Rama: Po tentohet të përmbyset rezultati në Tiranë

WxP

Staf në FV.AL
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një dalje për mediat pak minuta më parë, deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një vendimi të paligjshëm po tenton të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë.
Kreu socialist theksoi se disponon procesverbalet për cdo votë të numëruar në 485 kutitë e votimit.

"Apeli im për Saliun është të ndalet këtu që të mos nxjerrë nga kontrolli procesin. Shqipëria sot ka nevojë për ekuilibër, për qetësi dhe shqiptarëve politika u detyrohet punë dhe vizion për të ardhmen", tha Rama. Sipas tij, nësë KQZ-ja shkel ligjin, atëherë do të reagohet me të gjithë fuqinë e së drejtës që ka populli.

"Nuk ka forcë që vjedh forcërisht rezultatin tonë në Tiranë", tha Rama.

Ndërkohë pak minuta më vonë zëdhënësi i KQZ-së njoftoi se mbledhja e pezulluar do të nisë menjëherë pasi të normalizohet gjendja në sallën e mbledhjeve."Deputetet e PS-së shkaktuan rrëmujë në sallë. KQZ u garanton të gjithëve se cdo votë do të numërohet", tha zëdhënësi.

Deputetët e grupit parlamentar socialist kanë shkuar në KQZ, për te kërkuar certifikimin e rezultatit në Tiranë.

Top-Channel
 

Attachments

  • rama-fitorja2011.jpg
    rama-fitorja2011.jpg
    8.9 KB · Shikime: 42

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top