Santorini, frikë nga vullkani

68 tërmete brënda vetëm 34 orëve në trekëndëshin detar të Egjeut midis ishujve të Kretës,Santorinit dhe Rodosit kanë shkaktuar shqetësim të madh në Greqi dhe dyzime të sizmiologëve grekë.

santorini-view-caldera-greece.jpg

Sipas specialistëve tërmeti i fundit pranë Kretës dhe më i madhi, me fuqi prej 5.3 ballë të shkallës Rihter, nuk ka lidhje me tërmetet afër Santorinit, ishulli me vullkanin e famshëm të Calderës.

Por një grup tjetër sizmiologësh, të cilët theksojnë se tërmetet nuk paralajmerojnë,por vullkani paralajmëron -tregojnë me shqetësim një dukuri komplekse gjeologjike, e cila është nën monitorim shkencor, gjatë muajve të fundit në Santorini.

Në rajonin ku janë regjistruar këto lëkundje sizmike ka dhe deformime në koren e tokës si dhe erë të rëndë squfuri, karakteristika këto të një aktiviteti vullkanik.Ato nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht aktivizim të vullkanit, por i bëjnë ekspertët më vigjilentë. Autoritetet vendore kanë qenë të alarmuara dhe qytetarët sipas vëzhguesve duhet të jenë të përgatitur dhe të kenë shqyrtuar skenarë dhe mënyra veprimi sepse edhe një shpërthim i thjeshtë paralajmërues që do të nxjerrë hi vullkanik nga krateri, do të ketë pasoja,sidomos në fluturimet ajrore.

Specialistët vendas dhe të huaj që qysh prej vitit të kaluar monitorojnë ngjarjet në këtë ishull,ndjekin me interes të jashtëzakonshëm rritjen e veprimtarisë sizmike në shtatë muajt e fundit në zonën e vullkanit.Kompleksi i ishujve të Santorinit, është një fenomen unik në të gjithë botën me vullkanin Caldera, që shpërtheu 2,5 milion vjet më parë dhe deri më sot është zgjuar 12 herë. Shpërthimi i ndodhur para 3500 vjetësh,cilësohet si më i madhi i historisë së njerëzimit dhe thuhet se ka shkatërruar qytetërimin Minoan, kulturën dominuese të Mesdheut në atë kohë ,ndërsa ka shkaktuar ndryshime mjedisore dhe atmosferike në të gjithë botën.

/TopChannel/
 
Pe: Santorini, frikë nga vullkani

Hem sote ndjeka nje ore e ca,,emision per kete,,i shalla spo aktivizohet,.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

/t/ch/
 
Titulli: Santorini, frikë nga vullkani

Kuj po i bahet von per santorinin
 
Titulli: Santorini, frikë nga vullkani

Snow mire ndihesh?
Se ti e ke merak kete vend :p
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top