Sa kanë të drejtë ta akuzojnë Islamin

braziljania

Anëtar i Nderuar
Sa kanë të drejtë ta akuzojnë Islamin për terorizëm


Perëndimi dhe sionistët çifut terorizmin ia mveshin Islamit, edhe pse ata e dinë shumë mirë se Islami është fe e ngritur mbi dashuri, drejtësi dhe tolerancë. Dëshmitari më i madh për këtë është historia Islame që nga lindja e Islamit e deri në këto ditë. Nëse hulumtojmë në fjalorët e gjuhës arabe, atje nuk mundemi ta gjejmë fjalën "terorizëm". Por mundemi të gjejmë fjalën "rehibe", të cilën e sqaron Ibn Mendhuri në "Lisanul-Arab", duke thënë: kjo fjalë ka domethënien e frikës, frikësimit, trishtimit dhe frikën nga Zoti. Pra, nuk gjindet në fjalorët e gjuhës arabe termi terorizëm, që domethënë se ne jemi një ummet që nuk e njeh terorizmin në këtë formë që njihet sot. All-llahu [subhanehu ve teala] na ka urdhëruar që ta përgadisim vehten me sa kemi fuqi që ta frikësojmë armikun, me qëllim që mos të na konsiderojnë të dobët e të bëhemi kafshatë e lehtë për ta. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:



"E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake), e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje), ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e All-llahu i di ata. çkado që shpenzoni për rrugë të All-llahut, ajo do t'ju konpensohet dhe nuk do t'ju bëhet padrejtë". (El-Enfal: 60).

Poashtu All-llahu [subhanehu ve teala] u drejtohet Izraelitëve duke u thënë:



"…dhe të më keni frikë vetëm Mua". (El-Bekare: 40).


Toleranca dhe drejtësia Islame

Islami thërret në drejtësi dhe tolerancë. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:



"All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, …". (En-Nahl: 90).

Islami ndërton marëdhënie mes muslimanëve dhe jomuslimanëve, me ata që nuk i luftojnë për shkak të fesë dhe që nuk i nxjerin nga vendbanimet e tyre, marëdhnëie të mbështetura në bamirësi, mirësi dhe tolerancë. Për këtë All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

"All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë. All-llahu ua ndalon t'u afroheni vetëm atyre që ju luftuan për shkak të fesë, që ju nxorën prej shtëpive tuaja dhe që ndihmuan dëbimin tuaj; ju ndalon të miqësoheni me ta. Kush miqësohet me ta, të tillët janë dëmtues të vetvetes". (El-Mumtehine: 8- 9).

Islami e ngrit muslimanin në kulmin e njerëzimit dhe horizontet më të ndershme, kur e urdhëron që të veprojë për tu siguruar siguri idhujtarit që është i frikësuar, për ta mbrojtur dhe për ta dërguar deri te vendi i tij i sigurtë. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:


"E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që t'i dëgjojë fjalët e All-llahut (Kur'anin), e mandej përcille deri në vendin e tij të sigurt. Këtë, ngase ata janë popull që nuk e di (të vërtetën e fesë islame)". (Et-Teube: 6).
 
Të gjith e dimë tregimin e Ummu Hanit, [radijall-llahu anha], e cila u dha strehim dy idhujtarëve që ishin edhe luftëtar kundër Islamit, në ditën e çlirimit të Mekës. Kur dëshiroi vëllau i sajë, aliu [radijall-llahu anhu] që ti vret, shkoi te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe u ankua te ai, atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha:


"Nuk i takon kjo vepër ati, i strehuar është ai që e ke strehuar ti dhe i sigurtë është ai, të cilit i ke dhënë strehim ti". (Sahih, shih: "Es-Sahiha", 2049).

Islami nuk e aprovon dhunën në fe dhe këtë e ka deklaruar qartë duke thënë:



"Në fe nuk ka dhunë. ثshtë sqaruar e vërteta nga e kota…". (El-Bekare: 256).

ثshtë nxitur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] që ti thërras njerëzit në fe me urtësi dhe këshillë të mirë. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

"Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit". (En-Nahl: 125).

Pastaj All-llahu [subhanehu ve teala] i ka sqaruar Muhammedit [alejhis-selam] se po të ishte i vrazhdë dhe i ashpër, do të largoheshin njerëzit prej tij. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
"… e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, …". (Ali Imran: 159).

Na ka urdhëruar që polemika ynë me ithtarët e Librit yë jetë në mënyrën më të mirë, duke thënë:
"Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kurr i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, …". (El-ankebut: 46).

All-llahu [subhanehu ve teala] na e ka ndaluar ofendimin e besimeve të kundërta me besimin tonë duke na thënë:

"Ju mos ua shani ata (zota) që u luten (idhujtarët), pos All-llahut, e (si hakmarrje) të fyejnë All-llahun nga armiqësia, duke mos ditur (për madhërinë e Tij)…". (El-Enam: 108).

Madje feja Islame faltoret e çifutëve dhe të krishterëve i ka nderuar ashtu siç nderon xhaminë, dhe duhet mbrojtur e siguruar ato. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:"E sikur All-llahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, havrat e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i All-llahut…". (El-Haxhxh: 40).
 
Marrëveshja e sigurisë që ua ka dhënë Omeri [radijall-llahu anhu] banorëve të Kudsit (Jerusalemit)


Mjafton të përmendim sigurinë që ua ka dhënë Omeri [radijall-llahu anhu] banorëve të Kudsit (Jerusalemit) për faltoret, kishat, besimet dhe pasurinë e tyre.

Mes tjerash në këtë marëveshje është përmednur edhe kjo:

"Në emër të All-llahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit. Këtë garancë ua jep robi i All-llahut, Omeri, kryetari i muslimanëve, banorëve të Ilias. U jep garancë për vehten, pasurinë, kishat, kryqet, për të këqinjtë dhe të pafajshmit, dhe për të gjithë anëterët e fesë së tyre. Nuk lejohet të banohen dhe të rrënohen kishat e tyre. Nuk lejohet të mirret diç nga ato, as nga mirat e tyre, as prej kryqave të tyre, e as prej pasurisë së tyre. Nuk detyrohen në fe, askujt nuk lejohet ti bëhet dëm dhe nuk i lejohet asnjë çifutit të banon me ta në Ilia". (Shiko: "El-Faruk, Omer ibn Hattab, thanil-hulefair-Rashidin, [radijall-llahu anhu]", fq. 206. Autor: Muhamed Rida ).


Pozita e të krishterëve në Egjypt në kohën e Amr ibn Asit [radijall-llahu anhu]


Po të shkojmë në Egjypt, do të vërjemë që muslimanët u kanë dhënë liri fetar koptive. Këtë e përforcon fakti se Amr ibn Asi [radijall-llahu anhu] pasiqë e ka marur kalanë e Babilonit, me dorë të tij u ka dhënë garancë koptive dhe kishës së tyre. Ka mallkuar secilin musliman që mer guximin ti nxjerë nga ky vend. I ka dhënë garancë Patriarkut Benjamin dhe e ka kthyer në postin e vet, pasiqë mungoi trembëdhjet vjet. Amr ibn Asi [radijall-llahu anhu] urdhëroi të pranohet Benjamini në formën më të mirë, kur shkoi në Aleksandri. Iu drejtua me një bisedë të gjatë dhe të qartë, e cila përmabnte disa propozime, që mendonte se janë të domosdoshme për të mbrotjur kishën. Amri [radijall-llahu anhu] i pranoi këto këshilla e i dha pushtet të plotë mbi koptët dhe pushtet absolut në administrimin e çeshtjeve të kishës. (shiko: "Tarihul-Islami Es-Sijasi ved-Dijni veth-Thekafi vel-Ixhimai", 1/ 240. Hasen Ibrahim Hasen).

Muslimanët në Egjypt nuk kanë bërë dallim mes Jakobinëve dhe Mulkanive, të gjith ata ishin të barabartë para ligjit. Këtyre njerëzve muslimanët u dhanë drejtësi dhe mbrojtje. Muslimanët morën përsipër mbrojtjen e tyre, u dhanë sigurit atyreve dhe grave e familjeve të tyre. Ashtuqë ata ndien një rehati që se kishin përjetuar më herët. (ibid: fq. 241).

Ata vuanin nga padrejtësia e bizantinëve, të cilët i torturonin jalobinët, sepse dallonin prej tyre në mendim. Këtë e sqaron shumë mirë orientalisti britanez, sir Tomas Arnoldi, në librin e tij "Historia e thirjes Islame", ku mes tjerash thotë:

"Suksesi i shpejtë të cilin e arritën arabët fshehet, parasegjithash, në mirëpritjen e vendasve të krishterë, të cilët e urrenin pushtetin bizantin dhe kishin mllef të madh ndaj kishtarëve. Jakobinët, që e përbënin masën e gjërë të banorëve të krishterë, përjetuan vuajtje të mëdha nga ortodoksët. Këta të fundit në zemrat e tyre futën farën e urrjetjes dhe mllefit, të cilën nuk e kanë haruar pasardhësit e tyre deri më sot". (Shiko: "Thrija në Islam", fq. 123. botimi arab).

Sulltan Muhamed Fatihu kur e çliroi Konstantinopolin, patriarkut të qytetit i dha pushtet të brendshëm ndaj të krishterëve, që shteti mos të përzihet në çeshtjet e besimit dhe adhurimeve të tyre.

Historia na tregon se Shejhul-Islam Ibn Tejmiu kërkoi nga lideri tata që t'i lirojë të gjith të robëruarit. Iu përgjigj pozitivishtë kësaj kërkese, edhe i liroi vetëm robërit musliman, por jo edhe ata të krishterë dhe çifut. Atëherë e refuzoi këtë vendim të tij Shejhul-Islami e tha:

"Medoemos të lironi edhe robërit që janë dhimiitë (kategori e njerëzve që nuk janë musliman në shtetin islam) ithtarë të Librit, sepse ata kanë garancat tonë. Kanë garancën e All-llahu dhe të Pejgamberit". Atëherë lideri tatar i liroi edhe ata.
 
Islami i konsideron të barabartë muslimanët, të krishterët dhe çifutët para gjykatës


Banorët e shtetit islam që nuk janë musliman gëzojnë të drejtë të plotë fetare, gëzojnë të drejtën e nënshtetësisë, sikurse edhe muslimanët. Muslimanët nuk kanë bërë dallim mes muslimanit dhe të krishterit e çifutit para gjyqit. Ata nuk kanë bërë dallim mes njerëzve që kanë pasur problem, pa marur para sysh a janë qeveritar ose njerëz të thjeshtë. Të gjith këta kanë qenë të barabartë para gjyqit. ثshtë e ditur se sistemi juridik islamik është i vetmi në botë që ka krijuar "Defterin e zullumeve", ku i regjistronin individët zullumin e përgjegjësve të mëdhenjë, duke përfshirë këtu edhe halifët, princat, mëkëmbësit dhe ministrat.

Do të përmendi disa raste nga historia jonë. Kemi shumë nevojë të lexojmë historinë tonë që të shohim madhërinë e fesë Islame dhe drejtësinë e sajë.

All-llahu [subhanehu ve teala] ka urdhëruar që gjykimi mes njerëzve të bëhet me drejtësi. Kjo vlen edhe në qoftëse gjykimi është mes çifutëve, edhe pse ata gënjejnë, hanë pasurinë e huja pa të drejtë, edhe ndaj tyre gjykimi duhet të jetë i drejtë. All-llahu [subhanehu ve teala] në suren el-Maide thotë:

"Janë ata që i përgjigjen të pavërtetës dhe hanë shumë haramin (ryshfetin). Në qoftë se vijnë te ti (për ndonjë gjykim), gjyko mes tyre ose hiqju tyre. Nëse prapsesh prej tyre (nuk gjykon), ata nuk mund të sjellin ty kurrfarë dëmi. Po nëse gjykon mes tyre, gjyko drejtë; All-llahu i do të drejtit". (El-Maide: 42).

All-llahu [subhanehu ve teala] në hadithin kudsi thotë:

"O robër të Mi! ia kam bërë të ndaluar Vetvetes zullumin, edhe mes jush e kam bërë të ndaluar, andaj mos bëni zullum". (Muslimi).

Të gjith e dimë tregimin e këptianit egjyptian, i cili erdhi nga Egjypti në Medinë që të ankohet te Omeri [radijall-llahu anhu] për mkëmbësin e Egjyptit, Amr ibn Asin [radijall-llahu anhu]. Ai u ankua se djali i mëkëmbësit e futi në gara atin e tij me të këtij egjyptianit. Fitoi ati i egjyptianit, kurse Muhamei, i djali i Amrit, e kapi këtë at dhe tha: "i imi është pasha Zotin e Kabes". Pasi u afrua e pa se nuk është ati i v et, por i egjyptianit. Andaj u hidhërua dhe filloi ti bjer njeriut me shkop, duke i thënë: "Mere hisen tënde, sepse unë jam biri i fisnikëve". Ky lajm erdhi te babai i tij, ai u frikësua se do të ankohet egjyptiani, andaj e burgosi një kohë. Ai qëndroi i burgosur, derisa iku dhe shkoi te Halifi t'ia tregon ndodhinë dhe të ankohet…

Enes ibn Maliku, transmetues i tregimit thotë: Omeri nuk tha ma shumë se: ulu… Kaloi një kohë, e ai ndërkohë e solli Amrin edhe djalin e tij nga Egjypti. Erdhën dhe dolën para gjyqit. Omeri thërriti: "ku është egjyptiani? Ja shkopin dhe bjeri djalit të fisnikëve". E rrahu mirë, kurse ne dëshironim që ti bjer edhe ma shumë. E nuk u ndal derisa dëshiruam të ndalet, se shumë e rrahu. Kurse Omeri [radijall-llahu anhu] tërë kohën thoshte: bjeri birit të fisnikëve! Pastaj tha: tash bjeri edhe kokës së Amrit! Sepse djali i tij të ka ra për shkak të pushtetit të tij…Amri i tha: o kryetar i besimtarëve: ia dhe hakun. Egjyptiani duke kërkuar flaje tha: e rraha atë që më rrahu. Omeri i tha: Poqëse e rrihje, ne nuk do të ndanim, derisa ta lije tij. U kthye nga Amri, i hidhëruar dhe ia tha, atë fjali historike:
"O Amr! Kur i ke bërë njerëzit robër, kur nënat e tyre i kanë lindur të lirë". (Shiko: "Mexhmuatul-Abkarijatul-Islamijeh kamileh; abkarijetu omer", fq. 118. Abas Mahmud Akkad).
 
Të gjith e dimë tregimin e Aliut [radijall-llahu anhu] me çifutin, te i cili u gjind mburoja të cilën e kishte humbur, në rrugë duke shkuar në Siffin. Pasi përfundoi lufta, e u kthye në Kufë, e gjeti këtë mburojë në dorë të çifutit. E i tha: shkojmë te gjykatësi. Hyri i pari Aliu dhe u ul afër gjykatësit dhe tha:

"Po mos të ishte hasmi im çifut do të ulesha në një vend me te. Mirëpo kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: "Nënçmoni pasiqë i ka nënçmuar All-llahu".

Shurejhi, i cili ishte gjykatës i tha: fol, o kryetar i besimtarëve!

Ai tha: Kjo mburojë që është në dorë të këtij çifutit është e imja, nuk ia kam shitur e as nuk ia kam dhuruar.

Shurejhi tha: Fol ti, o çifut!

Tha: është mburoja ime dhe gjindet në dorën time.

Shurejhi tha: O kryetar i besimtarëve, a ke dëshmitar?

Tha: po, Kanberin dhe Hasanin, këta të dyj dëshmojnë se kjo është mburoja ime.

Shurejhi tha: Dëshmia e birit nuk vlen për babën.

Aliu [radijall-llahu anhu] tha: "Nuk vlen dëshmia e njeriut që është banor i xhennetit? Kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: "Hasani dhe Husejni janë zotëritë e të rinjve xhenetli".
çifuti tha: kryetari i besimtarëve më paditi në gjyq, kurse gjykatësi i tij gjykoi në interes timin. Dëshmoj se kjo fe është e vërtetë. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i All-llahut. Dëshmoj se kjo mburojë është e ytja". (shiko: "Tarihul-Hulefa", të Imam Sujutiut, fq. 205).

Këto janë disa shembuj të tolerancës Islame, vetëm shembuj, se me raste të tilla është e mbushur historia Islame. Kjo është toleranca e kësaj feje, ku nuk mundet të plotësohet besimi nëse nuk ia don njeriu vëllaut të vet atë që ia don vetvetes:



"Nuk beson asnjëri prej jush derisa nuk ia don vëllaut të vet atë që ia don vetvetes". (Buhariu dhe Muslimi).


Toleranca Islame në luftë


Sa i përket tolerancës Islame në luftë, kjo është një temë shumë e gjatë. Mjafton të themi se ligji ndërkombtar, shumë rregulla që kanë të bëjnë me luftën dhe dispozitat e luftës i ka marur nga vendimet Islame, siç është: mosbefasimi i armikut. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] asnjëher nuk ka luftuar një popull para se t'i thërras në Islam, ose të dakordohen që të japin xhizjen (tatimin), e nëse edhe këtë e refuzojnë, atëherë i lufton. Poashtu ai, [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], nuk i ka luftuar civilët, gratë, pleqtë, fëmijët, që janë familje e luftëtarëve. Nuk ka prishur shtëpit e tyre, nuk ka djegur arat e tyre, pastaj i ka porositur ushtarët e tij në betejën e Mu'tes, në ditët e fundit të jetës së tij:
"Mos vritni grua, as të voglin dhe të dobët, as plakun e të moshuar. Mos djegni pemët e hurmës, mos shkulni drunjë e as mos rrënoni shtëpi".

Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur dërgonte ushtrinë ka thënë:

"Mos vritni njerëzit e faltoreve". (Ahmedi).

Islami e ndalon vrasjen e të plagosurve dhe masakrimin e të vrarëve. E ndalon dëmtimin e civilëve dhe kërkon sjellje të mirë ndaj robërve. Nujk e lejon vrasjen e tyre, as lëndimin, as torturimin, as sjelljen e keqe ndaj tyre e as nënçmimin e tyre. Të gjitha këto gjëra ligji ndërkombtar i ka marur nga Islami. Islami i ka parakaluar ligjet ndërkombtare njëmbëdhjet shekuj në vëndimin e ligjeve për robërit e luftës për sjellje të mirë ndaj tyre, mos dënim të tyre, mos vrasje dhe lirimi i tyre me ndërrim ose pagesë. Kurse këto ligje dhe marëveshje ndërkombtare për rregullimin e statusit të robërve kanë dalur në shesh në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë, më saktësisht në vitin 1870.


Sa kanë të drejtë ta akuzojnë Islamin, Teologjia, Forumi Islam, Forumi Krishtere, Libraria Islame, Muhamedi a.s, Muslimanet, Mysliman, I Krishter, Jezu Krishti, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse, Protestande, Hinduizmi, Budizmi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top