Gjarperesha
Anëtar i Respektuar
Rritet papunësia në SHBA
Qeveria amerikane njoftoi se mbi 500 mijë vetë humbën vendet e punës në muajin nëntor.
Kjo është shifra më e lartë e papunësisë brenda një muaji në Amerikë që prej 34 vjetësh. Numri i atyre që humbën vendet e punës muajin e kaluar, ishte shumë më i lartë nga ç'ishte parashikuar. Papunësia në Shtetet e Bashkuara tashmë është 6.7%. Korrespondenti i BBC-së për çështjet ekonomike thotë se kjo shifër pritet të rritet.
Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Barak Obama, tha se duhej të shihej me urgjencë që që ata që kanë humbur vendet e punës, të rihyjnë në tregun e punës. Por, ai vuri në dukje se nuk kishte zgjidhje të lehta dhe shtoi se situata do të keqësohej edhe më shumë përpara se të kishte tendenca pozitive.
Korrespondnetët thonë se shtimi i papunësisë është një provë tjetër se recesioni në ekonominë amerikane po thellohet. /bbc/