Rekordet Guinness

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Pishina me e madhe e botes? Ajo ka nje vaske eshte e gjate 1.013 metra dhe shtrihet ne nje siperfaqe prej 8 hektaresh. Pra behet fjale per nje pishine te madhe sa per 6000 te tilla standarte. Pishina qe konsiderohet me e madhja e planetit eshte inaguruar kete jave ne San Alfonso del Mar ne afersi te Algarrobo, rreth 90 kilometra nga Santiago ne Kili. Pishina ka nje kapacitet prej 250 mije metrash kube uje te kripur. kjo veper ka hyre ne librin e rekordeve Gines.
E lundrueshme dhe e thelle deri ne 35 metra


Photo:Reuters

Lirenti
 

Attachments

  • pishina1axu2.jpg
    pishina1axu2.jpg
    33.1 KB · Shikime: 70
  • pishina2drg8.jpg
    pishina2drg8.jpg
    33 KB · Shikime: 67
  • pishina3dsbn5.jpg
    pishina3dsbn5.jpg
    35.2 KB · Shikime: 66
  • pishina4dpz2.jpg
    pishina4dpz2.jpg
    27.2 KB · Shikime: 66
  • pishina6dzo2.jpg
    pishina6dzo2.jpg
    40.1 KB · Shikime: 69
Duket si liqe jo pishin.Shum e bukur qenka.
 
bo bo po cfare bejne keta keshtu ......

skane ku ti cojen leket :p

meqe ra fjala shume e bukur.
 
wow sa e buckul bukuri e madhe hehe ....
 
jo vetem cudi, por mrekulli e vertete
 
e kisha pare dhe me pare, goxha investim eshte bere aty, me te vertet e bukur dhe e vecant.
 
Spara me pelqejne pishinat se skane shume hapsire,po kjo ketu qenka shume e bukur,duket me shume si liqen sesa si pishine.Keshtu po...;)
 
hmmm do shkoj per muajin e mjaltit :D Kur te pranoje nusja sigurisht :p
 
Ehh aty humke shazllonin...

cfar shazllonin por humbet vete, do te duket sikur nuk je ne pishin pastaj. do fillosh te gjesh bregun.:haha::haha::haha:
 
Rekordet Guinness

Shume veta ashtu sic une, jan kurjoz te dine rreth veprimtarise se rekordeve Guinness.

Vendosni Guinnes te cilat ju kan mbetur ne mendje...


 
Njeriu leshator.

Hyri ne Guinnes sepse eshte njeriu me leshator ne bote. Yu Zhenhuan eshte muzikant rroku ne kine. Ka floke ne 96% te trupit te tije. Ai hyn shpesh ne internet dhe per te ironizuar vendos pseudonimin "woolboy".
 

Attachments

  • peloso_v0.jpg
    peloso_v0.jpg
    19.4 KB · Shikime: 61
Milano, krijohet bifteku më i madh në botë

Batuta është, rekordi i radhës. Krijohet bifteku më i madh në botë nga disa mjeshtra të mishit në qytetin e Milanos, me një sipërfaqe prej 24.80 metër katrot, bifteku ka thyer rekordet e mëparshme. Për krijimin e tij është përdorur mishi i nje lopë piemonteze 8 kujntalësh.

Balkanweb

1.jpg


2.jpg


3.jpg


4.jpg



5.jpg
 
David Blaine synon rekord të ri!

Mjekët kanë sygjeruar iluzionistin David Blaine që të mos e kryej ekzibicionin me emrin "Kërcimi i Vdekjes", ngase rrezikon të verbohet. Blaine të martën në Central Park në New York ka nisur këtë performancë gjatë së cilës për 60 orë do të qëndrojë i varur me kokë teposhtë pa ngrënë dhe pa fjetur. Blaine aktualisht mban rekordin botëror për qëndrim pa frymë në ujë me 17 minuta e 4 sekonda.

6834ca2c999e7882aa944b69744e0f14.jpg


blainenewyorkAP_450x350.jpg
 

Attachments

  • blainenewyorkAP_450x350.jpg
    blainenewyorkAP_450x350.jpg
    37 KB · Shikime: 0
Kinezi më i gjatë pret të bëhet babë

tallest_dude_alive.jpg

Kinezi më i gjatë në botë pret të bëhet me fëmijë, kanë njoftuar mediat amerikane. Në fakt, gruaja e shtatlartit Bao Xishun është në një shkallë të lartë të shtatzënisë.
Bao Xishun dhe bashkëshortja e tij Xia Shujuan janë parë duke shëtitur para shtëpisë së tyre në qytetin kinez Zunhui, derisa stomaku i 29-vjeçares Xia ka qenë shënjestra më e madhe e gazetarëve.

Bao Xishun është i gjatë 235 centimetra, derisa gruaja e tij mezi arrin tek bërryli i tij. Titullin e tij për personin më të gjatë në botë e ka humbur në vitin 2006 nga ukrainasi Leonid Stadnyk, por ai i është kthyer sërish pasi që ukrainasi shtatlartë ka refuzuar matjen sipas Librit të rekordeve Guinness.

Ajo çfarë publiku pret me padurim është trashëgimia në familjen e pazakontë, si dhe të gjithë mezi janë duke pritur të shohin se sa e madhe do të jetë foshnja kur të vij në këtë botë.

telegrafi
 
Martohet njeriu më i trashë në botë

ManuelUribe1.jpg
Njeriu më i trashë në botë ka njoftuar se ai do të martohet, pasi që ka humbur pothuajse gjysmën e peshës së tij trupore.

Manuel Uribe, 43-vjeçar, mban rekordin e njeriut më të trashë në botë në Librin e Rekordeve Guinness 2007.

Meksikani ka thënë se ka rënë në peshën prej 260 kilogramëve nga 590 kilogramët që i kishte në muajin shkurt, raporton gazeta britanike Daily Telegraph.

Zotëriu Uribe do të martohet me vejushën me emrin Claudia, më 26 tetor të këtij viti në qytetin e Monterrey të Meksikos veriore.

"Do të jetë një martesë e majme, me sasi, por me kalori shumë të ulëta të ushqimeve", ka thënë ai.

telegrafi
 

Attachments

  • ManuelUribe1.jpg
    ManuelUribe1.jpg
    24.1 KB · Shikime: 0
Rekordi i ri Ginis në shikim të filmave është 123 orë


Kanadezi Suresh Joakim dhe gjermanja Klaudija Vavra kanl shikuar filma për 123 orë, me çka e kanë vendosur rekordin e ri Ginis në shikim të filmave.
Shikimi në grup i filmave për vendosjen e rekordit Ginis, ku kanë marrë pjesë tetë garues, u mbajt më 2 tetor në Tajms Skuer në Nju-Jork.

Garuesit kanë filluar me shikimin e hitit filmik “Njeriu prej plumbi”, ndërsa pas 72 orëve nga grupi kanë mbetur vetëm Joakim dhe Vavra. Në fund e kanë shikuar “Telma dhe Luiz”, ndërsa i ka vizituar edhe fituesja e Oskarit Suzan Saradon, e cila luan një nga rolet kryesore në film.

“Jemi të sigurtë se rekordi është thyer, vetëm i presim rezultatet zyrtare nga komisioni”, tha një përfaqësues i librit Ginis të rekordeve./shqipmedia/
 
Breshka me e vjeter ne bote 176vjece!!!

Ky eshte jonathan kafsha me e vjeter ne bote, pavaresisht se nga mosha ka humbur njerin sy akoma tjetrin e perdor per te gjuajtur femrat.
Kjo u vertetua nga nje foto e bere ne 1900 ku kishte dale me nje skllav ne British colony of St Helena, ku akoma sot jeton ne kte foto duhet te kete qene rreth 70vjece.
''Jonathan eshte i vetmi nga tre breshkat qe erdhen ne St Helena Island ne vitin 1882'' tha nje nga drejtuesit historik te ST HELENA .
''ishte i rritur kur mberriti ne kete vend te pakten nja 50vjec'' "ushqehet me bare dhe akoma eshte activ.
Guinness World Records ka se breshka eshte nga Madagascar dhe quhet Tui Malila, e cila vdiq 1966 vetm 189vjeqe.
British expert Dr Henry Nicholls tha '' breshkat e medha jetojne me gjate se njerezia keshtu qe duhet te mbajme historine e tyre per disa generata per te vertetuar 100% moshen e tyre'' ''rreth 200vjec eshte jetegjatesia e tyre''

fotoja ne bardh e zi eshte shitur per £4000 para disa ditesh.
SNN0445A_380_670266a.jpg
foto e 2008
SNN0447AN_280_670212a.jpg
 

Attachments

  • SNN0445A_380_670266a.jpg
    SNN0445A_380_670266a.jpg
    79.3 KB · Shikime: 0
  • SNN0447AN_280_670212a.jpg
    SNN0447AN_280_670212a.jpg
    47.4 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: breshka me e vjeter ne bote 176vjece!!!

sa qeka sa i makine te shkoje 200 vjece ishalla
 
Titulli: Rekordet Guinness

Tortë prej 281 kilogramësh në Bukuresht

Bukureshti prej sot ka hyrë në Librin e rekordeve Guinness me tortën prej frutave dhe kremit të rëndë 281 kilogramë.
Zyrtarët e Librit të rekordeve Guinness e kanë matur sot tortën me një peshore speciale elektronike dhe kanë konfirmuar se është thyer rekordi botëror në kategorinë “torta nga frutat dhe kremi”, rekord i cili deri më tani është mbajtur nga torta prej 200 kilogramësh.
f.1228162715347_m.jpg


Torta është përgatitur nga 100 kilogramë krem, njëmijë ve, 40 kilogramë sheqer dhe një masë e madhe e frutave.
 
Titulli: Rekordet Guinness

Topi më i shpejtë

Topi i quajtur “Fevernova” nga prodhuesi i njohur Adidas, është topi me preciz dhe më i shpejtë në Botë. Ky top është prezentuar për herë të parë për Kampionatin Botërorë të Futbollit në Kore dhe Japoni më 31 Maj 2002.
Testet e bëra me këtë top treguan se në distancën prej 20 e 25 metrash, topi mund të arrijë shpejtësinë rekorde prej 130 km/h dhe ai mund të godasë me të madhe edhe caqet më diameter prej 20 cm Mundësi të tilla të topit të futbollit janë pasojë e kombinimit të materialeve speciale të cilat përmirsojnë transmetimin më të mirë të forcës nga këmba e futbollistit dhe ruanë për një kohë të gjatë formën e njejtë.
Topi “Fevernova” në mes tjerash përmbanë edhe shtresë të shkumës që edhe e ndihmon në elasticitetin e tij.
 
Titulli: Rekordet Guinness

Më së shumti qëndroi ulur​

Antonio Gomeshi nga Portugalia, duke qenë pa punë , iu kujtua të konkurojë në rekortet e Ginisit me një mënyrë origjinale të veprimit-duke qëndruar ulur. Ai këtë rekord e arriti pa lëvizur nga vendi plot pesëmbëdhjetë orë e dy minuta. Kështu, Antonio vazhdon të fitojë edhe të ardhura. Kudo që shkon, si njeri i rekordeve të Ginisit, ai rri ulur sa më gjatë të jetë e mundur dhe, në bazë të kësaj, merr edhe shpërblime.
 
Titulli: Rekordet Guinness

Kamioni më i shpejtë

Kamioni i vjetër i zjarrfikësve amerikanë, i prodhuar në vitin 1940 nga kompania “Ford”, vihet në lëvizje nga dy motorë aeroplanësh të llojit “Rolls Royce 601 Viper” dhe kjo e bënë atë kamionin më të shpejtë të zjarrfikësve në Botë. Ky avio-kamion ka thyer të gjitha rekordet e mundshme të shpejtësisë. Ai u shënua në Librin e Rekordeve të Ginisit me shpejtësinë e shënuar prej 655 km/h, dhe me motorin e fuqishëm 12.000 kualfuqi.
 
Thyen rekord, flet 124 ore pa pushuar

llafazani.jpg
Spanjolli Lluيs Colet ka hyre ne rekordet Guinnes, pasi ka folur per 124 ore pa nderprerje.
62-vjecari franko-katalanas ka permiresuar me kater ore rekordin e meparshem te vendosur nga nje shtetas indian, ndersa ka folur per kulturen perpara qindra spektatoreve te interesuar.

Pese dite e kater nete bisede pa nderprerje kane qene normale per drejtuesin e muzeut te arteve dhe tradites katalanase. Ky rekord ishte shpikur prej tij kater vjet me pare, kur kishte folur vetem per 48 ore. Kesaj here ai nuk ka ngrene dhe as ka fjetur, duke mbajtur fjalimin me te gjate ne bote.

Qindra spektatore ndoqen biseden permes nje restoranti, ndersa noteret certifikuan rekordin. “Ua kushtoj cmimin te gjithe atyre qe mbrojne kulturen dhe gjuhen katalanase”, ishin fjalet permbyllese te fjalimit te tij.
T H
 
Titulli: Thyen rekord, flet 124 ore pa pushuar

wooowwww interesant :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top