Roberto Saviano: Shqiptarët të heqin qafe me fis e me farë

Arfenilla

Themelues i Forumit

roberto_saviano.jpeg

Shkrimtari dhe gazetari i njohur italian Roberto Saviano ka shkruar një libër me titullin “Zero, zero, zero”, të cilin do ta promovojë edhe në Tiranë.

Promovimi i librit pritet të zhvillohet nën masa të rrepta sugurie, kjo për shkak se Saviano ka kohë që ruhet nga elementë të mafias, që e kanë vënë nën shënjestër.

Në këtë libër flitet për trafikimin e lëndëve narkotike.

Saviano jep një përshkrim për mafiat, atë shqiptare, rumune, serbe dhe vendeve të tjera të Ballkanit.

“Serbët. Të saktë, të pamëshirshëm, të përpiktë në tortura.
Broçkulla. Nuk ke parë çeçenët. Kanë disa thika ata, aq të mprehta saqë, sa hap e mbyll sytë, e gjen veten të therur përtokë, të rrëgjakur.


Vetëm se këta janë krejt diletantë para liberianëve.
Ata të shkulin zemrën nga kraharori dhe ta hanë pa të dalë shpirti akoma.” Kjo është një lojë e vjetër sa bota.
Klasifikimi i mizorive, dhjetë popujt më mizorë në botë.
Po shqiptarët? Ata nuk kënaqen vetëm kur të heqin qafe
.

Jo, jo, ata pastaj fillojnë e merren edhe me brezat e ardhshëm. I fshijnë të gjithë. Një herë e mirë.
Rumunët ta mbështjellin kokën me qese plastike, të lidhin kyçet e duarve te qafa dhe pastaj lënë kohën që të bëjë punën e saj.

Kroatët të gozhdojnë këmbët dhe nuk mund të bësh gjë tjetër veçse të lutesh që vdekja të vijë sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruan në librin e tij Saviano./albeu
 
Titulli: Roberto Saviano: Shqiptarët të heqin qafe me fis e me farë

Nga ku jane liberianet?
 
Pe: Roberto Saviano: Shqiptarët të heqin qafe me fis e me farë

Ky ose nuk din ose paska harruar
të përmend m**tcit e vet.
Mafiozet e vet janë si derri
që edhe farën e vet e ç'farosë.

Dhe mbi të gjitha janë mësues
gjeneratave të reja, kuptohet
negativisht.
Bile, kur ata kanë vepruarë, të tjerët
as që kanë dijtur për banditë e mafiozë.

Në anën tjetër çfarë arrin njeriu
nëse gjen kush është më i keq se tjetri?
Asgjë. Ata akoma vazhdojnë punën...


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Roberto Saviano: Shqiptarët të heqin qafe me fis e me farë

Mjafton te jeshe korrekt me akordin. Nuk te prek njeri, perkundrazi te mbrojne se mafja ka nevoje pikerisht per keta persona qe nuk luajne me bisht.
Ky Roberto mjafton te mos zeje emra me goje, se nuk e hap me kurr pastaj..:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top