Sa i rendesishem eshte mesazhi ne art?

AnGeLiC

VIP
V.I.P
18813214_1230110390448965_1904803075629678964_n.jpg


Sa i rendesishem eshte mesazhi ne art?

A ben ky i fundit pa te parin, si mendoni?

Ps: Nese gjeni ndonje teme te ngjashme e dini c'duhet te beni (stafi) eh,mos riperseritem!!! :)
 
Para se te jepet nje mendim ne lidhje me mesazhin dhe me artin, duhet pare mbi te gjitha dhe fillimisht çfare funksioni ka mesazhi dhe çfare funksioni ka arti.

1. Mesazhi eshte nje lajm ose nje forme komunikimi e thjeshte ose e nderlikuar.
Behet fjale per mesazh te thjeshte kur Dergusi A i dergon mesazh Marresit B ne forme te drejtperdrejte.
Mesazhi eshte i nderlikuar kur, Derguesi A i dergon mesazh Marresit B nepermjet nje personi ose disa personave te trete, te cilet mund t'a kuptojne informacjonin e Personit A ne 100 forma te ndryshme dhe rrjedhimisht t'a transmentojne gabim. Gjithashtu, mund te ndodhe, qe Marresi te mos arrije te kuptoje burimin e sakte te informacjonit, ose mund te mos jete i afte t'a kuptoje.


2. Arti - eshte nje aftesi e lindur ose e fituar per te shprehur teknikisht nje mesazh. Ne formen e tij me te larte, arti eshte aftesia per te shprehur estetikisht pjesen tone me te bukur.

Pasi qartesuam thjeshte thelbin e dy koncepteve, mund te them se rendesia e mesazhit ne art eshte relativ nese Derguesi po i dergon thirrje publikut, nje grupi te thjeshte, ose nese po i dergon mesazh nje Marresi te vetem.
Ajo qe eshte me e rendesishme ne hapesiren e Artit eshte "kuptimi" i detajeve, dhe sa me i afte per te vezhguar eshte publiku (marresi), aq me shume kristalizohet artistikisht derguesi.

relazione-coppia-felice-buona.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top