Qeveria Kurti: Shërbimi ushtarak i obligueshëm, zgjat 3 muaj

legjenda

Tetova
за корекција на зглобови Në programin qeverisës që e ka siguruar Koha, është përfshirë edhe zotimi i kryeministrit Albin Kurti, për ta bërë shërbimin ushtarak të obligueshëm. “Shërbimi ushtarak i obligueshëm që do të jetë me kohëzgjatje tremujore në përputhje dhe standardet më të mira të vendeve të NATO-s”, thuhet në dokument. Janë dhënë zotime edhe për FSK-në, dhe është përfshirë në program edhe shërbimi i obligueshëm ushtarak, raporton Koha. “Qeveria do të angazhohet që forcat e sigurisë të jenë pjesëmarrëse në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me shtetet anëtare të NATO-s. Do të vazhdojë mbështetjen për profesionalizimin dhe sigurimin e pajisjeve ushtarake sipas standardeve të NATO-s, duke u bazuar në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit”, thuhet në Program. “Po ashtu, për blerjen e pajisjeve ushtarake do të ketë lirim nga dogana. Qeveria do të ndërmarrë këto veprime në mënyrë që të jetë kontribuese e arkitekturës së sigurisë globale dhe pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse”. Më herët, paralajmërimi i Kurtit për shërbimin ushtarak ishte mirëpritur nga qytetarët. Sipas tyre, ky vendim do të disiplinonte dhe edukonte të rinjtë kosovarë. Por, sipas ish-komandantit të FSK-së, Kadri Kastrati, një gjë e tillë thoshte se është e pamundur për shkak të kostos buxhetore dhe është në kundërshtim me planin 10-vjeçar për transformimin e FSK-së në ushtri, që është miratuar në Kuvend.

Qeveria Kurti: Shërbimi ushtarak i obligueshëm, zgjat 3 muaj - Shqipëria e Bashkuar
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top