Rupel: Rezistenca ndaj pavarësisë së Kosovës e përkohshme

Ado

FISEBILIL-LAH
Shefi i diplomacisë sllovene, Dimitrij Rupel ka vlerësuar se çështja e Kosovës nuk mund të vihet në lidhje me Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë, ndërsa rezistenca e disa shteteve në BE ndaj pavarësisë së Kosovës është vetëm e përkohshme.

"Besoj se rezistenca është vetëm e përkohshme", ka thënë Rupel në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve APA, duke vlerësuar se kjo rezistencë do të zhduket kur Kosova të jetë e gatshme të hyjë në BE.

Rupel rikujtoi se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës disa vende druanin se Kosova mund të bëhet precedent dhe "kanë pasur ndjenjën se kjo pavarësi do të ketë pasoja për situatën e tyre politike".

"Disa njerëz madje edhe sot thonë se Kosova mund të vihet në lidhje me Gjeorgjinë apo Abkhazinë, përkatësisht me Osetinë e Jugut. Këtë mendim nuk e ndaj", ka thënë Rupel, i cili e konsideron "një rezultat të mirë" faktin se pavarësinë e Kosovës deri më tash e kanë njohur rreth 50 shtete. /qik/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top