda teme...Nuk e di por ma beni nje nder,kujt i pengon c'fare shkruajme na e thoni se njerez jemi e nuk duam te ju shqetesojme...!
 
Pershendetje Reaa.
Faleminderit per sugjerimin do mundohem te sjell ndonje fotografi edhe nga vet une.Mendimet mund te perkojne ose jene te ndryshme dhe ne te shumicen e rasteve qellon qe jo dy persona mendojne njesoj. Kjo eshte mese normale dhe e pranueshme.

Gjithe te mirat. :)
 
Ajo gerryerja qe i eshte ebre njerit prej ishujve atje per mua ka qene nje shemti e madhe qe ta vrane mendjen posa te arrish aty.

Kujtoje qe me nje perzgjedhje pikante te nje kompanie ndertimtarie / arkitektonike me renome , kuptohet dhe me nje dhenje ne shfrytezim te atij ishulli, do e mbulonte ate vrrage te madhe, qe per mua eshte pajustifikueshme te qendroje si e tille.

Them se do behej me e pranueshme per syrin dhe shpirtin me nje intervenim se sa ne menyren se si ishte lene.

Foto e bere nga une vitin e kaluar.

WP_20160501_16_46_15_Pro.jpg
 
Shiko fotografinë 29790

Ajo u be para ca vitesh lokal (te njera nga fotot e mia shihet edhe lokali.
Nderkohe ai zoteria shtroi e beton (cmenduri), dhe me sa di (nga ata qe jetojne aty) u shemb me lende plasese....si gje e djegur ka mbetur dhe gjynah...
 
E pashe ne foto si lokal dhe e kuptoje se ne ato kohe te egra edhe ka mundur te behej si e tille por nuk arrije me kuptu se si e toleron sot Saranda / Ksamili nje gje te tille kur gjeja e pare qe shef aty kur zbret dhe qe te vrane ne shpirt (kuptohet ai qe do natyren dhe shkon me pushu) eshte ajo. Sot ka me qindra organizata me renome boterore qe ate shemtire do kishin arrite shume shpejt me e mbulu dhe me inkorporu ne natyren e asaj perle te virgjer aty. Mjafton nje shpallje interesi nderkombtar dhe do behej.

Une vetem druaj se ajo shemtire munde te zihet nga shemtire tjeter.

Saranda dhe rrethina per mua jane unike me mundesi dhe potenciale te hatashme te zhvillimit. Keto dite ajo qe lezova dhe me lumturoi ishte se deri ne shkurt te 2017 ne portin e Sarandes kishin rezervuar (per kohera te ndryshme te vitit 2017) 65 anije te medha vizitoresh me nje frekuentim vizitoresh prej rreth 150 mije.

Une perseri sapo te jepet mundesia te shkoje kam per te shkuar madje po te lejohej ndonje turizem me cadra gjumi edhe do e kisha bere nje jave aty ne Butrint ne mes mali :sun:
 
E ke ne Jale ate variantin e cadrave .....
 
E ke ne Jale ate variantin e cadrave .....

Jale eshte per cuna te ri qe rrine pa gjume:snob::snob: e une du me ba gjume aty mbi gjurmet qe kane lene princeshat :knick:
 
Jale eshte per cuna te ri qe rrine pa gjume:snob::snob: e une du me ba gjume aty mbi gjurmet qe kane lene princeshat :knick:

Per ate qetesi qe flet ti vetem LLogaraja ta ofron....maje mali, arome pishash, quk quk e qukapikeve, gjinkallave dhe fesherima e gjetheve...edhe ndonje keter qe te vjen per vizite naten. :)
ose ke ne syrin e kalter shtepiza druri.... :)
 
Oj t'i merr vesh apo s'merr vesh. :)

Une du me ba gjume atu ku kane jetuar princeshat. Mbi gjurmet e tyre, mbi hirin e dashurive te tyre te delira e te trazuara, mbi pritjet e tyre, mbi andrrat e kanget e tyre e kjo me sorollat her n'sy t'kalter e here ne Llogara :dylbi:

PS. Llogaraja s'do koment qe ishte e bukur e syri i kalter ishte nje mrekulli e lene nen meshiren e dreqerve te quajtur njeri :fiu:
 
Tashi pak se po te bej Guide falas :p , ti edhe ankohesh....gjirokastra njihet per princesha .
Butrinti...te shqyen mushkonja :p
 
Tashi pak se po te bej Guide falas :p , ti edhe ankohesh....gjirokastra njihet per princesha .
Butrinti...te shqyen mushkonja :p

Doren ne zemer e te flasim nga del shpirti ato Princeshat qe kane bere gjume, dikur, aty ne Butrint, nen ato mure e nen ato hije i lakmon plaku :inlove:

Por ene Gjirokastra ka gjurme te renda e te medha

Ja per shembull kjo rrugica ku kishin shkel plot Fisnike, si quhej se kam harru

WP_20160430_17_54_41_Pro.jpg
 
Shiko fotografinë 29794

hhahahahahah plot fisnike hahahaahha "Sokaku i te marreve" hahahahahha
 
hhahahahahah plot fisnike hahahaahha "Sokaku i te marreve" hahahahahha

Sokaku nuk ishte i te marreve :jooo por Sokaku i të Marëve , e të marët jane Princat e atyre Fisnikeve
 
Sokaku nuk ishte i te marreve :jooo por Sokaku i të Marëve , e të marët jane Princat e atyre Fisnikeve

e mire lejohet ndonje gabim :p

Edhe pse keta Gjinokastritet vete ashtu e quajne :p

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Gjithsesi aty eshte shtepia e Ismail Kadares , dhe eshte vertet bukur
 
Redaktimi i fundit:
Kshu ta humbe rrugen guida ;) e mbetesh pa pa tane ato rrugica :p

Jo jo se do te coja padiskutim tek shtepia e Ismalit......thjesht do flisja si na laberia e jo na gjirokastra :p

per nje M qe ti se ve
fjala Mik behet ik
c'ben keshtu more Besnik
a i thuhet mikut ik

kshu u be e ky mhb :p
 
Ene njeriu i Mare behet i marre :liber::gjyshe:

Megjithate ne keto bedena shume princa kane m'pref shpatat e tyre nen kenget e Princeshave, andaj du cadrat andej

13140904_10154164011512320_596398283_n.jpg
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top