Rritet papunësia në SHBA

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Rritet papunësia në SHBA

441.jpg

Qeveria amerikane njoftoi se mbi 500 mijë vetë humbën vendet e punës në muajin nëntor.

Kjo është shifra më e lartë e papunësisë brenda një muaji në Amerikë që prej 34 vjetësh. Numri i atyre që humbën vendet e punës muajin e kaluar, ishte shumë më i lartë nga ç'ishte parashikuar. Papunësia në Shtetet e Bashkuara tashmë është 6.7%. Korrespondenti i BBC-së për çështjet ekonomike thotë se kjo shifër pritet të rritet.

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Barak Obama, tha se duhej të shihej me urgjencë që që ata që kanë humbur vendet e punës, të rihyjnë në tregun e punës. Por, ai vuri në dukje se nuk kishte zgjidhje të lehta dhe shtoi se situata do të keqësohej edhe më shumë përpara se të kishte tendenca pozitive.

Korrespondnetët thonë se shtimi i papunësisë është një provë tjetër se recesioni në ekonominë amerikane po thellohet. /bbc/
 
Titulli: Rritet papunësia në SHBA

ore po kudo eshte krize.!!!!!!!!!!!!!!
 
Titulli: Rritet papunësia në SHBA

Te shkretet ne na iku amerika po shikoni re Shqiperine se po vet vriten njerzit nga papunesia.
 
Titulli: Rritet papunësia në SHBA

"Ne Amerike nuk ka krize,por lajmi eshte shperndare per panik,gjoja po vjen fundi i botes"
-ka bere te ditur nje gazetare dhe opinioniste e famshme e Wall Street Journal.
Kriza qe po perjeton tani Amerika eshte politike dhe jo ekonomike,dhe gjendja do te kaloje shpejt.
Barack Obama,nese eshte me te vertete kjo amulli ekonomike qe flitet,nuk mund te permiresoje gjendjen as per 2 vjet,deri sa te qetesohen tregjet globale!

Mendoni edhe ju keshtu?
 
Une nuk mendoj fare ashtu. Ata qe e kane shkruar kane menduar qe njerezit duhet te qetesohen, dhe te inkurajohen qe te shpenzojne - sidomos dyqanet-departamente kane humbur milionat gjate nje kohe shume te shkurter. Keta njerez duhet te jene te njejtet qe thonin deri vone qe vendi nuk eshte ne recesion. Te vijne njehere ta provojne se si shkojne punet ne shtetin numer 1 te papunesise, dhe pastaj te gjykojne ne eshte panik ekonomik i vertete apo i fabrikuar.
 
Titulli: Rritet papunësia në SHBA

Te shkretet ne na iku amerika po shikoni re Shqiperine se po vet vriten njerzit nga papunesia.

Puna eshte se me rritjen e levizjes se globalizimit, ekonomite e vendeve qe luajne ne arenen internacionale jane te nderthurura bashke, dhe suksesi i njeres pale varet nga suksesi i tjetres. Shume shpejt, ekonomia boterore do te vuaje nga efekti domino - nese bie ekonomia e nje shteti, do te bjere edhe e tjetrit.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top