Titulli: Rekordet Guinness
Drejtuesja më e keqe e automjetit
Në 3 gusht të vitit 1970, Miriam Hargrave, 62-vjeçare, nga Yorkshire, Angli, më në fund kaloi provimin e patentës pas tentativës të dyzetë. Pas kaq shumë përpjekjesh, a mendoni se doli të ngasë makinën në autostradë? Jo. Hargrave i shpenzoi gati të gjitha paratë për të marrë mësime, plot 720 dollarë, që ishin goxha në vitin 1970. Për këtë arsye nuk mund të blinte asnjë makinë.
Pacienti më i vjetër në operacion
James Henry Brett, Jr. ishte 111 vjeç dhe 105 ditë i moshuar kur bëri operacion për shkak të kockave të legenit. Kjo ngjarje ndodhi në Houston, SHBA, në nëntor të vitit 1960. Ai vdiq katër muaj më vonë. Edhe pse shumë prej jush do vinin dorën në zjarr se e dinë shkakun e vdekjes, ai nuk ndërroi jetë nga operacioni, por nga mosha e vjetër.
Martesa më e shkurtër
Në 11 shtator të vitit 1976, 39-vjeçari Robert Neiderhiser vdiq në altar. Disa sekonda më herët, ai dhe e fejuara e tij, Naomi Nicely, u shpallën burrë e grua në kishën presbiteriane në Greensburg, Pensilvani. Martesa kaq të shkurtra nuk janë regjistruar ndonjëherë.
Libri i shitur më ngadalë
Në vitin 1716, Universiteti i Oksfordit botoi 500 kopje të librit me titullin “Përkthim i Testamentit të Ri nga gjuha koptike në latinisht”, nga David Wilkins. U deshën plot 191 vite që të shiteshin të gjitha. Disa vite më parë është shitur edhe kopja e 500-të e kësaj Bible.
Barka vetë-shtytëse që shkoi më larg
Në 6 dhjetor të vitit 1917, një anije e mbushur me municione shpërtheu në Halifax, Nova Scotia, duke vrarë më shumë se 1900 njerëz. Ishte shpërthimi më i madh bërthamor. Një person, William Becker, ishte me fat. Ai ndodhej në një barkë 100 metra më larg. Kur anija shpërtheu, trysnia e largoi 1600 jardë, sa gjatësia e 16 fushave futbolli. Ai doli në breg dhe jetoi deri në vitin 1969.