Morena
...Δʝɛя...
Eja... kokën dua ta mbështes
Mbi gjirin tënd të tallazitur...
Jam lodhur shumë, ndoshta edhe vdes –
Se kam një jetë duke të pritur!
...Eja... dua të kridhem te ti,
thellë e më thellë, siç di vetë
Në mos qoftë as kjo dashuri,
më thuaj, ç’dreqin mund të jetë?
---------------------------------
Qesh, te lutem, qesh dhe pak-
Une,
qe nga nemitja dhe ngurosja
s'di ku te futem,
e ndiej qeshjen tende gjer ne gjak.
...Qesh, te lutem, qesh-
ne deshirofsh te te perqafoj e te te mbyt
porsi rrembesh
mbi token e korrikut.
Une, -shiu yt.
Ose ndoshta bresheri yt
------------------------------------
Më ndje!
ا’kërkoj unë
...në thellësitë e buta të syve të tu gjumashë…?
Unë, bresheri, s’kam ndonje punë
të bie mbi tokën tënde vlagë,
që vesën prêt me dëshirim –
dhe jo rrebeshin, shkatërrimin…
Falma përmallimin,
dobësinë
e ketij çasti çiltërsie:
Unë prapë do të marr arratinë,
e do fshihem nëpër muzgje kotësie,
e do strukem në guvën time
që të lëpij, si bisha,
ndonjë plagë
të vjetër a të re…
Jo, unë
s’kam ndonjë punë
në thellësitë e buta të syve të tu gjumashë –
Më ndje!
------------------------------------
E ç’mund të kem në këtë orë të vonë,
kur troket nata me gishtërinj të gjatë
mbi xham të ftohtë të qivurit-dhomë
e ç’mund të kem përveç mallit të pamatë!
...E ç’mund të kem, kur s’mbushem dot më frymë,
dhe dua ajër, qiell e hapësirë
aromë lulesh në një livadh me brymë
edhe vegimin tënd të ëmbël e të dlirë
--------------------------------------------------
Nga larg më vjen, nga larg, ky zëri yt i valë,
dhe më ndez në gji një afsh edhe një mall,
e s’di se ku më dhemb, e s’di se çfarë kam,
madje as nuk e di në jam apo nuk jam!
...Nga larg dëgjoj, nga larg, ah! Zërin tënd të butë,
më vjen sikur dhe sytë më ndizen në të tutë.
Dhe s’di se ku më dhemb dhe s’di se çfarë kam,
madje as nuk e di në jam apo nuk jam.