Pyetje per pergjigje,......shqetesim, konstatim,hutim

Levina

L.E.V.I.N.A
:liber::liber:
Perse forumi yne shqipfoles, nuk diskuton me, as per aktualitetin, as per ceshtje sociale konkrete, te cilat mund te jene shqetesuese ose jo. Pse temat me me shume klikime jane chit-chat? Mos valle keta tregues tregojne per anetaret '' menefrego'' apo vertet forumi yne, eshte '' Byrek me mish- Loje me 2 shkronjat e fundit- dhe -Ndjenja ne kete memoment, ndjenja pas dy oresh, parishikimet per neser,nese e ben pse e ben dhe a pendohesh?''. :mendim::mendim: mendimi im shumicen e rasteve, sa here qe hap llogarine time dhe ne fakt shqetesimi im, nuk eshte ne formen e nje kritike, thjesht po perpiqem te kuptoj disi me shume.......
 
Titulli: Pyetje per pergjigje,......shqetesim, konstatim,hutim

Sa shume perse ka edhe do kete,jo vetem ne kete forum por edhe ne te tjere qe egzistojne.Ndersa per sa i perket chit-chat apo byrekut me mish,ndoshta ka te bej edhe me te kuptuarit e temave apo me nivelin e personave qe jane aktiv,ose keta persona hyjne ne fv per te gjetur shpirtin binjak. :D Nje tjeter domosdoshmeri qe ka nevoje forumi jane temat,te cilat duhet te jene goxha interesante edhe jo te gjetura nga fb sepse ato mund te jene te lexuara me pare,keshtu qe bie ajo vlera e rileximit apo komentimit gje te cilen anetaret mund ta kene bere me pare ne fb ose ne ndonje forum tjeter.Ndersa per sa i perket aktualitetit ose temave sociale jemi tamam popull menefrego ku na perdorin te tjeret sic duan,qofshin keta politikane Shqipetare apo te huaj sepse kaluam 50 vjet diktature edhe 25 vjet tani gjoja ''demokraci'' e akoma shesim pordhe kafeneve qe gjoja jemi popull i zgjuar.Kjo zgjuarsia jone duket edhe ketu nga keto mendimet qe postojme qe kane lidhje vec me ndjenjat sentimentale apo sexuale.Gjithesesi uroj qe ne nje te ardhme ndoshta fillojne ndryshojne edhe mendimet e arrijne te behen pak me shume te llogjikshme!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pyetje per pergjigje,......shqetesim, konstatim,hutim

Filozofet dhe mendje ndriturit e forumit,futen ralle..
Edhe ato tjeret qe futen cik me shpesh,nuk kane nerva te merren me aktualitetin,ceshtjet sociale sepse ne fund te fundit edhe fjala tyre,nuk do degjohet nga askush..dhe do vazhdojm te jemi ne te njejtat ujra,sic kemi sot e 65 vj..

Por pa cka asaj qe thashe me siper,i bej thirrje atyre antereve qe kane formim intelektual,te behen pak me aktiv qe forumi te marri nje fytyre sociale,edhe te mos futen vetem per te bere "kritika" sepse forumin e merr rryma chit-chateve :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pyetje per pergjigje,......shqetesim, konstatim,hutim

Cdo gje Fillon nga vetja do te thoja. Dmth para se me ngrit pyetje tjereve te pyesim veten ;)

sa per tjeter kam nja 5 vjet qe diskutoj. jam lodh :p
 
Titulli: Pyetje per pergjigje,......shqetesim, konstatim,hutim

Personalisht nuk e kuptoj anetaren e as pyetjen e saj,forumi ja ku eshte temat ja ku jane nisu komento e ne te pasojme.Vetem mos me bej monolog sepse personalisht nuk ju njoh jo por me ckam pare sa kohe jam ketu nga anetarja ne fjale nuk eshte se diskuton,thjeshte hedh nje koment dhe nuk krijon dialog edhe sikur te kesh kunderpergjigje...!
Per mos permendur pastaj paragjykimet,shpesh edhe ofendimet ne ton te eger te disave pa pike sensi ama gje qe i ben anetaret te bejne mbrasht...Sa per kapacitetin e anetareve cfare te thuash,ja qe ketu nis paragjykimi i pare,dhe pastaj themi duhet te pranojme te tjeret sic jane!!!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pyetje per pergjigje,......shqetesim, konstatim,hutim

Bashkohem me WOW
Ama dua te shtoj dhe dicka tjeter...
Ato ceshtje aktuale dhe shqetesuese ky forum i ka trajtuar ne menyr shum aktive dikur. Por problemi ka qene qe sjemi ne gjendje te kritikojme/diskutojme pa e kaluar ne ceshtje personale ( ofendime te renda, mallkime, kercenime me vdekje etj etj) kshu qe per mirmbajtjen e forumit kemi ul tonet dhe bojme sikur te jemi nje familje e madhe ku shkojme tgjith dakord.
Un e para fus veten tek grupi qe sdi te kontrolloj gjuhen kur mendoj se kam te drejte... o do imponoj mendimin tim o ska.
Nese vuan nga kjo mangesia ne forum, fillo ti e para se ne ate po presim.
 
Titulli: Pyetje per pergjigje,......shqetesim, konstatim,hutim

Kjo pyetje ngrihet cdo vit ne fakt, Lol.Para ca kohesh e hapi Bella nje teme: Ku jane temat e bera vete?
Por kete here u ngrit nga Levina qe futet 4 here ne vit gjithsej, e poston ndonje kenge :p. E di si ngrihet forumi? Jo me tema se kemi me miljona tema,boll te klikosh ne nenforume, po duke sjell anetar sa me shume.. E beni dot? :p
Ne kemi ngelur nja 20 vete gjithsej e sillu sillu rreth e qark perserisim veten. Aq shume njihemi saqe e dime cfare do shkruaj tjetri para se me bere komentin, Lol Nejse e lash me kaq se shume shkrova madje :p PO rne fund doja te thoja nje fjali qe ma ka thene Nje nga SM te forumit: "Iku koha Soul kur njerezit kishin vetem forumet e i benin 2-3 format a4 duke filozofu, Lol.Tani shumica hyjne per ndonje loje e argetim"
Quiz: Kush e ka thene kete fjali?
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pyetje per pergjigje,......shqetesim, konstatim,hutim

Soul,ty e di ca shkruan e si shkruan,por levines nuk ja kam pa naj here surratin e te shkruajtures,as se ca byreku pelqen,prape se di :p
 
Titulli: Pyetje per pergjigje,......shqetesim, konstatim,hutim

Pershendetje Levina..:)
Ajo qe ju keni shprehur qendron!
Personalisht nuk e kap aspak ne forme kritike,keshtu qe s"ke pas nevoje ta cilsosh gjate hapjes se temes.
E kuptoj dhe shqetesimin tend,pasi ti si antare e thjeshte hyn,hedh nje sy, dhe nese ka dicka qe te terheq ne diskutime, poston.
Ne te kundert heshten bene logaut , pa postuar.
Pra ne kete kendveshtrim ,perseri qendron ajo cfare ti shkruan.
Tani problemi mendoj qe qendron me larte se polemikat ,pro dhe kunder.
Qendron ne shume burime.
Duke filluar qe nga predisponimi i cdo antari ,qe ka per te diskutuar apo debatuar.
Per te marre ate informacion qe deshiron, apo per te dhene nje mendim ne kanalizimin e nje diskutimi,qofshin keto natyre sociale apo aktuale.
Burim tjeter i kesaj rrjedhe eshte,se njerzit shpesh ndihen te lodhur,nga erresira e nje aktualiteti te perditshem,dhe kur hyne ketu,kane nevoje per argetim,nje shaka nje dicka me pozitive.
Burime tjera te ketyre kanalizimeve,jane dhe shume rrjete sociale tashme,qe jane ne perdorim,qe jane jashte mase shume.
Pra le te themi pak shume ,qe ka hyre nje bote konkurence disi, webet,portalet ,rrjete tjera apo forumet.
Perparimi teknollogjie e thene thjeshte .
Gjithesesi duke njohur mesemiri potencialin tend llogjik dhe diskutues,do ishte nje kenaqsi, qe ti te ishe me aktive,te jepje nje nerv diskutimi,qe do ishte produktivitet ne postime edhe me shume te tjere ketu.
Jam e bindur qe ne forumin tone potenciali llogjik,debatues nuk mungon.Nuk ka munguar asnjehere.
Thjeshte ndoshta duhet pak pune nga ne te gjithe, qe te dalim ne nje verteber te re kanalizmi.

Debatet duan,nerv,duan ide dhe kunder ide, dhe qe kjo te ndodhe duhet aktivizimi,i imi,i yti,i atij vizitorit qe po lexon kete teme apo forumin,e keshtu me rradhe.
E si mbyllje,forumi jone ofron hapsire,tema dhe nje bollshmeri ,informacioni,kategorish.
Ku gjithesecili ,kush me pak apo me shume gjene vetveten e ti/saj.
Mjafton vullneti dhe predisponimi i mire per nje ngrohtesi dhe produktivitet mendimesh.
Ju pershendes dhe kalofshi mire :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pyetje per pergjigje,......shqetesim, konstatim,hutim

Eshte puna e kohes qe kemi nje si shkak i munges se debatit forumor .
 
Titulli: Pyetje per pergjigje,......shqetesim, konstatim,hutim

Forumin e bejne njerezit, nese asnje nuk hap tema interesante qe sjellin debat normal qe lojra dhe chit chate do kete.

Nese duam diskutime dhe debate serioze bujrum le te sjelle gjithesecili ndonje teme intresante. Ja psh Levina sa hapi kete teme mund te kishte hapur nje teme diskutimesh shoqerore mgjate dhe kjo eshte e vlefshme per sa kohe sjell diskutime. :)
 
Titulli: Pyetje per pergjigje,......shqetesim, konstatim,hutim

Nuk po i pergjigjem askujt me citim, sepse shkrimi im ne fakt eshte gjithperfshires dhe aspak personal. Une se individ jam regjistruar qe ne 2011 ne kete forum dhe sigurisht qe e pranoj qe skam qene dhe s'jam shume aktive.

Duke perjashtuar 1-2 persona qe i njoh vetem ne ane te postimeve, te tjeret ose shumica e ulin shume nivelin e bisedimeve dhe ky eshte prap thjesht perceptim i imi. Fliste dikush me siper qe dita jone eshte shume e ngarkuar dhe ne kur hyme ne forum futemi me shume per argetim, ok dhe kjo eshte normale, ska asgje per tu habitur, por po te shikoni klikimet e larta qe ka forumi ne nje hark kohor relativisht te shkurter, mendoj se duhet ti kishim dhene nje tjeter drejtim. Sa here qe secili nga ne del ne mengjes nga shtepia, gjate dites ka shume situata qe te gezojne ose te shqetesojne pavaresisht vendit ku jetojme, atehere pse nuk krijojme kulturen e nje bashkebisedimi me te gjere dhe me gjitheperfshires edhe pse virtualisht. Fakti qe jemi virtualisht, nuk do te thote te dublohemi, perkundrazi, virtualiteti te jep edhe mundesine qe te shprehesh me lirshem pa friken se dikush te paragjykon. Ndersa ne shumica, jemi me te predisponuar te flasim per gjera teresisht banale, ku ne fakt kemi te gjitha mundesite per ta shnderruar ne nje portal ku japim dhe marrim nga njerez dhe situata te ndryshme. Mua si Levine nuk me intereson shume statistika se sa here e beni pas darke, ose nese tradhetoni a tregoni? Vertet kjo eshte dicka argetuese per momentin, por per lexuesin qe vjen nga jashte nuk eshte atraktive. Me ane te atyre qe ne postojme ketu, caktojme linjat, dhe me ane te ketyre linjave shoke te dashur perzgjedhim userin e ri qe vjen nga jashte,. Me siper disa nga ju thate, qe ndryshimi vjen nga vetja, qe une duhet tja filloj vete e para, qe une jam nje user qe sja keni pare ndonjehere surratin, dhe qe nuk e dini cfare byreku ha....etj etj., per mua dhe ne fakt edhe per ju, keto gjera sduhet te kene dhe shume rendesi, mardhenia e njerezve si ne realitet si ne virtualitet eshte merr - jep.
 
Titulli: Pyetje per pergjigje,......shqetesim, konstatim,hutim

Filozofet dhe mendje ndriturit e forumit,futen ralle..
Edhe ato tjeret qe futen cik me shpesh,nuk kane nerva te merren me aktualitetin,ceshtjet sociale sepse ne fund te fundit edhe fjala tyre,nuk do degjohet nga askush..dhe do vazhdojm te jemi ne te njejtat ujra,sic kemi sot e 65 vj..

Por pa cka asaj qe thashe me siper,i bej thirrje atyre antereve qe kane formim intelektual,te behen pak me aktiv qe forumi te marri nje fytyre sociale,edhe te mos futen vetem per te bere "kritika" sepse forumin e merr rryma chit-chateve :)

Si ben ti Abis sikur ke vite ne fv dhe i njihke anetaret e vyer lol

Madje qe ta dish ti me shume se mungesa e kitres e asnjeriu nuk vihet re, apo ishte kosovar sipas teje ?


Sa per temen : une skam nerva :D
Dikur hyja se ia vlente edhe te debatoje por me ke te debatosh tani aman me Jetmiren? Lol
 
Titulli: Pyetje per pergjigje,......shqetesim, konstatim,hutim

Eh moj qe sme le te bej gjueti :p
Vet mpermend e un futem nforum lol
e shoh e shoh
P.S levina forumet jan kalim kohe Jan thjesht argetim e un dikur merzitesha nese mpermendnin ose hidhnin ndonje fjal ofenduse, jemi ber si shtepi virtuale her zihemi her pajtohemi her bejm sts me inat ose urrejtje etj etj
A tkeqen kur smerzitem un, ju tjert skeni pse vrisni mendjen :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top