Rikthimi i Sonilës në اamëri, që tronditi policinë greke

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Kjo histori e ka bërë kanalin televiziv italian Rai 3 që për herë të parë në historinë e tij të hapë dhe trajtojë çështjen çame

sonila1-e1434812226902.jpg


Quhet “Rrënjët, faqja tjetër e emigrimit” dokumentari që RAI 3 shfaq tashmë prej 4 vjetësh në televizionin italian. Qëllimi i tij është promovimi i shembujve pozitivë të emigracionit, të cilët janë dhe më të shumtit atje, por janë dhe më të heshturit! Ato raste që injoroheshin deri dje nga mediat vendase, të cilat fokusoheshin shpesh më shumë tek kronika e zezë. Kjo e fundit edhe për ne shqiptarët, e ka ushqyer sistematikisht paragjykimin dhe rracizmin në Itali.

Programi mban firmën e të njohurit Davide Demichelis, i cili në bashkëpunim me Alessandro Rocca-n, ka shoqëruar protagonistët në vendin e origjinës për të zbuluar bashkë me ta nga cili ambient vijnë e për të treguar më pas se si jetojnë ata në Itali, si janë integruar, kë frekuentojnë dhe ku punojnë atje.

Për Shqipërinë u zgjodh historia e Sonila Alushit, nënë e dy fëmijëvë (Eniani 8 vjeç dhe Dea 7 vjeçe), sipërmarrëse në Bergamo dhe bashkëpunëtore e Albania News.

Por kush është Sonila?

Sonila ka lindur në Tiranë në vitin 1979, por rrënjët e saj janë në اamëri, aty ku kanë lindur e janë rritur të katër gjyshërit e saj; në atë tokë shqiptare që padrejtësisht përvetësoi Greqia; aty ku ende tokat dhe shtëpitë shqiptare janë pa zot.

Në moshën 19- vjeçare, për shkak të trazirave të ’97-ës, Sonila vendos të trasferohet në Bergamo për motive studimi: u regjistrua dhe studjoi në Universitetit e Bergamos për Gjuhët e Huaja dhe Letërsi.

ثndrra e saj ishte gazetaria, por shumë shpejt atje kuptoi që vështirësitë e emigrimit ishin shumë më të mëdha nga ç’kish imagjinuar ndaj dhe pa ëndrrën e saj të tretet duke ju përveshur kështu punës me përulësi: në fillim ajo punoi si kamariere e më pas si menxhere e një dyqani ushqimesh.

Në vitin 2004 u njoh me bashkëshortin e saj Olgerin, një i ri bashkëatdhetar nga Peshkopia, me të cilin punoi pa hezituar në fushën e pastrimeve.

Gjithçka shkonte mirë, por të rinjtë ëndërronin e projektonin për më tepër e ndaj shumë shpejt krijuan ndërmarrjen e tyre të parë, e cila merrej vetëm me pastrime dhe mirëmbajtjen e pallateve.

Ndërsa sot ata janë pronarë të tre ndërmarrjeve, dy prej të cilave merren me ndërtim e për të cilat punojnë 11 shqiptarë të tjerë.

Rikthimi në اamëri dhe ndalimi nga policia

Por Sonila nuk e harroi kurrë ëndrrën e saj personale, ndaj kohën e saj të lirë ia dhuron shumë shpesh Albania-s News ku shkruan për të drejtat, racizmin, integrimin dhe rolin e gruas në shoqëri.

Pa harruar historinë e dhimbshme të të parëve te saj, ajo shoqëroi grupin e RAI-it 3 drejt Shqipërisë ku ka lindur e është rritur, por edhe në qytezën Margëllëçit të اamërisë, në shtëpinë tashmë të rrënuar të gjyshërvë të saj!

Dhe gjithçka dukej sikur shkonte mirë në pjesën e parë të xhirimive, por grupi s’kish kaluar pa u vënë re nga vendasit dhe pa kaluar shumë, një polic civil grek u ndërpret xhirimet dhe i urdhëron ta shoqërojnë në polici!

Ja ç’shkruan Sonila në profilin e saj Facebook: “Dje vizituam Margëllëçin (Margariti), اamërinë, tokën e gjyshërve të mi. Sikur të mos mjaftonte dhimbja që ndjeva duke parë përsëri ato shtëpi të pajeta, m’u desh të duroj dhe pyetësorin e pakuptimtë e të padrejtë të policisë së vendit: gjatë xhirimeve, një tip arrogant që më pas u identifikua si polic civil, na ndërpreu punën dhe shoqëroi në polici! Por, “sigurisht” që problemi ishim vetëm unë dhe shoferi që jemi shqiptarë, pjesa tjetër e grupit, qytetarë italianë, mund të rrinin të qetë madje ju ofrua edhe kafe! Pra prej eksperiencës personale dhe te freskët fare, mund të konfirmoj që policia greke e zonave në kufi, vazhdon me këto sjellje të ulta kundrejt ne shqiptarëve dhe ky fakt tregon qartë sa shumë u djeg ende çështja çame.”

Pra, nga një grupi prej 5 personash, ku tre janë italianë dhe dy të tjerët janë shqiptarë, merren në pyetje vetëm dy shqiptarët!

Habisë së Sonilës për këtë fakt, polici i përgjigjet duke shpjeguar se ky na qënkërka rregull i policisë së vendit, për të kontrolluar hyrjet e daljet e të panjohurve, për sigurinë e qytetarëve ndaj keqbërësvë të mundshëm!

Dhe meqënësë pyetësori ju drejtua vetëm shtetasve shqiptarë, del qartë që vetëm ata u identifikuan si keqbërës të mundshëm!

Dhe pyetjes ndaj trupës televizive nëse do të tregohet për këtë incident dhe këtë sjellje të policisë greke në dokumentar, Sonila ju përgjigj kështu:

“Duke marrë gjithmonë parasysh që ky dokumentar nuk ka për qëllim trajtimin politik të kësaj çështjeje, por thjesht tregimin dhe dokumentimin e historisë time, ju informoj me kënaqësi që mbi këtë fakt do të flitet dhe tregohet më shumë se ç’ishte në planet e mëpasrhmë të RAI-t. Edhe pse na ndaluan në mes të punës, ne gjithësesi arritëm të filmonim aq sa na nevojitej. Për اamërinë, për historinë dhe genocidin ndaj të parëvë të mi, do të tregohet sidomos nga zëri i gjyshes time, babait, dhe xhaxhait tim. U ndjeva shumë keq për diskriminim evident që jetuam ne dy shtetasit shqiptarë, por nga ana tjetër, me vjen mirë që ç’ka i kisha treguar grupit të RAI-t mbi këto sjellie të policisë greke në اamëri, patën mundësinë t’i vërtetojnë personalisht. Ndaj po, mbi këtë sjellje do tregohet. Mbi اamërinë do të flitet dhe në mos gaboj, për herë të parë në RAI 3”.

Dokumentari do të trasmetohet pra në RAI 3 të dielën me datë 28 qershor në orën 12:30 dhe të premten datë 24 korrik në orën 23:00.

Një udhëtim drejt rrënjëve të Sonilës. Një udhëtim në Shqipëri, tek e djeshmja dhe e sotmja. Një histori shqiptare plot surpriza.

Mos e humbisni!


52.jpg


8.jpg
 
Titulli: Rikthimi i Sonilës në اamëri, që tronditi policinë greke

Me ka bere shume pershtypje ky lajm!

Flm qe e solle ne forum Soul :)
 
Titulli: Rikthimi i Sonilës në اamëri, që tronditi policinë greke

Dhe mua me pelqeu sh.
Uroj te uploaded ne youtube pasi ta japi Rai3
 
Titulli: Rikthimi i Sonilës në اamëri, që tronditi policinë greke

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top