Robert Shvarc

Morena

...Δʝɛя...
Eja... kokën dua ta mbështes
Mbi gjirin tënd të tallazitur...
Jam lodhur shumë, ndoshta edhe vdes –
Se kam një jetë duke të pritur!

...Eja... dua të kridhem te ti,
thellë e më thellë, siç di vetë
Në mos qoftë as kjo dashuri,
më thuaj, ç’dreqin mund të jetë?
---------------------------------
Qesh, te lutem, qesh dhe pak-
Une,
qe nga nemitja dhe ngurosja
s'di ku te futem,
e ndiej qeshjen tende gjer ne gjak.
...Qesh, te lutem, qesh-
ne deshirofsh te te perqafoj e te te mbyt
porsi rrembesh
mbi token e korrikut.

Une, -shiu yt.
Ose ndoshta bresheri yt
------------------------------------

Më ndje!

ا’kërkoj unë
...në thellësitë e buta të syve të tu gjumashë…?

Unë, bresheri, s’kam ndonje punë
të bie mbi tokën tënde vlagë,
që vesën prêt me dëshirim –
dhe jo rrebeshin, shkatërrimin…

Falma përmallimin,
dobësinë
e ketij çasti çiltërsie:
Unë prapë do të marr arratinë,
e do fshihem nëpër muzgje kotësie,
e do strukem në guvën time
që të lëpij, si bisha,
ndonjë plagë
të vjetër a të re…

Jo, unë
s’kam ndonjë punë
në thellësitë e buta të syve të tu gjumashë –

Më ndje!
------------------------------------

E ç’mund të kem në këtë orë të vonë,
kur troket nata me gishtërinj të gjatë
mbi xham të ftohtë të qivurit-dhomë
e ç’mund të kem përveç mallit të pamatë!

...E ç’mund të kem, kur s’mbushem dot më frymë,
dhe dua ajër, qiell e hapësirë
aromë lulesh në një livadh me brymë
edhe vegimin tënd të ëmbël e të dlirë
--------------------------------------------------
Nga larg më vjen, nga larg, ky zëri yt i valë,
dhe më ndez në gji një afsh edhe një mall,
e s’di se ku më dhemb, e s’di se çfarë kam,
madje as nuk e di në jam apo nuk jam!

...Nga larg dëgjoj, nga larg, ah! Zërin tënd të butë,
më vjen sikur dhe sytë më ndizen në të tutë.
Dhe s’di se ku më dhemb dhe s’di se çfarë kam,
madje as nuk e di në jam apo nuk jam.
 
Pe: Robert Shvarc

Robert Shvarc

Albanolog, shkrimtar, përkthyes dhe shqipërues i përkryer. Robert Shvarci lindi në Sarajevë, më 10 dhjetor, 1932 nga një baba hebre nga Austria dhe një nënë nga Elbasani, por ai dashuronte dhe lëvronte në mënyrë të përsosur gjuhën shqipe, që nisi ta mësonte në moshën gjashtëvjeçare. Shvarci përktheu disa nga veprat më të mëdha botërore në shqip, ndër të cilat mund të përmenden romanet e Remarkut, Gëtes, Fojtvangerit, Apicit, Travenit dhe Markezit. Robert Shvarc u nda nga jeta para kohe, më 25 prill 2003, pas një sëmundjeje të gjatë zemre.

Në vijim një artikull i shtypit, që bën fjalë për Robert Shvarcin.

Robert Shvarci nderohet sonte nga Presidenti i Republikës me titullin Mjeshtër i Madh. Ky titull do t'i dorëzohet atij gjatë një ceremonie që do të zhvillohet në orën 18.00, në Odeonin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës. Përkthyesi i njohur Robert Shvarc e merr këtë titull pak kohë pas marrjes së një tjetër titulli, atij të Qytetarit të Nderit të Tiranës. Ky titull iu dha atij me rastin 70-vjetorit të lindjes.

Emri i Robert Shvarcit prej vitesh është shndërruar në simbol të gjuhës gjermane në Shqipëri. Një domethënie për këtë ka qenë pikërisht viti 1995, kur përkthyesi i njohur u nderua nga ambasada gjermane në Tiranë me çmimin "Kryqi i meritave gjermane". Duhet kujtuar këtu se Shvarci ishte i pari njeri i kulturës shqiptare, që arriti ta merrte këtë titull pikërisht në fushën e përkthimit. Gjithashtu ky titull është dhe i pari që presidenti gjerman i asaj kohe akordoi për një figurë të shquar të vendeve të Lindjes. Pas titullit që do të marrë sot nga presidenti Alfred Moisiu dhe titujve të lartpërmendur, qëndrojnë një varg i gjatë librash të përkthyer nga gjuha gjermane në shqip dhe anasjelltas. Mjafton që të hapësh kopertinat e një serie të gjatë librash për të lexuar emrin e përkthyesit të tyre, Robert Shvarc. Mes këtyre librave, që janë ndër më mjeshtërorët, vlen të përmenden: Tre shokë, Harku i Triumfit, Asgjë e re nga fronti i Perëndimit, Shkëndija e jetës apo Obelisku i zi nga Erih Maria Remark; اifutka e Toledos, Fransisko Goja nga Lion Fojtvanger; dhe drama të Bertolt Brehtit, Nëna Kurajë dhe fëmijët e saj, Kënga e një nëne gjermane, Ditët e Komunës, Arturo Ui, Pushkët e nënës Karrar, Opera për tre grosh, Baali; nga Heinrich Hajne: Gjermania, përrallë dimri; nga Gëte dhe Shileri: Poezi dhe balada. Ndërsa mes autorëve shqiptarë që ai ka përkthyer në gjuhën gjermane janë: Rexhep Qosja, Dritëro Agolli, Gaqo Bushaka,Ismail Kadare, Xhevahir Spahiu, Hatibi, Ahmeti, Beqiri etj.


Ja se si e përshkruan takimin e pare me Robert Shvarcin, studenti i leterise se atyre viteve, Simbad Detari.

"Kur ishim studentë, ndonjë herë kur ndodhte që xhepat t'i kishim të ngrohtë, bëheshim dy-tre shokë dhe shkonim për të pirë ndonjë kakao te bar Drini mbrapa Sahatit. Ai, atëherë, sa ishte rindërtuar e, ajo që na tërhiqte të kapërcenim pragun e tij ishte më tepër, konceptimi i tij modern e tepër i veçantë për kohën. Bari ishte plot xhama, duralumin e poltrona shlodhëse e mbulesa të pastra, fikuse e lule shqiponja e, në mure, ishin vendosur edhe disa relieve në bakër, tepër moderne, të punuara nga Maks Velo... Aty shihja herë pas here të vinin artistë e shkrimtarë të njohur e, kjo gjë, ne studentëve të letersisë na jepte rastin e ëndërruar t'i njihnim ata nga afër... Por, të them të drejtën, personi që më bënte shumë përshtypje, ishte një burre i ri, i cili qysh në shikimin e parë, të jepte përshtypjen e "një të huaji". Me një pardesy të zezë e të shkurtër mbi gjunjë, dorashka lëkure, një kapele të vogël republikë, sy depërtues e disi të shpërqëndruar, me fytyrë rozë e të pastër të pa zënë nga dielli ( gjë që ishte e pazakontë për fytyrat mat e ngjyrë gruri të shqiptarëve ), ai ngjante më tepër me ndonjë punonjës ambasade... Kush është ky e njeh, pyeta shokun tim D.M që në rastin e parë... Eshtë Robert Shvarci, nuk e njeh, përkthyesi i "Tre shokëve" ?... Unë mbeta i shtangur dhe e pashë si Mesinë. Që prej asaj dite nuk e harrova kurrë imazhin e tij, ku dukej qartë orgjina e një kombësie tjetër përzier me absurdin egzistencialist shqiptar..." Simbad Detari
[redakto] Tituj të veprave

Libra të perkthyer nga gjermanishtja:

nga Erih Maria Remark
Tre shokë
Harku i Triumfit
Asgjë e re nga fronti i Perëndimit
Shkëndija e jetës
Obelisku i zi
nga Lion Fojtvanger
اifutka e Toledos
Fransisko Goja
nga Bruno Apic
Lakuriq në mes të ujqërve
nga Leon Uris
Eksodi
drama të Bertolt Brehtit
Nëna Kurajë dhe fëmijët e saj
Kënga e një nëne gjermane
Ditët e Komunës
Arturo Ui
Pushkët e nënës Karrar
Opera për tre grosh
Baali
nga Hajnrih Hajne
Gjermania, përrallë dimri
nga Gëte dhe Shileri
Poezi dhe balada

Perkthime ne gjermanisht te veprave te shkrimtareve:
Rexhep Qosja
Dritëro Agolli
Gaqo Bushaka
Ismail Kadare
(Bur:Enciklopedia e Lirë)
 
Pe: Robert Shvarc

LULET E MUNDIMIT

(Sonet)

Si nuk po vyshken lulet e mundimit,
si s’po mbaron kjo natë e brengës sonë
o mike e dhëmshur, vallë gjithëmonë
do jemi fli e lotit, e trishtimit?

Atje ku ankthi vret me pa mëshirë,
atje ku shpresa zhduket sa po vjen
e pikëllimi zemrën nis e bren,
ne endemi të dy – me sy të ngrirë,

e këta sy vështrojnë rreth e rreth,
por vesa s’ndrin e ëmbël përmbi gjeth
e paqja shpirtin krejt e ka harruar …

Kudo veç pluhur, ndot e fat i zi,
urrejtje e ftohtë, çpagim edhe zili
e lot krenar që fshehur rrjedh helmuar. .
Syt’ e tu, e dashtun, janë të përlotun...

KA KOHث Qث YJET S’ULEN PثRMBI TOKث…

Ka kohë që yjet s’ulen përmbi tokë,
ka kohë që njerëzit s’rrijnë me krye përpjetë
tue pritë me u ra ndër dhambë kafshat’e shkretë –
dhe vjershat janë lirue: pesë groshë një okë…

Me duer ndër xhepa poetët trokë
shetisin rrugve t’errta, krejt të qetë;
askush s’i nget, askush s’po don me i pyetë
ç’ka kanë në zemër e ç’ka kanë në kokë…

Urdhno, zotni, pak dritë n’mos daç errsinë!
Pesë groshë një okë . – Nji andërr e tanë rinije!
Tridhet vjet – e tridhet okë dashnije!
Urdhno, zotni, nji kangë për njerëzinë!
Pesë grosh nji okë – nji jetë e tanë dlirsije!
Tridhet vjet – e tridhet okë marrije!...

***
Syt’ e tu, e dashtun, janë të përlotun
Sytë e tu, e dashtun më hapin një botë të tanë
Që e kam andrruem, por nuk e paskam njoftun,
Syt’ e tu, e dashtun që tash i kam aq pranë ...
Në shregull shpresash të marra jam kotun,
Maleve të nalta, që puthen me qiejt, jam ngjitë
Dhe greminave të thella, ku lëvrijnë
kaçamijt’ e krimbat kam rrëshqitë
Dhe kam vra, sepse kam dashunue
Dashuninë që s’ishte dashuni
Dhe kam pëmbysë me hov të çmendun
Kështjella fantazish që kisha ngrefun
Në trunin tem të smuet e n’zemrën teme t’lodhun
Për me gjetë ndër mija sy
dy sy, e dashtun, si tuejat, të përlotun ..

FALME

Oh, falmë, falmë mikja ime
në ta lëndova përsëri
at’ plagë që s’don më ngushëllime,
që don të mbetet si jetime,
krenare pa njeri!
Oh, falmë, falmë pse kërkoj
prej teje unë dashurinë
e dhëmshurisht pse të qortoj
në çastet-vrer, kur shpesh harroj
se ty ta vranë rininë …
Esht’malli im gjithë pikëllim
që djeg e bren aq pushtetplot
e kur s’e gjen ate flijim
që e njeh aq fort në shpirtin tim,
i mbeten veçse lot!
Esht’ zemra ime q’u mësua
çdo rrahje t’sajën ta durojë,
që kurrë s’i tha njeri “të dua!”
që u ndez përherë dhe u shua…
pse di të dashurojë.

E pra më fal e dashur ti,
tani t’kuptoj unë ty më mirë:
çdo ças dhe unë po ndiej mërzi
e shpesh s’kam mall, s’kam dashuri,
s’kam gaz, s’kam më dëshirë!

Oh falmë, falmë mikja ime,
s’do t’i lëndojmë ne kurrsesi
k’to plagë që s’duan ngushëllime,
që duan t’mbeten veç jetime
ashtu si unë, ashtu si ti …

1957
UNث S’MBAJ SHPRESث



E ç’të shpresoj tani për ritakime?

Ato po mbeten gonxhe që nuk çelin!

Parajsë dhe skëterrë në zemrën time,

rënkime dhe shpresa që më dhelin!



Gjithnjë tek un’ jetoka një dëshirë:

t’i falem pastërtisë së panjohur,

asaj që është m’e lartë dhe m’e mirë,

asaj që deri tani nuk më ka ngrohur.



Këtë e quaj unë shenjtërim –

dhe e ndiej për Ty, o mike e shpirtit tim!



Por ja që mbetem prapë i vetmuar

dhe koha shkon, asgjë nuk më dhuron.

E gjith’ ajo, që n’heshtje kam varguar,

më lumturon e prapë më trishton…



E malli prapë më shtyn nëpër shtegtime,

ku unë dalngadalë vras veten time.

Dhe po humbas, por nuk më vjen çudi,

se jeta më llastoi e përkëdheli:

më fali zjarr, kurorë dhe lavdi,

por dhe më shpesh më tundi nga themeli –

………………………………………….





TINGثLLIMET E PLAGUEME



Po flen qyteti, vlla, dremit qyteti…

Nuk ka as dritë, as hapat nuk kërcasin,

veç val’t e qeta, ku andrrat i tret deti…

Sa vjet kaluen, vlla, qëkurse mbeti



nji zemër kndej plague – e nji coptue

përmbas prangoresh, n’rininë e saj shitue,

me dhimbë krenare, që asnji kangë poeti

ndër tela t’lyrës s’mundet m’e u naltue…



Po flen qyteti, vlla… Në breg ku rrimë

e lehtë përpëlitet vala-virgjineshë,

e don me folë, e don me na tregue



si netët shkojnë, e andrrat veç nji grimë

na puthin n’ballë, e ikin tue u qeshë…



- 2 -



O ti, dashnija e eme e andrrueme

ke mbetun veç e gjallë në lotin tonë,

ke mbetun si dëshira e plagueme

ndrydhë n’nji varrë të vjetër që më dhemb…



Kush je, ku je, kur vjen e kur po shkon –

pse shkon si vjen, e prap ti mue më len

n’nji terr të zi, ku drita nuk agon,

n’nji vuejtje prore, që vuejtje t’tjera m’bjen.



A thue kanë me kalue dhe shumë agime

tue t’thirrë ndër andrrat, vash’e mallit tem,

me shpresa që veniten si gjetht në vjeshtë?...



A thue gjithmonë e trishtë kanga ime,

Si kanga e bylbyl-qytetit n’gem

ka me tingllue n’kte shekull kaq të thjeshtë?!...



-3 -



Mos pyet pse syt’e mi janë të trishtuem

n’pranver’n e bardhë të vjeteve të mia,

ata nuk dijnë t’shpërthejnë ndër mij shkëndia,

ata nuk dijnë si brof nji shpirt i gzuem…



Mos pyet pse hapat e mij i drejtoj

kah krah’t e butë, përkdhelës të vetmisë –

ا’më duhet mue njaj gazi i rinisë

Kur gazi s’asht çka unë i trishtë andrroj?



Kush gjen çka zemra i lypë në këte shekull

ku vlerë nuk kanë as lotët, as betimet,

ku jeta lot me ty porsi n’nji shrregull



e gazi lind atje ku janë idhnimet?!

Mos kqyr pra, e dashtun, ti ndër syt’ e mia

unë s’mund t’dhuroj atë çka lypë rinia.
 
Pe: Robert Shvarc

Bjen shi përjashta …ngadalë e ngadalë
si pikat gjak në fund të zemrës sime.
Trokasin shurdhërisht e pa tingllime
mbi xham të ftohët pikla, orë me radhë.

Kërkoj në qiell, yjet që nuk ndrijnë,
shpresën kërkoj, shkëlqim’n e saj të zbetë
ëndron qetsi një shpirt që s’është i qetë
bjen shi, bjen shi… e piklat k’te s’e dijnë.

Sytë e tu si qielli janë të kaltërt
të kaltërt unë i dua e plot shkëlqim
ti nuk e di e dashur, sa trishtim.

Ndiej unë kur ai vështrimi yt i pastërt
nis njomet, porsi qielli i kësaj nate
nga breng’e fshehtë e zemërës sate…
 
Pe: Robert Shvarc

Thirr – dhe me fjal’t e tua më dërrmo,
përbuzmë pa mëshirë – ke të drejtë!
Për plagën që të hapa më mallko –
dhe po më vrave, vritmë sa më shpejt!

S’e dua, jo, prej teje përdëllimin,
unë qesh i lig – dhuratën e mohova
që fati m’dha – të fala veç trishtimin:
kur ti më deshe, i ftohtë të përçmova!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top