Regjistrimi i partive, Basha: Skema e Ramiz Alisë nuk përsëritet më

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Regjistrimi i partive, Basha: Skema e Ramiz Alisë nuk përsëritet më

Lulzim-basha-cadra.jpg


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagon lidhur me regjistrimin e partive politike dhe kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërkohë që opozita vazhdon bojkotin. Ai thotë se e vërteta e thjeshtë është se për votime është regjistruar vetëm një subjekt zgjedhor, koalicioni i 2015-ës që është ende në pushtet.

“Madje edhe koalicioni nuk është i plotë, pasi disa bishta mbetën rrugës, në pazare e sipër. Tani, ky subjekt i vetëm po përpiqet t’i hedhë hi syve shqiptarëve dhe të huajve duke u shtirur sikur janë 17 subjekte. Por është një dhe vetëm një: koalicioni i turpit, koalicioni i vjedhjes, koalicioni i abuzimit, koalicioni i drogës dhe i krimit me në krye Edi Ramën dhe mercenarët e tij”, shkroi Basha në Facebook mbrëmjen e sotme.

Ai shton se shqiptarët nuk mashtrohen, duke nënvizuar se monizëm në Shqipëri nuk ka për të pasur më, me asnjë çmim dhe në asnjë formë.

“Sot nuk mund të përsëritet dot më skema e Ramiz Alisë, që pretendoi zgjedhje “pluraliste” me Partinë e Punës, Frontin Demokratik e Bashkimin e Grave, deri sa studentët, intelektualët dhe qytetarët e Lëvizjes së Dhjetorit e ndalën maskaradën e tij”, thotë Lulzim Basha.

Sipas tij, shqiptarët e kanë lënë pas diktaturën dhe do dinë të mbrojnë pluralizmin dhe të drejtën e tyre për votë të lirë. “Ngrihemi bashkë, zgjedhje të lira. Republika e Re”, shprehet Basha

gazeta-Shqip.com)
 
Do deshiroja te me shuanit kureshtjen:
Keto deklarata saluli i ben nga brenda apo nga jashte cadres?
Faleminderit paraprakisht!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top