Qyteti i Beratit pranohet në UNESCO

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
UNESCO e tha fjalën e saj, Berati me kalldrëmet e lagjes "Mangalem", gurët e sokakut ku plakat pinë kafe pasditeve, dritaret e panumërta dhe shtëpitë dykatëshe të lyera me gëlqere, do të mbeten në përjetësi, të paprekura, ashtu sikurse i ndërtuan të parët. Tashmë nuk duhet të druhemi më nga dora vrastare e postmodernizmit, qyteti me vlera të pamohueshme arkitekturore do të rrojë pa frikën se një "i çmendur", qoftë ky edhe burokrat, do të marrë kazmën për të shuar një histori të tërë që lidh urat e komunikimit midis dy periudhave të ndryshme. Dje Berati mori "Ok" të kërkuar prej dy vjetësh. Ky qytet është i dyti për Shqipërinë që futet në fondin e artë të trashëgimive botërore. ثshtë quajtur ndryshe qyteti i bardhë, sepse po ta shohësh nga larg duket si një kodër me ngjyrë gëlqereje. Tashmë ai do të jetë nën kujdesin e një prej organizatave më të rëndësishme të botës që merren me ruajtjen e vendeve me vlera të rëndësishme. Do të ruhet dhe financohet nga UNESCO, ku padyshim do të shtohen dhe numri i turistëve që do të vizitojnë një nga qytetet më të bukura të botës.
Historia e Beratit
Berati është një nga qendrat më të vjetra dhe më të rëndësishme të Shqipërisë, me vlera të veçanta dhe vazhdimësi jetës të pandërprerë. Ai njihet si qendër e banuar ilire, qytet ilir, arbëror dhe së fundi shqiptar. Kështjella në muret fortifikuese të së cilës ndërthuren si një mozaik fazat e ndryshme të
ndërtimeve, i përket shekullit IV (a.c). Ajo është një muze i hapur në natyrë. Ansamblet karakteristike të banesës qytetare të lagjeve "Kala", "Mangalem" dhe "Goricë" përbëjnë një shembull të papërsëritshëm të gjenisë krijuese popullore ngritur në faqet e kodrave të qytetit. Ndërtimet e kultit me monumentet më të rëndësishëm shquhen për arkitekturën e spikatur. Themelet e tyre i përkasin ndërtimeve paleokristiane. Monumentet që ruajnë pamjen e plotë janë të shek. XIV - XVIII. Mjediset e tyre kanë vepra të rëndësishme të mjeshtrave të mëdhenj të traditës: Onufrit, Nikollës. Qipriotit, Cetireve dhe shumë anonimëve. Xhamitë dhe teqetë janë shembuj të një mjeshtërie të lartë ekzekutimi të arkitekturës, por në veçanti të brendisë, tavaneve dhe vitrazheve. Filiali i Institutit të Monumenteve të Kulturës në Berat është institucioni që ruan, restauron dhe propagandon të gjithë këtë trashëgimi vlerash.
Turizmi
Në qytetin e Beratit nuk mungojnë asnjëherë turistët qoftë në verë apo në dimër, nga të cilët ka marrë shumë vlerësime. Muzeu "Onufri", Muzeu Etnografik, Muzeu Historik ruajnë momentet më të rëndësishme të kësaj pasurie duke u bërë bazë e një turizmi kulturor. Qyteti i Beratit nga mbrëmja e djeshme është pasuri botërore, ku tashmë është në mbrojtjen e UNESKO-s. ثshtë i zhvilluar së tepërmi turizmi shtëpiak, ku preferencat e të huajve është kuzhina karakteristike vendase. Në kushtet në të cilat ndodhet vendi ynë për ruajtjen e mëtejshme të monumenteve dhe veprave te artit ndihet nevoja për një asistencë teknike nga vendet e zhvilluara dhe këtë tashmë Berati e ka.
اfarë është UNESCO
UNESCO është organizata më e madhe ndërqeveritare e cila është e angazhuar në nivel ndërkombëtar në sektorët e edukimit, shkencës dhe kulturës. Ajo është një organizatë e veçantë, që i përket familjes së madhe të Kombeve të Bashkuara. UNESCO ka sot 191 shtete anëtare, të cilat ndajnë edhe shpenzimet mes tyre. Selia e saj qendrore është në Paris dhe në të gjithë botën kjo organizatë ka mbi 50 zyra të vetat dhe, natyrisht, projekte të panumërta. Historia e UNESCO-s filloi që gjatë Luftës së Dytë Botërore në vitin 1942 kur Ministrat e Arsimit të Aleatëve u takuan me njëri-tjetrin dhe shkëmbyen mendime në lidhje me mënyrën se si do të mund të rindërtoheshin sistemet e edukimit të vendeve të tyre pas mbarimit të luftës. Në nëntor të vitit 1942, pra, pak pas mbarimit të luftës, 37 vende morën vendimin e krijimit të UNESCO-s. Kjo organizatë e re do të duhej të kontribuonte para së gjithash në nxitjen e kulturës së paqes. Qëllimi i saj është krijimi i besimit përmes bashkëpunimit paqësor.
Berati prezantohet në UNESCO

Në datën 5-14 shtator 2006 në selinë qendrore të UNESCO-s në Paris u organizua për herë të parë një aktivitet mjaft i rëndësishëm për qytetin e Beratit, si qytet-kandidat për regjistrim në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Berati u cilësua si qyteti i vazhdimësisë historike, i tolerancës fetare dhe i diversitetit kulturor. Delegacioni shqiptar u drejtua nga ministri i Jashtëm i asaj kohe, Besnik Mustafaj.
Tatjana Gjonaj, ambasadorja shqiptare në UNESCO
Tatjana Gjonaj është ambasadorja shqiptare në organizatën botërore për mbrojtjen dhe trashëgimin kulturore. Gjonaj është anëtarja shqiptare e këtij këshilli. Përzgjedhja e saj është bërë gjatë organizimit të sesionit të 34-të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, ku Shqipëria përfaqësohej nga vetë ajo, u zgjodh për herë të parë, pas 49 vjet marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi me organizatën, anëtare e Këshillit Ekzekutiv, duke marrë 157 vota.To
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top