Qyteti i dijes dhe... i hashashit

Зngjεll

___________
Me ka rene rasti te lexoj nje artikull ne gazeten Shekulli dhe me ka bere te mendohem , me ka bere te hidherohem dhe e mendoj te arsyeshme te diskutohet pak ne kete forum nga anetaret .
Pse valle te kete arritur rinia shqipetare ne kete rruge qe te con ne shkaterrim : dinjiteti , morali, trupi , familjeje etj etj ?
A mund te presi Shqiperia te behet nga stundente te tille ?
Mendoj se eshte nje ceshtje qe duhet te kete shume rendesi ne qeverine shqipetare dhe jo te merren me ministra te pacipe , me ndertime rrugesh shume miliona lekesh , me premtime te kota qe i ka cuar njerzit ne mjerim , ne nje psikologji shume te rende .
Pse valle te shkaterrohet keshtu Shqiperia Jone ?
Eshte nje nga ceshtjet qe mua personalisht me ka indinjuar me kohe qe diten e pare qe mesova cfare do te thote "droge" nga nje profesor francez kur merrja mesime per gjuhen frenge dhe qe nga ato mesime nuk kam asgje tjeter pervec nje indinjimi dhe nje inati per personat qe e kane zbuluar dhe ata qe e shesin duke marre ne qafe shume e shume njerez .
Uroj qe ky artikull te jete ne format e ketij forumi dhe te diskutohet sa me llogjike .
Ju pershendes .



Droga në Qytetin Studenti.
Errësira që stimulon shitjet e kësaj lënde të ndaluar, por shumë të preferuar nga studentët, dhe kërkesa për të qenë në formë. Një natë në qytetin e të rinjve.

"Do e tymosim pak sonte, është mall i mirë. اunat e kanë sjellë nga Lazarati". Bisedat të tilla mund t'i hasësh në ndonjë nga lokalet me shumë muzikë në Qytetin Studenti, darkave poshtë godinave, apo stolave të lulishteve. Që të jesh pjesë e tyre, duhet patjetër të kesh njohje të mirë me bashkëbiseduesit dhe, për më tepër, të kenë krijuar besim.
ثshtë quajtur qyteti i rinisë së përjetshme, por për shumë arsye, nuk i mjafton energjia e moshës. Kërkohet edhe diçka tjetër për të ardhur në qejf. Ndoshta, justifikim janë provimet e shumta, tejngarkesa mësimore, kjo e parë në raport me kohën e lirë, kalimi i kohës në video-lojëra, chat-imi në internet apo njohjet e reja. (për këtë të fundit, Qyteti Studenti mban rekord, që nga krijimi i tij dhe si zor që ta humbë ndonjëherë).
A është e vështirë të takosh një shpërndarës narkotikësh në qytetin e dijes?
Po të kalosh një natë "të vëmendshme" aty, i kupton lëvizjet e personave që tregtojnë "mallin", por edhe të blerësve. Gjithmonë gjendet një vend ku nuk ka shumë dritë, të preferuara janë cepat e godinave të vajzave, kamufluar me ndonjë sinjal për "të dashurën". Por, vendet nuk janë çdo natë të njëjtë, ato ndryshojnë, mbrëmjen e ardhshme gjendet një tjetër.
Tre-katër vite më parë, "namin" për punë të tillë e kishte godina 20 - 21, (pjesa dërmuese e studentëve që jetonin aty ishin nga zona e Fierit). Por, moskultivimi i hashashit në zonën e Cakranit, u bë shkak që pikat e shpërndarjes së narkotikëve të zhvendoseshin diku tjetër në Qytet Studenti apo në banesat e shumta me qira, në zonën përreth. Shpërndarësit e kanë ndarë mendjen të shkëmbejnë lëndën e ndaluar me ca të holla të zhubravitura, të dala nga xhepi i ngushtë i një studenti.
Cilësia? Copë-copë! Mjafton një cigare me kanabis ende të pa përpunuar, ose e përzier me mbetje. E shumta, mund të shitet ndonjë porcion heroine, por edhe kjo rrallë, pasi është e pamundur të përballohet nga xhepat e studentëve. Raporti kërkesë-ofertë, është marrë vesh më së miri këtu. Kulmi është ora 24:00, koha kur pjesa më e madhe e rinisë vërshon në pub-e. Erdhi ora të "bojnë qejf".
Vajzat flakin tej çehret e zverdhura, (ndoshta nga studimi i lodhshëm?) dhe veshin kanatieret e vogla, xhinset, vendosin varëset e florinjta, byzylykët dhe, sigurisht, tualet të rëndë e parfumin më të shtrenjtë që munden. Pak muzikë, alkool, cigare duhani njëra pas tjetrës dhe, vjen edhe koha e hashashit. Kur cigarja e dredhur keq, ka shkuar në gjysmë, as mos mendo se mund të përmbahen. Dehen, ulërijnë deri në të gdhirë. Kur pyesim njërin prej tyre se përse e pi, përgjigja është e shkurtër: "Jam me sezon provimesh, dhe më duhet të rri zgjuar që të mësoj". Askush nuk është në gjendje të shpjegojë se si mund t'i duket faqja e librit këtij...
Herë pas here, policia "lëshohet" në qytetin e studentëve, pas rrjedhjes së informacionit nga vetë grupi, në rastin më të mirë, arrestohen, si shpërndarësit, ashtu edhe klientët e tyre. Ka gjasa që të jenë të dy palët studentë, pasi sipas atyre që e bëjnë këtë biznes, filtrimi i studentëve është më fitimprurëse për ta. Rasti më i fundit u shënua vetëm pak ditë më parë, ku ranë në pranga 3 persona nga 23-vjeç. Policia i kapi në flagrancë në lokalin e njërit prej tyre. Ishin jo pak, po 51 qese, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. E gjitha për "intelektualët e së ardhmes".

Marre nga gazeta : Shekulli
 
Titulli: Qyteti i dijes dhe... i hashashit

Epo kanabis i ben disa njerez artista ne fuckt.

Ajo qe doja te thoja une eshte se hashashi nuk eshte aq i rrezikshem sa mendohet. Qyteti studenti perhere ka qene i tille, gjithmone gjen dhoma neper godina me mbi 10 vete brenda qe luajne e qeshin, i ka mosha.

Nuk po gjej kurajon ti denoj dot teorikisht.
 
Titulli: Qyteti i dijes dhe... i hashashit

Epo kanabis i ben disa njerez artista ne fuckt.

Ajo qe doja te thoja une eshte se hashashi nuk eshte aq i rrezikshem sa mendohet. Qyteti studenti perhere ka qene i tille, gjithmone gjen dhoma neper godina me mbi 10 vete brenda qe luajne e qeshin, i ka mosha.

Nuk po gjej kurajon ti denoj dot teorikisht.

Hashashi nuk eshte i rrezikshem ? Jeni shume gabim ka shume pasoja kjo droge . Nese nuk do ishte aq e rrezikshme atehere do lejohej ne cdo vend dhe do pihej per qejf ne cdo cep .

* Efektet e hashashit në sistemin nervor

-Brenda 1-3 orëve THC arrin në tru duke nxitur qelizat nervore të prodhojnë një substancë të quajtur dopamine, e cila shpejton ritmin e zemrës deri në 100-150 në minutë, ngre ose ul presionin e gjakut dhe nxit ndjenjën e të vjellit. Me kalimin e kohës si pasojë e ndryshimeve në
organet e ndjesisë (të shikimit, dëgjimit, shijes, nuhatjes dhe temperaturës) pëson modifikim edhe sjellja e personit. Përdoruesi bëhet i shpërqëndruar duke pësuar rënie të herëshme të kujtesës. Krahas ai humbet aftësinë kordinues e lëvizëse të pjesëve të trupit duke shtuar prirjen për të bërë aksidente gjatë punës ose drejtimit të automjetit.
Fillimisht është euforik dhe me kalimin e orëve bëhet melankolik. Lidhur me punën, përdoruesit e hashashit kanë probleme pasi i shmangen asaj me justifikime nga më të ndryshmet. Ankthi dhe frika shfaqen duke u bërë më shqetësuese me kalimin e kohës. Shkalla e intelektit bie duke mbetur njerëz të rëndomtë dhe të paaftë për të përballuar situata të vështira kur ndeshen gjatë jetës. Kur nuk merren masat në kohë për trajtimin e tyre dhe ndërprerje të drogës mund të përfundojnë shpesh në vetëvrasje.

* Efekti i hashashit në rrugët e frymëmarrjes

Gjatë pirjes në formë cigareje, djegja e hashashit lëshon mbi 2000 përbërës toksikë duke përfshirë edhe nxitës të kancerit. Fillimisht përdoruesi i drogës ndjen lehtësim të frymëmarrjes si pasojë e zgjerimit të bronkeve të vegjël. Por me kalimin e kohës pëson ndryshime shtresa
jarguese që mbulon rrugët e ajrit nga hunda deri në nivelin e hojëzave mushkërore. Infeksionet e përsëritura, kolla me gëlbazë dhe kanceri takohen shpesh. Ky i fundit ndeshet 2-3 herë më shumë se në popullsinë jo duhanpirëse dhe jo marrëse të drogës.

* Roli qe luan në sistemet e tjera të organizmit

Enët e gjakut zgjerohen duke u bërë të dallueshme sidomos në sy (sy i kuq) dhe me kalim të kohes edhe në fytyrë, etj. Lëkura dhe trupi rri i ftohtë. Prirjet për puçra në lëkurë, pagjumësi, turbullime të sistemit nervor janë evidentuar jo vetëm tek përdoruesit e hashashit, por edhe tek banorët që jetojnë në afërsi të parcelave të kultivimit të bimës.

Dr. Laver Stroka



Nuk ka qene keshtu qyteti "Studenti " jo ka qene shume ndryshe por vitet e fundit eshte bere fare skandal . mendon se nje femer qe studion per mesuese kur te dali ne pune (pasi te marri provimet duke dhene lek dekanit apo gje tjeter ) do arrij tu mesoj femijeve tane : cfare eshte hashashi ! sepse tjeter gje nuk do i kete ngelur ne tru .
Nuk duhet ta merrni te lehte kete çeshtje sepse po ndikon shume ne kete brezin e ri dhe rrjedhimisht do ndikoje ne te ardhmen e Shqiperise .
 
Titulli: Qyteti i dijes dhe... i hashashit

Nuk u shpreha qe jam dakord, por edhe aq katastrofe sa u pelqen gazetareve nuk eshte.

Shkrimi me duket tejet diskriminues per studentet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top