Qeni hero vetësakrifikohet për të mbrojtur familjen

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Qeni hero vetësakrifikohet për të mbrojtur familjen

1468581005qenihero.jpg


Thuhet se qeni është miku më besnik i njeriut dhe ndonjëherë kjo besnikëri shkon deri në vetëflijim.

I tillë është rasti që mbërrin nga India, ku një qen i racës Doberman ka mbrojtur familjen e tij duke u përleshur deri në vdekje me 4 kobra që gjatë natës po i drejtoheshin banesës.

Kobrat dhe qeni janë përleshur për minuta me radhë. Dobermani ka shpërfillur rrezikun e helmimit dhe ka vazhduar derisa ka asgjësuar të katër zvarranikët, për të mbyllur më pas sytë përgjithmonë prej helmimit të marrë në gjak nga kafshimet e shumëfishta të gjarpërinjve.

“Jam i tronditur. Bëri sakrificën më të madhe për të më mbrojtur mua dhe familjen time. Do ta mbaj mend përjetë këtë!”, thotë i zoti i qenit, Dibakar Raita, i cili zbuloi gjithçka vetëm në mëngjes.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat malor të rajonit Gajapati në Indi dhe në shenjë nderimi për heroizmin e qenit, i gjithë fshati i organizoi një ceremoni varrimi si të ishte njeriu.

/ Top Channel
 
Titulli: Qeni hero vetësakrifikohet për të mbrojtur familjen

Qen budalla.
Ej me ngordhi dhe mua i mace keshtu po mendoj tia shes artikullin topit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top