Rama godet ndërkombëtarët: Na dhatë paketa të çuditshme që e bëjnë Kushtetutën një co

legjenda

Tetova
Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra ndaj ndërkombëtarëve, duke ju referuar përpjekjeve që ata bënë për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri me opozitën që kishte bojkotuar zgjedhjet parlamentare dhe protestonte prej muajsh kundër qeverisë së majtë.
Rama u shpreh hapur kundër pikës së paketës McAllister që fliste për shtyrjen e zgjedhjeve deri më 16 korrik.

“Ideja e çuarjes së zgjedhjeve në korrik ishte pjesë antiligjore dhe fyese e paketës McAllister. Nuk e gëlltisja dot. PS s’mund ta përqafonte atë ide”, tha Rama – teksa vijoi edhe më tej me sulmin ndaj ndërkombëtarëve duke thënë se ofruan një zgjidhje që as nuk e mendojnë ta zbatojnë në vendin e tyre. “I kanë shpikur këto zgjidhje në Shqipëri pa asnjë gajle se ky vend ka kushtetutë, ka ligjet dhe një popull që meriton të vlerësohet si popujt e tyre. Nuk është aspak faji i tyre, por kështu i kemi mësuar ne. Kanë ndjerë që nuk meritojmë më shumë respekt, sesa ofrimi i zgjidhjes me formula e paketa të çuditshme që e bëjnë kushtetutën të duket si një tufë letrash", - tha Rama duke ju referuar paketës së propozuar nga zv.presidenti i Partive Popullore Evropiane, David McAllister, i cili erdhi në Tiranë pak kohë më parë së bashku me eurodeputetin Knut Fleckenstein për të mundësuar një tryezë dialogu mes Ramës dhe Bashës, por që dështuan në këtë mision.

“S’kam më nevojë që të huajt të bëjnë shkesin. S’ka më nevojë që ta bëjmë këtë në anglisht, me ndërhyrjen e ndërkombëtareve”, tha Rama duke sqaruar se dialogu mes mazhorancës dhe opozitës tashmë është i drejtpërdrejtë.

Për Ramën, paketa e zgjidhjes që u ofrua nga Brukseli, e ashtuquajtura “McAllister+”, ishte një “recetë e improvizuar për të ndihmuar për të kaluar krizën”. Por për herë të parë sipas tij, merita për zgjidhjen e ngërçit politik, i takon mazhorancës dhe opozitën, që pa ndihmën e ndërkombëtarëve, arritën një marrëveshjes mes palëve, që ndryshe nga “receta e improvizuar”, kryeministri e quan një platformë për të shkëputur një herë e mirë zinxhirin e krizave politike në vendin tonë.

Rama foli për platformë që do të shërbejë edhe në të ardhmen si model për të zgjidhur krizat politike në vend mes opozitës dhe qeverisë, pa nevojën e ndërhyrjes së ndërkombëtarëve.

Rama theksoi se dialogu me opozitën do të vijojë edhe pas zgjedhjeve për çështje të rëndësishme, siç është ajo e integrimit në Bashkimin Evropian. /Gazeta Express/
rama-basha-marreveshja_1495385187-378896.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top